Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 45
  1. #11
    maraklije Maska e bombona
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    diana shum i bukur i gjith materiali,me emocionoi shum vertet.biles mund te htem se ne shum fjal e gjeta veten time aty.vertet nje monolog dhimbjeje dhe dashurije.
    suksese
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e La_Fenice
    Anėtarėsuar
    27-05-2009
    Postime
    143
    Shume i bukur!!

  3. #13
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sa do te doja ndonjehere te mos flisja dhe te mos shikoja asgje,te jetoja ne kete shtepi vetem me vetmine time,pa duruar dhe lexuar opinionet e tmerrshme te opinionit dhe njerezve ziliqare!

    Njerezit nuk arrijne te kuptojne qe i shkruaj dashurise e shtyre nga nevoja per te,nje nevoje te cilen e kam njohur perhere! Per veten do te mbetem ajo vajze e vogel e trishtuar e cila nuk do qe te rritet. E perse ta bej??!
    Pse te jem si gjithe te tjeret,qe pluskojne ne hipokrizine dhe servilizmin qe thurin vete?!
    Jam munduar te krijoj nje bote timen,po nuk munda.
    Sa shume gjera qe kam,sa shume...i kam te gjitha perveē lumturise!



    Ndonjehere me ndodh te rri dy tre dite pa dale fare....Nuk dua te takoj njerez,nuk me pelqen kjo bote nga e cila aq shume jam zhgenjyer! Sa e urrej opinionin e pasakte dhe jo te sinqerte te njerezve...nuk dua te ndeshem me te,nuk dua pasi e urrej dhe duke urryer mendoj se behem nje person e cila nuk jam une vete.

    Kam pershtypjen se keqesia ngjitet shpejt dhe e mira do kohe per tu ngjitur!


    Disa e shikojne jeten si nje argetim te vazhdueshem,pa telashe,pa halle.Rruget pothuajse jane plot ketu....Trishtohem kur shikoj njerezit qe vrapojne te mbushur me dhurata,trishtohem per veten dhe gezohem per ta. Askush nuk me dha dhurate kete vit,askush!
    Me pushtojne emocione te forta.Zemra me dridhet duke leshuar tinguj te dhimbshem.Gjithmone kam dashur,gjithmone i kam besuar dashurise,gjithmone e kam dhene dhe sa pak e kam marre!!

    Ndonjehere njeriu hyn ne nje lidhje per te mbytur monotonine e diteve pa kuptim dhe dalin befas te dashuruar,edhe pse ndonjehere zhgenjehen!

    Te pakten nga kjo pervoje e hidhur do marr me vete diēka te bukur....por ja tek jam...E vetmuar,e trishtuar dhe e perbuzur!


    Ps: Flm shume prej teje Bombona.Te uroj fat dhe aspak dhimbje.
    La fenice flm gjithashtu.
    "Carpe Diem"

  4. #14
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Jam shume e vrare ne shpirt......

    Me kane copetuar kete shpirt me kokekrisje,ndaj e kuptoj veshtrimin e syve te mi ne pasqyre,ate veshtrim te trishtuar,ato lot qe rrjedhin nga thellesia e zemres...

    Eshte veshtire te fillosh gjithēka nga e para,sidomos kur ke te shkuaren qe te kujton se ēfare ke bere,sa shume ke dhene dhe ēfare te ka ndodhur...sa padrejtesi ka kjo bote!


    Por nuk ka zgjidhje tjeter,pasi keto jane pesojat e rritjes. Me kane admiruar per forcen e madhe shpirterore,per guximin tim,me kane thene qe jane te rralla ato femra qe do duronin kaq shume dhimbje....po valle a mos kane qene vetem fjale si per te me ngushelluar dhe kuptuar vetmine ne te cilen dua te rri,larg prej te gjitheve....shume larg!

    Thone qe jeta vazhdon..
    Te terheq zvarre kur nuk do ta ndjekesh,tallet me dobesite e tua,te jep diellin kur mendon se ke prekur fundin.


    Kjo eshte jeta_peshperis me vete...

    E nesermja eshte e paparishikueshme dhe ndonjehere nuk mundem te luftoj ate qe me ka munguar me shume....Dashurine.
    "Carpe Diem"

  5. #15
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Kjo eshte rruga!Te shtrosh pyetje vetes sate dhe te pergjigjesh vet,pasi askush nuk din te te jap pergjigjeje adekuate!Monolog i shkelqyer!(vetem te ishte i hareshem)
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  6. #16
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga e panjohura Lexo Postimin
    Kjo eshte rruga!Te shtrosh pyetje vetes sate dhe te pergjigjesh vet,pasi askush nuk din te te jap pergjigjeje adekuate!Monolog i shkelqyer!(vetem te ishte i hareshem)
    Flm mikja ime..
    Per momentin eshte nje monolog qe ja kushtoj dhimbjes.

    Pyetje te bera vetvetes dhe qe nuk do ua di kuptimin kurre.

    Respekte
    "Carpe Diem"

  7. #17
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Vetem ti ne kete bote te vargullt i dhe nje kuptim jetes sime....

    Ti je i vetmi qe dua te shoh ēdo mengjes kur te zgjohem,sepse dielli i mengjesit nuk do te kishte kuptim te lindte,nese ti nuk do te ishe brenda meje!
    Do doja ti shtrengoja doren me dashuri....
    Sa e vogel do te dukesha,sa e brishte,sa mund te lendohem qofte dhe nga nje fjale e vetme,nga nje veshtrim dyshues,nga nje puhize ajri....

    _Te dua shume.Nuk kam dashur njeri ne jeten time kaq shume sa te dua ty. Dhe jam e lumtur qe te njoha,ndonese nuk mund te te gezoj,ndonese nuk jam ajo qe ti doje te isha,ndonese dashuria nuk eshte e barabarte,te dua dhe vetem ti me ke dhene forcen dhe shpresen per te ecur perpara....

    Me je dukur engjell.....
    Do te doja te mbeshtesja koken sadopak ne gjoksin tend. Do te doja te jetoja nje moment te perjetshem dhe te perkohshem per sa mund te zgjaste! Askush nuk e di kuptimin e pafundesise...

    Kjo varet nga zemra e ēdo njeriu.

    Dhe ata qe kane zemren e madhe mund te arrijne infinite te papershkruara me pare.Nje zemer qe hapet vetem nga dashuria dhe mbyllet pakthyeshmerisht nga urrejtja qe ti ke ndaj meje!

    Aroma jashte me duket e panjohur....Kur ecja me ty me dukej sikur ishim te vetmit ne nje mbreteri dhe pse kishte shume te tjere qe duhet te ndjeheshin ne te njejten menyre.
    Secili nga ne ndoshta nga deshira per pushtet,apo nga ajo romantike do te donte te ishte mbret. Megjithate ideja e gjakut mbreteror nuk me ka bindur asnjehere...
    Ata nuk mund te kishin gjenet me perfekte ne bote dhe as te ishin pasardhes te ndonje perendie siē supozonin egjiptianet dikur!

    Me mjafton te jem nje mbretereshe e vuajtur,e trishtuar,enderruese dhe e nje bote e cila eshte vetem imja!
    "Carpe Diem"

  8. #18
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    E dashuruar?!
    E zhgenjyer?!


    Nje emocion i forte me shkundi.

    E ku ka gje me te bukur se ti shkruash dashurise? Si mund te quhemi njerez neqoftese nuk jemi te ndjeshem ndaj saj?! Sa bote e pakuptueshme....

    E ku ka gje me te bukur te ndihesh e dashuruar?! Nuk mund ta imagjinoj dot jeten pa dashurine ose anasjelltas....Te jete valle kaq e bukur kjo ndjenje?!

    Syte me mbushen me lot...kam pare njerez fort te dashuruar,kam pare lot gezimi dashurie,kam pare shpirtin tim te fluturonte ne luginat e jetes dhe nuk kam arritur te shkeputem kurre nga ajo ndjenje aq magjike qe me shkakton dashuria....

    Filli qe ndan jeten dhe vdekjen nuk eshte aq i holle sa e kam menduar....jam e lire!
    E lire nga vuajtja,nga erresira,nga tmerri,nga ankthi....


    Me ne fund e ndjej veten e shpetuar nga zinxhiret e hekurt qe me mbanin peng ne nje bote qe nuk mund te jete bota ime....jo nuk eshte imja sepse bota ime eshte kjo.....kjo bote perrallore dhe magjike te ciles i besoj dhe do i shkruaj deri ne grahmat e fundit te jetes sime!

    Jam e lire pasi kam nje shpirt i cili di ti kendoje dashurise,jam e lire sepse kam diēka te paster dhe qe ti kendosh dhe ti shkruash dashurise duhet te jesh e tille!
    Dhe ata qe nuk e duan dhe e kane frike jane te roberuar....sa keq!


    Kam pare syte e njerezve sa bukur shkelqenin nen driten e dashurise,kam pare rilindjen e shpirtit te tyre.....kam pare shpresen,kam pare dashurine te sillte femijet ne jete......Te sillte te ardhmen...

    Dashuria eshte jeta dhe jeta eshte vete dashuria.....ndaj do ti shkruaj gjithmone!
    "Carpe Diem"

  9. #19
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anėtarėsuar
    25-05-2009
    Postime
    119
    nuk shtoj as edhe nje fjale , ***** temes.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    Monolog i gjate.......i bukur....prekes........i dhimbshem.......emocional.....emocionues.....fatke qesisht pesimist, por ama REALIST.....WELL-DONE

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Njė monolog
    Nga Roi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 205
    Postimi i Fundit: 07-05-2019, 06:04
  2. Monolog nė Mesnatė
    Nga Mesnata nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-01-2009, 07:34
  3. Monolog Shen Valentini
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-02-2003, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •