Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 45
  1. #21
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sa pak e njohim ne Dashurinė, sa pak e lejojmė ne atė tė depėrtojnė nė errėsirėn e materializmit dhe mendimeve tė mbrapshta qė shpesh na pengojnė dhe na largojnė nga njerėzit qė duam.

    Dita, koha dhe problemet janė ato qė ndikojnė e mbulojnė shpirtin e lirė dhe dashurinė tė shfaqet, por a nuk do tė ishte mė mirė tė donim pa kushte? Njė dashuri prej sė cilės nuk do tė ndaheshim dot, nuk do tė kishte pengesė qė tė mos e kalonim , nuk do tė kishte vend qė tė mos linim pa e kėrkuar, kur nė fakt ajo ėshtė fare afėr teje, shumė pranė.

    Jeta ėshtė shumė e shkurtėr, dhe pikėrisht nė kėtė jetė kaq tė shkurtėr ne nuk dimė tė falim dashuri, ne nuk dimė tė marrim dashuri, ne nuk denjojmė tė kuptojmė se ē'do tė thotė tė duash dikė pa patur kushte, tė duash thjesht sepse do vėrtetė.


    Nėse natyra ėshtė e harmonizuar mrekullisht me veten e saj, ngjyrat me njėra-tjetrėn, bimėt, kafshėt e ēdo qėnie e gjallė, ne njerėzit, ende nuk e kemi ditur se ē'do tė thotė nė tė vėrtetė tė duash dhe tė falėsh dashuri ?!

    Do tė thotė tė shterosh lotėt nga sytė e trishtuar, tė shėrosh plagėt e krijuara nga vuajtja, tė shpresosh aty ku duket se nuk ka shpresė, tė besosh aty ku lėkundet arsyeja, tė inkurajosh aty ku besimi ėshtė rrėnuar, tė ngresh nga humnerat e rrėzimit aty ku duket se nuk do tė kishte mė ngritje, tė qetėsosh njė shpirt tė trazuar, tė falėsh dritė aty ku errėsira ėshtė mbret, tė zbutėsh rrėnjėt shekullore tė urretjes me durim, tė bėsh tė qesh shpirti I veshur me ngurtėsinė e vetmisė, tė jesh njė oaz nė mes tė shkretėtirės vetmi dhe tė bėsh qė kjo "sahara" e madhe e zemrės dhe e shpirtit tė zvogėlohet pak e nga pak, sado qė tė kushtojė sado qė tė dhemb nė shpirt, sado kohė qė tė kėrkojė, por tė gjesh kurajon qė mė nė fund tė ketė jetė, tė ketė paqe, tė ketė lumturi, tė jetojė…


    A thua bota ėshtė kaq dritėshkurtėr, kaq shpirtvogėl sa tė ndryshojė sensin dhe ndjenjėn e madhe tė tė dashuruarit?

    E pra, dashuria nuk ėshtė vetėm njė ditė, ajo ėshtė ēdo mėngjes e pranishme, ēdo mbasdite dhe ēdo mbrėmje nė fjalėt tona, nė qėndrimet tona, kudo. Njė gotė qė mbushet derdhet, njė zemėr qė mbushet ka dėshirė tė derdhet dhe tė ndaj kėtė dashuri edhe me tė tjerėt, ka mė shumė gėzim kur jep se sa kur merr, dhe nėse e ndani kėtė gėzim me tė tjerėt ēdo ditė e kjo do tė jetė lumturia e vėrtetė, lumturia qė nuk gjendet jashtė por vetėm brenda nesh, ėshtė njė virtyt qė ne e kėrkojmė nė botė por qė ėshtė thellė nė zemrėn tonė, kėrkojeni dhe do tė gjeni….

    Vetė jeta ėshtė dashuri...
    "Carpe Diem"

  2. #22
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Kjo vajze di te dashuroje, perderisa shkruan kaq bukur per dashurine.Mirepo nuk mjafton vetem te dish te dashurosh, duhet te dish dhe te zgjedhesh se ke te dashurosh .
    Ky eshte realiteti me shqetesues qe ndodh sot ne dashuri, sepse mbasi zhgenjehen fillojne dhe ia vendosin fajin dashurise.Dashuria eshte e brishte dhe e pafajshme. Ajo ti ushqeu ndjenjat, emocionet, mirepo ti, a ishe perfekte ne zgjedhjen tende?

    Te zgjedhesh pastaj te dashurosh ky eshte celesi i sukesit.
    E kunderta! Te dashurosh dhe pastaj te zgjedhesh, mund te perfundosh ne variacionin dashuria ti erreson syte.
    Kshu qe, vajza zgjidhni me llogjike dhe dashuroni me zemer, qe neser zemra, mos ju bej fajtore per ndjenjat qe ia dhuroi llogjikes se gabuar te zgjedhjes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Mersin_ : 03-06-2009 mė 05:05
    "Shoku Mjekesise"

  3. #23
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga Mjekesia Lexo Postimin

    Te zgjedhesh pastaj te dashurosh ky eshte celesi i sukesit.
    E kunderta! Te dashurosh dhe pastaj te zgjedhesh, mund te perfundosh ne variacionin dashuria ti erreson syte.
    Sa prej nesh vene llogjiken ne pune kur zemra rreh?
    Nuk besoj se jane shume ndaj edhe pjesa me e madhe vuajne.
    Jam shume dakort me mendimin tend mjekesia po ja qe ne dashuri komandoka zemra dhe eshte po ajo qe vuan.

    Respekte
    "Carpe Diem"

  4. #24
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Sa prej nesh vene llogjiken ne pune kur zemra rreh?
    Nuk besoj se jane shume ndaj edhe pjesa me e madhe vuajne.
    Jam shume dakort me mendimin tend mjekesia po ja qe ne dashuri komandoka zemra dhe eshte po ajo qe vuan.

    Respekte
    Po sikur temes tia vesh titullin "Dialog per dashurine dhimbese" lol

    Dashuria komandon zemren kur ajo behet suprize per mendjen.Shpesh ne bisedojme me dike dhe me pas kuptojme se jemi dashuruar mbas tij/saj.Ne fakt dashuria eshte ndjenje sa dhe spontane po aq dhe titane.Ajo ka kurthet e ndjenjave qe ne nuk i kuptojme ku ndodhemi brenda tyre,Eshte si puna e njeriut qe nuk kupton qe toka leviz pasi gjendet brenda saj.Duhet te shperngulet ne hene qe te kuptoje se ai po vozit bashke me token ne orbite.Dhe dashuria lind papritmas dhe kur ti e kupton se ke rene ne dashuri ndjenjat dhe emocionet jane shume te forta saqe nuk te lejne ty me te gjykosh me llogjike se eshte njeriu i duhur apo jo per ty.Mirepo jo githmone ndodh keshtu.Duhet qe njeriu te vendosi disa principe per njeriu e zemres dhe jetes dhe mos e lejoj zemren ta suprizoj ne dashuri.

    Meshkuj sikur dhe femrat jane magnetike dhe kur qendron shume me to, te krijojne ate bobinen e ndjenjave qe percon rryme dhe te terhek duke ti elektrizuar neutronet romantike.Njeriu ka nje sistem ekulibrues ndryshe nga kafsha e cila dashurine dhe seksin e ka instiktive.Njeriu ka llogjiken dhe ndergjegjen e cila nuk e le zemren ta humbi trupin pasi edhe ato jane aksionere ne bordin drejtues.
    Nese nuk e perdorim kete sistem ekulibrues para se te jesh e ngarkuar me ndjenja, duke e ndihmuar veten me vendosjen e disa kritereve atehere do ta kesh shume te veshtire te perzgjedhesh njeriu qe do.Femrat jane emotive dhe po ti referohen emocioneve dhe ndjenjave ne dashuri ato dashurohen marrezisht edhe me nje pijanec, mafioz, drogazhi, kurvar etj etj.Edhe pse jane perla ne krijim persa i perket bukurise, ato e kane kete dobesi sa qe dashurojne me shume ndjenja.Ndersa meshkujt dashurojne ftohte dhe me llogjike.Keni pare meshkuj qe vuajne nga dashuria.Shume rralle ndodh.Jane qenie te ftohta ne emocione por te forte ne llogjike.Prandaj meshkuj propozojne dhe femrat perzgjedhin duke marre dhe mendimet e prinderve.Pasi mendimi prinderor eshte me shume si kaalizator forcues ndaj ndjenjave te cilat per momentin e kane mbyllur nje shteg llogjikues tek femrat.

    Ajo qe une keshilloj ose mendoj se femrat mos vuajne eshte se pari vendosja e kritereve per te dashurin e jetes.Ne baze te ketyre kritereve te bejne perzgjedhjen dhe mos e fusin ndonjeri padogane.Ti rrisin akcizat e tyre ne perzgjjedhe.Te shpallin konkurs kualifikimesh me qellim qe te fitoj me i miri.

    Femrat klasike gjithmone kane menduar per princin e kalter kurse sot princi i kalter eshte kthyer dhe mashkullin e rastit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Mersin_ : 03-06-2009 mė 09:38
    "Shoku Mjekesise"

  5. #25
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Te gjithe jemi shume te forte ne politiken e quajtur nga ana e psikollogjise "politika e strucit"!!

    Ne preferojme te besojme te endrrat tona,te jetojme me iluzione,te kerkojme nje strehim te imagjinata...Nuk na pelqen ti perballemi nje realiteti te shqetesueshem ku ne te cilin nje pjese e madhe e kohes qe ne kalojme,nuk i ngjet fare idealit tone..

    Atehere ne mundohemi te krijojme pakte me realitetin, rrime ne nje mjegull qe me ne fund na jep siguri, instalohemi ne nje dhimbje te rehatshme, kur ne te njejten kohe mund te drejtohemi drejt nje lumturie jo shume te sigurte!

    "I vjetri nuk do te vdese dhe i riu nuk do qe te lindi"_thote nje proverbe....

    Ai i cili nuk ka fare deshire qe te shikoje ndryshimin e nje situate qe nuk i pershtatet dhe mbajtjen e kesaj situate te cilen ai njeh!
    Ne qe te gjithe kemi kurajo dhe rezistence...


    Para se te themi fjalen "e dija po kisha nevoje ta degjoja",mund te themi," e di po nuk dua ta degjoj"!



    Eshte nje rruge pjekurie dhe besimi ne vetvete,te cilen duhet ta zgjedhim.
    Veshi do shume kohe qe te degjoje!

    Atehere kur i dime te gjitha,perse kerkojme arsye te kota dhe nuk shohim realitetin perballe?

    Kur nje doktor psh i thote nje pacienti : "Keni nje semundje shume te rende",shohim kete pacient qe i pergjigjet : "Doktor ,sa jete kam?".
    Nje replike e mrekullueshme qe shpreh gjithe vitalitetin e ketij pacienti,por qe provon ne te njejten kohe,mendimin e perjetshem larg evidences....

    Ne nuk jemi gjithmone te dispozuar te degjojme te verteten sepse nuk jemi gjithmone gati ti degjojme ato! Kur te vertetat na behen te ditura,efekti i surprizes eshte shume i larte!
    Fjalet e thena i marrim,u rezistojme dhe ne te njejten kohe na sherbejne per te vene alarmin...

    Te marresh keshilla nga dikush eshte dicka natyrale, te durosh eshte faza me e veshtire,pervec rastit kur ai qe na hap syte ne syte tane ,ka nje arsye te drejte,legjitime.
    Dhe atehere porta hapet........



    Ps : Flm Mjekesia
    "Carpe Diem"

  6. #26
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nuk flas dot asnje fjale!

    Mos valle fjala dashuri nuk eshte e denje per tu shqiptuar nga une?!Ka raste kur vetja me duket e neveritshme si nje cope e pavlere qe nuk duhet zene me dore se te shkatarron gjithēka!
    Pastaj mendoj se nuk e kam patur fajin une,nuk kam patur rrugezgjidhje e vetme.....pastaj!
    Sa shume gjera kam filluar te mendoj qofte edhe nje moment te vetem.
    Sa shume kontradikta luftojne brenda shpirtit tim te cilin tani as vdekja nuk e preh..

    Dikush me shikon i heshtur.....disa te tjere po ashtu....ndoshta dhe keta me perēmojne,por nuk ma thone.

    Po perse njerezit duhet te jene kaq hipokrite?
    Pse nuk e hapin gojen dhe te ta thone te verteten ne sy?Perse jo perballe?Perse?!!!!!
    Perse kane nevoje te fshihen dhe te te genjejne me fjale te kota?!Ku eshte perfitimi i tyre!


    Mbase u vjen keq...
    Ah keqardhja......ky mall kaq i shitur te njerezit!

    Asgje nuk i ben me te lumtur njerezit se mbushja e syve me lot per dike qe eshte poshte tyre ose me mire qe e mendojne poshte tyre,e mendojne qe zvarritet ne toke.

    Megjithate meshira eshte nje ngushellim,nje ēmim inkuarajues per ata qe vuajne

    Por une nuk vuaj....Renkoj!
    Dua te bertas por nuk kam ze,nuk kam kujt ti bertas!Sa i dhimbshem eshte zeri ne hapesire qe nuk degjohet,syri qe kap nje veshtrim te tijin,por nuk e shikon,lekura e ngritur per nje perkedhelje,por qe nuk preket nga dora e askujt!

    Sa shume gjera qe demtojne shpirtin e nje njeriu por ama,askush nuk do tja dije per shpirtin...As njeriu vete!

    Jam kaq e hutuar sa ēfaredo te me thone ne keto momente do ti beja me ngut. Ky vend po me duket si nje labirint i pamate qe nuk ka as fillim dhe as fund.Nga ky vend ku jam tani, nga kjo gjendje ne te cilen ndodhem,nuk do mund te dal aq lehte sa e pata menduar me pare!

    Ndonjehere me duket vetja nje engjell i vogel qe ka mbetur femije thjesht sepse ka dashur qe ta duan....

    Nje torture qe do ta vuaj me dite,muaj,vite dhe qe asgje nuk mund ta shlyej kurre.....
    Qaj sa shume qaj....Lotet e femrave tregojne vlerat e shpirtit,kurse lotet e meshkujve tregojne shpirtin vete!
    Keshtu kam menduar gjithmone....jam e bindur per kete...

    E dini valle se ēeshte ne gjendje te te beje njeriu qe aq shume do?!
    Kur dy njerez duhen,njeri mund te behet porta ku mund te hyjne te keqijat per tjetrin!
    Dhe ajo qe eshte negative eshte se e keqja me hyri mua prej atij qe desha aq shume....
    "Carpe Diem"

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,977

    Lus Verėn,jam pjaniko,ashtu jam!
    Pagan e Heretiko,ashtu jam!
    Tė sajin mė kujton ēdo Fe: jo s'jam!
    I vetes jam besnik: po,ashtu jam!
    .................................................
    Harxhova jetėn kot nėpėr kėneta
    Dhe asnjė pikė lumėri s'gjeta:
    Tani kam frikė se u mplaka,shkonj,
    E s'provonj dotė si duhet rrojtur jeta.

    Ah,nesėr botėn plot shamat' e lashė,
    Nga qindra xhevaire njėz i dhashė:
    Pa folur kan mbetur qindra fjalė.
    Se nuk' i merrte vesh kjo Bot e trashė.
    ........................................
    Ah, nesėr Fati do na gremisė
    Dhe ēdukemi nga Kopsht' i Dashurisė:
    O Vajzė,sillmė Ver' e lagm' e puthmė,
    Dhe prap nėm gėzimn e djalėrisė.
    ..................................................
    Dhe kur tė shuhem nėn Dhe tė zi
    Dhe kur tė bėhem prapė Balt' e Hi,
    Mbrumėni Poēe,mbushmėni Dolli-
    Dhe shihni po s'u ngjalla pėrsėri!

    --Khajam--

  8. #28
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pse po te kujtoj?
    Pse po e mundoj veten duke i zgjuar kujtimet per ty?


    Kjo pytje e mundimshme po me mbyt. Deshiroj ti iki pergjigjjes.....
    Deshiroj te izolohem ne nje erresire te pa fund,nje qetesi te pa fund. Deshiroj te iki nga kjo bote!
    Nuk arrij dot te qetesohem....Diēka me pengon.Pse?

    Pse te dua?

    E pikelluar e ul shikimin,duke u kthyer ngadale ne realitetin e hidhur,e tmerruar e shikoj fotografine tende te mbuluar me lotet e mi.
    Ndiej nje zbraztesi.Nje dhembje ma shtrengon kraharorin,ma ze frymen!
    Mundohem te iki kujtimeve per ty,por kurrsesi te harroj.

    Ti nuk je me i imi!...Nuk jam me e gjalle,jam e vdekur.E varrosur per se gjalli!Nuk jam me ajo qe isha dikur,dhe shume shpejt nuk do jem me asgje!!
    "Carpe Diem"

  9. #29
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Thone qe nje njeri qe te do,duhet te jete i gatshem te te mbeshtese ne ēastet kur ke me shume nevoje per te!

    Por ka te tille qe nuk kane per te qene kurre te pranishem dhe nuk shqetesohen,nuk eshte e lehte ndonjehere te ndash dhimbjet me tjetrin,ndonese parrulla dhe fjalet e bukura te dashurise jane....."Si ne dite te mira,ashtu dhe ne te keqia"!Eh!!!



    Sa me shume kalon koha dhe shikoj fytyren e vertete te disa njerezve aq me pak i besoj njerezimit dhe humanizmit, aq me pak kam filluar ti besoj lumturise,por do vazhdoj ti besoj deri ne vdekje dashurise....asaj qe une jap vete,ate e besoj!

    Per ēfare kemi nevoje?

    Nuk dua ndonjehere te mendoj kaq shume se me duket sikur do ēmendem! Mbeshtes duart ne fytyren time dhe mundohem duke mbyllur syte te imagjinoj nje bote te re,nje bote te bukur!
    Dhe kjo bote vjen prane meje,e qeshur siē e mbaj mend dikur,e bukur si ne perralle,e dashur,e embel,e pranishme,siē dinte te ishte vetem ajo,e drejte dhe e lumtur....

    Dhe sot kuptoj qe kjo ndjenje dritheruese qe quhet dashuri,nuk me paska braktisur kurre....Ajo paska qendruar e fshehur ne thellesine e zemres,sepse vetem aty e ka vendin ajo....Ne boten time....ne shpirtin tim!
    "Carpe Diem"

  10. #30
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nje lidhje nuk mund te mbaroje thjesht me heshtje,me paqartesi,njeriu ka nevoje te kuptoje pse_ne e veprimeve,pse_ne e fjaleve!!

    Ku eshte ai qe dikur puthte me aq zjarr?
    Ku eshte ai qe dikur thoshte fjalet me te bukura ndonese te pakta?!
    Nuk eshte.....nuk eshte!



    Atehere pse duhet te shfaqet pikerisht kur une e dua me shume se gjithēka?
    Kur ai ka ndyshuar te vetja ime shume gjera,te cilat e vetme e kisha te pamundur t'i mendoja. Ai me dha forcen kur kisha nevojen me te tepert,ne nje kohe qe nuk pranoja nga askush tjeter as dhe nje buzeqeshje te vogel kortezie....
    Kur kujtoj se me sa dashuri e perkujdesje me ka trajtuar me pare,sot me duket e pabesueshme kjo qe ndodh....
    Ai kur me shikonte ne sy me dukej sikur me donte, sikur bota e tij me kishte mbyllur brenda nje rrethi qe kishim krijuar se bashku...

    Nuk arrij ta besoj si mund te tregohet njeriu kaq pashpirt sa te te hedhe poshte si nje lecke duke te injoruar me pershtypjen qe nuk te ka njohur kurre?!

    Ai ndoshta as nuk do qe ta imagjinoje se si jam ndier une gjithe keto kohe,nuk i intereson ta dije....Nuk dua te mendoj dhe as nuk dua qe nga lodhja,zhgenjimi,dhimbja,stresi mund te bej ndonje marrezi e cila nuk duhet bere!

    Duhet te pranosh faktin e vetem qe nje dite dikush largohet nga lidhja dhe qe ne syte e atij qe iken...ti vete nuk je me asgje....thjesht nje vegim....thjesht asgje!
    "Carpe Diem"

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Njė monolog
    Nga Roi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 205
    Postimi i Fundit: 07-05-2019, 06:04
  2. Monolog nė Mesnatė
    Nga Mesnata nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-01-2009, 07:34
  3. Monolog Shen Valentini
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-02-2003, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •