Close
Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 145
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    KAONI, keto qe po ja deshiron kryeministrit legjendar, do te ju ndodhin juve socialisteve te skaduar e te kalbur nga koha.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    Eh te shkretit majtistat te cileve u ka skaduar afati keshtu e kane, mundohen ta qetesojne vetveten duke e genjyer vetveten me disa shkrime plotesisht te kota sic eshte ky shkrim i te kotit juanito02.
    Derisa te gjitha sondazhet flasin per fitore te PD, derisa mitingjet e PD jane pothuaj dyfish me te medha se mitingjet e PS, keta prap shohin enderra me sy hapur.
    Sa keq jeni katandisur...
    Po mir me cuno kaq rrush qe je rrehesh nga zondazhet?
    Se di sala vete hala do i fitoje e dike ti. Bile po i dalin aq me zor hesapet sa spo dihet hic kush fiton.
    Po kur je rrush si puna jote sa me bo urraa gjithmone fitore do thush.
    Po me hum sala xhanem ca do bosh.
    Te ishte burre do bojshe harakiri ngaqe je rrush do sillesh sikur te ra akullorja prej dore e do qash sa te blejne nje tjeter.

  3. #73
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin

    SAli, Bumaye! ..... SAli, Bumaye! ..... SAli, Bumaye!

    http://www.youtube.com/watch?v=r3HPSxWdjD0

    E modhe fare ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #74
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TemA

    Fitorja në disfatë ose një shkrim për demokratët
    Nga Besnik Gjongecaj

    Është jashtë çdo dyshimi që në zgjedhjet e 28 qershorit demokratët do të ndodhen para dilemës më të madhe të krejt ekzistencës së tyre politike. Dilema ka dy përmasa. Së pari, përmban dyshimin, nëse vota e dhënë pro PD do të shkojë në drejtim të rikthimit edhe njëherë të kësaj force politike të rrënuar nga koha e gjatë pa demokraci te demokratët e thjeshtë, pra, tek ata që e kanë krijuar dhe mbajtur gjallë PD në vite. Më thjesht, kjo nënkupton se ç’shans ka që vota e dhënë për PD më 28 qershor do t’i shërbejë asaj për demokratizim, për t’u transformuar edhe njëherë në strehën e demokratëve të thjeshtë dhe jo për të çimentuar përfundimisht kultin e kryetarit dhe kthimin e PD në strehë të plaçkitësve të saj. Së dyti, dilema përmban dyshimin, nëse vota pro PD do të kishte fuqinë e nevojshme për të ndryshuar realisht Shqipërinë. Ky dyshim nënkupton në thelb masën e gatishmërisë apo vullnetin politik të PD për të realizuar reforma të thella në vend, pra, kjo pjesë e dilemës lidhet me “rekordet” e PD, sa bindëse kanë qenë ato gjatë katër viteve të shkuara, si në kryerjen e reformave, ashtu dhe në projektet e nisura gjatë qeverisjes ekzistuese dhe që duan vetëm kohën e nevojshme për t’u plotësuar në të ardhmen. Për shumë demokratë të thjeshtë nuk do të duhej shumë kohë për të konstatuar që dilema nuk është aq e papërcaktuar sa duket dhe për shkak të gjendjes në të cilën është katandisur PD, shpejt e shpejt do t’i jepnin pyetjeve një përgjigje në disfavor të saj.

    Ajo që e bën të paqartë këtë situatë, megjithatë, është rrebeshi shifror i fushatës, i raportimeve pafund për vepra pafund, me anë të të cilave krerët e PD mundohen të vërtetojnë të kundërtën, d.m.th., ekzistencën e “rekordeve” të suksesshme, duke i zhytur demokratët e thjeshtë në hutimin më të madh që kanë pasur ndonjëherë. Prandaj kjo fushatë po shënon kulmin e manipulimit politik, daljen përfundimisht të politikës nga shinat e moralit, nga shinat e së vërtetës. Nga ana tjetër, pikërisht sepse është e tillë, kjo fushatë po e bën akoma më të domosdoshme qartësimin dhe në fund të fundit, sublimimin e kësaj dileme deri në një pohim të thjeshtë, në një “po” ose në një “jo” përfundimtare. Deri në nivelin në të cilin demokratët duhet të ndajnë mirë se ç’është më e favorshme, më e moralshme për ta: një humbje “e madhe”, pra një humbje dinjitoze sot, që do t’ua kthente PD nesër, jo vetëm atyre, por Shqipërisë në radhë të parë, apo një fitore e vogël sot dhe një PD përfundimisht e plaçkitur, përfundimisht inekzistente nesër. Në këtë pikëpamje, ndoshta jo shumë e zakonshme në politikën shqiptare, humbja e PD sot do të mund të projektohej si një humbje “e madhe” dinjitoze, sepse do t’i jepte shansin e një reformimi thelbësor nesër, duke e shndërruar atë si dikur, në partinë e të gjithë demokratëve, në një parti që do të mund të ndryshonte, jo gjasme, por realisht Shqipërinë. Një fitore e vogël sot, d.m.th., një fitore duke manipuluar, gënjyer, duke shitur te shqiptarët reforma që nuk janë bërë kurrë, çka në fakt po ndodh aktualisht me një intensitet poshtërues, do të sillte nesër alibinë, në të cilën, në kundërshtim me nevojën urgjente, krerët e PD nuk do të pranonin përsëri asnjë argument për ndryshimin e vetë PD, për zgjedhje të lira brenda partisë, për reformimin e saj. Demokratët e thjeshtë do ta shihnin veten përfundimisht të flakur, të huaj, të panevojshëm për PD. Ndërsa PD, me një shpejtësi të habitshme, do të kalçifikohej si një parti jodemokratike, nën sundimin e plotë të autoritarizmit dhe si e tillë, do të mbetej pa asnjë mjet për ndryshimin demokratik të Shqipërisë në të ardhmen.

    . . .

    Është bërë kristal e qartë që në katër vitet e qeverisjes PD nuk arriti të përdorë vlerat e demokratëve dhe shqiptarëve si energji për zhvillim, prandaj, edhe për përmirësimin e jetës së tyre. PD krijoi një model qeverisjeje, ku pushteti centralizohet në pak duar, në të cilin jo njeriu, jo qytetari shqiptar, por rruga, asfalti, pra sendi janë në qendër të tij. Sendi në qendër të modelit u shoqërua me njeriun pa të shkuar, njeriun pa memorie, me tru të shpëlarë, pa nerv, të korruptuar. Njeriu që i shërben shefit pa bërë pyetje, njeriu që funksionon si “llogaritar”, zëvendësoi demokratin e thjeshtë, zëvendësoi demokratin e dalë nga njerëzit dhe i mbështetur prej tyre, zëvendësoi njeriun që punon me zemër. Ky model u aplikua pothuajse kudo, dhe si i tillë, mbarti, transferoi antivlerën deri në skutat e shoqërisë. Ai u shndërrua në grimcën elementare, në atomin prej të cilit u ndërtua krejt materia e reformave, çka përcaktoi që në fillim se reformat kishin vdekur, para se të lindnin. Prandaj nuk pati asnjë reformë në arsim, përkundrazi, vazhdoi të mbillet e keqja e blerjes së shkollës, diplomave, mungesës dramatike të integritetit, gjë që po të gjykohet nga përmasat, është thjesht pasojë e një krimi qeveritar. Goditja që iu dha arsimit këto katër vjet ishte një goditje e papritur pas entuziazmit të rikthimit të PD në pushtet, dhe si e tillë, ajo ishte një goditje brutale, pa pikë dhimbjeje, tamam në zemër të demokracisë. Praktikisht nuk ka asnjë reformë në shëndetësi, dhe akoma më zi se kaq, akoma nuk ka një ide se si duhet të jetë kjo reformë. Shqiptarët nuk janë më zot të ekonomisë, por të huajt. Shqiptarët janë përjashtuar nga e drejta e zotërimit të pasurisë në atdheun e tyre, madje, po të jesh një vërejtës i hollë, konstaton se kjo pasuri përdoret pa thënë as faleminderit nga çdo soj e sorollop i huaj.

    Shqiptarët nuk komunikojnë dot me pushtetin e tyre, pra me pushtetin që e krijuan me votë, ndërsa pushteti komunikon brutalisht dhe si t’i teket me shqiptarët. Kanalet e komunikimit civilizues nuk u vendosën asnjëherë, prandaj nuk kanë se si të funksionojnë. Një shqiptar, pra edhe një demokrat i thjeshtë, e ka të pamundur të trokasë në një derë, të ankohet, edhe kur buzëqesh përunjësisht, edhe kur lutet, sepse asgjëkundi nuk është shkruar se si mund ta bëjë këtë gjë, ose, edhe në është shkruar, nuk funksionon. Thjesht duhen gjetur rrugë të tjera të komunikosh me pushtetin që ka dalë nga vota e demokratit, paraja ose miku. Pushtetari i PD nuk buzëqesh kur komunikon me qytetarin, me demokratin e thjeshtë, me atë prej ku ka marrë pushtetin që ka. Ai komunikon ashpër me ta, sikur ata t’i kenë diçka borxh, dhe jo anasjelltas. Ose iu jep urdhra, ose i heq nga puna menjëherë sapo merr vesh që kritikohet qeverisja. Është ruajtur në thelb i njëjti sistem marrëdhëniesh që nga koha e totalitarizmit, aq sa të krijohet përshtypja se ky sistem paska qenë mbajtur në një “frigorifer” për kaq vite dhe tani vetëm sa është hequr, është rivënë në punë, i paprishur në të gjithë shëmtinë dhe tragjizmin e tij. Të njëjtat marrëdhënie në arsim, shëndetësi, në raportet me njerëzit, me të persekutuarit, me të shpronësuarit, me ish-spiunët, publikun, madje edhe midis pushtetit dhe medias. Dhe si për t’i vënë vulën, që nga larg nxijnë marrëdhëniet e ndërtuara brenda politikës në përgjithësi dhe brenda PD në veçanti. Është jashtë çdo dyshimi që demokratët kanë kohë që janë ndarë jo në grupe, jo sipas mendimit ndryshe, por në nivele diskriminuese. Një çarje e madhe i ka ndarë ata më dysh, e pakalueshme, midis demokratëve “atje lart” dhe demokratëve “atje poshtë”. Demokratët “atje lart” kanë prishur të gjitha urat, në të gjitha kuptimet që mund t’i lidhnin me demokratët “atje poshtë”. Kanë ngrirë strukturat vendimmarrëse të partisë, kanë fshirë bazën e saj, aq sa edhe në zgjedhjet politike u futën pa bërë zgjedhje në parti ose duke i bërë pjesërisht dhe fare formalisht ato. Qartësisht, demokratët “atje lart” duan votën për të qeverisur vendin, por pa marrë votën e partisë nga demokratët “atje poshtë”, të cilën mund ta sigurojnë të qetë, vetëm pasi kanë siguruar më parë qeverisjen. Kjo renditje prej frikacaku, alogjike në demokraci, është një kurth psikologjik në vetvete, jo rrallë i përdorur abuzivisht në kurriz të demokratëve të thjeshtë. Abuzivizmi qëndron në atë që ti, si demokrat “atje poshtë”, nuk mund të votosh kundër mundësisë që kryetari i partisë i ka dhënë një demokrati “atje lart” për të qeverisur, ndërkohë që ty, si demokrat “atje poshtë”, nuk të është dhënë kurrë kjo mundësi, pasi atë duhet ta fitosh me anë të votës brenda partisë. Këtë votë kanë vite që nuk e përdorin dhe prandaj, si një demokrat i thjeshtë, përfundimisht gjendesh me shanse të mohuara, pa rrugëdalje. Gjë që mund të marrë fund, vetëm kur të kuptohet se vjen një kohë kur një humbje “e madhe”, pra dinjitoze, në zgjedhjet politike, ndodh të jetë më mirë se një fitore e vogël, e padenjë. Është si një fitore për të ardhmen që del domosdoshmërisht nga një disfatë realiste e së sotmes.

    . . .

    Në këtë shkrim nuk ka asgjë personale. Ky shkrim nuk është shkruar nga urrejtja. Ky shkrim është shkruar nën shtytjen e së kundërtës, nga dashuria për të ruajtur të gjallë përpjekjen e stërmundimshme të demokratëve, e cila ndryshoi Shqipërinë e vitit ‘90. Më shumë se çdo gjë tjetër, megjithatë, ky shkrim është shkruar nga dhimbja, nga ajo dhimbje therëse që të shkaktohet në stomak, sa herë që sheh të ndoten para syve të tu ato gjëra, te të cilat ke besuar gjatë krejt jetës tënde, të t’i shkelin me këmbët plot me baltë, me këpucë me gozhdë, brenda të cilave me siguri kutërbojnë çorape të grisura dhe prej kohësh të palara; ose me këpucë të tjera, pa gozhdë, të holla, të zeza sterrë, me çorape të buta brenda, këpucë sallonesh, por që njësoj kutërbojnë dhe njësoj ndotin, njësoj bëjnë pis. Bërja copë e çikë dhe në sy të të gjithëve e parimeve që qëndrojnë në thelbin e njeriut, shembja e shtyllave të moralit demokrat dhe zëvendësimi i tyre me rregulla organizimi bandash, kanë kohë që gërryejnë shpirtin demokrat të PD. Erozioni i vazhdueshëm shpirtëror, moral, e ka kthyer tashmë PD në një guaskë bosh, pa përmbajtje, “vlera” e vetme e së cilës është cipa e kalçifikuar që e ndan, e izolon nga bota, njerëzit, intelektualët dhe sigurisht, nga vetë demokratët. Shkaktarët e këtij erozioni, pra shkaktarët e humbjes së vlerave dhe derdhjes së tyre diku në landfill-et e politikës shqiptare, janë të njohur. Ata dalin përditë nëpër ekrane, buzëqeshin, bëjnë fushatë, shajnë në emër të PD, “qajnë” kur duan të tregojnë se iu vjen keq për PD dhe për Shqipërinë, dhe nuk lenë rast pa përmendur se janë ata liderët e sotëm të PD, apo se kanë qenë ata themeluesit e saj. Në fakt, kanë kohë që nuk janë as drejtues, as liderë, ndoshta nuk paskan qenë kurrë të tillë. Sepse kanë kohë që bëjnë ekzaktësisht atë që nuk bën një lider, d.m.th., një vizionar. Sepse kanë kohë që bëjnë vetëm atë që bën një llogaritar i thjeshtë. Llogaritin vota, metra rrugësh, pará, intriga, thika pas shpine. Bëjnë thjesht, pra, atë që bën një llogaritar: llogaritin çfarë hyn, çfarë del dhe në fund, çfarë mbetet. Si për çdo llogaritar të kësaj bote, edhe për ta është fare e parëndësishme se nga vjen ajo që hyn apo ku shkon ajo që del. Mjafton që llogaria në fund të jetë pa mbetje, të jetë fiks. Qëllimi, vlerat, janë pa kuptim, nuk janë funksionalë në këtë matematikë të shëmtuar të “liderëve” të sotëm të PD.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Goxha shkrim ky. E njeh mire autori psikologjine e brendeshme ne pd dhe ka reaguar.
    Ne se kane bere do ta shpallin armik menjehere po une e uroj per kurajon qe ka per ti thene hapur ato qe mendon.

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Mua personalisht nuk me intereson dilema e demokrateve apo demokratizimi i partise aq sa me interson zgjedhje te lira dhe te ndershme, fitore e PD, dhe realizim i premtimeve elektorale (ato qe ka ne dore qeveria).
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  7. #77
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    ne 1992, PDja me ne krye Sali Berishen rrezoi nje her e pergjithmon murin komunnist...te pakten keshtu menduam...deri kur partia komuniste u shnderrua ne partine socialiste dhe sot na u shnderrua ne politiken e re te femijve dhe kopilave te flliqt komunist.


    po ndihet nje klime anti komuniste ne mbare Shqiperine...ksaj rradhe do perserisim rrezultatin e 92 te shpresojme qe ta thellojme edhe me tej...


    te farojme nje her e mire kte rrace te eger te popullit Shqiptar..ti japim goditjen e fundit partise komuniste me ne krye ed nudo ramen.

    Shqiptar tani te perdorim voten tone, sepse kta parazit komunist duhen qeruar nje here e mire..



    Rrnoft Shqiperia Demokratike, rrnoft cdo Shqiptar qe e quan veten te tille, posht komunistat dhe bijt e bijat e tyre qe sot jan te kycyr ne politiken e pist te ed rames.

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    O admina kur perjashtute kaonin po ket idjotin pse si beni ban?
    A e shef qe do lufte ky idjoti ?

  9. #79
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    mos je gje kopil ti???? qe ashpersohesh aq keq me fjalet e mija siper?


    ik shko shiko fotot nudo te ed rames, te qetesohesh pak.

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Un jam nga ato fshine gajden me tipa si ty.
    Kam pa aq si ty sa sbesoj te te vija radhe ty me u fshi.

Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fushata elektorale e Shqipërisë reflektohet edhe në Kosovë
    Nga REALIST në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 08:09
  2. Fushata: "Ju duhet ta njihni këtë njeri"
    Nga realitetiweb në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2006, 20:38
  3. Fillon fushata parazgjedhore në Kosovë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 03:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •