Lexojeni me laps ne dore dhe nxirrni konkluzionet tuaja.
Une per vete nuk kam agje me teper per te thene.Per mua e ka thene Veton Surroi.
6.05.2003
Avignon: kur Papa i harroi shqiptarėt
Fillimi i shekullit - njė rrugėtim mesdhetar: identiteti, kombi dhe shteti (7)
VETON SURROI
20.
Rruga mė ēon nė Avignon, jug tė Francės dhe jo rastėsisht. Disa dhjetėra kilometra nga deti i Mesdheut gjendet ish-selia e Papės, dhe njėra prej enigmave tė ēėshtjes shqiptare. Ēka tė bėjė ēėshtja e shqiptarėve me Avignonin, vendin ku gjendet Pallati i Papės, qytet i rrethuar me vreshta rrushi dhe nė botėn e tanishme vend mė i njohur pėr prodhimin e verės sė njohur dhe tė shtrenjtė Chateneuf du Pape? Sepse kėtu ndodhėn dy nga momentet kthesė nė historinė e civilizimit perėndimor, tė cilat janė pjesė e anashkalimit historik tė shqiptarėve. I pari ėshtė vendimi i Koncilit qė tė jepet e drejta artistike pėr portretimin e jetės sė Jezu Krishtit, dhe nė pėrgjithėsi tė motiveve biblike. Ajo qė pasoi ėshtė tėrė njė lėvizje qė determinoi kulturėn perėndimore. Sė pari filloi me pikturat dhe freskot nėpėr kisha, pėr tė vazhduar pastaj me letėrsi. Vendimi i kėtillė nxori nė shesh nocionin e marketingut modern, gjegjėsisht, atė qė sot quajmė promovim tregu. Nė tregun shpirtėror, vendimi papal kishte tė bėnte me afrimin e Biblės dhe Zotit qytetarit tė rėndomtė. Zoti, dhe mrekullitė e tij, nuk do tė ishin mė abstraksione tė cilat do ti shpjegonte kleri, por do tė ishin mė tė afėrta pėr ēdo qytetar. Kėshtu, civilizimi perėndimor fitoi njėrėn prej karakteristikave tė veta mė themelore, atė tė qasjes sė drejtpėrdrejtė tė porosisė, qoftė spirituale, qoftė politike. Dhe, si prodhim i mėtejmė do tė kishte shtruarjen e pyetjes rreth intepretimit tė religjionit, gjegjėsisht a duhet tė jetė e drejtė absolute e njė kishe e njė pape, apo, kėtė mund ta bėjė ndonjė dijetar tjetėr religjioz? Kjo ėshtė ēėshtja e dytė, e cila po ashtu ndėrlidhet tėrthorazi me Avignonin. Nė kėtė qytet, nė fund tė shekullit XIV ndodhi debati i madh jo vetėm rreth asaj se kush duhet tė jetė Papa, por thelbėsisht, si tė ndahet institucioni i Papės prej shtetit. Prodhim i kėtij debati, qė quhet Skizmi i madh, ishte edhe vendimi pėr vendosjen e Selisė sė Shenjtė nė Vatikan.
21.
Kur dr. Rugova, kryetar i Kosovės, i dėrgon mesazhe ēdo disa muaj Papės, me falėnderime e urime tė llojllojshme, e me bekime tė Zotit, ai pėrpiqet ta gjejė rolin e vet dikund pas Avignonit. Gjegjėsisht, pėrpiqet tė tregojė se si shqiptarėt janė pjesė e civilizimit perėndimor. Njė gjė e tillė ishte e rėndomte para gjashtė shekujsh, kur princėrit e ndryshėm dėrgonin mesazhe tė ngjashme, duke kėrkuar bekimin spiritual pėr sundimin e tyre. Por ky tren historik kaloi, dikund mes Avignonit dhe Vatikanit i anashkaloi shqiptarėt dhe paguan njė ēmim shumė tė shtrenjtė. Nė momentet kur bėhej gjithė ky debat i madh i krishterė, shqiptarėt u ēanė nė tri fe tė ndryshme. Shqiptarėt qė aderuan katolicizmin mbetėn nė gjendje tė paqartė mes transferit tė selisė (dhe siē ėshtė aktuale sot tė thuhet nė Kosovė, kompetencave) dhe Vatikanit do ti nevojitej edhe njė kohė e gjatė pėr tu konsoliduar si qendėr e vendimeve politike. Ata qė aderuan nė kishėn ortodokse, aderuan po ashtu nė debatin e vjetėr se ku do tė gjendej selia e kėsaj kishe, tė siē quhet Lindjes. Pra aderuan nė konfliktin mes intepretimit grek apo sllav tė kishės dhe vetėm nė shekullin XX do tė fitonin autoqefalinė. Ata qė u konvertuan nė islam, u konvertuan nė njė religjion i cili nuk kishte e as qė ka qendėr dhe i cili qė nga mesjeta e kishte ndėrprerė debatin e brendshėm lidhur me fenė. Produktet themelore tė kėtyre lėvizjeve nė religjion ishin se shqiptarėt do tė mbeteshin pa njė religjion shtetformues, pra njė fe qė do tė identifikohej me identitetin e shtetit dhe pa njė fe e cila do tė identifikohej me kombin. Do tė nevojiteshin shekuj tė tėrė, deri dikund nė atė XIX apo fillim tė shekullit XX qė shqiptarėt tė fillojnė tė flasin zyrtarisht me Zotin e tyre (cili do qė tė jetė ai) shqip. Ndėrkohė, fqinjėt e shqiptarėve, nė shumicė ortodoksė, do ta shndėrronin kishėn e tyre nė vend tė rezistencės kulturore ndaj sundimit Otoman. Pėr ata nė Perėndim qė gjithnjė pyesin se pėrse shqiptarėt e kanė aq vėshtirė tė merren vesh mes vete dhe tė marrin vendime, le ta kthejnė kokėn nga Avignoni dhe pasojat e thella tė mungesės sė identitetit kulturor/shpirtėror te shqiptarėt.
22.
Vreshtat e Avignonit mund tė duken nga larg si ato tė Rahovecit a rrethinės sė Prizrenit, por kėtu ndėrpritet ēdo ngjashmėri. Pėrafėrsisht gjashtė shekuj ndajnė momentin e kthesės historike. Dhe, kėto gjashtė shekuj nuk mund tė kthehen prapa, e as tė kompensohen. Edhe po tė fillojnė shqiptarėt ēdo ditė ti shpjegojnė vetes e tė tjerėve se dikur ishin pjesė tė njė civilizimi qė gjeti krizėn e vet nė Avignon, kjo nuk mund tė ndėrronte gjė. Institucionet e ndėrtuara gjatė shekujve janė po ato institucione qė u mungojnė shqiptarėve. Debati intelektual i zhvilluar gjatė gjithė atyre shekujve ėshtė po ai debati qė u mungon shqiptarėve edhe sot. Gjatė shekujve shqiptarėt kanė kaluar nėpėr krizė identiteti dhe kėtė e kanė edhe sot. Nė kėto debate, nuk ėshtė aspak e ēuditshme qė gjatė tėrė shekullit tė kaluar kemi folur pėr fenė (ndoshta edhe jo aq shumė), kombin dhe shtetin. Tė tri kėto nocione janė tė papėrmbyllura. A jemi pjesė e civilizimit perėndimor duke qenė nė shumicė myslimanė (sė paku nga konteksti kulturor)? Ku definohen kufijtė e kombit dhe shtetit? Ky debat filloi nė formėn e vet nė Avignon dhe nxori disa koncepte edhe tė kombit, edhe tė shtetit, edhe tė religjionit si pjesė e identitetit kulturor. Pėr shumė popuj evropian pėrfundoi deri nė fund tė shekullit XIX, pėr disa tė tjerė nė shekullin XX, e ne kemi hyrė me njė pjesė tė kėsaj dileme nė shekullin XXI.
(Nesėr: Gjeografia dhe pengu: rrėfimi pėr Sienėn
Krijoni Kontakt