edi na kenaqe me keto foto
edi na kenaqe me keto foto
JO SEKS PARA MARTESE
shume nice city park.![]()
Shesh apo pėrshesh?
» Vendosur: 17/01/2010 - 11:10
Edmond Tupja
Vazhdoj tė kaloj me biēikletė nėpėr sheshin Skėnderbej dhe gropat janė po aty, dhe biēikleta ime kėrcet e rėnkon, dhe fundi i shpinės sime, qė nuk quhet mė shpinė, mė dhemb dhe unė pres prej shekujsh tė rregullohet sheshi kryesor i kryeqytetit tim tė lindjes (e, me shumė gjasė, tė vdekjes), qė tė paktėn gropat tė rrafshohen e unė, ndoshta bashkė me ty, o lexues i vėmendshėm e i paanshėm i rubrikės sime tė sė dielės, tė kaloj me biēikletė pa u troshitur e pa u nervozuar, qoftė edhe heshtas. Por, me sa duket, do tė presim qė tė dy gjatė, shumė gjatė.
Do tė presim gjatė, shumė gjatė, sepse sheshi ėshtė bėrė aq pėrshesh, sa rrezik qė pritja jonė tė shkojė pėr lesh (ngaqė pėr pambuk, mėndafsh apo ndonjė tjetėr fibėr tekstili as nuk bėhet fjalė!). Sepse qė tė rregullohet sheshi, do tė duhet tė hapen kutitė e votimit; jo vetėm kaq, por me t'u hapur kėto kuti, do tė bjerė menjėherė niveli i ujit qė ka pėrmbytur Shkodrėn, gjendja nė ujėvarėn e Drinit, nė Bunė e nė liqenin e Shkodrės do tė normalizohet sa tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė, hundėt, gojėn e tė gjitha vrimat e tjera tė trupit, si me magji do tė pushojė shkrirja e akujve nė polet e Veriut e tė Jugut, efekti serrė do tė dobėsohet, kriza botėrore dhe gripi i derrave do tė zhduken pa lėnė gjurmė, Shqipėria do tė futet aty pėr aty nė Bashkimin Evropian, ku do tė marrė nė ēast kryesinė e radhės dhe fonde, fonde pėr zhvillim do tė vėrshojnė pa mbarim nė ekonominė fatlume shqiptare, dhe personalitetet mė tė shquara tė Partisė Socialiste do tė marrin drejtimin krenar tė organizmave tė tilla si NATO, Kėshilli Evropian, Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, FMN, Banka Botėrore etj., etj. Por mė kryesorja do tė jetė se parashikimet e frikshme tė kalendarit Maja pėr fundin e pashmangshėm tė botės, pas dy-tri vitesh do tė dalin tė rreme.
Vetėm pas kėtyre mrekullive nė shkallė planetare, do t'i vijė radha sheshit Skėnderbej qė unė dhe ti, o lexues i vėmendshėm dhe i paanshėm i rubrikės sime tė sė dielės, tė mos lėndohemi nga vithet, kur tė kalojmė nėpėr tė biēikletisht tė ngazėllyer. Sigurisht, qė nivelimi pėrfundimtar i gropave tė sheshit nė fjalė do tė realizohet nga firmat e huaja tashmė tė njohura (franceze, belge, marsiane, jupiteriane e ku di unė se ē'firmė tjetėr e lavdishme ndėrplanetare!) dhe pėr kėtė garanton kreu i Bashkisė sė Tiranės. Ditėn kur do tė realizohet ėndrra e vitheve tona, e vitheve tė tė gjithė biēiklistėve tė Tiranės, Shqipėrisė, Ballkanit, Evropės, rruzullit mbarė, do zhvillohen pikėrisht nėn hundėn e kalit tė Skėnderbeut, Turi i Francės dhe Xhiroja e Italisė, pa folur pėr rrethet ēiklistike tė vendeve tė tjera me traditė nė kėtė lloj veprimtarie sportive: "Ēiklistė tė tė gjitha vendeve bashkohuni!" - do tė thėrrisnin Marksi, Engelsi, Lenini, Stalini, Mao Ce Duni dhe Enver Hoxha po tė ēoheshin nga varri pėr tė pėruruar jo vetėm sheshin Skėnderbej, tė rindėrtuar nėn duartrokitjet e parfumuara tė vitheve tė ēiklistėve, por edhe gjithė veprat e reja tė panumėrta tė konceptuara e tė realizuara pėr mirėqenien e pareshtur tė vitheve jo vetėm tė ēiklistėve, por edhe tė atyre qė, me vetmohim, u rregullojnė atyre biēikletat, sidomos shalat mė nė fund tė lumtura nga pesha e nga ngrohtėsia e vitheve tė pajtuara me sheshin horizontalisht paqėsor pėr to.
Mirėpo kėtė perspektivė tė shkėlqyer tė sheshit Skėnderbej e tė atyre qė e pėrshkojnė atė ēdo ditė me biēikletė, e errėson kokėfortėsia e Kryeministrit Berisha, qė nuk dėshiron t'i hapė kutitė. Pėrballė kėtij fakti, ēiklistėt vitherozė qė pėrshkojnė rregullisht sheshin Skėnderbej kanė vendosur tė dalin nė protestė pikėrisht nė atė shesh gropa-gropa, gunga-gunga, gropa-gunga e gunga-gropa, pėr t'u zvarrisur atje vithazi e bythazi, deri sa t'u dalė gjak nga tė ndenjurat e pėr ta akuzuar Kryeministrin pėr vithocid. Por, nė kundėrshtim tė plotė me ta, ēiklistėt vitheblu kanė vendosur qė, ditėn e protestės sė homologėve tė tyre vitherozė, t'ua hipin biēikletave tė braktisura prej kėtyre tė fundit, pasi tė jenė dendur me fasule pllaqi; do tė gjėmojė atėherė fuqishėm e parfumshėm kori i vitheve tė tyre, aq sa kali i Skėnderbeut do tė hingėllijė pa asnjė kompleks nga lart e nga poshtė dhe patkonjtė tij do tė nxjerrin xixa, duhet rrahur kalldrėmin e sheshit mejdan betejash historiko-ēiklistike, ndėrsa Skėnderbeu i entuziazmuar do tė vringėllijė shpatėn e tij nė njė spektakėl madhėshtor, tė financuar nga tėrė pasardhėsit e sulltanėve tė Turqisė kudo qė tė jenė nėpėr botė.
panorama
Krijoni Kontakt