Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 60
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Satira nga Gazeta Shekulli

    Rroftė tuneli!


    Hysni Dajaku deklaron pėr mediat:

    Edhe ne komunistėt qė deri tani kemi qenė kundėr tunelit, kur e pamė nga afėr si tė gjithė, njėzėri bėrtitėm "Rroftė tuneli", "Rrofshin ata qė e bėnė tunelin", "Rrofshin ata qė dhanė lekėt pėr ta bėrė tunelin", Poshtė ata qė kėrkuan sa lekė bėnte tuneli", e shumė e shumė parulla si kėto. Por, parullat tona nuk dėgjoheshin edhe aq shumė, se nuk tė linin ata tė PD-sė qė bėrtisnin mė shumė nga ne pėr Doktorin. Pamė ē'pamė, u futėm edhe ne me turmėn edhe filluam tė thoshim:
    -Sa madhėshtor qė qenka bėrė more vėllezėr.
    -Kush? - ta priste demokrati qė kishe nė krah.
    -Po tuneli o!
    -Madhėshtor ėshtė Berisha more kokė lesh, - ta priste tjetri.
    -Po padyshim qė Berisha ėshtė, po tuneli qenka mė i madh nga Berisha.
    -Ore, qenke qorr ti apo bėn vetė, - tė hidhej tjetri nė grykė.
    -Ti do t'i nxjerr fare ata sytė unė, qė ta dallosh mirė kush ėshtė mė i madh, tuneli apo Berisha.
    -E shikonim keq ne komunistėt edhe e dridhnim menjėherė, se t'i nxirrnin sytė me tė vėrtetė kėta tė PD-sė, se ngrinin gishtat lart ata edhe bėnin sikur gėzonin, edhe t'i fusnin dy gishtat tek sytė, edhe pastaj dukej sikur t'i nxirrnin sytė aksidentalisht edhe hajt tė gjeje tė vėrtetėn.
    -Pa dyshim qė Berisha ėshtė madhėshtor, por edhe ky tuneli goxha ėshtė. O
    -Ore trutharė, po mos tė ishte Berisha nuk do ishte as tuneli. Se ja, t'i thoshte mendja Berishės, edhe mos ta bėnte tunelin!!
    -Ashtu ėshtė, - i thoshim ne!
    -Po sikur t'i mbushej mendja e ta bėnte me gjysmėn e ēmimit?
    -Ore, nuk thoni shyqyr qė s'e bėri me 4-fishin e kėsaj qė u bė, se kush do t'i kėrkonte llogari!!
    -Ashtu ėshtė, - ia prisnim ne pėr ta rregulluar muhabetin, se gati ishin ata!
    -Ama edhe ky Luli gjigant fare ėshtė, - vazhdonim ne.
    -Ai ėshtė goxha djalė edhe e ka hallall dashurinė e Doktorit, hidhej demokrati tjetėr.
    -Edhe ky mė gjigant nga tuneli ėshtė?
    -Jo, ky jo, vetėm Berisha ėshtė mė i madh se tuneli. Edhe Luli i madh ėshtė, po jo aq sa Berisha.
    -Po mirė, si ėshtė renditja, qė mos tė ngatėrrohemi ne, - pyetėm njėrin!
    -Po ja, i pari ėshtė Berisha, i dyti vjen tuneli, i treti Luli.
    -Epo mirė, tani e dimė radhėn e nuk do ngatėrrohemi mė, se duket sikur ne jemi kundėr tunelit.
    -Epo duket qė jeni pakėz tė majtė juve edhe s'ju vjen mirė, por do t'ju rregullojmė edhe juve ne demokratėt.
    -Jo, jo, - u mrojtėm ne, - nuk jemi aq tė majtė.
    -E, dukeni ju dukeni nga qėndrimi qė mbani pėr tunelin.
    -Dale, thotė njėri, se po flet Berisha.
    Edhe filloi tė tundej vendi nga sokėllimat. Ne tė gjithė filluam tė qanim nga gėzimi, edhe pėrqafo njėri-tjetrin demokratė e komunistė, pro dhe kundra tunelit, ju hodhėm njėri-tjetrit nė zverk edhe u qurravitėm ca ēaste. O ēfarė momenti more vėllezėr, oh ēfarė rasti, oh ē'kėnaqėsi tė rrije tek vrima e tunelit edhe tė shijoje kėtė rast magjik. Berisha qante edhe falėnderonte ministrat Basha e Olldashi qė kishin zbatuar me pėrpikėri kėshillat e Kryeministrit. Edhe ne tė gjithė aprovonim e bėrtisnim vetėm pėr Doktorin. Ne komunistėt bėrtisnim "Tuneli, tuneli,tuneli", kurse demokratėt ulėrinin pėr Doktorin, mirėpo do ti na dėgjoi njėri ne edhe u tha shokėve:
    -Kėta spiunėt po bėrtasin pėr tunelin.
    -Ēfarė the more?, - ulėrin njė tjetėr.
    -Po, po, i dėgjova me veshėt e mi, po ulėrinin "Tuneli, tuneli".
    -Ore, do bėrtisni pėr Doktorin ju, apo doni t'u shqyejmė nga ai tuneli qė keni prapa?
    -Po ne thamė se erdhėm pėr tunelin ore.
    -Ore, spiunė, kujt i plasi pėr tunelin, duhet tė bėrtisni pėr Doktorin, se do u bėjmė mė tunel nga tuneli.
    -Ne pėr Doktorin s'na bėnte zemra, po bėnim sikur bėrtisnim edhe lėviznim buzėt, se nuk merrej vesh atje nė atė farė zallamahije. E, thoshim ne, si paskemi bėrė pa tunel.
    Aty pastaj more vėllezėr, folėn edhe kėta vėllezėrit nga Kosova, qė e kishin bėrė rrugėn mė kėmbė para se tė bėhej tuneli pėr tė luftuar me serbėt, se nga rruga ekzistuese nuk kalonin dot, se i gjobisnin policėt tanė me sa duket. Edhe pėr t'i shpėtuar gjobave tė policisė sonė, i binin mė kėmbė nga mali, njėlloj si shqiptarėt qė shkojnė nė Greqi.
    -Ore, me tė vėrtetė nga mali i kanė rėnė kėta?, - pyeta njėrin aty afėr?
    -Po nga tė kalonin ore?, - ma ktheu demokrati pranė meje.
    -Po ja, nga rruga qė ka qenė.
    -Cila rrugė more, nga rruga e Enver Hoxhės?
    -E qepa unė edhe i bėja qejfin.
    -Mirė e ke o vėlla. Unė them, tani qė u bė tuneli, ta pushtojė pėrsėri Serbia Kosovėn edhe tė kalojė Hashim Thaēi me trimat e tij shkurt nga tuneli e mos t'i bjerė mė kėmbė si i ka rėnė mė parė, edhe tė gjejė vrimė serbi e tė futet pastaj.
    -Ore, vėrtet e ke ti apo kėrkon tė tallesh?, - ma priti demokrati nė krah edhe mė shikonte me mosbesim.
    -Bėj shaka o bėj shaka, e drodha unė.
    -Epo mos bėj shaka tė tilla, se janė me zarar.
    -Pse ore?
    -Epo nuk qenke patriot ti.
    -Po ti je patriot?, - e pyeta unė.
    -Pėrderisa jam kėtu, s'do mend.
    -Shumė mirė e ke. Kur u bė lufta, ti kushedi sa kosovarė ke mbajtur nė shtėpi, - i thashė unė.
    -Asnjė, - ma ktheu.
    -Mirė ke bėrė, - i thashė.
    -Po ti, - mė pyeti.
    -Po mbajta ca veta, - i thash unė.
    -Epo e ke bėrė pėr t'u dukur, - mė tha.
    -Ashtu ėshtė, - i thashė, ke tė drejtė.
    -Po Berisha ka mbajtur ndonjė kosovar nė shtėpi?
    -Jo, jo, ai kėrkoi, po nuk rrinte njeri me tė, po ja, ua shpėrbleu tani qė u beri rrugėn.
    -Ka dhėnė ndonjė lek nga xhepi?, - e pyeta unė.
    -Ore, qenke njė firaun ti, do e qepėsh apo t'u bėj zė kėtyre tė tjerėve unė.
    -Bėj shaka o derėzi, bėj shaka, e drodha unė. U lumtė ju demokratėve, sa fat qė keni, gjithė veprat madhore nė demokraci i bėtė ju.
    -Epo ne vetėm punojmė pėr kėtė vend.
    -Hallall ta keni, se ja, lekėve gjithmonė u gjeni nga njė tunel pėr t'i futur, si tuneli firmave e si ky tuneli kėtu, por edhe armėve ua gjetėt vendin, Gėrdecit i treguat vendin, Faslliut i dhatė vendin, grekut i dhatė ujė tė kripur. Epo, kėshtu duhen patriotėt, si ti me Berishėn, jo si puna ime.
    -Dėgjo, - mė tha, - fole edhe njėherė, gjej tunel e futu.
    -E qepa unė edhe hapja gojėn sikur thėrrisja SALIU, po pa zė, vetėm lėvizja buzėt edhe ngrija gishtat pėrpjetė.

    Hysni Dajaku | 02/06/2009 | Shekulli Online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Vetem se ketu ka nje ndryshim shume shume te madh duhet ti themi ketij Hysni Drunit, qe ne kohen e atij xhaxhit, njerezit ishin te detyruar qe te thonin "RROFTE TUNELI" Rrofte ky, ai, ajo, kta, kto....., dhe njerezit e kishin te ndaluar te shanin apo te thonin "POSHTE TUNELI", poshte ky, ai, ajo, kta, kto....

    Ndersa sot kush deshiron e shan e kush deshiron e lavederon parinte, udheheqist apo veprat qe ndertohen. Po ky Dajaku paska nostalgji per ate kohen e xhaxhit e mesa duket shkon e i qan te varri perdit.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Beni foto te tuneli



    Hysni Dajaku flet nga tyneli:

    "Unė, o shokė, me pishmanllėk erdha deri kėtu tek tyneli, e bėra vetėm qė tė mos thoshin se nuk jam patriot.

    Mora edhe ca shokė edhe bėmė ndonjė foto, qė, po na akuzoi njeri, fap t'i nxjerr foton edhe t'i them, ja ku kam qenė, mu te vrima e tunelit, ndaj mos mė akuzo kot tė lutem. Se ne e dimė qė nesėr tė gjithė do pyeten:
    -Ke qenė tek tuneli? Nėse ke qenė duhet ta vėrtetosh, ndryshe nuk ke pėr tė zgjidhur ndonjė hall qė tė ka zėnė bishtin me qeverinė.

    Ne komunistėt e dimė mirė si venė kėto punė, se kemi pėrvojė. Nė atė kohė thoshim se jemi familje dėshmori, merrnim ndonjė vepėr nga ato "Yje tė pashuar", ku ishte ndonjė kushėriri ynė, ose me mbiemėr tė njėjtė, qė kishte rėnė nė luftė edhe i hapnim dyert e shtetit me hundė. Ndėrsa tani e dimė ne qė nė demokraci kjo puna e tunelit ka pėr tė qenė tunel mė vete.

    Ndaj, unė e kam fotografinė me ngjyra dhe e kam bėrė edhe tė madhe, edhe tė vogėl, qė ta mbaj nė portofol. Sa herė tė vete nė ndonjė zyrė pėr tė zgjidhur ndonjė hall, sa t'u tregoj foton, e di ti qė tė gjithė zyrtarėt do mė hidhen nė qafė edhe do ulėrijnė, "ky ka qenė tek tuneli, ky ėshtė i joni o vėllezėr. Pyeteni edhe zgjidhini ēfarė halli ka..."

    Tani more vėllezėr, ditė pėr ditė unė ngrihem mė parė nga kėta tė firmės edhe shkoj e shikoj tunelin, nėse ėshtė nė rregull apo jo. Sa sigurohem pėr kėtė, shkoj e pi kafenė e mėngjesit edhe njė gotė raki rrushi nga ajo qė kam marrė me vete, se kėtu vetėm raki kumbulle ka, edhe kthehem pėrsėri aty ku punohet dhe mbaj me muhabet punėtorėt.

    -Po ti kush je?, - mė pyeti njėri.
    -Lėre, lėre, - i thashė, - jam anonim, po jam kthyer nė fans tė kėtij tuneli edhe nuk mė iket qė kėtu.
    -Opo ti qenke mė keq nga Berisha more lumėmadh, - me tha.
    -Ti qenke komunist mė duket, - i thashė unė.
    -Jo, jo, unė jam punėtor, - ma ktheu ai.
    -Epo ti flet njėlloj si ata qė nuk e duan rrugėn patriotike.
    -Po ia fut kot o derėzi, - mė tha, - ti s'e ke marrė vesh fare qė paska ardhur demokracia dhe fjala eshte e lirė.
    -Ore, po unė ca shaka po bėja dje kėtu, kur ishte Berisha, edhe desh mė thyen noēkat.
    -Dėgjo kėtu, dėgjo.. Tani nuk dėnon njeri or jo, po e keqja ėshtė se tė marrin me sy tė keq po mos tė mbrosh veprat e Doktorit dhe nuk pėrfiton gjė, po kėshtu nuk tė bon njeri keq or jo, vetėm se nuk tė bėjnė mirė.
    -Aha, kėshtu qenka stili tani more?
    -Po, po.
    -Epo unė prandaj po rri kėtu, se mua mė quajnė tė gjithė komunist, po do rri kėtu disa ditė tė rregulloj biografinė.
    -Mirė tė ka vajtur mendja. Ėshtė njėlloj si ato kurset e riedukimit qė bėnit ju nė atė kohėn e komunizmit.
    -Dėgjo, e di ē'ke ti, bėj njė fotografi me mua qė kam punuar kėtu, edhe po deshe dal edhe dėshmitar qė ti ke qenė kėtu dhe ke qenė pro tunelit.
    -Mirė e ke, - i thashė.
    -Edhe e bėra edhe njė foto me njė nga ata punėtorėt me kapele.

    Hysni Dajaku | 03/06/2009 | Shekulli Online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Me Ylliun te tyneli


    Hysni Dajaku flet akoma nga tuneli:

    Unė more vėllezėr nuk luaj mė qė kėtu edhe ju n'daē mė dėgjoni n'daē jo. Sa tė iki e tė vij varavingo unė lart e poshtė, mė mirė po rri kėtu, se Saliu kėtu do vijė njė herė nė javė, kėshtu qė kursej lekėt e rrugės unė. Sidomos qė tani kam gjetur edhe njė shok, qė ėshtė Ylli Pango edhe raki kemi akoma deri mė 27 qershor. Deri kur tė bėjė atė mbylljen Berisha, ne kėtu do flemė.


    Dje gjithė ditėn nuk kishim ē'bėnim unė me Yllin, pasi u lodhėm duke ndenjur dhe u lutėm atyre punėtorėve edhe ata na dhanė ndonjė kazėm e lopatė, edhe filluam edhe ne tė punonim. Ne takat nuk kemi shumė, por sa tė rrime kot edhe pėr fiskulturė, filluam bėmė ndonjė lekė punė. Hoqėm nja 4 karro me dhe, edhe pastruam ferrat rreth tunelit.


    Pastaj, nga darka, me t'u shtrirė tek vrima e tynelit edhe pi nga njė gllenjkė edhe bėj muhabet, deri sa ia morėm kėngės pėrsėri.


    Ylli mė tha qė sot e tutje, deri sa tė vijė Saliu kėtu, do kėndojmė atė kėngėn "Shqipėria po ndryshon". Si tė duash, - i thashė unė, - njė rresht kėndoje ti e njė rresht po e kėndoj unė. Edhe kėshtu e shtymė edhe mbrėmė. Ylli ia merrte e unė ia ktheja:

    Ėshtė njė thirrje qė na zgjon. (Ylli)
    Nga Gėrdeci po jehon. (Unė)
    ėshtė njė dorė qė na drejton (Ylli)
    e prej fyti na shtrėngon (Unė)
    ėshtė njė ritėm qė kėrkon (Ylli)
    qė Faslliēi e kėndon (Unė)
    Shqipėria po ndryshon (Ylli)
    uji i detit nuk mbaron... (Unė)

    Po mė pėlqen Hysni, - mė tha, - nuk duket aq keq.
    -Jepi o jepi, - i jepja zemėr unė, - se tė dehur jemi, nuk i merr njeri pėr keq.

    Njė motiv qė frymėzon
    me pushtet bėn korrupsion
    me lekė t'gjitha i afron
    vidh e vidh e nuk mbaron
    dashuri nė shpirt buron
    veē pushteti na shėron
    Shqipėria po ndryshon
    lum kush ka ooo fatin tonė...


    -Ah, - ia bėnte Ylli edhe turfullonte. Ah more Hysni, qė nuk tė njihja mė parė kur isha ministėr, se do kishim bėrė qyfyre bashkė.
    -Jepi o jepi, - i thosha unė, - se ja u njohėm tani, mė mirė vonė se kurrė


    Ėshtė njė rrugė qė na bashkon
    ku harbuti lekė fiton
    ėshtė e ardhmja qė premton
    Lul Mediu nė timon
    ėshtė njė komb qė sot beson
    nga Doktori po shikon
    Shqipėria po ndryshon
    kush ka pushtet e kupton.


    E ktheu edhe njė herė Ylli me fund edhe unė nuk e pash ē'u bė mė, po me siguri fjetėm tė dy, se kur u ngrita unė, Yllin e gjeta pėrripėr meje edhe duart i kishin ngelur tek mbėrtheckat e mia. Mė ngriu gjaku nė fillim.


    Thashė mė mirė tė kisha fjetur me Fatmir Mediun, me Lulin ose Faslliun, se sa me kėtė firaun, po pastaj e pashė qė e kishte nga ajo qė i ishte bėrė refleks, se ēdo gjė ishte nė rregu

    Hysni Dajaku | 04/06/2009 | Shekulli Online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #5
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Takim nė sabah te Tyneli


    Hysniu vijon tė dėshmojė direkt nga Tyneli:
    Unė dhe Ylliu, gjysmė tapė, gjysmė pėrgjumėsh dėgjojmė zhurmė.
    -Ēohu, - i thashė unė, - se po na vjedhin tynelin.
    -Jo or jo, nuk bėn vaki, do kesh parė ėndėrr.
    -Ore, dėgjova zhurmė. Prit, - i thashė, - mos u ndihej.
    Do ti dėgjuam zėra pėrsėri.
    -Hė ore, tė thashė?
    -Oh, me vėrtet. Ore, mos na e prishin armiqtė e kombit, ose kanė ardhur serbėt, se po dėgjoj njėrin qė flet serbisht.
    -Rri mos u ndiej, se po afrohen.
    -Kur dhanė ballė nja tre a katėr veta tek vrima e tynelit.
    -Mos lėvizni, - u bėrtita unė, -duart lart!
    -Ata ngrinė edhe ngritėn duart pėrpjetė.
    Unė me Yllin, fshehur pas njė shkėmbi, kishim nxjerrė bishtin e lopatės qė dukej si grykė ēifteje.
    -Ore, jemi nga tė qeverisė, na ka dėrguar Doktori.
    -Mos lėvizni, - bėrtita unė, - se ua mbusha bythėn me saēme.
    -Ore zotėri, na ka dėrguar Doktori.
    -Lėrini gėnjeshtrat ju serbėt e poshtėr.
    -Ore, jemi shqiptarė, vetėm Faslliēi ėshtė serb.
    -Epo, u ka futur serbi tė gjithėve.
    -Jo ore, na ka futur Doktori.
    -Cili doktor? Doktori familjes?
    -Jo ore jo, Doktori i madh.
    -Mbase i ka dėrguar Saliu, - u hodh Ylli.
    -Epo pastaj na mori lumi ne, - i thashė unė, - erdhėm pėr tė rregulluar biografinė edhe do e hamė mė keq. Ē'tė bėjmė tani?
    -Thoni parullėn, - u bėrtet Ylli.
    -"Gėrdeci", - flet njėri nga ata tė grupit.
    -O bo bo, qenkan me tė vėrtetė tė Doktorit.
    -Kundėrparullėn, - ulėrin njėri qė andej.
    -"Intervista", - ulėrin Ylli.
    -Ylli ti je?, - dėgjohet njė zė nga grupi armiqėsor.
    -Unė o unė, ti Fatmir je?
    -Po or po. Hajde o Hysni, se qenkan tanėt.
    E kėshtu dolėm ne nga ku ishim fshehur edhe u afruam tek grupi.
    - Po ju ē'bėni kėtu more?, - na pyetėn ata.
    - Ja, po ruajmė tynelin, po ju ē'kėrkoni?
    - Ne na dėrgoi Doktori, se ka merak. Kishte parė ėndėrr sikur ia kishte vjedhur Edi Rama edhe na nisi qė me natė.
    - Jo or jo, nuk lėmė njeri ne kėtu.
    - Po ky kush ėshtė?, - pyeti Mediu Yllin pėr mua.
    - Ky ėshtė Hysni Dajaku, komunsit me nam, po tani ėshtė bėrė protunelist i tėrbuar edhe nuk shkulet qė kėtu pa mbaruar pėrfundimisht.
    - Po ju privatisht ruani kėtu, apo ju paguajnė?, - pyeti Mediu.
    - Jo, jo, falas, ne jemi patriotė.
    - Ore, patriotė jemi dhe ne, po ne na jep dieta Doktori. Vetėm me dietat qė kemi marrė ne edhe qeveritarėt e zyrtarėt qė e vizitojmė ēdo ditė, do ishte shtuar edhe njė korsi tjetėr kėtu.
    - Bėjnė shaka kėta, apo e kanė me tė vėrtetė?, - pyeta unė.
    - Jo or jo, - u hodh Ylli, - mos flisni kėshtu nė sy tė Hysniut, se ligėshtohet ky, pasi ka vendosur tė shesė edhe shtėpinė po nuk dolėn leket pėr ta mbaruar rrugėn.

    Qeshėn tė gjithė edhe i shkelėn sy njėri-tjetrit. Edhe thanė:
    -Ky po qė qenka patriot.
    -Hajt tė pimė nga njė gotė, - u thash unė, - edhe nxora atė shishen qė gjerbja me Yllin. Ua zgjata tė gjithėve, edhe njė gllėnjkė njėri e njė gllėnjkė tjetri, u ngroh muhabeti.
    -Do fitojmė pėrsėri?, - e pyet Ylli Mediun.
    -Po, po, ka marrė fund ajo punė.
    -Vėrtet?, - ia kthen Ylli.
    -Po si mendon ti, e lė mė Doktori pushtetin?
    -Mirė e ke, nuk e lė mė ai, sikur nami tė bėhet.
    -Vėrtet?, - u thashė unė.
    -Po, po Hysni, ka marrė fund; me tė mirė e me pahir, do fitojė Doktori.
    -Hė mė i lumtė, - thashė unė, - se kėshtu do ky popull.
    -Po ti ēfarė do bėhesh po fitoi Doktori pėrsėri?, - e pyeta unė Mediun.
    -Unė do bėhem "ministėr Sulmi".
    -Oh, pse, nuk do ketė mė Ministri Mbrojtjeje?
    -Do ketė, po do shtohet njė e re edhe do quhet Ministria e Sulmit.
    -Oh sa mirė tė ka vajtur mendja.
    -Po pėr mua ka thėnė gjė Doktori?, - hidhet Ylli.
    -Ka respekt, - i tha Mediu. E di Doktori se ajo e jotja qe e kurdisur si ajo puna ime, ndaj mos u bėj merak, se ka menduar dhe pėr ty.
    -Vėrtet?, - thotė Ylli.
    -Po, po, ka menduar tė tė ēojė ambasador nė Brazil, qė tė shikosh karnavale lakuriq me zogj tė zinj e tė bardhė, sa tė pėlcasin sytė.
    -Ai ėshtė burrė o vėllezėr, - hidhet Ylli, - pėr atė edhe jetėn tė japėsh nuk ėshtė gjė fare.
    -Jemi me fat, - thotė Mediu, se tė kish qenė ndonjė tjetėr, do ishim nė burg sot.
    Ndėrkohė bie zilja e celularit.
    -Pushoni, - thotė Mediu, - se ėshtė djali Doktorit.
    Hajt gjumė tė ėmbėl pėr sot edhe dėgjohemi nesėr!

    Hysni Dajaku | 05/06/2009 | Shekulli Online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Shkrime komunistesh.
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  7. #7
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Komunistash? I njef ti ?

    Jane shkrime satirike, mos u shqetesoni
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #8
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Sa u bėra gati te lexoj e paske ndryshua postimin

    Si kam njohtė por prej se ka hy Edi Rama me politik kam fillua ti njohe me mire.

    Ika te shikoj film.
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  9. #9
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Lum kush do rrojė, se do bėjė pallė

    Zėdhėnėsja e PD-sė, Fitore Tyneli, deklaron pėr mediat:

    Partia Demokratike dhe lideri i saj po shpalosin me sukses tė plotė programin e tyre tė mrekullueshėm pėr 4 vitet e tjera, duke i sqaruar shqiptarėt se ky program ėshtė mė i miri qė kanė parė deri mė sot.


    Pikė tė parė tė programit, Doktori ka futjen e Edi Ramės nė listat pėr deputet dhe zotohet se po nuk e vendosi emrin tek PS-ja, ai do ta vendosė tek lista e PD-sė tė parin, duke lėnė veten e tij tė dytin, vetėm e vetėm pėr tė shpėtuar seriozitetin e zgjedhjeve.


    Ai ėshtė zotuar se, nėse shqiptarėt e votojnė pėr Kryeministėr edhe pėr 4 vitet e ardhshme, do ta bėjė tė detyrueshme me vendim qeverie kandidimin e ēdo kryetari partie pėr deputet, ose ndryshe nuk do t'i njohė zgjedhjet fare. Pikė tė dytė tė programit, Doktori ka ndryshmin e kėngės sė PS-sė.


    Ai ėshtė zotuar se, me fitoren e tij, kėnga do tė ndryshohet, nga "Ēohu" nė "Ulu". Jo vetėm titulli qė nuk i ka pėlqyer Doktorit, por as muzika nuk i hyn nė sy dhe ėshtė zotuar se, me fitoren e tij, edhe kjo kėngė do pėrpunohet dhe shqiptarėt do e dėgjojnė sipas versionit tė Doktorit.


    Pikė tjetėr e programit tė partisė sė Doktorit, ėshtė se po fitoi ai, asnjė nga zyrat elektorale tė PS-sė nuk do thyhen e dhunohen, apo tė digjen, siē ka ndodhur deri mė tani.


    Doktori premton se me fitoren e tij nuk ka pėr tė ndodhur mė ashtu si po ndodh tani, kur kryeplaku i fshatit rreh kryetarin e PS-sė nė fshat, pėr arsye politike. Dhe policia e politizuar majtas nuk e dėnon kryeplakun, se nuk e ka denoncuar njeri.


    Ai ėshtė zotuar se po fitoi edhe njė herė, nė raste tė tilla do veprohet tamam si nė vendet demokratike, ku personi dėnohet pėr veprėn qė kryen, e jo si bėhet nė Shqipėri, qė, po tė vrasėsh njeri, policia, megjithėse e di qė e vrave ti, tė lė tė lirė, se nuk ka denoncuar njeri.


    Kjo lloje politike do tė marrė fund menjėherė pasi Doktori tė marrė mandatin e dytė, se tani ėshtė i zėnė me zgjedhjet. (PD-ja edhe kryepleqtė i ka tė fortė, mendo si i ka krye tė rinjtė, militantėt dhe policėt e depolitizuar.


    Njė kryeplak demokrat rreh dy vetė njėherėsh. Po njė i ri demokrat??? Po njė militant demokrat???? Po njė polic demokrat?????).


    Doktori ka nė programin e tij edhe hedhjen nė gjyq tė Edi Ramės, se ka rritur taksat tek Tregu Ēam, pa pėrmendur kėtu komisionin hetimor tė hetuesit mė tė falshėm demokratik, Ferdinand Xhaferrit. Pikė tjetėr e programit tė Doktorit ėshtė se, mbas fitores, ai do pajisė gjithė shtetasit me letėrnjoftime, qė, nė zgjedhjet e 2013-ės mos tė ngelet kėmbė shqiptari pa votuar.


    Direkt mbas fitores, Doktori do t'i japė kartat falas ose do t'i paguajė vetė nga xhepi, nė shenjė mirėnjohjeje pėr ata qė nuk patėn mundėsi t'i nxirrnin para zgjedhjeve dhe tė votonin, kuptohet, kundėr tij.


    Nėse fiton pėrsėri, Doktori do financojė edhe pjesėn tjetėr tė rrugės Durrės-Kukės, duke e ēuar deri nė Prishtinė pėr t'ia bėrė dhuratė Kosovės, pasi me sa shikon ai, kosovarėt nuk kanė ndėrmend ta bėjnė, po meqė Doktori ėshtė patriot edhe ia mori dorėn kėsaj pune, nė mandatin tjetėr do e ēojė rrugėn deri nė fund.


    Bile po arriti tė marrė edhe njė mandat tjetėr pas kėtij tjetrit, ai do e ēojė rrugėn deri nė Bosnjė, tek shtėpia e Faslliēit.
    Edhe po e votuan prapė, ai do pyesė kush do ndonjė autostradė, tutje nga Rumania, Bullgaria. Kush ka ngelur keq, me njė fjalė.


    Edhe sikur tė bėjė vaki qė mos ta marrė ai burri qė na shikon atje lart pas nja 35 vjetėsh, shqiptarėt do t'i hipin makinės nė Durrės edhe bridh nėpėr autostradat e Sali Berishės: nė Kukės, nė Prishtinė, nė Bosnjė, nė Bullgari, nė Turqi, nė Rusi, nė Polin e Ngrirė, nė Kanada, tatėpjetė Amerikės Veriore, Qendrore e Jugore, edhe kthehu pėrsėri mbas nė Durrės.


    Lum kush do rrojė, se do bėjė pallė. Pra, nėse shqiptarėt e duan Edi Ramėn deputet, nėse duan tė ndryshojnė kėngėn e PS-sė, nėse duan mos tė digjen zyrat elektorale, nėse duan mos tė hanė dru nga kryepleqtė e PD-sė, nėse duan karta falas mbas zgjedhjeve, nėse duan autostrada me shumicė, patjetėr duhet tė votojnė pėr Doktorin, se ai ua gjen ilaēin. Rroftė Doktori dhe programi i tij!

    Fitore Tyneli, | 07/06/2009 |Shekulli Online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #10
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Tyneli dhe tubat bojqielli

    Hysni Dajaku vijon tė dėrgojė deklarata nga tyneli. Nė e-mail-in qė morėm mbrėmė me "Mobile Facebook", ai thotė:


    "Tė dashur shokė! Gjatė kohės qė unė po rrija tek tyneli, kur shikoj unė, nė darkė, vjen Blendi Fevziu.
    - Hė o Blendi, - i thashė unė, - ē'e mirė tė solli?
    - Hiē, - mė tha si i mėrzitur dhe seē shkruante nė celular, - erdha tė bėj njė foto te tyneli.
    - Mirė e ke, - i thashė, - se kjo do bėhet si ajo puna e partizanėve nė Luftėn e Dytė Botėrore, se kėtu kurrė nuk heqin dorė nga ato pyetjet: Ke qenė partizan? Ke qenė i persekutuar? Ke qenė nė rrėzimin e bustit tė Enverit? Ke qenė nė grevėn e urisė? E, padyshim qė do pyesin: Ke qenė tek tyneli?
    - Po mor po, - tha ai si pa e pasur hiē mendjen aty, edhe i vinte vėrdallė vrimės sė tynelit. - Mė bėj njė foto o Hysni.
    -Si e do?, - i thashė unė, - do ta bėj njė sikur i ke hipur tynelit pėrsipėr?
    -Jo, jo, se e shikon Berisha edhe kush merret me tė, se thotė i paska hipur sipėr tynelit tim.
    -Epo mirė, po ta bėj njė nė kėmbė edhe me celular nė dorė, duke shkruar mesazhe.
    Edhe pastaj nxora unė atė shishen qė kisha marrė me vete edhe i thashė Blendit:
    - Na ktheje njė herė tani.
    Edhe kthe njėherė Blendi e kthe njėherė unė, po ngrohej mirė muhabeti.
    -Ama qeveri mė tė mirė pėr tynele e pėr gropa se kjo e Doktorit more Blendi, zor se vjen pėrsėri nė kėto anė. E kemi hak tė quhemi "qeveri e tynelit".
    -Po, po, - ma kthente Blendi dhe vazhdonte cak-cuk shkruante mesazhe nė celular
    - Ama njė ēikė si shtrenjtė vajti o Blendi, - i thashė unė prapė.
    -Ē'ja fut kot o Hysni, - po populli do t'i paguajė.
    -Mirė e ke. Vetėm se mė vjen ca keq pėr Yllin, - i thashė, - se ndenjėm edhe ca ditė bashkė kėtu te tyneli e u kėnaqėm nė muhabet. Ai Luli mori gjithė ato lekė edhe hiqet si patriot. Mediu e bėri tym e hi, edhe patriot doli, edhe deputet do bėhet, kurse ai shoku im Ylli, me tė vėrtet u dogj kot, pėr njė mbėrtheckė.
    -Lėre, lėre, mos ma kujto atė Yllin, se ashtu ėshtė puna, - mė thotė Blendi.
    Dhe hoqi sytė nga celulari e shihte me vėrejtje nga tavani i tunelit.
    - Po kėto tubat e ajrimit, pse i kanė bėrė bojėqielli?, - mė pyeti si i sikletosur.
    -Ngaqė mbajnė lagėshtinė, - i them unė, - po hajt t'ia marrim njė kėnge.
    Dhe ia nisėm tė dy bashkė:

    Mu tek vrima e tynelit
    Rri e ulur shoqėria
    Kėtu s'jemi vetėm ne
    Vijnė nga tėrė Shqipėria
    Sot po pati ndonjė hall
    Te tyneli vjen mileti,
    Ca e hanė nga partia
    Ca e hanė nga Interneti

    Hysni Dajaku | 08/06/2009 | Shekulli Online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gazeta Shekulli rendit skandalet e qeverise Berisha 2005-2009
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 13:10
  2. Gazeta Shekulli kjo hajdute ordinere e medias shqiptare
    Nga Shijaksi-London nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 12:15
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •