Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 85
  1. #11
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Shqiperia eshte i vetmi vend ku trafikantet e droges apo tutoret e femrave trajtohen si njerez te respektuar, po ashtu eshte vendi i vetem qe ka aq shum trafik njerzor/droge/arme edhe te gjith mbyllim syte kur dikush kalon perpara nesh me makine te 2020 (sic tha kol frakusha) edhe te gjith e dine se ajo makine nuk blihet me nje pune te ndershme (te pakten jo ne shqiperi)
    Ktu eshte i vetmi vend ku emigrantet qe vijn te vizitojne familjet e tyre, rripen neper dogana jua nxjerrin palcen edhe ne nuk ngreme ze per kte pune, shqiperia eshte i vetmi vend ku papunesia eshte aq alarmante sa c'eshte edhe ne zimbabwe po te gjith kan makina lluksoze edhe bredhin lokaleve edhe pubeve ter naten, po ashtu eshte i vetmi vend ku njerzit theren per parti politike edhe sjua ndjen per veten e vet nese po vdesin per buke, por rendesi ka te mbrojne idealin. Shqiperia eshte i vetmi vend ku nese nuk ke ndonje te aferm deputet ne qeveri ke premisa te ngordhesh per buke, por te gjith ne shqiperi brohorasin Rrofte PS rrofte PD.

    Kur do ngriheni o popull per te drejtat qe u takojne? Kur do ngriheni per veten tuaj e te dilni ne proteste te kerkoni ate qe u takon, Lirinė. Kur do na hapen syte?
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  2. #12
    .................... Maska e iktuus
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Jam nga durresi dhe e njof mire vendin tim......
    Mr zeid me pelqeu fjala qe shkruan ti "te shkosh per pushime ne vendin tend dhe te kthehet ne urrejtje" jam plotesisht dakord me ty
    Ajo qe urrej kur shkoj ne shqiperi eshte se te shikojn me veshtrimin e nje predatori kur ti je karremi eshte me te vertet per te ardhur keq kur edhe njeriu me i afert te perkedhel per interes. Kete gje se pertyp dot ndonjehere te c'vlersohet edhe ndjenja e patriotizmit. Ne raste te tilla morali per atdheun mua personalisht me ofendon.Nuk dua moral nga njerez te pamoral. Cfare bene ti per atdheun dhe cfare bene atdheu per ty ky eshte piktakimi midis personit dhe flamurit.
    Sa here shkoj ne shqiper me kan mbajtur ne ajer me gjoba
    shoku mos u merzit per doganat se nuk je as i pari as i fundit prandaj nuk na solle ndonje risi......
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  3. #13
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Politikaneve tane duhet t'ua bejme keshtu:
    Sa here qe dalin jashte shteti, emigrantet shqiptare ne ate shtet ku ata po shkojne, te organizojne protesta kundra tyre dhe jo t'u puthin duart sic kane bere deri tani. Mos t'u japin fonde e leke sic kane bere deri tani, por t'u gjuajne me veze e me domate qe ta marrin vesh politikanet tane se nuk jane perendi te zbritura nga qielli dhe se emigrantet jashte nuk injoranta qe nuk marrin vesh gje. Ato fonde qe deri tani emigrantet shqiptare i kane mbledhur per X apo Y parti per te ardhur ne pushtet, t'i mbledhin per te organizuar fushata per shporrjen e ketyre politimutave qe na e kane felliqur Shqiperine.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Mr Zeid, mundohu ta shikosh ceshtjen nga nje kendveshtrim tjeter. Pervoja juaj ka dy aspekte: Ligji ne vetvete dhe zbatimi i tij.
    Cdokush mund te spekulloje dhe te te thote per mallrat qe sjell, se ato jane "personale" dhe me kete justifikim i shpeton doganes. Eshte bere ne te kaluaren dhe vazhdon e behet dhe sot nga private e subjekte te ndryshme, "shoqeri bamiresie" etj.
    Doganat e larta per makinen jane nje lloj dogane "penalizuese" dhe perdoret me shume per makinat e vjetra. Qellimi eshte qe te stimulohet hyrja e makinave te reja ne AL.
    GJITHSESI, per mendimin tim ligji duhet te ishte me fleksibel dhe mbi te gjitha me transparent sidomos per subjektet private. Autoritetet portuale dhe doganore duhet ti sigurojne qytetarit lehtesirat e duhura qe procesi i zhdoganimit (apo hyrja provizore) te behet sa me shpejt dhe transparente.
    Por kjo nuk i intereson peshkaqeneve te vegjel e te medhej. Atyre i intereson kjo amulli ne menyre qe zinxhiri i zarfave te mos shkeputet. Di qe para ca vitesh duhet te pagoje 20,000$ per tu bere doganier, ndersa kapiten porti, prefekt i Durresit, drejtor dogane, polic antikontrabande, kane qene dhe jane nga postet me te lakmuara te administrates.
    Kusuret i pagojne emigrantet dhe sidomos kosovaret. Situatat qe une kam pare jane me te vertete tragjikomike.

    Ka pothuajse 20vjet qe emigrantet jane shtylla e ekonomise - nese mund te quhet ekonomi ajo shqiptare, dhe ja shperblimi
    Emigrante qe vijne me shume mundime per te ndihmuar te afermit - dhe rripen apo sorrollaten kot neper dogana.
    Emigrante qe vijne per turizem dhe rripen nga dallkauke qe i kane cmimet me shtrenjte se ne Turqi (dyshoj nese keta dallkauke paguajne taksa dhe nese nuk e vjedhin korrentin)
    Police kokepalare qe i qesh buza kur shikojne makina me targa te huaja - te ndalojne pa shkak dhe duan racionin.
    Ka 20vjet qe valuta e emigranteve ashtu sic hyn ne Shqiperi po ashtu del. Per te importuar TASO, cimcakiza, cimento, uje mineral e idiotlliqe te tjera qe mund te prodhoheshin ne vend.
    Peshkaqenet e medhenj me parate e vjedhura emigranteve blejne sot toka ne bregdet dhe konsolidojne pushtetin e tyre ekonomik. Nje fakt i vogel ketu - e keni degju Berishen ta permendi me klanin e Zemunit?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Patrioti : 02-06-2009 mė 12:37
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  5. #15
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Hajde dhe investo po deshe ne Albania 1Euro. Ashtu te ngordhin si kafshe te shtiren kur shkojne e votojne. Jo ne vota dhe t'ia lene ne dore komunitetit nderkombetar te qeverise gjersa nuk dine te respektojne ligjet e te drejtat e njeriut. Me vjen keq kur thone pse nderroni kombesi ju shqiptaret, c'pergjigje t'u japesh? Po lere popullin mor qerata te marre veten se e le byt.. grisur gjithe jeten. Nuk u ngopet mer qe po i merrni dhe Kaposhin e Fares?
    Mos thoni se nuk duhen kamikazet ne keto raste se gaboheni.
    Te gjithe vjedhin po keta politikanet tane vetem vjedhin, bile me shume se Otomanet njehere e nje kohe, kot themi se nuk jemi nen pushtim.
    Per nje makine me sistem per sakatet duan lek ne dore, turp , per nje makine te thjeshte te transportoje domatet, frutat, te shkoje nje dite ne plazh. LEKE per cfare? ti nuk ke investuar asgje te kerkosh % . Flaken! Taks per shtetin? posi, patjeter atje ku ka investuar shteti te japim tax, c'lidhje ka shteti me nje Toyota, Fiat, apo BMW?Inshurance po ndersa dogane? para e vjedhur.
    Salam!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ☆Angie☆ : 03-06-2009 mė 06:23
    Bese dhe hakmarrje.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    lere lere po tju spjegoj ne gje ne dogane qe pak e dine.
    Me pare bizneset e vogla impotonin dhe eksportonin.
    Ishte nje rrjet i tere butikesh dyqane ari celularesh e cfaredo malli qe bizneset i impotonin vete direkt.
    Sa erdhi saliu ne pushtet ja ndaloi impotimin dhe eksportimin bizneseve te vogla duke i shkaterruar ne themel ata.
    Tani ata ta blinin mallin te bizneset e medha importues beniamine qe qeverise dhe me cmime si ti donte culo atyre.
    Taksat e tyre ja delegoi bashkise dhe per te mos i ngelur arka bosh gjeti nje artifice legenash qe rriti sigurimet shoqerore dhe keto pagesa ja delegoi tatim taksave.
    Im vella qe ka nje dyqan pllakash biznes i vogel atje ne Tirane nga 12000 lek sigurime (per 3 muaj)qe paguante ja cuan 54000 lek per 3 muaj
    E im vella spaguan me as ato te bashkise as sigurime se me thote qe me mire i ruaj vete ato per pensionin tim se te mi haje qeveria. Shume e shume biznese te vogla bejne po ate gje.
    Ja kjo eshte klimae biznesit te vogel qe eshte shtylla e ekonomise ne cdo komb.
    Me 3 pale taksa e pa te drejte imp/exp

  7. #17
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga Mr Zeid Lexo Postimin
    Apollon shko njeher per nje hall dhe hajde ketu dhe llofosu pastaj. Ketu po flasim per gjerat e tua personale, makin, roba, furc dhemesh, boj kepuceshe, etj. Ske pare ti te sorollatesh ne pisk te vapes me dite te tera duke paguar miljona, dhe mos ti maresh dot mallin tend. Un personalisht u ftova shume nga shqiperia.
    u ftove shumee ? ehe grofu ne diell atje se ke vend . dont worry.

    si spertove dhe ti cove makine qe nga usa apo canadaja , what for ? Lol

  8. #18
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    lere lere po tju spjegoj ne gje ne dogane qe pak e dine.
    Me pare bizneset e vogla impotonin dhe eksportonin.
    Ishte nje rrjet i tere butikesh dyqane ari celularesh e cfaredo malli qe bizneset i impotonin vete direkt.
    Sa erdhi saliu ne pushtet ja ndaloi impotimin dhe eksportimin bizneseve te vogla duke i shkaterruar ne themel ata.
    Tani ata ta blinin mallin te bizneset e medha importues beniamine qe qeverise dhe me cmime si ti donte culo atyre.
    Taksat e tyre ja delegoi bashkise dhe per te mos i ngelur arka bosh gjeti nje artifice legenash qe rriti sigurimet shoqerore dhe keto pagesa ja delegoi tatim taksave.
    Im vella qe ka nje dyqan pllakash biznes i vogel atje ne Tirane nga 12000 lek sigurime (per 3 muaj)qe paguante ja cuan 54000 lek per 3 muaj
    E im vella spaguan me as ato te bashkise as sigurime se me thote qe me mire i ruaj vete ato per pensionin tim se te mi haje qeveria. Shume e shume biznese te vogla bejne po ate gje.
    Ja kjo eshte klimae biznesit te vogel qe eshte shtylla e ekonomise ne cdo komb.
    Me 3 pale taksa e pa te drejte imp/exp
    Po pra, eshte absurde qe te paguash sigurime kur vete shteti nuk te siguron asgje, e per ca i paguan ato? Per nje 100 $ pension qe nuk te del as per shpenzime varrimi...Kam njohur persona qe kane paguar kontributet rregullisht dhe kane jetuar si mos me keq dhe kane vdekur pa e marre pensionin sepse kane rritur dhe moshen e pensionit tani.
    Nuk di une qe ato leke ti depozitoj ne banke, dhe ne kete menyre edhe me shtohen e kur te vije koha te terhiqem nga puna i gezoj? Pse duhet t'ia japim shtetit kur e dime qe eshte superhajduti?

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hajdutet rastin presin..
    sa nuhasin se tek ata nuk e ka mendjen qeverria.. ata fillojn vjedhin..

    vazhdoni tregoni raste por origgjinal pa ambalazh..nga telashet qe kini pasur neper dogana detare ajrore a tokesore..

    tem shum interesante.. tamam me brum..

    se ne poplli prekemi vet direkt nga keta dobicet e doganave.. qe jan nga e njejta rrac tash 70 vjet..

  10. #20
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    hajdutet rastin presin..
    sa nuhasin se tek ata nuk e ka mendjen qeverria.. ata fillojn vjedhin..

    vazhdoni tregoni raste por origgjinal pa ambalazh..nga telashet qe kini pasur neper dogana detare ajrore a tokesore..

    tem shum interesante.. tamam me brum..

    se ne poplli prekemi vet direkt nga keta dobicet e doganave.. qe jan nga e njejta rrac tash 70 vjet..
    Brari sdij nga tja nis per te treguar peripecite neper porte e aeroporte.Dij vetem qe pa minimumi 100 euro nuk del dot nga portet.Me ligj ne shqiperi na lejohet te sjellim nga nje pajisje elektro-shtepiake per perdorim personal.Edhe per ato paguajme dogane.Deri aty arrin pafytyresia per leke.

    Nuk po fus figuren e policit qe te paraqitet per te kontrolluar dokumentat pasi ajo meriton teme me vete.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Terminal i ri pasagjeresh ne portin e Durresit.
    Nga DYDRINAS nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2008, 09:05
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Vidhet anija ukrainase nė portin e Durrėsit
    Nga ALBA nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2003, 00:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •