Ndoshta i ndodhi sepse kishte mbiemrin "Hoxha"....Eleminuan kosovarin, pranga 3 ish shefave te SHIK
Arrestohet Arben Zefgjini, ish shefi i SHIK i Tiranes dhe ish vartesit e tij Avni Koldashi dhe Budion Mecaj. Akuzohen se ne tetorin e 1995, "rrembyen, mbajten peng dhe torturuan ne bashkepunim" me pasoje zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes, nje tregtari te duralumineve nga Tetova, me aktivitet ne Tirane. Hetimi: E moren si agjent te UDB, ishte i UCK. Varri pa emer, ne Kune te Lezhes
Plot 8 vjet pas zhdukjes se bujshme ne Tirane te Remzi Hoxhes, tregtarit te duralumineve nga Tetova, duket se jane zbuluar autoret. Sipas flete arrestit te firmosur dje nga Prokurori i Pergjithshem dhe te ekzekutuar nga policia, per "rrembimin, mbajtjen e tij peng, torturimin" me pasoje eleminimin e tij fizik, jane deklaruar zyrtarisht fajtore, ish shefi i SHIK i asaj kohe dhe dy vartes te tij. Nderkohe qe hetimet kane treguar se ne ngjarjen e ndodhur ne tetor 1995, per te cilin qe ne ate kohe u akuzua SHIK-u i Gazidedes, jane implikuar edhe persona te tjere. Te cilet, nje vit me pas, me 1996 rezultojne qe pas largimit nga puna, jane larguar jashte Shqiperise dhe besohet se jetojne ne Angli. Ajo qe e ben edhe me te tmershme kete ngjarje, eshte fakti se me gjithe hetimet intensive pas 1997 deri me 1998, gjurmet per Hoxhen te conin deri ne bregdetin e Lezhes, ku deri me sot, megjithe kembenguljen e hetuesve dhe te afermve, ende nuk i eshte gjendur varri.
Ngjarja
Skena per ngjarjen qe me pas do te merrte permasat e nje thrilleri te Sharlok Holmsit, ka nisur ne rrugen qe te con tek Frigoriferi i Tiranes, ne unazen pak me tutje Stacionit te Trenit te Tiranes. Ne nje nga ditet e tetorit te larget 1995, nje makine ka ndaluar ne punishten e duralumineve. Prej aty kane zbritur disa persona, te cilet jane prezantuar si punonjes policie dhe i kane kerkuar Remzi Hoxhes, pronarit 42 vjecar te punishtes, te shkonte me ta per nje sqarim. Fillimisht gjithcka eshte marre per nje keqkuptim qe do te sqarohej shume shpejt. Por, do te kalonin jo vetem oret e asaj dite, por shume dite, muaj madje vite dhe deri me sot, ende nuk dihet se ku ndodhet trupi i tij.
Vetem pak dite me pas, punetoret e tij, te afermit, familjaret, gruaja dhe 4 femijet e tij do te kuptonin se nuk kishin te benin me nje marrje per nje sqarim ne polici, por per nje zhdukje enigmatike. Deshmite, provat dhe hetimet private te conin ne dyert e SHIK-ut te tmerrshem te Bashkim Gazidedes. Por, askush ne ate kohe nuk mund ta thonte kete me ze te larte. Megjithate, lajmi zuri faqet e para te gazetave te pakta private te asaj kohe te cilat i referoheshin familjareve dhe deshmitareve okulare te ngjarjes. Me aktivi ishte nje vella i Remziut, i ardhur nga Tetova, qe ne ate kohe ishte tregtar bizhuterish. I ndihmuar edhe nga miq te tjere, nepermjet ish Prokurorit te Pergjithshem Alush Dragoshi, vuri ne dijeni nepermjet nje letre, Presidentin e Republikes Sali Berisha. Por, asnje organ shteteror dhe instance tjeter, nuk pranoi zyrtarisht se kishte dijeni per vend ndodhjen e Remzi Hoxhes.
Hetimi
Menjehere pas 1997, kur vendin e Gazidedes ne krye te SHIK do ta zinte Klosi, Prokuroria e Pergjithshme hapi dosjen dhe hetoi kete ngjarje, nje nga me enigmatiket pas 1990. Nga pyetja e deshmitareve dhe me prova, nisi te hidhej drite mbi te verteten. Sipas te ciles, sherbimi sekret shqiptar kishte arritur te merrte disa informata, sipas te cilave Hoxha ishte nje i infiltruar i UDB ne Shqiperi, ku prapa aktivitetit te prodhimit te vetratave te duraluminit, fshihte veprimtarine agjenturore ne dem te interesave shqiptare. Por, burime teper te besueshme qe kane dijeni per dosjen e kesaj ngjarje, thane se ne fakt, me Remzi Hoxhen, ishte krejt e kunderta. Burimet nga Kosova, tani vone kane sqaruar se Remzi Hoxha, i cili rrjedh nga nje familje shqiptare me tradita patriotike, ka qene nje nga ndihmesit dhe financuesit me te hershem te levizjes kosovare, qe me vone u quajt UCK.
Pas "rrembimit" ne Tirane, ne tetor 1995, Remzi Hoxha eshte derguar per tu "mbajtur peng" nga strukturat shteterore te sherbimit sekret, ne nje baze te SHIK, ne Kune (Vain) te Lezhes, ne nje godine ku sot ngrihet shtepia e re e pushimit te punonjesve te sherbimit sekret. Aty Hoxha eshte "torturuar" qe te rrefente te verteten. Nje e vertete qe duket se ai e artikulonte ndryshe nga ajo qe duket se dispononte SHIK-u i asaj kohe. Seancat hetimore kane zgjatur disa jave, ndoshta deri ne fillim te 1996, kur besohet se trupi i Remzi Hoxhes nuk i ka rezistuar me dhunes prikologjike dhe fizike dhe ka vdekur. Hetimet e deritanishme dhe kerkimet kane cuar deri ne reren e plazhit te bregdetit te Lezhes, por trupi i pajete i Hoxhes nuk eshte gjendur. Pas kesaj, ne vitin 1996, disa nga punonjesit e SHIK qe jane marre drejtpersedrejti me kete rast, rezultojne te larguar nga Shqiperia dhe flitet se me ndihmen e zyrtareve qe kishin dijeni ne ate kohe per ngjarjen, jane ndihmuar te emigrojne drejt Anglise ku besohet se jetojne edhe aktualisht.
Arrestimi
Hetimi i kesaj ngjarje ka perfunduar me 1998 dhe e mbetur pa autore, eshte mbyllur, per t'u rihapur pak jave me pare. Gjurmet per fajesine e kesaj zhdukje misterioze e kane cuar Prokurorine e Pergjitheshme, SHIK dhe ministrine e Rendit, duket se kane cuar tek ish shefi i SHIK te Tiranes te asaj kohe Arben Zefgjini dhe vartesit e tij Budion Mecaj dhe Avni Koldashi. Per te cilet dje kryeprokurori Sollaku ka firmosur flete- arrestet qe jane ekzekutuar nga Drejtoria e Policise se Tiranes. Ata duhet te mbrohen tashme nga akuza zyrtare se ne vitin 1995, gjate ushtrimit te detyres "kane konsumuar vepren penale te rrembimit dhe mbajtjes peng te personit, tortures me pasoja te renda ne bashkepunim". Sot ose neser, pritet qe per ta te zhvillohet seanca e vleresimit te mases se arrestit ne Gjykaten e Faktit te Tiranes, derisa te perfundojne hetimet qe mund te cojne jo vetem ne zbardhjen e njeres prej ngjarjeve me enigmatike te veprimtarise se SHIK te gazidedes, por edhe ndoshta vendi i varrosjes se kufomes se tregtarit nga Tetova, Remzi Hoxha, njerit prej perkrahesve me te hershem te Ushtrise Clirimtare te Kosoves.
Krijoni Kontakt