Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Pronarët e vjetër të tokës, duhet të kenë përparësi para informalëve

    Ligji i sapo miratuar për "legalizimet" nuk do të gjejë zbatim, sepse, nga njëra anë, është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare të pranuar gjërësisht (përfshirë dhe Kushtetutën tonë), dhe, nga ana tjetër, nuk pranohet nga shumica e shqiptarëve-është miratuar nga një maxhorancë e fallsifikuar (megadushku).
    Binomi "legalizim-kompensim" do të vazhdojë të jetë temë e politikës shqiptare, prandaj po japim disa kritere, që po i quajmë "dekalogu për tokën". Synimi ynë është që ky dekalog të jetë platformë konsensusi për të tri palët e interesuara. Palët e interesuara janë ish-pronarët, "informalët", edhe shumica e shqiptarëve. Shumica e shqiptarëve janë indirekt palë, sepse, nga njëra anë, është pasuria e shtetit të tyre që do të përdoret në këtë proces, dhe nga ana tjetër, edhe ata do të përfitonin nga stabiliteti ekonomiko-politik që do të arrihej me përfundimin e legalizim-kompensimit.
    Fillimisht po vemë pak rregull në terminologjinë e përdorur.

    Pronësia e tokë
    E gjithë toka në Shqipëri ishte pronë shtetërore në bazë të Kushtetutës së vitit 1976. Me shfuqizimin e saj në vitin 1991, duhen dokumente për kalimet nga pronë shtetërore në pronë private. Pronarët e tokës po i ndajmë në dy grupe kryesore: pronarët shtetërorë dhe pronarë privatë (privatët).
    Pronarët shtetërorë të tokës. Çdo tokë që nuk ka një pronar privat (sipas kuptimit në vijim) është pronë e shtetit. Rolin e pronarit shtetëror e kanë institucionet shtetërore, ndërmarrjet, bashkitë, komunat etj.
    Pronarët privatë të tokës. Janë ata që disponojnë dokumente të pas vitit 1990, nga zyra e regjistrimit të pasurisë ose organi tjetër shtetëro i barasvlefshëm, ose të blerjes apo dhurimit të një toke me dokumente të tilla. Këtu përfshihen të gjithë ata që u bënë pronarë të tokës bujqësore të kooperativave dhe fermave shtetërore, sipas ligjit 7501 e akteve të tjera ligjore dhe nënligjore, të miratuara pas vitit 1990; ata që u është kthyer (jo vetëm njohur!) toka sipas vendimeve të komisioneve të pas vitit 1990, ata që kanë blerë tokën si pjesë të objekteve të privatizuara, si dhe ata që do të bëhen për kthim, kompensim dhe legalizim.

    Informalët
    Informalë (apo ilegalë) quhen ata që kanë bërë ndërtime pa leje në një sipërfaqe toke të lidhur me ndërtimin. Në pikëpamje të pronësisë mbi tokën, duhen ndarë në dy grupe të mëdha: grupi i pronarëve të tokës dhe grupi i pushtuesve të tokës.
    Informalët pronarë të tokës, janë ata që janë pronarë privatë të tokës (shih më lart), por kanë ndërtuar pa leje ndërtimi. Kthimin e tokës bujqësore në tokë truall, pra në tokë ku mund të ndërtohet, po e konsiderojmë pjesë të "lejes së ndërtimit".
    Informalët jopronarë të tokës, janë ata që kanë pushtuar tokë shtetërore ose tokë private. Këtu duhen dalluar dy grupe: pushtues të tokës private, dhe pushtues të tokës shtetërore. Quhen pushtues të tokës private ata që në momentin e pushtimit të tokës, toka e pushtuar ka qenë pronë private. Nuk quhen pushtues të tokes private, ata, toka e të cilëve është kthyer në private pasi ata ishin bërë informalë sipas kuptimit të mësipërm (ka shumë raste që janë dhënë dokumente pronesie, me gjithë se toka ishte tashmë informale, me shpresë se pronari i tokës do ta zgjidhte vetë problemin e pushtimit të tokës shtetërore). Legalizim. Është procesi i kthimit në pronar privat.

    Vlera e tokës dhe kompensimi
    E vetmja masë e vlerës, dhe pastaj edhe e krahasimit të tokës, është çmimi i tregut i tokës. Pra, është absurde të krahasohen tokat vetëm sipas hektarëve (sepse varet sa është çmimi i hektarit), apo me fjalët "tokë e mirë", apo "e keqe" (sepse nuk kanë kuptim sasior, nuk bëhen dot veprime matematikore me këto fjalë). Në se të jepet vlera e tregut të tokës që ke pasur në pronësi (kundravlera), qoftë e trupëzuar në një tokë tjetër për kompensim, qoftë në para, është kompensim i drejtë, është njësoj si të keshë marrë tokën që ke pasur, kjo sepse me ato para (kundravlerë), mund të bleshë edhe tokën që ke pasur: ky është kuptimi i çmimit të tregut.

    Dekalogu i tokës
    1-Shteti nuk konfronton me njeri-tjetrin informalët me pronarët e tokës. Zgjidhja e problemit bëhet nga shteti kryesisht, pra pa nevojë të ankimit nga pronari, dhe pa kontakte personale në mes pronarit dhe informalit.
    2-Abuzimet me tokat nuk parashkruhen: ato ndiqen penalisht pa afat, siç ndiqen krimet e vrasjes etj.
    3-Pronarët privatë të tokës janë legalë.
    Në rastet kur paraqiten persona të ndryshëm me pronësi private për të njejtën tokë, pronari privat i vetëm i tokës, duhet të legalizohet ai që ka dokumentin më të vjetër të pas vitit 1990. Të tjerët duhet të kompensohen sipas pikave 4 e 5 të këtij dekalogu. Nuk janë pronarë privatë të tokës, pra nuk janë legalë, ata që kanë blerë tokën nga shtetit pas vitit 1995, në kundërshtim me ligjin që ndalonte shitjen e tokës së shtetit.
    Nuk janë pronarë privatë të tokës, as ata që kanë vetëm dokumente të njohjes së pronës së tyre të dikurshme, të para vitit 1945 etj.
    4-Pronarët e vjetër të tokës, duhet të kenë përparësi para informalëve. Atyre duhet t'u kthehet toka që kanë patur, ose kundravlera e tokës që kanë patur, në momentin që do të kryhet përfundimisht kthimi apo dhënia e kundravlerës. Kundravlera mund te jetë në tokë, në vlera te tjera ose në para. Nuk mund te fillojë asnjë lloj legalizimi, pa filluar kthimi dhe kompensimi i pronarëve të vjetër. 5-Toka e shtetit mund të kalojë në pronësi private vetëm për kompensimin e pronarëve të vjetër, si dhe për legalizimet e informalëve. Transaksionet (kalimet) do të bëhen me vlerat e tregut në momentin kur do të kryehet kalimi i pronësisë nga shteti në privat.
    6-Mund të legalizohen vetëm ato prona që në momentin e legalizimit nuk përbëjnë një dëm publik imediat dhe me kosto shumë të rëndë për publikun.
    7-Informalët pushtues të tokës shtetërore, duhet të paguajnë së paku vlerën e tokës në momentin e legalizimit, si dhe një tarifë për legalizimin e ndërtimit pa leje. Shteti, përsa kohë ata nuk janë pronarë të tokës, ruan të drejtë e çlirimit të tokës, rast pas rasti, me dhunën e plotë të ligjit.
    8-Informalët pushtues të tokës private, që të legalizohen duhet te paguajnë, përveç pagesave që paguajnë pushtuesit e tokës shtetërore, edhe një penalitet së paku sa 30% e vlerës së tokës. Shteti, përsa kohë ata nuk janë pronarë të tokës, ruan të drejtë e çlirimit të tokës, rast pas rasti, me dhunën e plotë të ligjit.
    9-Informalë pronarë të tokës, duhet të paguajnë vetëm një tarifë për legalizimin e ndërtimit pa leje. Shteti, përsa kohë ata nuk kanë bërë legalizimin e ndërtimit, ruan të drejtë e prishjes së ndërtimit, rast pas rasti, me dhunën e plotë të ligjit.
    10-Çdo kalim pronësije është një e ardhur, siç është paga për të punësuarit, apo fitimi për biznesmenët, prandaj në princip mund të tatohen përkatësisht nga shteti, në analogji me tatimin mbi të ardhurat personale, apo mbi fitimin. Normat dhe mënyra e tatimit duhet të caktohet nga Kuvendi, me ligj.

    Le të provojmë se mos biem në konsensus me qindramijra shqiptarë!
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  2. #2
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Neni 41

    1. E drejta e pronës private është e garantuar.

    2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civil.

    3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publikë.

    4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë.

    5. Për mosmarrëveshjet lidhur me masën e shpërblimit mund të bëhet ankim në gjykatë.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    oliver..


    ky shkrimi eshte i yti apo e ke marre diku..?

    sidoqofte ..eshte shkrim shum me vlere.. qe hap debat per gjerat qe jan sot pikpyetje te medhaja.. e do jene gjithmon thembra e akilit.. per stabilitetin e vendit..

    ka ndodhur ne shqiperi si te ajo prallza..me thelen e bakllavase..
    kish ngel nje thel ne tepsi e u tha i zoti shpis mysafireve..kush do le ta haje..
    asnji nuk zgjati doren se sdesh me u tregu i babezitur..
    e mir tha i zoti shpi..po fik driten e ai qe e do le ta haje ne erresire e keshtu nuk dihet i babezituri..
    mirpo sa fiku driten u be baterdia.. e nga zhurma madhe ky e hapi driten menjihere e cte shihje..te gjithe kishin zgjat duar e piruna e garuzhdet.. me perla copen e bakllaves..
    keshtu dhe me mallin e shtetit ndodhi ne shqiperi sapo mileti nuhati se u "fik drita"..pra nuk kish me shtet qe ruan mallin e shtetit.. qe aso kohe quhej dhe toka si e tille..

    legalizimi qe po behet nuk eshte tjeter vec ..ligjerim i vjedhjes i grabitjes e krimit..

    pra nuk e krijuam dot ne shqipot nje shtet qe guxon te beje cdo gje me rregull e ligj..

    te fortet ben cdeshen..
    te ndershmit mbeten me gisht ne goje bile me keq.. ne bi.th fare..

    kur usa shpalli ligjin qe ndalonte diskriminin e zezakve ne shkolla restorante e kudo.. cfar ndodhi..
    zezaket shkuan neper shkollat e vendit..te nesermen pra atje ku dikur.. i kishin ndaluar..
    racistet reaguan.. mirpo..hm.. shteti amerikan vuri ushtrine te oborri e korridori shkolles..dhe i mbrojti ata qe ligji u jepte te drejte..
    pra racistet e bardhe e pan se ate dite e gjithmon.. zezaku nuk mund te perbuzej.. te dera shkolles.. sepse aty vigjelonte shteti.. pra e mbronte kallashi i shtetit..pik..

    keshtu do te duhet te vij nje shtet nje dite e ti vej pikat mbi i gjerave..me kallash..

    pra dhe toka duhet ndare.. me forcen e shtetit..

    pra edhe ne se hyseni i ngrate nuk ka 7 djem gangsterre.. si hasani.. e nga kjo nuku ka guxuar ti afrohet prones qe i takon qe ja ka zaptuar zeneli me banden e tij.. te tmerrshme.. vjen shteti e i i thote..ja xha hysen prona jote..
    jo po dale thot zeneli e kercenon.. se do ja ki robt kush guxon tja preke "pronen"..
    ashtu do thot shteti.. pa dale tju lidh ne zinxhir un juve gjith zenelave e hasanve te forte e tju gropos qe te mos ju shkoj mendja te krruheni me shtet e me qyqaret..

    po kush do e bej kte shtet se.. qo eshte puna..

    ..

  4. #4
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Ndërtimet pa leje, 15 dosje në prokuroriANILA PEÇI | 01/06/2009 |
    VLORË - Pas kontrollit që u është bërë subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në bregdetin Radhimë-Orikum, mësohet se për mbi 15 prej tyre ka nisur përgatitja e dosjeve me shkeljet e gjetura nga ana e sektorit kundër krimit ekonomik, dosje të cilat së shpejti pritet që të jenë në zyrat e Prokurorisë së Vlorës. Shkak për nisjen e aksionit ka qenë edhe publikimi herë pas herë i pamjeve që tregojnë për abuzimet që po bëhen në vijën bregdetare të Vlorës me krijimin e moleve, si dhe të ndërtimeve pa leje për qëllime fitimi, sidomos përgjatë stinës së verës.
    Aksioni
    Me hyrjen në fuqi këtë fillim viti të një shtese në Kodin Penal, e cila bën fjalë për ndërtimet pa leje, nga ana e drejtorisë së policisë Vlorë, janë ndërmarrë këto ditë aksione për kontrollin e vijës bregdetare në të gjithë qarkun. Lajmi bëhet me dije nga burime të besueshme jashtë strukturave të këtij aksioni, të cilat pohojnë se ai është në vijim dhe do të zgjasë deri në kontrollin e të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë. Sipas këtyre burimeve, nga kontrolli i kryer deri tani vetëm për pjesën Skelë-Orikum, kryesisht në zona të këtij të fundit, janë konstatuar dhe po përgatiten dosjet për t'u dërguar në prokurorinë e rrethit Vlorë mbi 15 subjekte. Këto kanë ndërtuar bare dhe mole artificiale në breg e brendësi të detit, duke shkaktuar kështu dëme. Siç mësohet, mbi personat përgjegjës rëndojnë akuzat për "ndërtim të paligjshëm" dhe "shkatërrim prone me mjete të tjera".
    Problemi
    Përgjatë vijës bregdetare në Radhimë ka shumë ndërtime të tilla, të cilat janë bërë shqetësim në zonë. Pronarë baresh apo edhe persona të tjerë anonimë, kanë bërë ndërhyrje përgjatë vijës bregdetare. Ata kanë mbushur deri hapësira detare me zhavor e inerte të tjera, për krijimin e plazheve private dhe moleve ndarëse. Shqetësimi është ngritur edhe më parë, ndërkohë që shumë herë këto punime pasohen me ndotje në det gjatë punimeve apo edhe përgjatë rrugës automobilistike që lidh plazhin. Ndërkohë, autoritetet vendore të Orikumit deklarojnë se problemi njihet, megjithatë nuk janë marrë masa për pengimin e ndërtimeve të tilla.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vlora eshte ne dore te mafies envero-edvino gjiko-arapo shyto-iste gjinushiste miloiste.. dhe keshtu ka per te qene dhe nja 40 vjet..

    le te guxoj kush tu a prishe sarajet motel bordelot e molot e plazhet private.. pa e shohin..
    ata jan te zote qe brenda nates ta rrezojne berishen e kush te jete e ta percellojne shqiperine nga konispoli ne podujeve.. rehat fare..

    ne revolucion te 97 tes.. ata ishin aq te zote sa mobilizuan akademik tirane e prishtine nga lloji qose deri ne ill pop.. e i vune ne rresht nen komand te shyto causheve..
    mobilizuan sabri ra godo e abaza ermena kurt kola e borica shkodre.. driterora e blush kico.. p.i-th. soma.. .. jevgjite e zabite.. e cte duash.. dhe e permbysnë shtetin si te ish bidon qumeshti.. aq kollaj..
    deri demeta e neritan frroka e ben imamër e ridvan pëshkepi-shejtaner.. i kishin asqere.. le me enveristet e tjere..

    jo vetem vloren po dhe durrsin dhe tiranen.. ata e kane ne dore.. le me poradecin qe po e po.. se divjak e arte dade i kan ne xhep me kohe..

    nuku krruhet kush me mafien vlonjate or babam..
    edvinua.. prandaj eshte me i forti i shqiperise..se i ka ata ne prapavije e kush i ka ata e ka tere shqiperine..
    enveri ate beri..
    e vuri hysnine manushne e kadrine e dervishet.. ne biro.. qe me ta ta kish ne xhep te vogel tere shqiperine.. dhe ashtu e pat..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 01-06-2009 më 06:49

  6. #6
    "I thashe te mos ndertonte derisa te merrej nje vendim ligjor per token"

    E Hene, 01 Qershor 2009

    Fier- Gjykata e Fierit ka lene ne masen "arrest me burg" te dyshuarin per vrasjen e xhaxhait te prokurorit te Vlores. Perparim meskaj ka pranuar gjate zhvillimit te seances diten e djeshme se kishte qelluar disa here me arme ndaj 70 vjecarit Aliko Malaj pas nje konflikti pronesie te pazgjidhur prej vitesh nga autoritetet vendore. Ngjarja ndodhi kater dite me pare ne fshatin Pocem te komunes Klos ne Mallakaster. Seanca eshte zhvilluar nen masa te rrepta sigurie dhe nuk jane lejuar te hyjne brenda shume persona per te shmangur ndonje konflikt. Trupi gjykues kryesohej prej gjyqtarit Fatri Islami. Gjate marrjes ne pyetje, Merkaj ka pohuar se vrasja ka ndodhur pas nje debati. "Viktima po ndertonte ne kufirin e tokave qe jane ne pronesine time dhe te familjes Malaj. Une isha ankuar edhe ne komune, pasi kerkoja drejtesi, sepse toka me perkiste mua", eshte shprehur i dyshuari. Por pronesine e siperfaqes ku po ndertohej nje objekt e pretendonte edhe viktima. "Une i kisha thene qe te mos kryente ndertim pa u marre nje vendim ligjor, pasi do te ishte me e veshtire per ta prishur me pas. Veprimet e Alikos, si dhe fillimi i ndertimeve ne token qe une pretendoj, me beri qe te kryej vrasjen", ka pohuar Merkaj para trupit gjykues. Gjyqtari Islami, pasi ka degjuar fjalen e perfaqesuesit te akuzes per provat e siguruara, ka vendosur masen e sigurise "arrest me burg" deri ne perfundim te procesit.

    Xhemil Beharaj



    Krimi

    I ndjeri Aliko Malaj u qellua per vdekje pasditen e se enjtes nga i dyshuari Perparim Malaj. Banoret e fshatit Pocem lajmeruan policine, e cila pas postblloqeve te ngritura kapi afer shtepise 45-vjecarin, bashkefshatar me viktimen. Gjate ndalimit eshte sekuestruar edhe arma e krimit, pistolete tip "TT".




    koha jone

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    le ta marrrin vesh te gjithe se.. me djersen e pasurin e tjatrit mos te tallet kush..
    sot a neserr do fershellej plumbi ..pik..

    un i pergezoj ata qe qellojne mbi grabitesit e tokes.. shpise.. motrave (sic mendohet rasti xhindi) etjetj.. mbasi kan konsumuar ankimimet ne shtet..

    ju lumte alltija..dhe pejk..

  8. #8
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    THEMELET E SHTETIT JANE: PRONA I TAKON TE ZOTIT.

    PRONA ESHTE E SHENJTE, I TAKON TE ZOTIT. Katraura komuniste filloi me pronen dhe ZOTIN. Kur shkateroi keto dy themele,komunizmi nuk e dinte se filloi renimin e tij. Inercia komuniste edhe sot kerkon te realizoje demokraci, mbi pronen qe ja mer te ZOTIT.Kjo demokraci eshte e deshtuar.I ZOTI i tokes nuk ka fuqine e shtetit, dhe shteti nuk duhet te perfitoje nga kjo dobesi. Qe tani prishjet e shtepive te banoreve, ndertimet e reja mbi keto toka dhe perseri prishjet e ndertimeve te reja vertetojne katrauren qe vjen kur cenohet PRONA E TE ZOTIT. Nuk na duhet nje shqiperi e cila ka banore qe ju jane grabitur pronat me menyra te ndryshme.Qofte edhe nje pellembe toke, rembyer te ZOTIT te saj, nga X ose Y, do krijonte nje Shqiperi alarmante,te stresuar,do shkateronte vete themelet e shtetit. Me mire te begatohet shqiperia ca me vonë dhe e sakte me punet e pronave,se sa te begatohet shpejt e shpejt, duke i rembyer te ZOTIT ...
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

Tema të Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •