Close
Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 124 prej 124
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Per her te pare kam takuar arvanit ne prishtine ne vitet 80ta,studjonin ne universitetin e prishtines.Ne pytjen time "shqiptar jeni"? -"-Jo jemi grek por llafosim shqip" pergjigja ishte.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Per her te pare kam takuar arvanit ne prishtine ne vitet 80ta,studjonin ne universitetin e prishtines.Ne pytjen time "shqiptar jeni"? -"-Jo jemi grek por llafosim shqip" pergjigja ishte.

    ka te tille sa te duash dhe shpjegimet qe sjellin se perse ata flasin shqip jane qesharake dhe kalojne kufinjte e mentalitetit foshnjerak POR me dashamiresi duhet tu afrohemi e te flasim me ta, na takon ne te bejme nje pune me durimtare dhe me qetesi tu shpjegojme se kush jane dhe c'lidhje kane me ne e perse dine shqip, perderisa velloja e zeze e rrasos se kishes orthodhokse greke ka veshur mendjen dhe arsyen e shum prej tyre
    DUHET TE MOS I GJYKOLME POR TI AFROJME
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Zgjohu kombi im, zgjohu!

    Ing. Ark. Ilir TARAJ

    Nëse “arbanitët” ose shqipfolësit në Greqi, gjuhën e tyre e quajnë “gjuhë të Më(a)risë”, do të thotë se kjo gjuhë është në përdorim aty që para Krishtit e deri më sot. Duke ditur se ata nuk bëjnë ndonjë ndarje të papajtueshme me pjesën tjetër “jo arbanite” aty, mbetet të deduktojmë se kjo gjuhë ka qenë një gjuhë e tërë përdorur aty deri në mesjetë pa asnjë ndërprerje.
    Sipas dokumenteve rezulton se principatat shqiptare në gjysmën e dytë të shek. 14-të, ishin më të fuqishmet në tërë Ilirinë e asaj kohe, sepse gadishulli ynë,

    akoma nuk quhej Ballkan, një pagëzim otoman ky, (i diskutueshëm për mua). Ato kishin shtrirje të gjerë që nga Thesalia e gjer në Durrës, pra toka mes dy deteve Adriatik dhe Egje, qe në zotërim të tyre, e banohej gati e tëra nga shqipfolës, një e vërtetë e varrosur në arkivat e pluhurosura perandorake osmane, për të cilën Naimi i madh, (nuk po u shpëton dhe ai sulmeve të liga) kishte dijeni të plotë, sepse me vargjet e tij, i këndonte me dashuri vendit, se jo vetëm që shqipja ishte një gjuhë perëndie, por dhe: - “Thesalik e tatëpjetë, Siç ka qenë do të jetë!”, vargje lapidare të gdhendura në çdo zëmër e mëndje tonën. Liliputi Koci Xoxe, e shpalli si shovinist këtë shqiptar të madh, dhe ja zhduku botimet. Ndjehej bullgar e i bëhej se vargjet do preknin atë që qe dhe është objektivi i vërtetë i tyre, sot e gjithë ditën, sepse e thërrasin “Selanik”, si emërtim të tyre me rrënjën “sjello” (fshat). Ai qytet qe e është kryeqendra e Thesalisë shqipfolëse e mes të tjerëve, pasues përsëdrejti të saj janë pjesë çamësh e tërë veriu Greqisë sotme, me pjesë bullgare e fyrom të sllavizuara. Turqit përpiqen ta maskojnë këtë të vërtetë se thonë që shqiptarët, (arnautët), kanë qenë si ngulime të shpërndara në gjithë Ballkanin. (Kështu cicërojnë studiuesit e sotëm aty të otomanizmit me mentalitete turke për ti konsideruar këto territore si “turke”. Nga i pari te i fundit sosh kur vijnë, kanë në majë të gjuhës: jemi në shtëpi!? me dëm të madh për ne). E pa vërtetë, se popullata shqipfolëse është kompakte, që nga Adrianopoli ose “Edërneja” nga kontakti në vend, po me një frikë të patreguar prej terrorizimit nga ana “asfaljotëve”. Ka dëshmi se qasen ndaj emigrantëve tanë duke i hetuar se në ç’gjuhë flasin me “afendikonjtë” punësues. Është portreti i vërtetë i një vendi anëtar të BE, që vë veton për çdo të drejtë njeriu minimale, duke u çjerrë për të (pa)drejtat e njeriut te ne. “Më jepni një shtet, t’u jap një komb”, janë fjalë të një njeriu të madh që me siguri ka patur para sysh, ato të bëra me kompas si ai Grek e ai Jugosllav më vonë, fundi i të cilit s’do koment. “Krekot” duhet të pranojnë menjëherë dygjuhësinë, pra gjuhën shqipe që aty e flet më shumë se gjysma e popullit të vet, dhe dikur e flisnin të tërë si gjuhë e “perëndive”. Zeusi ishte kaon, e në shqip, me emrin e tij thirret Zoti ose “Zeuti”, në n/dialekt dardan. Fundorja “s” me “t” këmbehet në çdo gjuhë! Të gjithë emrat e perëndive të antikitektit, shpjegohen vetëm me shqipen. Unë po përmend dikë që se kam hasur të trajtuar: -Prometheun! Njihet si perëndia rebele që theu betimin e bërë ndaj Zeut(s)it, sepse ai nxori sekretin e zjarrit duke ua mësuar njerëzve poshtë, një vepër që veç një zëmër perëndie mund ta kryejë. Pra Para - Më -Tha, se ua paratha fshehtas Zeut(s)it, atë të vërtetë që përcaktoi atë hap të madh evolucionar të njeriut në zhvillimin e tij. Është i përjetësuar në shqipe me Paramëthinë çame, e vërtetë prej së cilës “verbohej tërë pjesa e ligë”, (e tjetërsuar aty), duke i përzënë pasardhësit e asaj perëndie antike, me idenë naive se të vërteta kaq të mëdha, mundet ti shuajë gjaku e krimi. Po zë goje dhe një emër tjetër, lajmëtarin e dashurisë apo “Kupidin”, siç quhet rëndom, e jepet me pamjen e një fëmije me hark e shigjetë që nxit pasionin në zëmrat e dashuruara. Ky emër tek ne është përjetësuar në emrin e organit femëror ose të pjellorisë, si ftesë tek ai me ndajfoljen vendore, e nuk është e rastit pamja prej fëmije e këtij lajmëtari të pasionit ndër dy sekset. Është “fryti” i dashurisë dhe simboli i sekretit të vazhdimësisë të jetës dhe njeriut në tokë.
    Shqipja i tmerron keqas, se u nxjerr petët e identitetit të tyre. Vetëm në këtë gjuhë gjendet shpjegimi i emrave që nga mitologjia. I janë lëshuar gjuhës shqipe, me regjimentet rrasozeza e me një sistem bankash që ushtron trysni të paprerë sot mbi vendimmarrjen, këtu dhe në Europë, me politikanët tanë, në garën e neveritshme për “kondomë” të politikave të tyre. Të gjithë emrat e banorëve “kreko” kanë prapashtesën “is”, “os, “as”, që në shqipen e sotme, tregojnë përkatësinë fisnore në dialekte kaon, dardan dhe atë të Shqipërisë së mesme të përzier, si “është”, pra “ish”, “osh” dhe “ash”. P.sh. Solis - Sol ish, Sol është, Kostas - Kost’ ash, Kostë është, Kristos - Krist’ osh, Kristo është. Madje këto prapashtesa si zanore “a”, “o”, “ë”, në dialektet tona, janë akoma në gjuhën e rrugës si:- “o” ky ose ai, apo “a” kështu ose ashtu, me kuptimin përcaktues “është”, dhe kanë një përhapje mjaft të gjerë që shkon thellë e në mijëvjeçarët e civilizimeve. Kultivimi i gjuhës te ne solli një avancim më cilësor të përkatësisë fisnore, p.sh. Sol - is në Solaj, Kost - as në Kostaj dhe Krist - os në Kristaj, ose Solajt, Kostajt e Kristot etj. , e sot në një përcaktim të shkurtuar si Soli, Kosta e Kristo.Të mos flasim për shkrimet e vjetra që në do lexohen së mbari ndonjë ditë, kyçi do jetë veç shqipja! Prandaj dhe i sulen me një verbëri të tërbuar, deri dhe me çmimin e humbjes përfundimtare të identitetit të tyre! Historia e di mirë se periudha e principatave ishte komb formuese, dhe “krekot” nuk patën të tilla se ndiheshin në principatat e veta pra flisnin shqip, akoma pa u bërë “kreko”, sepse gjuha që të bënte “kreko” ishte gjuhë rrasozinjsh, akoma nëpër “manastiret”. Shumë shekuj më vonë, Lord Bajroni i shkruante mëmës me “alarm” e habi: -Kudo në viset që janë kreko, flitet vetëm shqip! Një Lord nuk mund të gënjejë nëse është i tillë, se dhoma e Lordëve do quhej “dhoma e gënjeshtarëve”! Për më tepër krejt i paanshëm ndaj këtij fakti, nuk kishte asnjë arsye për këtë. Me krijimin e shtetit Grek, u hapën shkolla ku mësohej gjuha me timbër homosh, prefeksionuar tashmë si “e re”, duke tjetërsuar një popullatë të tërë. Kishin nisur pa rezultat, që pas vdekjes së Konstandinit të madh pak e nga pak, duke mbjellë urrejtjen për kombin e tij, e pa suksesi nga që nuk u kish lënë shkollat për mësim të asaj gjuhe argalisëse rrasozinjsh, popullit të vet (se çoç dinte), gjë që u ka mbetur peng që prej tij sepse do ketë mbetur normë, mbase i shtyu në tradhti shekuj më vonë duke hapur si thuhet portat e qytetit të tij e dorëzuar çelësat e kishës së shën Sofisë në duar të Sulltanit. Janë mister korridoret psikike ku mund të kompleksohet kësisoj urrejtja e të tjetërsuarit, (pra pse tjetri nuk pranon të bëhet “kreko” si ai), veçse një gjë dihet me siguri: zjarri i saj mbahet ndezur pikërisht nga rrasozinjtë, se ata që kryen krime ndaj shqipfolësve, që nga dekadat e para të shek. 19 e deri sot, ndaj atyre që themeluan shtetin “kreko”, dhanë jetën e derdhën lumenj gjaku për të, rezultojnë “arbanitë”, “arbanë” të tjetërsuar, se “b” lexohet “v”, në cirilike, që tregon se diku e panë të shkrojtur këta zhdukës të të vërtetave. (A i dëgjoni: -Do na bëjnë lëkurët lidhëse për këpucët e tyre!). Kjo arritje për ta, i shtyn pa u ndalur që të kërkojnë shkolla në gjuhën e tyre, pa hapur as dhe një për nja 6 milionë shqipfolësit atje, fakt ulëritës në dije të Europës indiferente për të drejtat e shqiptarëve që nuk i konsideron njerëz, (madje duke ngulur ndonjë thikë si rasti fundit me “natali – vickën”, që duket “zyrtare” nga pasardhës unikalë “banorë peme” të Europës. Është fakt kuptimplotë, që në kontinent, sa hap një derë del një kokë “viçi”!).
    Ata e dinë se me një sundim nënujës të vendimmarrjes tonë të korruptuar dhe ekonomisë së dobët, do ta përsërisin suksesin. Por mundet që të jetë dhe bumerang për ta ...! Në se një shtet si Suedia, për deri 10 banorë të huaj në një qytet, hap shkollë në gjuhën amtare duke zbatuar pikë për pikë porosinë e Jezuit që dishepujt të ligjërojnë në gjuhë të nënës, si është e mundur që një shtet, anëtar i BE - së të “krishterë”, gjysmës së banorëve të tij nuk u lejon as nën vehte ta flasin gjuhën amtare, se për hapje shkollash as që bëhet fjalë?
    Zgjohu kombi im, zgjohu!

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    material l dobishem
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Shqipërisë i mungon kultura politike
    Nga Kryeplaku në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 30-11-2006, 16:28
  4. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  5. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •