Liga e Evropës, e cila do të fillojë nga sezoni i ardhshëm duke zëvendësuar Kupën UEFA, do të drejtohet nga pesë arbitra, ka bërë të ditur, presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.
Arbitri kryesor do të vazhdojë të jetë në detyrë, si edhe dy anësorët, por UEFA dhe FIFA kanë vendosur të angazhojnë edhe dy zyrtarë prapa secilit gol, të cilët do të jenë të përqendruar në zonën e penaltisë gjatë gjithë garës.
“Në marrëveshje me Michel Platini dhe UEFA, kemi vendosur që UEFA të testojë një mënyrë të re të vlerësimit gjatë Ligës së Evropës, jo vetëm gjatë fazës grupore, por deri në fund të garës”, ka thënë Blatter.
Tgf
Hapa këtë temë me qëllim që të shoh edhe mendimet tua në lidhje me këtë vendim, si mendoni do të jetë i suksesshëm një veprim i tillë apo jo? Do të ketë efikasitet apo do të ngel një regull e pazbatuar?
Keni edhe sondazhin mund të votoni se të cilit mendim jeni.
Rapsoul
Krijoni Kontakt