Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet nė Bllog
    22

    Kultura e te folurit ne kuvendet shqiptare

    Prof.dr.Gjovalin Shkurtaj

    Le te parashtrojme disa kundrime etnolinguistike e sociolinguistike qe lidhen me kulturen e te folurit te trevave shqiptare, duke metuar te deshmojme e te ndricojme sa te jete e mundur e me qarte disa prej tipareve tregtuese te fisnikerise dhe bukurise shpirterore te popullit shqiptar, gjuha e te cilit, ndoshta shume me bukur se cdo tipar tjeter i mocem qe vjen prej shekujve e mijeravjecareve, na shperfaq bindshem e kendshem palcen etnike te nje populli me jetesi e me kulture frymegjate. Prej vitesh, qysh kur kam filluar anketimet e mia te para ne lemin e dialektologjise, po edhe mjaft kohe me pare, qe kur kam qene student, teksa mblidhja kenge kreshnikesh e gojedhena te mocme ne Malesine tone te Madhe, me kishte bere pershtypje te pashlyeshme nje dukuri e spikatur, bukuria e te folurit te malesoreve, etika dhe respekti i madh qe shfaqin ata kur pershendeten, kur shkojne per te bujtur tek miq a te aferm, menyra se si "falen" (i japin doren njeri-tjetrit dhe, sipas rastit e lidhjes gjinore, fisnore a miqesore perkatese, tokin edhe koken, ndersa grate edhe puthen), su "dveten" (pyesin njeri-tjetrin) per shendetin e familjen per punet e gjene e gjalle, per jeten e prodhimet, per dertet e hallet. Nje mrekulli e vertete. Njerez qe, ndonese pa shkolle e, te shumten e heres, pa zbritur ndonjehere ne qytete e pa pare ndonje qender arsimore e kulturore, dine ta tehollojne biseden aq bukur sa te duket sikur te ishin me shkolle te larte gojtarie. Ne perputhje me vleresimin e larte te te folurit e me funksionet e medha ndikuese te fjales, te gjuhes e te komunikimit shoqeror midis njerezve, gurra popullore ka percaktuar edhe disa kushte e kerkesa te domosdoshme per realizimin e atyre funksioneve. Ne radhe te pare, kerkohet nje mjedis i pershtatshem (p.sh. nje dhome, sic ka qene tradicionalisht "oda e burrave" apo "oda e miqve"), nje shesh apo log i pershtatshem, me hije e uje te pijshem prane, qe te mund te mblidhen shume burra e pleqnare per te zhvilluar kuvendime per pajtim, per te perballuar rreziqe te ndryshme.Gjithashtu, ne te gjitha rastet kerkohej edhe zbatim i nje rendi e disipline te forte si shenje nderimi dhe vleresimi per fjalen qe thuhej ne kuvend. Kudo ndeshim thenien urtake: "Burrat flasin me mend e me rend" apo "Fjala pa rend, puna pa mend, si gjumi pa jorgan".

    Ne menyre te vecante malesoret i jepnin rendesi te folurit ne kuvend, sidomos ne kuvendin e burrave. Ka qene kudo si kerkese e dores se pare qe ata qe flasin, sidomos kur trajtohen probleme me rendesi shoqerore, duhet te ndjekin nje rend te caktuar, zakonisht duke lene te flasin me pare ata qe jane me te moshuar e me te ditur dhe qe perfaqesojne palet perkatese, po, sidomos, keshillohet te flitet duke i peshuar e matur mire fjalet, duke mos lejuar kurre qe fjala "te vrae shtrember", sepse fjala konsiderohet si plumbi, me anen e se ciles mund te fitosh, po edhe mund ta humbasesh koken. Kjo duket qe tek fjalet pershendetese dhe tek nderimi e respekti i ndersjelle qe sundon ne logun e kuvendit. Ardhesi, cilido qofte, kur afrohet ne largesine e nevojshme sa per te dalluar mire se kush ndodhet ne krye te vendit, pasi qesllon (kthjellon zerin) pershendet me ze te plote: "Kuveni i mire i burra!" ose "Mir n'kuvend burra!" dhe drejtohet nga ai qe eshte i pari me i rendesishmi per ta tokur e per t'i dhene doren. Nderkaq, te gjithe te pranishmit, duke u ngritur ne kembe per ta respektuar, ia kthejne njezeri: "Burri po vjen, qebesa!" ose "Mirse po t bjen Zoti, burri i Malsise!"

    I porsaardhuri, i kenaqur dhe i nderuar nga gjesti plot respekt qe i bejne te pranishmit, u thote me pervujteni: "Mos luoni, burra!" ose "Pse po luoni burra?". Te pranishmit ia kthejne me respekt te metejme e me nje klishe te njohur ne Malesi: "Paj, luo sorra per sorre e jo ma burri per burre". Pas kesaj, i ardhuri (i cili nderkaq i eshte afruar kreut te vendit, duhet t'i drejtohet njeriut qe eshte me i rendesishmi, duke i dhene doren e duke ia thene emrin e mbiemrin: "A jie, Ded Gjo'Luli!"

    Pritesi ia kthen me te njejtin respekt e gjithashtu duke ia permendur emrin e mbiemrin: "T'paca, burr' i fort, Mirash Ndou, si jie, a ku jie?"

    Keshtu, ai shkon duke u dhene doren ose duke perqafuar te gjithe te pranishmit, pastaj merr te ulet diku nga fundi, mirepo i pari i kuvendit e fton te ulet ne nje vend me prane, dmth. aty ku i takon te ulet, sipas "deres" a fisit qe ai perfaqeson. Kreu i vendit ka nderimin me te madh edhe ukr ulen ne sofer per te ngrene: atij i takon kryet e dashit, por edhe te tjereve u jepen "shenje" (pjese te mira te dashit, si shpatulla, bishti, veshkat etj.).

    2.Kuvendi ka pasur karakteristikat e veta etike dhe gjuhesore, pranda, tradicionalisht, pjesemarrja ne kuvend ka qene kryesisht per njerezit qe i dine zakonet, qe njohin mire rregullat e miresjelljes dhe ne pergjithesi menyrat e parashtrimit te problemeve me gjuhe te atille qe te mos shkaktojne keqkuptime, te mos ndjelle ngaterresa, por, perkundrazi, edhe ne rastet me te renda, duke zgjedhur fjalen e pelqyeshme e te pershtatshme sipas rastit, synohej te shkohet drejt zgjidhjeve sa me te drejta e deri ne pajtimin e paleve kundershtare. Qysh kur jane te vegjel, djemve u mesohej thenia urtake: "Nig-jo shum, por fol pak!" apo "Nik-jo gjithcka,por mos fol gjithqysh!". Ne anet e Kosoves, te njejten ide e shprehin me thenien: "Kur t'flasish ne kuvend duhet me e zgat qafen!" ose "Me fjale vishesh e me fjale zhvishesh". Kjo dote thote se nepermjet gjuhes apo fjales qe flet njeriu zbulon ndjesite dhe shpirtin e tij, pohon se cili eshte shqetesimi kryesor i tij. Mbi kete logjike mbeshtetet edhe vleresimi i nje thenieje te anevet e Mbishkodres: "Nje fjale te bierr e nje fjale te nxierr", qe do te thote se njeriu, per hir te fjales se folur e me anen e saj, mund te humbase ("nje fjale te bierr") ose, perkundrazi, te fitoje, te dale nga situata e keqe. Pra, me fjalen tone, me kuvendimin tone, sa here qe flasim o ndreqim o prishim dicka. Afersisht kete ide shpreh edhe thenia urtake: "Kafshaten e madhe perpije, por fjalen e madhe mos e fol!" Thelbi i saj eshte i qarte e nuk besojme se ka nevoje per komente te gjata: te jemi t` permbajtur ne fjale, te mos i japim shfrim te pamenduar thenies, te mos nxitohemi ne shperthimin e ndjenjave tona, qofte te zezimit, qofte dhe te hidherimit, sepse koha qe dote kaloje, zakonisht, mund te tregoje se nuk duhet te nxitoheshim.

    Mencuria popullore kerkon qe fjala te "bluhet" mire para se te nxirret nga goja, te mos leshohet asnje fjale pa u menduar, sepse fjala edhe kur thuhet me ze te ulet degjohet larg. Sic thone ne Kosove "Ma larg ndihet fjala se topi"(1)

    Nje nga pikat me problemore te kuvendeve shqiptare ka qene pajtimi apo, sic thuhet neper te folme te Veriut, paqtimi. Synimi dhe puna e palodhshme per t'i pajtuar konfliktet ka qene (dhe mbetet edhe ne ditet tona) nje nisme e mbare burrave te urte te viseve shqiptare, prandaj edhe shumekund ajo ka qene e lidhur edhe me gjykimin e drejte, me te peshuarit pa anesim te ngjarjeve, pa u ndikuar nga asnje lidhje personale e, sidomos, pa korruptim. "Kij gjakun e foli hakun!"- thuhet ne malesine e Veriut. Kjo do te thote se per cilindo qe te jete fjala, edhe po ta kesh kundershtar, madje edhe po te te kete vrare ndokend nga fisi yt, duhet te thuash te verteten. Ne menyre te vetante ne kuvend ka rendesi qe te zbatohet parimi i nderimit dhe qendrimit korrekt ndaj kundershtarit. Sikunder e thote edhe fjala e urte gjithshqiptare: "Armikun mos e duaj, por nderin ia ruaj". Ne anet e Kosoves, sidomos ne Drenice, pleqnaret apo burrat qe kane detyren te marrim pjese ne kuvende per pajtimin e gjaqeve, tradicionalisht kane ushtruar edhe menyra te foluri te pelqyeshme per te gjithe, forma e thenie qe ndikojne per t'i afruar shpirterisht gjindjen, duke qene te vetedijshem per peshen e madhe ndikuese qe ka fjala e burrave me mend ne logun e kuvendit apo ne odat e burrave.

    Si nje fillim i metejme i kesaj ideje: dmth. i gjuhes si vlere kulturore dhe si mjet i realizimit te nje personaliteti te larte e me virtyte, populli yne gjithandej, me anen e fjaleve te urta dhe te bisedave ne odat e burrave apo ne log te kuvendit, ka sintetizuar jo vetem urtesine, por edhe thjeshtesine, pervujtenine, modestine etj. si dhe rolin e fjales si mjet ndikues ne shoqeri. Ne qytetin e Shkodres dhe gjetke ne anet e veriperendimit, sipas nje kumtimi te prof.Ramadan Sokolit, degjohet shprehja "ma i keq gergasi se dorasi", qe do te thote se, shpresh, per grindje, ndeshje apo edhe ndodhi me te renda, si rrahja, vellavrasja etj. ka faj ai qe vepron (dorasi), po krahas tij (e, mbase, me teper se ai) ka faj ai qe nxit me fjale (gergasi).

    Mencuria popullore e viseve shqiptare nepermjet thenieve diturake qe ndjellin harmoni e pajtim, si dhe me ane te aq shume fjalesh te urta e keshillash per te parapelqyer gjakftohtesine ndaj rrembimit, qetesine dhe maturine ndaj shperthimit te menjehershem, jo vetem kritikon, por edhe tregon udhen e drejte qe duhet ndjekur ne jete, prandaj te shumten e heres fjalet e urta kane karakter gjykimesh te padiskutueshme, me vlere te perhershme; ato formulohen si udhezime e parime morale te mireqena. Le te permendim ndonje prej tyre. "Kush shan e flliq gojen e vet" (Kosove), "Kush shan shan vendin" (Shkoder), "Ata cka s'ta ka anda vetit, mos ia thuoj tietrit" (Malesi e Madhe), "Qysh ta presish setren per veten, qashtu ma pre edhe mue" (Kosove).

    Nje ane tjeter me rendesi lidhur me rolin e gjuhes dhe te folurit ne kuvendet shqiptare lidhet me personalitetin e folesit dhe jo me rrethana dytesore apo m pamjen e jashtme apo me poziten shoqerore, pasurore etj. Bukur del kjo cilesi e demokracise se fjales ne thenien e njohur te aneve te Drenices: "Mos e kqyr se kush po flet, po ndieje (degjoje) fjalen qi po flet". Nje simoter e kesaj thenieje, ne treva te tjera veriore eshte ajo qe thote se "gjella kerkohet (provohet) me luge, kurse njeriu me gjuhe". Me fjale te tjera, njeriu, nepermjet asaj qe thote, le te kuptohet e te zbulohet se kush eshte ai, cfare perfaqeson dhe se cilat jane vlerat e tij shoqerore. Kuvendi kerkon qe fjala te jete gjithmone fryt i mendimit, prandaj populli yne brez pas brezi ka trasheguar mesimin: "Mos e fol gjithe c'ka te vjen ne goje!" apo "Tri here mendo e nje here fol", sepse "varra (=plaga) e fjales asht ma e rand se varra e pushkes".

    Se fundi, vlen te theksohet edhe nje fakt qe lidhet me forcen e fjales se pleqnareve popullore apo burrave te mencur qe kishin per detyre te gjykonin ngaterresa e grindje te ndryshme sipas Kanunit apo ligjeve kanunore tradicionale. Nje plak nga Kosova lidhur me kete thote se parimi kryesor i cdo pleqnari ishte ta zgjidhe ceshtjen drejt, pa anesime, pa u ndikuar nga asnje trysni dhe te metoje qe nga gjykimi te mos demtohet asnjera pale pa te drejte. Gjithashtu, pleqnaret e ndergjegjshem jane munduar t'i zbutin konfliktet kur ishte e mundshme. Shprehje tipike e ketij synimi te mbare eshte thenia: "Jo me i lane armiq, por me i lane vllazen".
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2002
    Vendndodhja
    Romuni
    Postime
    7
    Tema eshte vertet e rendesishme dhe duhet diskutuar. Por them se pyetja
    duhet shtruar ndryshe. Shqiptare e kosovare pajtohen me mendimin se duhet
    perdorur nje gjuhe e njehsuar zyrtare kudo ku jetojne shqiptare pasi gjuha
    eshte baza e nje kombi. Problemi eshte ne se eshte gjuha e sotme zyrtare
    Shqiptare(e kam fjalen gramatikisht) i ploteson te gjitha kushtet per te
    qene e perdorshme nga te gjithe zonat brenda e jashte Shqiperise shtet.
    Sigurisht qe dialektet tosk e geg jane dy dialektet kryesore te gjuhes
    shqipe por edhe brenda ketyre dialekteve ka nendialekte si p.sh. gjuha qe
    perdoret nga shqiptaret qe jetojne ne Diber te Madhe. Pra pyetja them se do
    te ishte(ashtu sic eshte ngritur nga kosovaret): A duhet rishikuar gjuha e
    sotme(e njehsuar) zyrtare Shqipe qe eshte bazuar ne dialektin tosk(mjafton
    te permendet si shembull zhdukja e e formes paskajore te foljes si: me punu,
    me vrapu, me mesu etj. e pranishme ne dialektin geg) apo jo? Per vete
    rrethanat, kohen, qellimin dhe njerezit qe morren pjese ne njehsimin e saj
    ne vitet '70, personalisht them se ka shume vend per rishikime e ndryshime
    ne te. Nuk duhet harruar se perse perfaqesuesit kosovare ne ate kohe pranuan
    versionin e Tiranes per gjuhen e unifikuar. Dhe mendoj qe nuk ka asgje te
    rrezikshme ne planin kombetar rishikimi i gjuhes se njehsuar, perkundrazi,
    sa me shpejt te behet aq me mire do te jete per te ardhmen e trojeve jashte
    shtetit Shqiptar. Nuk zgjidhen gabimet duke i mbuluar ose duke iu shmangur.
    Kjo do te sillte ne mahisje te tyre qe ne rastin e gjuhes do te ishte
    fatale. Ne ne Shqiperi kemi qene gjithmone ne kontakt me gjuhen zyrtare, qe
    gjithashtu quhet edhe letrare, qe nga ABC e deri me sot keshtu qe eshte e
    natyrshme qe te na duket cudi se si mund ta ndryshojme kete gjuhe(gjithmone
    gramatikisht e kam fjalen) qe gjithmone na eshte thene se eshte gjuha e
    paster Shqipe. Por po te shkosh ne Kosove e flasesh me kosovare gjuha qe ata
    perdorin eshte vertete e bukur dhe madje shume e fuqishme do te thoja.
    Fjalet shqipe qe ata kane krijuar gjate ketyre 55vjet ndarje jane vertet te
    mrekullueshme. Mjafton te degjosh kenget kosovare se sa tekste te bukura e
    kuptimplote kane e se me sa ngjyre flasin per dashurine apo urrejtjen.
    Them se ka ardhur koha qe gjuha letrare Shqipe te rishikohet e ne diskutime
    te gjitha palet(dialektet) te jene me te drejat te barabarta.
    Do te ishin me shume interes mendimet e anetareve te listes mbi kete teme
    por pa pasione iu lutem dhe jo ne planin personal.
    Gjithe te mirat,
    Genc B.
    marre nga [alb-club] ora 18:27
    Ti je me mua!
    Kur une te them ty se po shkojme drejt te ardhmes, per te miren e neve dhe gjithe njerzimit!

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •