Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Angry Dënime të reja të ashpra për banorët e Sopotit

    Dënime të reja të ashpra për banorët e Sopotit

    01/06/2009 15:03:00


    Me 14 vjet burg është dënuar Zenel Klaiqi nga fshati Sopot i Kumanovës i arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar për rastin e shpërthimit të minës para 6 viteve në Sopot nga e cila kishin humbur jetën dy ushtarë polak të forcave të NATO-s. Gjykata e Shkupit në mungesë me nga 15 vjet burg ka dënuar edhe gjashtë banorë tjerë të Sopotit, Samet Limanin, Shaqir Sulejmanin, Afrim Ukshinin, Bashkim Ukshinin, Selman Jahiun dhe Musa Klaiqin, ndërsa i dyshuari i shtatë Orhan Bajrami është liruar nga akuza.

    Skender Klaiqi vëllai i të dënuarit, Zenel Klaiqi thotë se rasti i Sopotit është proces i montuar politik.

    “Ne kemi mbetur në mëshirë të Zotit vetëm edhe ata fëmijë që si kanë dënuar edhe mua s’ka mbet tjetër pa dënuar ata, i kanë dënuar krejt fshatin 12 vetë 160 – 70 vjet burg, për çka për kurrgjë hiç. Kemi qenë edhe tek Alia, kam folur para dy ditëve edhe me Xhemal Jasharin edhe me Shpatin edhe me krejt, na thanë se ne kemi punuar për çështjen për mos me u dënuar, ata siç po e shoh unë paskan punuar që të dënohen e jo mos të dënohen. Vetëm ti ngrejmë duart te Zoti se s’ka tjetër ku të ankohemi. Do ti marrim fëmijët edhe t’i shkojmë 3-4 muaj Alisë atje edhe para Qeverisë këtu me qebe jorgana, shatora do të ngrejmë edhe aty me ndejtë. Le të na ruajnë edhe neve po e lëshojmë katundin krejt edhe ditën e mirë ata neve 12 vetave nga 14, 15... 170 vjet burg një fshat unë nuk e di”, deklaroi Skender Klaiqi – vëllau i të dënuarit Zenel Klaiqi.

    Për rastin e njëjtë është dënuar më herët me 14 vjet burg edhe vëllau i Zenelit, Hasan Klaiqi i cili dënimin është duke e vuajtur në burgun e Idrizovës së bashku edhe me bashkëfshatarët e tij Sulejman Sulejmani, Samet Lutfiu që janë të dënuar me 14 vjet burg dhe Shaban Limani po nga fshati Sopot i dënuar me 10 vjet burg.

    Shkëlzen Aqifi

    *******************************

    Off off off off Deri kurrrrrrrrrrrrr keshtu......
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Me vje shume keq per keta te ngrat, sepse kete e kan dhurat paster nga BDI :S
    Sui generis

Tema të Ngjashme

  1. Mrekullia që po ndodh në rivierë
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 04:27
  2. Lehtësohet dhënia e vizave për banorët e Ballkanit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 09:06
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19
  5. Historia e Himarës Shqiptare
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •