Apeli i njė studenti ndaj ndėrgjegjes botėrore

30/05/2009

Ditėt kur i gris Perdja e Hekurt

Thirrjet e Budapestit

Nė 25 shkurt 1956, nė njė fjalim tė fshehtė pėrpara Kongresit tė 20 tė Partisė Komuniste Sovjetike, Nikita Hrushovi, udhėheqėsi i partisė, denoncoi krimet e Stalinit. Ai hoqi maskėn nga fytyra “liderit dhe mėsuesit tė madh tė popullit sovjetik” Nė vend tė imazhit tė kuruar me shumė kujdes tė “pishtarmbajtėsit tė njerėzimit progresist”, u shfaq krejt papritur njė vrasės nė masė i pėrlyer me gjakun e miliona njerėzve tė pafajshėm. Represioni nė masė, spastrimet, Gulagu nuk ishin sajesa tė imagjinatės sė armikut tė klasės. Ishin fakte qė tani dilnin nė dritė prej vetė Sekretarit tė Parė tė Partisė. Ai fajėsoi pėr gjithēka Stalinin dhe “kultin e tij tė personalitetit”, jo aparatin shtetėror sovjetik.

Fjalimi i fshehtė i Hrushovit, detajet e tė cilit u pėrhapėn me shpejtėsi nė tė gjithė botėn, hapi Kutinė e Pandorės nė Evropėn Lindore. Valėt e tronditjes goditėn Hungarinė me njė fuqi prej cunami. Nė Konferencėn e Jaltės tė vitit 1945, Churchili dhe Ruzvelti kishin pranuar, sado me hezitim, kėrkesėn e Stalinit qė Hungaria duhej tė pėrfshihej, bashkė me pjesėn tjetėr tė Evropės Qendrore e Lindore, nė sferėn sovjetike tė influencės. Nė zgjedhjet e para tė pasluftės, komunistėt morėn vetėm 17 %. Por me ndihmėn e sovjetikėve, komunistėt eliminuan partitė kryesore demokratike dhe, me anė tė terrorit tė hapur tė policisė sė fshehtė si dhe gjyqet publikė vendosėn njė diktaturė proletariati tė stilit sovjetik. Nė vitet qė pasuan, hungarezėt u terrorizuan, tiranizuan dhe shfrytėzuan.

Vdekja e Stalinit nė 1953 3 ndali terrorin dhe emėrimi i Imre Nagy nė postin e kryeministrit paralajmėroi fillimin e njė kursi tė ri politik, njė premtim pėr socializėm me njė fytyrė mė njerėzore. Destalinizimi dhe programi i reformave i Nagy kishte sprapsur nė mėnyrė tė menjėhershme nga Moska dhe diktatori stalinist Matias Rakosi i riinstalua nė pushtet vetėm pak muaj para fjalimit tė Hrushovit. Partia hungareze u bė shumė konfuze dhe anėtarėt u ēorientuan. Shumė shpejt, sundimi i Rakosit u konsiderua shumė provokues edhe nga vetė Moska, dhe Kremlini vendosi Erno Geron, njė tjetėr Stalinist i pandryshueshėm nė pushtet.

Por tashmė, studentė, shkrimtarė reformistė dhe intelektualė nuk mund tė duronin mė. Disa kėrkonin “rrugė tė tjera drejt socializmit”; tė tjerė kėrkonin demokraci shumėpartiake dhe pavarėsi kombėtare. Kėta tė fundit gėzonin mė shumė mbėshtetje.

Nė atė kohė njė i sapodiplomuar, unė iu bashkova thirrjes sė studentėve pėr reforma. Njė protestė paqėsore nė Budapest nė 23 tetor u shtyp nė mėnyrė brutale nga forcat hungareze tė sigurisė dhe ushtria sovjetike, duke u kthyer mė pas nė njė revoltė kombėtare. Rekrutė tė ushtrisė dhe punėtorė tė industrisė, baza mitike e partisė iu bashkuan kryengritėsve dhe, gjatė luftimeve shumė tė ashpra nė rrugė, rusėt u dėbuan nga Budapesti. Pėr disa ditė, u hodh tej kėmisha komuniste e forcės, dhe u rivendosėn demokracia shumėpartiake dhe shtypi i lirė.

Megjithatė, njė sulm i dytė sovjetik e mbyti nė gjak revolucionin. Dritat u fikėn nė njė vend tė vogėl evropian. Por edhe nė dėshtimin e tij, revolucioni hungarez shėnoi fillimin e fundit tė komunizmit sovjetik.

52 vjet mė parė, nė 23 tetor 1956, studentėt e Budapestit dolėn nė njė demonstratė paqėsore pėr tė kėrkuar liri dhe demokraci. Nė pėrgjigje, shteti komunist lėshoi kundėr nesh policinė, policinė e fshehtė dhe ushtrinė popullore si dhe solli nė qytet forcėn totale tė ushtrisė sovjetike. 23 tetori ndryshoi jetėn time dhe historinė evropiane.

Por tetori hungarez nuk erdhi nga hiēi. Nė shumė drejtime, ajo kish qenė njė verė e nxehtė. Kisha marrė pjesė nė mbledhjet elektrizuese tė intelektualėve reformistė “Petofi Circle”, kisha ndjekur me ngazėllim debatet e Unionit tė Shkrimtarėve se si mund tė arrihej mė shumė liri, si dhe kisha pėrshėndetur sfidėn qė ata i bėnin monopolit komunist tė pushtetit. Me ardhjen e vjeshtės, nervozizmi qė kish mbėrthyer shkrimtarė e studentė qe pėrhapur. Ish-idealistėt e zhgėnjyer komunistė, qė kishin ardhur nė vete prej zbulimeve tė Hrushovit, shėrbyen si ndezės pėr zjarrin intelektual. Nė ajėr ndihej qė diēka po ndodhte.

Megjithatė, ne nuk kishim asnjė rol pėr tė luajtur nė kundėrshtinė e komunistėve ndaj ekseseve tė komunizmit. Idealet qė kishin mbushur jetėt e tyre ishin tradhtuar dhe tani ata donin njė reformim total tė partisė. Ne refuzonim tėrėsisht komunizmin dhe gjithė veprat e tij; ne nuk dėshironim tė fusnim gjak tė ri nė mostrėn qė kishin krijuar funksionarėt e Moskės.

Por vendi ishte nė mes tė njė trazire intelektuale dhe kėrkesat pėr t’i kėrkuar llogari regjimit stalinist pėr krimet e tij po zhvillonin dinamikėn e tyre. Diktatura e proletariatit po zbythej. Nė 6 tetor, liderėt komunistė bėnė njė xhest riparimi. Ata rivarrosėn Laszlo Rajk, njė ish ministėr tė brendshėm, si dhe tre viktima tė tjera tė represionit stalinist, tė ekzekutuar pas gjyqeve tė turpshėm.

Nė tė gjallė, Rajk kish qenė njė eksponent brutal i pushtetit komunist, por nė vdekje, bashkė me tė tjerė, ai u bė simbol i mijėra tė pafajshmėve qė kishin rėnė viktima tė terrorit tė partisė. Partia-shtet qė kish torturuar dhe vrarė tė katėrtit, tani i rivarroste me lot, pompozitet dhe ceremoni. Nė funeralin e tyre nė varrezėn Kerepesi tė Budapestit morėn pjesė 300 mijė vetė. U shndėrrua nė njė pikė kryesore ku ne, tė rinjtė, mund tė demonstronim kundėr padrejtėsive tė partisė-shtet.

Fjalimet e veglave tė partisė qenė tė mbushur me premtime. Pėr ne, premtimi qė partia do tė bėhej garantuese qė represioni dhe terrori nuk mund tė ndodhnin sėrish, tingėllonte bosh. Personalisht, nuk doja premtime nga rasės qė thonin se nuk do tė vrisnin mė, apo tė vazhdoja tė jetoja nė njė shtet ku tė pafajshmit mund tė torturoheshin, burgoseshin dhe ekzekutoheshin. Funerali sikur na kish thyer ndjesinė e izolimit. Mė pas, iu bashkova njė proteste spontane tė disa qindra studentėve qė vendosėn tė marshojnė nė qendėr tė qytetit, tek memoriali i Zjarrit tė pėrjetshėm tė Batjanit.

Ky marshim nė memorialin e njė martiri tė Habsburgėve tė shekullit 19 qe njė sfidė e hapur ndaj rendit publik komunist. Pėr herė tė parė qė kur kish marrė pushtetin, partia nuk pėrdori dhunėn policore pėr tė shpėrndarė njė demonstrim pa lejė. Shtypi komunist, “Petofi Circle” dhe Unioni i Shkrimtarėve i kishin ējerrė maskėn terrorit dhe represionit qė fshiheshin prapa sloganeve tė partisė, por Erno Gero, kreu mė i fundit i partisė i imponuar nga Moska ishte pėr ashpėrsim. Por gjėrat po dilnin me shpejtėsi nga kontrolli i partisė. Studentėt kudo po mbanin mbledhje politike tė zjarrta. Nė Universitetin Szeged, ata hodhėn poshtė mbėrthimin e unionit tė studentėve prej partisė dhe rikrijuan Lidhjen e Studentėve Hungarezė qė kish ekzistuar para komunizmit.

Kjo ndarje me strukturėn institucionale staliniste sinjalizoi hyrjen e vendosur tė studentėve nė jetėn politike. Ata vunė nė dyshim bazėn morale dhe ideologjike tė regjimit dhe shumė universitete nisėn tė parashtrojnė kėrkesa radikale kombėtare. Nė njė takim nė Universitetin Teknik tė Budapestit nė 22 tetor u bė thirrje pėr demonstrim masiv ditėn tjetėr, pėr t’i paraqitur kėrkesat publikut mė tė gjerė. Lidershipi i partisė po pėllciste.

Nė 23 tetor, Gjenerali Piros, ministėr i brendshėm shpalli tė paligjshėm demonstrimin. “Do tė qėllohet kundėr marshimeve tė paligjshėm”, kėrcėnoi ai. Gjithsesi, ata vazhduan. Pati fjalime tė zjarrtė dhe recitime tė poemave patriotike nė statujėn e Petofit si dhe njė shfaqje solidariteti me reformatorėt polakė nė statujėn e Gjeneralit Bem, hero polak i luftės sė Hungarisė kundėr absolutizmit tė Habsburgėve nė vitin 1848. Demonstrimi vazhdoi dhe njerėzit u bashkuan me mijėra. Deri kur Pirros e hoqi me nxitim ndalimin, qindra mijėra vetė po derdheshin pėrgjatė rrugės qendrore nė kolona tė rregullta. Budapesti po ndalej.

Pėrgjatė tė gjithė rrugės, njerėzit duartrokisnin dhe brohorisnin, duke valėvitur flamurin kombėtar nga i cili kishin hequr simbolet sovjetikė. Njerėzit thėrrisnin slloganėt: “Liri, Demokraci e Pavarėsi”, “Ne besojmė tek Imre Nagy”, “Nuk do tė ndalemi nė gjysmė tė rrugės me reformat” dhe “Polonia ėshtė shembulli hynė”.

Ndonėse partia nuk kish pranuar qė tė transmetohej programi me 14 pika i formuluar prej studentėve tė Universitetit Teknik unė iu bashkova turmės qė ndodhej nė ndėrtesėn e Radios Hungareze. Njė fjalim i ngurtė i Geros i cili na etiketonte ne “hordhi nacionaliste” na bėri edhe mė tė vendosur pėr tė lexuar pikat e reformės nė radio.

Kundėrpėrgjigja e partisė ishte brutale. Me rėnien e natės, u drejtua nga policia dhe ushtria popullore, tė dy palė qė refuzuan tė qėllojnė. Mė pas, policė tė policisė sė fshehtė AVH dolėn nga ndėrtesa e radios duke qėlluar me automatikė drejt turmės. Pashė studentė tė vdekur qė qėndronin shtrirė pėrreth meje. Mė tutje, njė kolonel i ushtrisė u qėllua pėr vdekje, pasi refuzoi t’u jepte urdhėr ushtarėve tė qėllonin drejt nesh.

Ajo breshėri vrastare e shndėrroi marshimin tonė paqėsor pėr liri dhe demokraci nė njė revolucion. Dhe kur ushtarėt dorėzuan armėt dhe iu bashkuan radhėve tona, u kthye nė njė kryengritje tė armatosur kundėr diktaturės komuniste. Me bajoneta tė fiksuara, garda pretoriane e partisė sulmoi edhe disa herė, e megjithatė nė vend qė tė shpėtonim lėkurėn, ne nuk lėshuam aspak terren.

Duke parė rritjen e numrit tė viktimave, u ndjeva i zemėruar dhe i dėshpėruar, por gjithsesi i vendosur pėr tė mos u pėrkulur. Aty nga gjysma e betejės, u bė e qatė se pa pėrforcime ne do tė na vinin pėrpara, kėshtu qė ndėrmora njė veprim moskokėēarės. Me makinėn e huazuar tė njė miku shkova nė Shtypshkronjėn Atheneum pėr tė shtypur qindra fletėpalosje me Katėrmbėdhjetė Pikat tonė dhe mora njė makinė e shkova nė qendėr tė Ishullit Csepel. Duke qėndruar jashtė derės kryesore tė Fabrikės sė Armėve, i bėra thirrje rojes sė turnit qė tė vinte dhe tė na mbėshteste dhe tė bashkohej me ne nė stacionin e radios, dhe tė sillnin kallashnikovė tė sapomontuar. Kėshtu bėnė.

Punėtorėt e armatosur ndihmua pėr tė mbajtur radhėt nė radiostacion. Plani im funksionoi. Por nxitja e protestave, rezistenca me armė dhe rezistenca ndaj forcave tė sigurisė ishin tė gjitha pėr dėnime kapitalė. Tre ditė pas provimeve, karriera ime akademike dukej e vdekur.

Pavarėsisht masakrės sė policisė sė fshehtė ndaj qindra protestuesve paqėsorė, pėrfshirė gra e fėmijė, si dhe masakrave tė ngjashme me gjakderdhje kundėr demonstruesve tė paarmatosur nė tetė qytete tė tjerė, revolucioni u pėrhap nė tė gjithė vendin. Reformisti Imre Nagy u bė sėrish kryeministėr dhe ushtria sovjetike u tėrhoq nga Budapesti. Nė disa ditė, partia-shtet komuniste e “pamposhtur” u shpėrbė krejt.

Pėr mua personalisht, ajo gjė qė pėrcaktoi pastėrtinė e revolucionit tonė ishte njė incident i vogėl: pranė varrit tė cekėt tė njė djaloshi i cili u vra gjatė luftimeve nė njė park nė Bulevardi Andrasi, pashė njė kosh tė Unionit tė Shkrimtarėve i cili qe vendosur nė njė vitrinė tė thyer. Kalimtarėt hidhnin aty donacione pėr viktimat e luftimeve. Nuk ruhej, e megjithatė paratė nuk i prekte askush.

Nė 12 ditėt e paharrueshme qė pasuan ne besonim se do tė mund tė ndėrtonim njė demokraci dhe tė ribashkoheshim me gjysmėn e lirė tė Evropės. Nė vetė tė pesė tė pėrditshmeve tė kontrolluara nga partia dhe qė ofronin vetėm propagandė komuniste, tashmė ne kishim 25 gazeta tė ēdo lloj mendimi politik. Nė ato ditė, unė kėrkoja grupe tė ngjashėm nė mendime, mes partive politike qė mbinin si kėrpudha. Partia e Rinisė Hungareze dukej tėrheqėse. Kishte mbėshtetjen morale dhe atė financiare tė Pa Mareter, ministri i ri i mbrojtjes, njė ish partizan antifashist si dhe hero i betejės sė Barrakave Killian nė Budapest. Kishte pasur shumė pika kyce tė rezistencės nė kryeqytet, dhe ajo e Barrakave Killian ishte mė e forta. Si komandant i njė force rekrutėsh tė mbledhur rastėsisht dhe luftėtarėsh tė lirisė, Maleter kish arritur njė status legjendar si mbrojtės i patrembur i revolucionit.

Nė 3 nėntor, u gėzova shumė qė mė ftuan nė themelimin e Oktober 23, e pėrditshmja e Partisė Rinia Hungareze. Duke qenė se flisja disa gjuhė dhe kisha njė pėrvojė gazetareske, do tė mbuloja lajmet nga bota. Nė njė debat tė ndezur dhe tė gjatė, ne tė shtatė qė ndodheshim nė mbledhje formuluam platformėn politike, sociale dhe ekonomike tė gazetės. Vendimi ynė pėr raportin e pronėsisė publik-privat, duke pasur parasysh strukturat e vendosura tė pronėsisė shtetėrore, ishte goxha radikal. Maleter do tė bashkohej me ne, por ai u vonua, na thanė, pėr shkak tė pengesave gjatė negociatave qė po kryente nė zyrat qendrore tė Ushtrisė Sovjetikė nė Tokol, pranė Budapestit, ku rusėt premtuan “tėrheqje me nder”. Por ne nuk e dinim se ai ishte arrestuar tradhtisht nga Gjenerali i KGB, Serov.

Nė agimin e ditės tjetėr, 4 nėntor, shumė divizione tankesh tė ushtrisė sovjetike dhe dhjetėra mijėra ushtarė u kthyen dhe sulmuan Budapestin. Zyrat e gazetės tonė u hodhėn nė erė. Qeveria e Imre Nagy dhe disa figura kyēe tė revolucionit kėrkuan strehim nė ambasadėn jugosllave; tė tjerė u arrestuan. Liria demokratike e sapo arritur ishte rrafshuar. Perdja e Hekurt u ul pėrsėri.

Lista e krimeve u rrit nė mėnyrė eksponenciale. Unė dėshiroja t’i tregoja botės pėr agoninė e Hungarisė, por me njė rrethim dhe njė unazė tė ēeliktė tė ushtrisė sovjetike pėrreth kryeqytetit, nuk kish mėnyra tė lehta pėr tė informuar perėndimin. Megjithatė, hungarezėt qė arratiseshin me dhjetėra mijėra merrnin me vete edhe rrėfimet pėr krime tė tmerrshėm. Unė e dija se rrėfimet e pavėrtetuar tė refugjatėve do tė merreshin me rezervė, madje edhe skepticizėm.

Nėse bota e qytetėruar do tė mbante vesh thirrjet tona pėr ndihmė dhe do tė vepronte kundėr imperializmit vrastar sovjetik, atėherė duhej qė asaj t’i ofrohej informacion i detajuar dhe i besueshėm. Kėshilli i Sigurimit Kombeve tė Bashkuara, qė nė atė kohė ishte mbledhur pėr “problemin hungarez”, duhej tė dinte gjithēka pėr gjendjen tonė tė vėshtirė.

Po si mund tė mblidheshin prova pėr krimet e ushtrisė sovjetike dhe policisė sė fshehtė, nėn grykėt e tankeve sovjetikė? Dhe si mund tė dėrgohej ky informacion nė Nju Jork? Unė nuk kisha organizatė, fonde dhe pozitė kombėtare. Madje edhe nėse do tė ia dilja, pėrse duhej ta merrte seriozisht dossier-in tim OKB-ja?

Shansi m tregoi rrugėn pėr njė zgjidhje praktike. Unė kisha punuar si pėrkthyes i lirė pėr Institutin e Marrėdhėnieve Kulturore, disa prej mysafirėve gjermanė dhe rumunė tė tė cilit ishin tė braktisur nė Helin Grand nė Ishullin Margaret. Shumė diplomatė tė huaj po strehoheshin gjithashtu aty, pėr t’u ruajtur nga bombardimet e rusėve. Gjatė pushimeve nė luftime unė vizitoja mysafirėt e terrorizuar.

Njė pasdite, mbėrrita nė Hotel Grand teksa e para patrullė ruse qė mbėrrinte nė ishull po dilte nga dera e pėrparme e Hotelit prej xhami. Njė diplomat brenda pa i terrorizuar teksa njė ushtar rus, me kallashnikovin n kraharor, ngeci nė derėn rrotulluese. Ishte e qartė se nuk kish parė kurrė njė derė tė tillė dhe i terrorizuar nisi tė thėrrasė pėr ndihmė shokėt e tij.

Ushtarėt ngritėn armėt dhe i drejtuan nga diplomatėt n anėn tjetėr tė murit tė xhamtė. Unė shkova drejt derės, qetėsova ushtarin nė rusisht dhe i tregova se si tė lironte armėn. Mė pas, qetėsova pjesėn tjetėr tė patrullės dhe i sigurova qė ky nuk ishte njė kurth borgjez. Ushtari doli, rusėt ulėn kallashnikovėt dhe kriza mori fund. Diplomatėt e lehtėsuar shprehėn mirėnjohjen. Ky incident mė ofroi prezantimin qė mė duhej pėr tė hapur kanale komunikimi me botėn e jashtme. Nė boshllėkun e informacionit, diplomatėt u kthyen nga unė pėr lajme dhe unė u gjenda duke dhėnė “pėrmbledhje shtypi” tė paautorizuara duke sfiduar hapur monopolin e informacionit qė kishte partia. Tė dėrguarit dėshironin detaje pėr vazhdimin e rezistencės ndaj ushtrisė sovjetike. Pėrveē tė dhėnave mbi situatėn, unė vazhdoja tė pėrsėrisja shpresėn tonė qė bota e jashtme do tė ngrinte zėrin nė mbrojtje tonė.

Nė kėtė pikė, shpresat i vara tek M.A.Rahman, pėrfaqėsuesi i Indisė qė e kish marrė detyrėn nė fillim tė verės. Britanikėt dhe francezėt ishin tė preokupuar me Suezin dhe amerikanėt trembeshin se mbėshtetja e fshehtė pėr Hungarinė do t’i fuste nė njė luftė bėrthamore me Bashkimin Sovjetik. India, nga ana tjetėr, ishte njė shtet i parreshtuar as krah Uashingtonit,a s krah Moskės. Dhe duke qenė se India po kryesonte bisedimet e Kėshillit tė Sigurimit mbi Hungarinė, unė arsyetova se Rahman ishte kanali im mė i mirė i mundshėm me OKB.

Rahman mė ftoi tė isha guidė e tij nė shtetrrethim si dhe pėrkthyes hungarisht-rusisht, dhe unė pranova menjėherė. Herr Dreshler, njė pianist gjerman nė Hotel Grand u ofrua gjithashtu si shoferi ynė. Tashmė qe ngritur ekipi qė do tė verifikonte raportet pėr krimet e ushtrisė sovjetike. Miq, kolegė dhe tė njohur mė telefonuan duke mė dhėnė detaje tė ekzekutimeve kolektivė nė rrugė, sulme nė blloqe banimi, arrestime intelektualėsh, izolim i rrugėve nga skuadrat ruse tė pushkatimit si dhe marrje me dhunė e tė rinjve pėr ti internuar nė gulagėt sovjetikė. Telefoni binte pa pushim de kjo prurje e madhe informacioni kish nevojė pėr verifikim. Nėse ndonjė incident ishte ende i verifikueshėm, pianisti ynė na ēonte me makinė nė vendngjarje, me makinėn e ambasadės e cila ishe pajisur me flamurin indian si dhe targa tė mėdha me shenjėn CD.

Lista e krimeve erdhi duke u rritur dhe rrėfimet e dėshmitarėve u pėrfshinė nė mesazhet qė dėrgonte Rahman. Problemi i radhės ishte si tė nxirrej jashtė vendit dossier-i i parė. Duke qenė se ambasada indiane nuk kish lidhje radio direkte me perėndimin, e vetmja mėnyrė ishte tė transportohej dosja nė kufirin austriak dhe t’i dorėzohej ambasadorit indian nė Vjenė pėr ta pėrcjellė.

Budapesti qe i rrethuar totalisht dhe kjo gjė ishte praktikisht e pamundur. Kishte njė gjendje tė jashtėzakonshme, vendi qe i paralizuar nga njė grevė e pėrgjithshme dhe rruga kryesore drejt kufirit qe e mbushur me tanke sovjetikė. Grupet e ushtarėve tė sjellė nga Azia Qendrore qėllonin mbi gjithēka qė lėvizte dhe nuk bėnin fare pyetje.

I propozova Rahmanit qė mundėsia jonė mė e mirė do tė ishte tė shkonim nė “strofullėn e luanit” nė zyrat qendrore tė ushtrisė sovjetike nė Tokol, pėr tė siguruar leje kalimi nga rusėt. Oficeri rojė shumė i lodhur atje refuzoi tė bashkėpunojė, por aluzioni pėr zemėrimin e Moskės nė rast se Delhi do tė ankohej se po pengohej liria e lėvizjes pėr pėrfaqėsuesin e vet, funksionoi mirė. Ne siguruam lejė kalimin dhe nė njė mėngjes tė zymtė nėntori tė tre u nisėm drejt kufirit austriak. Pjesa e sipėrme e makinės sė ambasadės qe mbuluar me njė flamur tė madh indian, ndonėse nuk kish garanci qė ndonjė rus me mitraloz, i paditur pėr domethėnien e flamurit, nuk do tė na qėllonte.

Udhėtimi ishte njė pėrvojė sureale. Ne u ndaluam shumė herė me radhė nga ushtarė sovjetikė qė po vdisnin urie, tė cilėt na luteshin pėr bukė si dhe oficerė qė lypnin cigare. Shumica e tyre as nuk e dinin se nė ē’vend ndodheshin. Pranė qytetit Gior, trupa nga Azia Qendrore kėrkuan qė t’u tregonim “Kanalin”, pasi kishin ardhur, siē thanė vetė “nė ndihmė tė vėlezėrve myslimanė”. Atyre u kishin thėnė se ndodheshin pranė Suezit. Tė tjerė thanė se kishin ardhur tė shtypnin njė “kryengritje fashiste nė Berlin”.

Mbėrritėm nė pikėn e kalimit tė kufirit nė Hegieshalom. Nė anėn austriake qėndronte ambasadori indian nė Vjenė si dhe njė ushtri fotografėsh qė shpresonin tė siguronin ndonjė lloj drame. Oficeri i KGB nuk lejoi Rahmanin t’i afrohej kufirit, por unė pėrdora kėrcėnimin e testuar tashmė se do tė informonim Moskėn pėr sjelljen e tij ndaj njė diplomati tė huaj; dhe dossier-i ynė me rrėfimet e dėshmitarėve pėr rimet e rusėve kaloi nė perėndim. Tashmė, mendova, i takonte botės sė jashtme.

Disa ditė mė vonė, dy oficerė tė shėrbimit tė fshehtė tė ushtrisė sovjetike erdhėn tė na kėrkonin nė Hotel Grand. Ata e nisėn me njė fjalim tė gjatė ku mė akuzonin mua, dhe studentėt e Budapestit si “banditė fashistė qė kėrkonim tė pengonim ndėrtimin paqėsor tė socializmit”. Akuzoi Rahmanin se na kish ndihmuar dhe nxitur. Kur unė kundėrshtova, turfullimi i tyre u shndėrrua nė kanosje.

Rahmani e zbuti me mjeshtėri situatėn duke ofruar vodka. Sa mė shumė qė deheshin rusėt, aq mė agresivė bėheshin. Nė njė sfidė tė befasishme, Rahmani propozoi njė ndeshje force me krahė. I djersitur e duke sharė, mė i madhi prej oficerėve ia uli krahun Rahmanit nė tryezė. “Kėtė doni tė bėni ju me tė gjithė popullin hungarez”, tha Rahmani dhe unė pėrktheva menjėherė. Nė zemėrimin e tyre, rusėt u pėrpoqėn tė ngrihen nė kėmbė, por tashmė vodka e kish bėrė punėn. Teksa shoferi i hipte me mundim nė makinė, ata mėrmėritėn: “do tė kthehemi” U kthyen vėrtetė; por unė nuk shkova mė nė shtėpi, as nė Hotel Grand.

Pa u pėrshėndetur me familjen, ditėn tjetėr bashkė me tre shokė u drejtova pėr nė kufi. 23 nėntor, njė muaj pas shpėrthimit tė revolucionit. Pas dy ditėsh aventurė kaluam nėpėr njė kanal tė akullt drejt Austrisė. Ishim tė lirė. Kėshilli Britanik nė Vienė mė ofroi njė vend nė njė universitet britanik, njė grant dhe njė jetė tė re. Sic rezultoi, nuk duhej tė hyja nė Hungari pėr 30 vjet.

Puna ime me ambasadorin indian vazhdoi nga njerėz me peshė politike, tė cilėt po kėrkonin gjithashtu kanale komunikimi me perėndimin. Njė prej tyre ishte Istvan Bibo, njė ministėr nė qeverinė e Nagy. Njeriu i kontaktit ishte shkrimtari Arpad Gontz, i cili i pasonte Nehrut thirrjet pėr negociata. Ai arriti madje tė kalojė nė perėndim kujtimet e Imre Nagy, pas ekzekutimit tė tij nė qershor 1958.

Pas rėnies sė komunizmit, Gontz u zgjodh i pari president demokratik i Hungarisė. Nė 1991, ne 35 vjetorin e revolucionit, Rahman, Gontz dhe unė u takuam pėr herė tė parė nė parlamentin hungarez. Rahmanit iu dha dekorata mė e lartė e Hungarisė. Dhe nė njė xhest dėmshpėrblimi moral, unė u dekorova me Medaljen Luftėtari i Lirisė 1956.

Gjatė atij takimi emocional, Rahman zbuloi njė element shumė tė papritur tė historisė tonė. Ai sapo kish zbuluar njė telegrams ekret nga Krishna Menon, ministėr komunist i mbrojtjes i Indisė drejtuar eprorit tė Rahman. “Mė kanė ardhur nė majė tė hundės kėta raporte nga Budapesti. Nuk dua t’ shoh mė”. Pėrpjekja jonė pėr tė ofruar informacione tė besueshėm nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB ishte penguar nga vasali ideologjik i Moskės nė Delhi.

Por beteja jonė nuk shkoi dėm. Ajo i hoqi maskėn imperializmit sovjetik dhe i hoqi besueshmėrinė komunizmit. Pesėdhjetė e dy vite mė vonė, Bashkimi Sovjetik ka marrė fund, marksizmi ka humbur mbėshtetjen nė botė dhe Hungaria ėshtė njė vend i lirė demokratik, i integruar nė Evropė. 23 tetori hodhi themelet.

Metropol.