Aeroplani "Erbas" i Air France ka pasur probleme me elektrikën, pasi me siguri është goditur nga rrufeja. Aeroplani nga Rio de Zheneiro ka bartur 216 udhëtarë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.
Aeroplani, i cili fluturonte në linjën Rio-Paris, u zhduk mbi Atlantik dije në mëngjes.
Në mesin e udhëtarëve, siç kumtoi kompania, ka pasur tetë fëmijë, duke përfshirë edhe një foshnje, 126 burra dhe 82 gra.
Diçka pas orës 04.00 të mëngjesit, nga aeroplani është dërguar sinjal për probleme me elektrikën.
Sipas aviokompanisë, me siguri bëhet fjalë për goditje nga rrufeja.
Air France lajmëroi se nuk ka informata për fluturimin pas orës 04.20.
Brazili tashmë ka filluar aksion për gjetjen e aeroplanit, i cili është zhdukur 300 kilometra në verilindje të bregut.
Krijoni Kontakt