Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    P E T I C I O N

    P E T I C I O N

    Kundėrshtojmė projektin e

    “Zonave tė Veēanta tė Mbrojtur”

    nė Prizren

    Peticion: I nėnshkruar nga tė gjitha OJQ’tė, bashkesite fetare, partitė politike dhe deputeti i Kuvendit tė Kosovės nga Prizreni Zafir Berisha

    Ne, OJQ’tė, Bashkėsit Fetare dhe partitė politike nė Komunėn e Prizrenit, me vetėdije dhe vullnet, deklarojmė qė projekti i “Zonave tė Veēanta tė Mbrojtura” nė Kosovė nuk ėshtė nė shėrbim tė ruajtjes sė monumenteve tona historike, pėr gjeneratat e reja, por ėshtė nė shėrbim tė politikave tė Serbisė pėr uzurpimin e trashėgimisė sonė kulturore si dhe pėr ta bėrė vendin tonė jofunksional. Ligji mbi zonėn historike tė Prizrenit, i cili do tė duhej tė ishte njė mekanizėm pėr ruajtjen dhe mbrojtjen e trashėgimisė sė pasur kulturore dhe historike tė qytetit tonė, ėshtė duke u pėrdorur pėr tė na ndarė nė baza etnike dhe fetare. Ky ligj e legjitimon pretendimin e Serbisė qė tė gjitha monumentet dhe kishat ortodokse nė Kosovė janė “serbe”, duke mohuar kėshtu kulturėn e pėrbashkėt fetare dhe historike tė Kosovės e cila ėshtė karakteristikė e qytetit tė Prizrenit, si dhe ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtat ndėrkombėtare pėr praktikimin e fesė, duke e definuar kėtė tė fundit nė baza etnike. Gjithashtu, ky ligj e lejon Kishėn Ortodokse Serbe, me seli nė Beograd, tė ushtroj tė drejtėn e vetos karshi cilitdo vendim tė pėrfaqėsuesve komunal tė Prizrenit, i cili e prek zonėn historike, pėrfshirė tė drejtėn e tubimeve publike si dhe aktiviteteve kulturore. Ligji po ashtu kėrkon qė tė konsultohen edhe komunitetet e tjera fetare tė cilat mund tė ndikohen nga kėto vendime. Kjo krijon potencial pėr konflikt fetar nė njė qytet tė njohur pėr harmoninė e tij. Jo vetėm qė kjo ėshtė anti-demokratike, por ėshtė edhe kufizim i papranueshėm i tė drejtės sė qytetarėve tė Prizrenit pėr ta gėzuar lirinė e shfrytėzimit tė hapėsirave tė tyre publike. Pra, pėrmes kėtij peticioni ne e kundėrshtojmė projektin e “Zonave tė Veēanta tė Mbrojtura”, i cili e rrezikon seriozisht qytetin tonė, tė ardhmen tonė dhe atė tė fėmijėve tanė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar mė parė nga biligoa Lexo Postimin

    Me miratimin e Draftit pėr “Zonėn e Veēantė tė Mbrojtur tė Qendrės Historike tė Prizrenit” nga Kuvendi i Republikės sė Kosovės:

    KRYEPESHKOPI SERB ARTEMIJE “VENDOS

    PĖR PRIZRENIN”!?!

    Shkruan: Adnan Abrashi - Prizren, 23. 04. 2009

    Jo! Ky kryetitull nuk ka pėr qėllim tė bėhet sensacional pėr gazetė, por, mė duket se pas fillimit tė aplikimit tė Ligjit ( Nr. 03/L-039 ) mbi zona tė veēanta tė mbrojtura ( i miratuar nga Kuvendi i Republikės sė Kosovės, mė 20 shkurt 2008 - moderatori Sh.B ) dhe aprovimit tė mundshėm tė Draft-Ligjit nė propozim pėr “Zonėn e Veēantė tė Mbrojtur tė Qendrės Historike tė Prizrenit” nga Kuvendi i Kosovės, kjo metaforė e shpėrfaqur nė kryetitull, praktikisht edhe mund tė bėhet realitet. Kuptohet, peshkopi serb Artemije, nuk ka gjasa tė jetė dhe as qė mund tė zgjidhet kryetar politik i Prizrenit, por nėse ky ligj do tė votohet nga Kuvendi i Kosovės, qė aktualisht ėshtė nė fazėn pėrgatitore si propozim-draft, atėherė, pa dyshim rezulton qė Selia e Kishės Ortodokse Serbe nė Prizren, do mund t’i ketė disa kompetenca tejet tė rėndėsishme, tė cilat, nė masė tė madhe do ta ngushtojnė vendimmarrjen e pavarur dhe profesionale tė njė institucioni tejet tė rėndėsishėm komunal, siē ėshtė Drejtoria Komunale pėr Urbanizėm dhe Planifikim Hapėsinor.

    Pėr ēka ėshtė fjala mė konkretisht?

    Nė mbėshtetje tė Propozimit Gjithėpėrfshirės pėr Statusin e Kosovės ( tė hartuar nga Z. Martti Ahtisaari ) dhe nė Ligjin pėr Zonat e Veēanta tė Mbrojtura ( Ligji Nr. 03/L-039 ) tė miratuar nga Kuvendi i Kosovės, pėr tėrė territorin e Republikės sė Kosovės nė pėrgjithėsi, konstatohen 44 zona tė veēanta tė mbrojtura, ndėrsa, neni 8, pika 8.2, i kėtij Ligji, nė mėnyrė eksplicite obligon krijimin e njė zone mbrojtėse sė veēantė si Qendėr Historike e Prizrenit, ku thuhet: “...ēdo aktivitet i ri nė Zonėn e Veēantė tė Mbrojtur pėr Qendrėn Historike tė Prizrenit do tė rregullohet me njė ligj tė veēantė”. Pikėrisht, pėr ta pėrmbushur kėtė obligim qė del nga neni i lartėpėrmendur i kėtij Ligji, i hartuar nga njė grup punues i Ministrisė sė Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor, si projekt pėr Qendrėn Historike tė Prizrenit ėshtė propozuar ky Draft-Ligj, i cili, sė shpejti do t’i ofrohet Kuvendit tė Kosovės pėr miratim.

    Nė nenin 3 tė kėtij Draft - ligji, i cili mė ra nė dorė pėrmes disa kanaleve tė besueshme nga kjo Ministri, decidivisht thuhet: “Zona e Veēantė e Mbrojtur pėr Qendrėn Historike tė Prizrenit, do tė themelohet nga organet komunale tė Prizrenit nė bashkėpunim me KZM (Kėshillin Zbatues Mbikėqyrės) dhe ajo nė kuadrin e saj do tė pėrfshijė kėto objekte monumentale tė trashėgimisė kulturore: Kishėn e Virgjėreshės sė Shenjtė tė Levishės; lagjen e vjetėr “Mėhalla Marash”; Kishėn e Shpėtimtarit tė Shenjtė; Shkollėn Ortodokse pėr Priftėrinj e Kirilit dhe Metodit tė Shenjtė; Kompleksin i Rezidencės Episkopike (qė pėrfshin rezidencėn e Peshkopit, Katedralen e Gjergjit tė Shenjtė, Kishat e Gjergjit tė Shenjtė (Runovic)dhe Nikollės sė Shenjtė (Tutic)….etj”

    Nėse e kemi parasysh diametrin e pėrcaktuar mbrojtės (ligjor) prej 50 - 100 metra tė ēdo objekti kulturor nė veēanti, dhe tė gjitha kėto i bashkojmė nė varg me njėra - tjetrėn, atėherė, praktikisht, na del se mbi 70 pėr qind e hapėsirės kadastrale tė qytetit tė Prizrenit, do tė pėrfshihet nė njė zonė tė veēantė tė mbrojtur. ( !!! )

    Mė tej, neni 6 dhe 7 i kėtij Draft-Ligji, si aktivitete tė ndaluara dhe tė kufizuara nė kėtė zonė tė mbrojtur, pėrcakton: ndėrtimet apo zhvillimet industriale, tė tilla si eksplorimi dhe shfrytėzimi i burimeve minerale dhe ndėrtimi i digave, centraleve elektrike apo linjave tė tensionit, furrave dhe fabrikave dhe rrugėve transite nė zonat rurale; ndėrtimet apo zhvillimet qė ēojnė nė shpyllėzimin apo ndotjen e mjedisit; ndėrtimet apo zhvillimet komerciale tė tilla si: strukturat ose godinat mė tė larta se manastiri /kisha/ monumenti kulturor qė duhet tė mbrohet; ndėrtimi i rrugėve; ndėrtimi i magazinave, punėtorive, shitoreve, restoranteve, bareve, kafeterive, hoteleve, moteleve, tezgave dhe kioskave ushqimore, stacioneve tė furnizimit me karburant dhe riparimit tė automjeteve, super-marketeve, klubeve tė natės, apo ndonjė ndėrtimi tjetėr nė shkallė mė tė gjerė nė zonat rurale; tubimet, argėtimi dhe zbavitja publike; dhe urbanizimi i tokės bujqėsore.

    Nėse nisemi nga fakti se nė qytetin e Prizrenit, pikėrisht nė kėto hapėsira ėshtė “KORZO”-ja, shėtitore ku rregullisht tubohen qytetarėt pėr tė shėtitur; pastaj, mu nė kėtė zonė janė tė vendosura objektet mė atraktive tė zbavitjes, si: kinemaja, lokalet e ndryshme hoteliere, baret, kafeteritė, dyqanet e shumta tė zejtarisė dhe tė artizanateve karakteristike prizrenase... pikėrisht nė hapėsirat e kėsaj zone mbahet edhe festivali me rėndėsi ndėrkombėtare “DOKU FEST... etj.

    Merrni me mėndė, nėse ky Draft-Ligj kalon nė Parlamentin e Kosovės, atėherė, pėr 70 pėrqindėshin urbanistik tė territorit hapėsinor tė qytetit tė Prizrenit, kompetenca mė tė mėdha tė vendosjes pėr disa ēėshtje, po del se do t’i ketė, kush tjetėr, pėrpos kryepeshkopit serb Artemije. Artemijes dhe kujtdo tjetėr nga Zyra e Kishės Ortodokse Serbe, kur t’u teket dhe aq herė sa do t’ju pengoj ndonjė kėngė shqipe qė vije nga altoparlanti i lokalit 50 metra afėr tempullit tė tyre fetar, menjėherė mund tė kėrkoj qė tė mbyllet ai lokal, e mos tė flasim pėr kompetencat tjera edhe mė tė mėdha qė ua jep ky ligj, pėr hartimin e tė cilit, paraprakisht, nuk ėshtė marrė mendimi meritor edhe i qytetarėve tė Prizrenit.

    Pėrkundrazi, ky ligj si propozim nga politika, po tentohet qė nė mėnyrė tė heshtur, tinėzisht dhe pa zhurmė tė madhe nė opinion, shpejt e shpejtė t’i imponohet Kuvendit tė Kosovės pėr miratim. Edhe terreni i ekzekutimit nė praktikė tė kėtij ligji pėr Prizrenin, veē ėshtė parapėrgatitur me kohė. Nė konkursin e publikuar kohė mė parė pėr drejtor tė Institutit pėr Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore tė Prizrenit, nė vend se, nė kėtė post tė zgjidhet njė ekspert nė profesion, qėllimisht dhe nė mėnyrėn mė djallėzore ėshtė zgjedhur njė joprofesionist, kuptohet kuadėr i dėgjueshėm partiak.

    Pasi qė, nga Kuvendi i Kosovės, ky Draft-Ligji pritet tė miratohet diku kah muaji maj i kėtij viti, qytetarėt e Prizrenit nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė heshtin nė kėtė drejtim. Ata patjetėr duhet ta ngrenė zėrin e tyre nė ēdo formė dhe mėnyra tė ndryshme, pėr tė treguar kėshtu se kėto budallallėqe qė bėhen nga njė grup njerėzish me mendėsi tė kufizuar, aspak nuk shpreh vullnetin e tyre qytetar dhe popullor. Unė, me kėtė rast, sinqerisht shpresoj se, mė nė fund, prizrenasit e mij do tė vetėdijesohen nė kėtė drejtim...?!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •