Shikoni Se kush po behet gati per Lufte anti-Gurile...... Po pyetja eshte cfar jemi duke bere ne????
***************************************
MPB prezantoi katër helikoptërët e blerë nga Rusia
Më në fund opinionit i prezantohen helikopterët fantom të MPB-së. Pas rritjes se buxhetit për ketë ministri janë blerë katër helikopterë të prodhimit rus që konsiderohen të jenë më të përsosurit për luftë guerile. Janë blerë dy helikopter të tipit MI 171 dhe dy MI 17 V5, të prodhuar më 26 dhjetor të vitit 2008. Helikopterët janë të dedikuar parasegjithash për veprime antiterroriste, por nga MPB thonë se ato do të shfrytëzohen për veprimtari tjera.
Ky është helikopter MI 17 V5, i dedikuar për transport të njerëzve, transport të ngarkesave gabarite, si në pjesën e brendshme poashtu edhe në atë të jashtmen. Është i dedikuar për desantim të parashutave, për shpëtim, për shuarjen e zjarreve dhe për bartjen e të plagosurve. Shumë lehtë dhe shpejtë adaptohet në variante sanitare. Mund të bartë 12 persona të plagosur rëndë, apo 26 persona të plagosur lehtë të cilët mund të ulen në ulëset. Këto janë dedikimet kryesore të helikopterit”, deklaroi Zoran Malcev, teknik.
Helikopterët janë blerë si transportues por shume lehtë dhe shpejtë mund të pajisen me armatimin më të përsosur . Të njëjtit shfrytëzohen edhe nga forcat amerikane në Afganistan dhe Irak. Por nga MPB nuk japin detaje për të njëjtit se a do të pajisen ose a është porositur edhe pajisje plotësuese për të adaptuar të njëjtit edhe për luftë guerile.
“Është version qytetar, sa u përket granatave varet nga instancat më të larta në shtet. Ky është version i pastër qytetarë dhe nuk ka kurrfarë pajisje të llojit të tillë, nuk ka granata nuk ka as instalim. Prodhim rus, në dy fabrika në rusi prodhohen. Helikopterët janë të rinj, janë prodhuar vitin e kaluar”, theksoi Ilo Lopatiçki, pilot në njësinë e pilotëve pranë MPB-së.
Nga MPB nuk bëjnë të ditur shumën që ka ndarë kjo ministri për të blerë këta helikopter. Por vendosi që opinioni ti sheh vetëm pas kërkesës së deputetit të LSDM-së Jani Makraduli i cili pyeti ministrin si është e mundur të ndahen mbi 20 milionë euro për blerjen e një helikopteri të këtillë kur të ngjashëm mund të gjinden në treg për çmim tre herë më të lire, gjegjësisht për 5,5 milionë euro.
Bedri Rexhallari
***********************************************
Helikopteret Rus Indikative
Helikopterët e ri të tipit MI 171 dhe MI 17 V5 që prezantoi MPB para opinionit në asnjë mënyrë nuk guxojnë të përdoren për qëllime luftarake shprehën ekspert e çështjeve të sigurisë. Bllagoja Markovski për Alsat shpjegon se MPB pasiqë ka marë kontrollin kufijve ka të drejtë të disponoj me helikopter të këtij lloji por ekskluzivisht duhet përdor vetëm për transport dhe aktivitete humane.
“Dedikimi i tyre themelorë duhet të jetë ashtu edhe siç është definuar nga prodhuesi transport të mallrave dhe njerëzve. MPB-ja nuk mund t'i shfrytëzoj për qëllime luftarake, sepse ato nuk janë të dedikuar për qëllime luftarake, por kryesisht për qëllime humane dhe transport të mallrave dhe njerëzve. Nga ky aspekt këtu nuk vihet në pyetje se MPB-ja duhet apo jot ë ketë helikopterë të këtillë, megjithatë MPB-ja nuk mund të ketë dhe nuk mund të përdor helikopterë luftarak", thotë eksperti Bllagoja Markovski.
Ismet Ramadani nënkryetar i këshillit euroatlantik në vend thotë se blerja e këtyre helikopterëve vetvetiu krijon hapësirë për spekulime të shumta se vallë për çfarë arsye ato janë blerë në këtë kohë kur vendi është përfshirë nga kriza ekonomike globale.
“Kemi një situatë të themi në Maqedoni pak më specifike sa u përket atyre raporteve ndëretnike, tensioneve politike që po krijohen me veprime të ndryshme në t’përditshëm politike, kjo na bën që edhe më shumë të spekulojmë respektivisht të diskutohet se pse në këtë moment kur dhe si do të përdoren ato helikopterë. Valë duhet të krijohen situate që preventive të jenë helikopterët me mundësitë e luftës kundër guerilës e kështu me radhë dhe është me vend ajo që shtrohen pyetje dhe diskutohen çështjet e këtilla”, vlerëson Ismet Ramadani, nënkryetar I Klubit Euroatlantik.
Katër helikopterët që bleu MPB për momentin konsiderohen si më të përsosurit për luftë guerile në rast se pajisen me armatimin adekuat. Të njëjtin përdoren edhe forcat amerikane në Afganistan dhe Irak. Nga MPB nuk japin detaje se a do të pajisen ose jo këta helikopter edhe me armatimin për të qenë të gatshëm edhe për veprime luftarake.
“Është version qytetar, sa u përket granatave varet nga instancat më të larta në shtet. Ky është version i pastër qytetarë dhe nuk ka kurrfarë pajisje të llojit të tillë, nuk ka granata nuk ka as instalim. Prodhim rus, në dy fabrika në Rusi prodhohen. Helikopterët janë të rinj, janë prodhuar vitin e kaluar”, thotë Ilo Lopatiçki.
Ismet Ramadani nga ana tjetër thotë se indikative është që këto fluturake janë blerë edhe nga një vend si Rusia, e cila kundërshton zgjerimin e NATO-s si në lidje ashtu edhe në rajonin e Ballkanit.
“Më ka ra rasti me pyet një diplomat rus, se pse ato janë kundër shtrirjes së NATO-s në lindje dhe Ballkanin përgjigjja e tij ishte se përveç tjerash është ajo se Rusia e humb tregun e shitjes së armëve. Prandaj kur krejt këtë e kemi parasysh atëherë është me vend që kjo çështje, respektivisht kjo blerje e helikopterëve në opinion të krijoj situate të cilat janë diskutabile dhe sigurisht spekulimet shkojnë deri aty që vetë blerja e helikopterëve dhe konotacion politik”, thekson Ismet Ramadani.
Nga MPB nuk bëjnë të ditur shumën që ka ndarë kjo ministri për të blerë këta helikopter. Por vendosi që opinioni ti sheh vetëm pas kërkesës së deputetit të LSDM-së Jani Makraduli i cili pyeti ministrin si është e mundur të ndahen mbi 20 milionë euro për blerjen e një helikopteri të këtillë kur të ngjashëm mund të gjinden në treg për çmim tre herë më të lire, gjegjësisht për 5,5 milionë euro.
Bedri Rexhallari
Krijoni Kontakt