Banorët e fshatit Toç kundërshtojnë kandidimin e Kserës si deputet për qarkun e Gjirokastrës. Është zgjedhur pikërisht data 2 qershor për të kujtuar dhe protestën e një viti më parë kundër prefektit Ksera dhe kreut të Omonia Bollan.
TEPELENE- Banoret e fshatit Toç të Tepelenës, që një vit më parë kundërshtuan me protesta deklarimet e prefektit të Gjirokastrës Spiro Ksera dhe kreut të organizatës OMINIA Vasil Bollano, janë organizuar sërish në tubim, por këtë radhë për të kundërshtuar kandidimin e Kserës si deputet në këtë qark.
“Në vend që të shkarkohej Spiro Ksera, i cili deklaroi se jam prfekt i vorioepirit ne shohim që patriotizmi i qeverisë tonë deklarohet haptazi me kandidimin e Spiro Kserës si deputet. Nuk është çudi që një ditë nëse ai del deputet të shohim të deklarohet se unë jam deputet i vorioepirit”- shprehet njëri prej banorëve të kësaj zone.
Ndërsa një tjetër banorë shton se “një i tillë nuk vlen që të bëhet deputet dhe të drejtoj popullin. Ai për mua duhet të ishte në gjyq për ato se ç’ka ka thënë”- theksoi ai.
Për protestën e organizuar më 2 qershor të vitit 2008, dy nga drejtuesit e saj Orgen Hasanbegaj dhe Luan Halili u vunë përballë ligjit, nën akuzën e organizmit të paligjshëm të protestave dhe më pas u shpallën të pafajshëm. (a.r/news24/balkanweb)
Krijoni Kontakt