Close
Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 145
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Tregtaret-Olldashit: Voten e ke te marre

    Kandidati i Partise Demokratike ne qarkun e Fierit, Sokol Olldashi vizitoi tregun e komunes Bubullime dhe te fshatit Imsht te Lushnjes, ku kesaj here la tregtaret dhe perfaqesuesit e biznesit te vogel qe te shpreheshin.

    “Gjerat po ecin shume me mire. Kjo qeveri te punoje sic ka punuar, po te munde edhe me shume”, eshte shprehur nje tregtar.

    “Ne do te punojme me shume”, ia ka kthyer atij Olldashi, te cilit tregtaret i kane garantuar se, “voten e ke te marre”.

    **************

    Ky ishte nje shkrim ne top-channel. Arsyeja pse e solla ketu eshte se edhe mediat me extreme te majta, mediat qe jane plotesisht ne sherbim te Edvin Rames, sic eshte top-ch, kane filluar ta pranojne realitetin dhe te bejne shkrime ne favor te se vertetes se PD do te fitoje bindshem ne kete rradhe.

  2. #12
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    Kandidati i Partise Demokratike ne qarkun e Fierit, Sokol Olldashi vizitoi tregun e komunes Bubullime dhe te fshatit Imsht te Lushnjes, ku kesaj here la tregtaret dhe perfaqesuesit e biznesit te vogel qe te shpreheshin.

    “Gjerat po ecin shume me mire. Kjo qeveri te punoje sic ka punuar, po te munde edhe me shume”, eshte shprehur nje tregtar.

    “Ne do te punojme me shume”, ia ka kthyer atij Olldashi, te cilit tregtaret i kane garantuar se, “voten e ke te marre”.

    **************

    Ky ishte nje shkrim ne top-channel. Arsyeja pse e solla ketu eshte se edhe mediat me extreme te majta, mediat qe jane plotesisht ne sherbim te Edvin Rames, sic eshte top-ch, kane filluar ta pranojne realitetin dhe te bejne shkrime ne favor te se vertetes se PD do te fitoje bindshem ne kete rradhe.
    Realist duke qene se e njoh shume mire ate zone te ciles i referoheni po ta them me bindje te plote qe nuk fiton Pd ne ate zone................
    Eshte e natyrshme qe partite te leshojne deklerata te tilla per te mbajtur larte moralin per fitore te simpatizantet e tyre...........
    Po ta lexosh perdite tch vertet anon pak nga e majta por do gjesh edhe shkrime te tilla............jo si disa media te tjera qe nuk ja vlen ti degjosh se e di permbajtjen pa e hapur fare

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    PRENCEEDI, eshte gjynah te thuash se kinse top-ch anon 'pak' nga e majta. Top-ch anon jo pak por me te gjithe peshen anon nga e majta. Ti si ekspert qe na qenke me vjen mire, por te shohim me 28 qershor...

  4. #14
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    PRENCEEDI, eshte gjynah te thuash se kinse top-ch anon 'pak' nga e majta. Top-ch anon jo pak por me te gjithe peshen anon nga e majta. Ti si ekspert qe na qenke me vjen mire, por te shohim me 28 qershor...
    nuk jam ekspert jam REALIST

  5. #15
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Pyetni njëherë tregtarët e Tiranës se për kë do votojnë: për taksat e Ramës apo për përgjysmimet e Berishës?
    Life's too short to remove USB safely.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ja ja jepkan voten Olldashit voten tregtaret e Bubullimes.
    Dmth me Bubullimen qe ka 1% te popullsise se Fierit u markan zgjedhjet.
    Si nuk doli nje i mencur more nga keta te pd more. Si ka mundesi te gjithe pa tru te vogel?

  7. #17
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531

    Premtimet e përsëritura të Berishës nga njëra fushatë në tjetrën

    Disa nga pikat e programit të ri të PD-së, të njëjta me premtimet e 2005-s. PD-ja dështon në reformën në shëndetësi, ujë 24 ore, luftë kundër korrupsionit etj.

    Eljona Ballhysa
    Partia Demokratike ka publikuar në faqen zyrtare në internet pikat kryesore të programit politik me të cilat garon në zgjedhjet e 28 qershorit. Programi bazohet në premtimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në vendet e BE-së, në hapjen e vendeve të reja të punës, në zhvillimin e infrastrukturës dhe të energjisë dhe në reformën në arsim dhe shëndetësi. Por ajo që bie në sy është se janë pothuajse të njëjtat pika programore me të cilat PD-ja garoi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005. Ndërsa kryetari i PD-së, Sali Berisha, në takimet që zhvillon në rrethe të ndryshme të vendit, përveç retorikës së njëjtë politike, shpeshherë përsërit premtimet e 4 viteve më parë. Përsëritja e premtimeve nuk tregon gjë tjetër veçse mosmbajtjen e tyre, mosrealizimin gjatë mandatit të kaluar qeveritar.
    Premtimet
    Në programin e vitit 2005 demokratët parashikuan se nëpërmjet shpërndarjes së drejtë të të ardhurave për frymë do të arrinin zbutjen e pabarazisë dhe reduktimin e shpejtë të varfërisë. Pikërisht edhe gjatë kësaj fushate elektorale demokratët po vazhdojnë të premtojnë zhdukjen e varfërisë. Madje kryeministri Berisha ka deklaruar se asnjë banor nuk do të marrë gjatë mandatit të ardhshëm më pak se 2 dollarë në ditë. “Brenda 4 viteve të ardhshme do të përgjysmohet niveli i varfërisë monetare, ndërsa asnjë shqiptar nuk do të jetojë më nën nivelin ekstrem të varfërisë ushqimore”, - është ky një premtim i PD-së në 2005-n. Por, të gjithë janë dëshmitarë se ende në Shqipëri ka familje që jetojnë në varfëri ekstreme.
    Një tjetër premtim i fushatë së PD-së para katër viteve ka qenë furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë në ditë, premtim të cilin e kemi dëgjuar shpesh këto ditë të fushatës aktuale. “Furnizimi me ujë të pijshëm dhe largimi e trajtimi i ujërave të zeza është gjithashtu një prioritet madhor i qeverisë, për të cilin do të alokohen fonde të konsiderueshme për investime dhe mirëmbajtje”, - shkruhet në programin e 2005-s të PD-së. PD-ja premtoi se gjatë mandatit katërvjeçar do të reduktonte papunësinë deri në nivelin mesatar të vendeve të zhvilluara europiane, ndërsa këtë vit kryeministri Berisha premtoi se gjatë mandatit të dytë qeverisës PD-ja do të hapë 160 mijë vende të reja pune.
    “Në veçanti, në 4 vitet e ardhshme, do të kryhet shtrimi e asfaltimi i 4000 km rrugë rurale me efekte të shumëfishuara në uljen e varfërisë dhe rritjen e mundësive për zhvillim të zonave rurale e malore të vendit”, - ishte një tjetër pikë e programit të PD-së në 2005-n. Gjatë takimeve në komuna të ndryshme të vendit kryetari i PD-së dhe kandidatët për deputetë të kësaj partie vazhdojnë të premtojnë investime në infrastrukturën rurale dhe asfaltimin e rrugëve të komunave. Duket se ky është një tjetër premtim i pambajtur i PD-së. “Do të sigurohet kompjuterizimi dhe lidhja në internet në çdo shkollë e klasë”, - shkruhet në programin e PD-së. Ndërkohë që gjatë kësaj fushate, për shkak të mosfunksionimit të internetit, shumë zyra të gjendjeve civile kanë hasur probleme në pajisjen e qytetarëve me karta identiteti, ndaj dhe këtë fushatë ky vjen si një tjetër premtim i përsëritur. Ndërsa çështje të rëndësishme, siç janë kthimi dhe kompensimi i pronës, dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politikë, reforma në shëndetësi dhe arsim, vazhdojnë të jenë pikat kyçe të programeve politike për gati 18 vjet.
    Mosrealizimet
    Përveç premtimeve që përsëriten dhe që mund të kenë nisur të realizohen deri diku, ka dhe nga ato pika programore që edhe pas 4 vitesh nuk janë realizuar. “Transparenca e financimeve të partive dhe kandidatëve në zgjedhje do të jetë gjithashtu një tjetër objektiv madhor i reformës zgjedhore”, - është zotimi i bërë në programin e PD-së në vitin 2005. Por, pavarësisht sanksionimit të saj në Kodin e ri Zgjedhor, partitë politike dhe kandidatët vazhdojnë të fshehin burimin e të ardhurave financiare duke e bërë këtë një objektiv të parealizuar.
    “Respektimi dhe garantimi i pavarësisë së pushteteve do të sigurojë funksionim e institucioneve bazuar në Kushtetutë dhe në ligj”, - është një tjetër pikë programore, e cila gjatë katër viteve të kaluara jo vetëm që nuk është zbatuar, por ka përbërë çështjen më të debatuar politike. Gjatë katër viteve kemi ndeshur sulme dhe presion ndaj institucioneve të pavarura nga qeveria dhe Kuvendi, veçanërisht kundër Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë dhe Presidentit.

    Premtimet

    PD-ja vazhdon të premtojë zhdukjen e varfërisë
    PD-ja vazhdon të premtojë furnizimin me ujë 24 orë
    PD-ja vazhdon të premtojë hapjen e vendeve të reja të punës
    PD-ja vazhdon të premtojë investime në infrastrukturën rurale dhe asfaltimin e rrugëve të komunave
    PD-ja vazhdon të premtojë internet në çdo shkollë e shtëpi
    PD-ja vazhdon të premtojë zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronës
    PD-ja vazhdon të premtojë dëmshpërblimin e shtresës së ish-të përndjekurve politikë
    PD-ja vazhdon të premtojë reformë në arsim dhe në shëndetësi


    15 Qershor 2009
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Eh tani eshte keq per votat per PD dhe PS.
    Skakjerja eshte keshtu:

    1. Pd do 73-74 deputete dhe pd do pa aq. Po shikojne te dyja dhe eshte shume e veshtire.
    2. Ka dale Lsi me celesa ne dore dhe do 15 deputete. Ajo po pret per Pd dhe Ps qe mos marin shumice dhe te mari Ilri kryeminister dhe 3 ministrite e forta per te dyja. Projektin e ka gati per Ps dhe per Pd po per Pd nuk flet dot se ka njerzit e Nanos qe po e ndihmojne. Keta nga ana tyre duan qe lsi te hyje ne Ps te perjashtoje Edi Ramen dhe me pas te veje Nanon president pas Topit.
    3. Presidenti Topi e kupton punen e Nanos dhe ngaqe nuk ka prapa sigurine e Saliut ka mare garanci per mandat te dyte nga Rama dhe po e ndihmon me njerzit e vete.
    Pd ska njerzit e Topit, ca po i ikin te Poli, ca po ikin te Ps se skane pune dhe se duan me Saliun. Dmth edhe Pd e ka shume te veshtire te mari shumicen e deputeve.
    Jo me kot ditet e fundit Saliu po i flet direkt elektoratit te Ps qe ti ikin ca vota asaj.

    Une do uroja qe shqiptaret te votojne o Ps ose Pd dhe asnje tjeter ne menyre qe njeres prej tyre ti sigurohet shumica sepse ne kete menyre i mbyllet rruga aventuriereve politike te vjeter dhe te rinj.
    Une do uroja qe partite e medha te bejne maksimumin per votat dhe mos te lejojne asnje me celesa ne dore si Meta e ndonje tjeter.
    Do jete per te miren e te gjitheve se programet e partive te medha nuk kane ndonje ndryshim te madh.

  9. #19
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Atë që bëri PD-ja e Sali Berishës në 4 vite se bëri askush për popullin e vet

    Duke u nisur që nga titulli që i vendosa temës të gjithë e kuptoni se për çka bëhet fjalë, për meritat dhe aritjet e këtij personazhi të madh të skenës politike të Shqipërisë.

    Nuk jam PS, nuk jam as PD e as LSI etj etj, jam shqiptar që e ndjek situatën jasht mëmëdheut dhe si një individ neutral unë personalisht e vlerësoj kështu situatën e të kaluarës dhe asaj që është sot.

    Kur erdhi në pushtet PD-ja në këtë mandat të fundit Shqipëria gjendej në një humerë në një askund ta quajmë të pashpresë për një të ardhme të ndritshme në çdo aspekt. Përgjat gjithë këtyre 4 viteve pas kësaj situate të vështirë sot e kemi Shqipërinë e lulëzuar mëmëdheun që çdo shqiptar që e ndjen veten si një i tillë ka qef ta shikoj. Shqipërinë e integruar me të gjitha të drejtat në NATO, Shqipërinë me zhvillim më të madh në Europë, Shqipërinë me paga mujore të nivelit europian, Shqipërin që po bën hapat e parë për bashkim me vëllezërit tjerë shqiptar, Shqipërinë që e udhëheq një politik tepër e matur me një person të lartë siç është Sali Berisha.

    Ju mund të kometoni këtë çka kam shkruar dhe mund të replikoni nëse mendoni se diçka është gabimisht e shprehur. Poashtu mund të shprehni edhe mendimet tua personale në lidhje me këtë fenomen do ta quaja.

    Me tmira.
    Sui generis

  10. #20

    per cilin salo e ke fjalen

    pse paska dale ndonje sali tjeter keto kater vite? nese e ke fjalen per salon, ky eshte qe nga 90-ta. dhe nese eshte keshtu, per cilen etape e ke fjalen. Mbase per 97-ten?
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fushata elektorale e Shqipërisë reflektohet edhe në Kosovë
    Nga REALIST në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 08:09
  2. Fushata: "Ju duhet ta njihni këtë njeri"
    Nga realitetiweb në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2006, 20:38
  3. Fillon fushata parazgjedhore në Kosovë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 03:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •