Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Protesta kombëtare merr përkrahje më të gjerë

    Protesta kombëtare merr përkrahje më të gjerë

    01/06/2009 17:57:09


    Protesta mbarëkombëtare e paralajmëruar ditë më parë nga kreu i BDK-së, Hysni Shaqiri ka gjetur përkrahjen e disa partive më të vogla opozitare dhe shoqatave joqeveritare në veprojnë në Maqedoni .


    Lideri i BDK-së, Hysni Shaqiri thotë se tani më është formuar këshilli organizativ i protestës që ka për qëllim barazinë e plotë juridiko kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni.

    Në këshillin organizativë të protestës do të marrin pjesë me nga dy anëtarë, Shoqata e ish të Burgosurve dhe të Përsekutuarve Politik, Lëvizja Demokratike Shqiptare, Lëvizja Kombëtare Shqiptare për Iliridën, Bashkimi Demokratik Shqiptar, dhe Partia për Prosperitet Demokratik.

    Nga Këshilli për Organizimin e Protestave, thonë se Këshilli Iniciativë, është obliguar që të ftoj edhe shoqatat dhe partitë tjera, që të mbështesin ngritjen e zërit kundër trajtimit të pabarabartë dhe padrejtësive të shumta, që u bëhen shqiptarëve në Maqedoni.

    “Këshilli për Organizimin e Protestave, pas konsultimit edhe me subjektet tjera, që pritet të mbështesin protestat, së shpejti do të caktoj edhe datën për mbajtjen e tyre. Protestat do të fillojnë nga qyteti i Shkupit, për të vazhduar edhe në qytetet tjera shqiptare në Maqedoni. Ndërsa njëzëri është vendosur, që protestat të jen me karakter kombëtarë, duke shmangur të gjitha simbolet e subjekteve që organizojnë protesta dhe nën flamurin kombëtarë, besojmë në mbështetjen e madhe të qytetarëve shqiptarë, nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, sepse interesi kombëtar është mbi të gjitha”, theksojnë nga Këshilli Organizativë i Protestave. (INA)

    ************************************

    Besoj gjithe duhej ta perkrahim kete protest 100%.....
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Alex731
    Anëtarësuar
    06-04-2007
    Postime
    540
    Gjithsesi, ti themi Mjaft Maskarallekeve Ndaj Shqiptareve.
    Lidhjet e faqeve personale mund ti vendosni tek profili juaj por jo në firmë. Stafi i forumit!

  3. #3
    TETOVA Maska e Tetovar
    Anëtarësuar
    15-02-2006
    Vendndodhja
    Ne zemer te Sharrit
    Postime
    134
    Koha eshte per ndryshime.
    Nuk duron populli keshtu.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Realitei eshte qe jem lodhur me keta partite tona ne ILIRIDE , thjeshte ka humbur besimi ne partit Shqiptare , edhe kjo protesta nga partite e vogla vet u kundershtua ( se pari ) nga partite Shqiptare ..Kemi ngel te besojme me shume mediumive Shqiptare se sa per keta parti ( anti)"Shqiptare", per ( popullin?) mua jane kohe e kaluar .

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar më parë nga Faik Lexo Postimin
    Protesta kombëtare merr përkrahje më të gjerë

    01/06/2009 17:57:09


    Protesta mbarëkombëtare e paralajmëruar ditë më parë nga kreu i BDK-së, Hysni Shaqiri ka gjetur përkrahjen e disa partive më të vogla opozitare dhe shoqatave joqeveritare në veprojnë në Maqedoni .


    Lideri i BDK-së, Hysni Shaqiri thotë se tani më është formuar këshilli organizativ i protestës që ka për qëllim barazinë e plotë juridiko kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni.

    Në këshillin organizativë të protestës do të marrin pjesë me nga dy anëtarë, Shoqata e ish të Burgosurve dhe të Përsekutuarve Politik, Lëvizja Demokratike Shqiptare, Lëvizja Kombëtare Shqiptare për Iliridën, Bashkimi Demokratik Shqiptar, dhe Partia për Prosperitet Demokratik.

    Nga Këshilli për Organizimin e Protestave, thonë se Këshilli Iniciativë, është obliguar që të ftoj edhe shoqatat dhe partitë tjera, që të mbështesin ngritjen e zërit kundër trajtimit të pabarabartë dhe padrejtësive të shumta, që u bëhen shqiptarëve në Maqedoni.

    “Këshilli për Organizimin e Protestave, pas konsultimit edhe me subjektet tjera, që pritet të mbështesin protestat, së shpejti do të caktoj edhe datën për mbajtjen e tyre. Protestat do të fillojnë nga qyteti i Shkupit, për të vazhduar edhe në qytetet tjera shqiptare në Maqedoni. Ndërsa njëzëri është vendosur, që protestat të jen me karakter kombëtarë, duke shmangur të gjitha simbolet e subjekteve që organizojnë protesta dhe nën flamurin kombëtarë, besojmë në mbështetjen e madhe të qytetarëve shqiptarë, nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, sepse interesi kombëtar është mbi të gjitha”, theksojnë nga Këshilli Organizativë i Protestave. (INA)

    ************************************

    Besoj gjithe duhej ta perkrahim kete protest 100%.....


    Opinioni duhet te dijë nje te vertete ! Pjesemarrja e Levizjes Demokratike Shqiptare ne ato Keshille eshte vetem vullnet personal i Hajredin Kazes! Ai pa mbajtur mbledhje me kryesine, me njerez qe nuk jane anetare te Levizjes, shkon neper Keshille te tilla, ku behet mjegull se ja po veprojne per ceshtjen shqiptare, ne realitet, keto protesta motivohen nga kabineti i Grujevskit, se ja Maqedonia duhet te pranohet ne Bashkesine Evropiane dhe Nato.

    Me kete rast , Kryesia e Levizjes Demokratike Shqiptare, i ka vene vije te kuqe te veproje me Hajredin Kazen, sepse ai as perafersisht nuk eshte ne perputhje me veprimet dhe me kerkesat e Platformes se Levizjes !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Kush e degjeneroj Projektin veprues per koordinim dhe harmonizim te veprimeve qe dolen nga mbledhja e Kryesise se LDSH te mbajtur me 21qershor 2009, ku Hajredin Kaza pa asnje arsye leshoj mbledhjen ku ishte i kritikuar se shkes statutin e Levizjes, dhe me grupe te ndryshme qytetaresh del neper mediume, duke krijuar huti , e duke i paraqitur ata si anetare kryesie!





    Sent: Thursday, May 21, 2009 11:36:00 PM
    Subject: Bashkëveprim

    KOORDINIMI NË NIVEL SHTETROR


    Në selinë e Lëvizjes Demokratike Shqiptare ne Gostivar, Kryesia e saj, dhe Organet shtetërore te Republikës së Iliridës, te perfaqësuar nga Sekretari shtetëror, z. Selam Elmazi , dhe anëtarë të Senatit, patën takim pune , me qëllim të koordinimit të veprimeve të mëtutjeshme . Ata, në ketë takim të parë, pas mbajtjes së Tryzës Mbarëkombëtare të mbajtur më 09.05.2009, në organizim të LDSH, ku mori pjesë dhe kryetari i Republikës së Iliridës, z. Nevzat Halili, dhe bashkepunëtorët e tij, caktuan këtë takim, për të zhvilluar mundësinë e gjetjes sa më racionale, për te arritur deri tek nismat funksionale të këtij shteti të ri të okupuar nga sllavomaqedonasit !

    Nder te tjera , te dy kryesitë perkrahën protestat e Studentëve të Universitetit Shqiptar te Tetovës, dhe Universitetit Shqiptar te Evropës Juglindore , qe u mbajtë për arsye te shprehjes së pakënaqësisë që Qeveria okupatore e te ashtuquajturës IRJM, me tendenca koordinon mjete simbolike dhe te pamjaftueshme per vijimin e veprimtarisë arsimore ne këto institucione.

    Të dy kryesitë njëkohësisht njoftojnë opinionin se kundërshtojnë qendrimin e Liderit te partisë së BDI, pjesëmarrëse në Qeverine e pushtuesit, se : "Kuadrot tona me sukses jane duke kryer obligimet e tyre ne pushtetin ekzekutiv, i cili ka filluar te funksionoje, por ndarjen e pushtetit , nuk e pranojmë ", kumton Ahmedi, dhe se kete, ia ka bere me dije Gazdës së tij Gruevski. Me ketë deklaratë, ai perfundimisht ka dëshmuar se nuk ka aftesi t'i dale perballe kerkesës legjitime dhe natyrore të shqiptarëve, por plason idenë se eshte per veprime adaptuase, ashtu si i dikton padroni! Ndersa, liderit opozitar te Partisë Demokratike Shqiptare, ia perkujtojmë se ai dhe suita e tij patën rastin të bëjnë "marrëveshje", dhe pikërisht me ato sajesa, lejuan te ndodhin gjithë tragjikomeditë e nje lloji të vet, që i bënë aktorë të rreshtuar me duartrokitje frenetike në Kongrese e Pervjetore, ku fliste shqipen e bastarduar padroni Grujeski, me garanca se aty nuk do te kendohej himni shqiptarë !
    Te tjerit liderë te programeve e ideve të gjymta e misterioze, aq ma shume pretenduesit e nje "demokracie te re", që synon të mashtrojë shqiptarët, por, mashtrojnë vetveten, se gezojnë autoritetin nga grumbulli i "votave te mbledhura nga garat e zgjedhjeve presidenciale", dhe se me to, jane legjitimë per t'u bere argat ne Qeveri, janë absurde te nje stili te veçantë! Poashtu ,janë absurde , edhe apelet e subjekteve politike shqiptare, se duan te kyqen per te zgjidhur emrin e një shteti okupator, duke harruar se emri i shtetit të shqiptarëve eshte Ilirida !

    Ne kete takim te dy kryesite caktuan grupet punuese qe do te sjellin harmonizimin e Platformës per veprim!



    21.05.2009
    Gostivar Levizja Demokratike Shqiptare - Gostivar
    Republika Demokratike
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  7. #7
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Kjo protest duhet te perkrahet nga te gjith ne Shqiptaret qe jetojm ne ket shtet ta shprehim mllefin ton ti tregojm botes se ne ket shtet ne shqiptaret jemi te anashkaluar ne te gjith aspektet
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Perse Grupet e caktuara nuk arriten te mbaje takime! Per cka duhej te bisedonin. Eshte fare e qarte se Hajredin Kaza te nesermen, duke pa se i nderpriten mundesite e fusheveprimit, mbledh klanin e vet, dhe ia mesyjne te bejne Keshillin e Protestave.

    Ai harroj se u zotua se do te beje Manifestimin e 10 qershorit , dites se Lidhjes Shqiptare. Ai harroi se ne emer te Levizjes kishte ftuar nga Shqiperia dhe Kosova personalitete te marrin pjese ate dite te shenjte. Ai njesoj veproj si me diten e 11 marsit, kur u caktua se duhet te mbahet perkujtimi i Demostratave studentore. Por, pasi ate manifestim arriti ta nxhjerre nga agjenda e mbajtjes, sepse i duhej kohë qe te rende neper dyeret e partive per te kapur kulaqin qe ia premtonin, njesoj edhe me kete rast Hajredin Kaza, pa bere analize per mbajtjen e Tryzes mbarkombetare, ku u debatua : Te ecim drejt Bashkimit dhe Pavarsise, qe u mbajte me 09 maj 2009 ne Gostivar, u turr te perkrahe tezat e integrimit te Maqedonise , sepse vetem me ato teza siguroheshin tenderet qe ai i ka ne zemer!

    Hajredin Kaza, pa mbajtur mbledhej me kryesine , lansonte pas shpine idete se eshte ne perputhje me Partite qe Ivanovin e benin legjitim, edhepse elektorati shqiptare e bojkotoj! Po me te njejtin stil, kunder Projekt Platformes , ai del e behet argat i Partive qe trumbetojne llojlloj surrogatesh te drejtash per shqiptaret, pa u ndesh me unitarine e makosllavise, por duke krijuar mjegull se kerkojne te zgjidhet dicka!
    Ndryshuar për herë të fundit nga gjakushi : 05-06-2009 më 17:17
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar më parë nga strong_07 Lexo Postimin
    Kjo protest duhet te perkrahet nga te gjith ne Shqiptaret qe jetojm ne ket shtet ta shprehim mllefin ton ti tregojm botes se ne ket shtet ne shqiptaret jemi te anashkaluar ne te gjith aspektet

    I nderuar Strong !

    Keto protesta qe duan te pershpejtojne integrimin e Maqedonise ne BE dhe Nato, Levizja i refuzoj. Ajo ishte e qarte ; Maqedonia le te integrohet ku te doje por jo ne tokat e shqiptareve, dhe duke roberuar shqiptaret. Kete ide e perkrahu Hajredin Kaza , por, pastaj, kur djajt i fryen ne vesh, ai u turr te beje aleanca te perkrahe kete rruge!

    Protesta do te behen ! Dhe Levizja Demokratike Shqiptare, per to njoftoj edhe institucionet evropiane, dhe ato te Amerikes, se do te kerkoje korrigjim per roberine e shqiptareve! Kjo ishte rruga se shqiptaret pa u integruar ne mes, nuk mund te integrohen te okupuar ne Evrope. Dhe per kete kishin mbeshtetje!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  10. #10
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Ne Maqedoni, eshte shume e nevojshme te formohet Keshilli Kombetare ,per mbrotjen e popullates shqipetare .
    Me formimin e Keshillit Kombetare automatikishte te gjithe partite (sahanelepiresit -shqipetare me prejardhje kazakistani ) e humbin kredibilitetin ,dhe ata mbeten s'i hajduta te cilet duhet te shpallen (grupe terroriste ) qe e terrorizuane popullaten shqipetare per shume vite me rradhe . Keto grupe terroriste (partite ne pushtet ,sahanelepiresit ) me deomos duhet te denohen s'imbas veprave ose te largohen nga maqedonia .

    Keshillin Kombetare duhet t'a formojne studentet rrinia shqipetare .

    Keni mbeshtetjen nga gjithe mergimtaret shqipetare .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Biblioteka kombëtare në 80-vjetor
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2003, 09:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •