Po shikoj kater stacione televizive ne gjuhen shqipe: dy nga Kosova, dy nga Shqiperia.
Eshte kenaqesi te shikohen programet e Shqiperise dhe te degjohet fonetika e gjuhes shqipe, tingulli i paster dhe melodik, si dhe theksi i saj i bukur. Posa te kaloje njeriu te RTK1 te duket se kerceve ne nje shekull tjeter, edhe ate dikund te Buzuku, te Bogdani.... " Na kujtuom se me ba..."
Shikoja i pezmatuar dhe pyesja veten:
A thua keta njerez kane degjuar ( fjala eshte per teleshikuesit qe telefononin ) se ekziston gjuha e sotme shqipe, a thua kane degjuar se ka pasur nje kongres te drejteshkrimit, jo dje , por me shume se 30 vite dhe si nuk u vjen turp atyre personave te thojne se kane studjuar , kane mbaruar fakultet apo edhe me keq, se jane profesore te gjuhes shqipe????
Kur degjohet ata, njeriu ndalet dhe pyetet, pse ky njeri ben kryengritje kunder gjuhes se vete, pse ky njeri e flet nje gjuhe te huaj pa gabime, pse ky njeri e flet italishten pa zanore hundore , por ne shqip i perdor; pse ne frengjisht i meson ato, por ne shqip nuk i korrigjon , pse ky njeri nuk e din se shqipja i ka 36 shkronja e jo 34, ku "gj" dhe "xh" nuk mirren vesh , ku"ē" dhe "q" fonetikisht nuk dallohen kur ata i shqiptojne.
Degjon njeriu dhe ben pyetje vetes ?
A thua ne Fakultetin e Gjuhes Shqipe ne Prishtine mesohet edhe fonetika e gjuhes shqipe; a thua kane degjuar ata se shqipja nuk ka me zanore hundore dhe a thua a mesohet aty drejteshqiptimi i gjuhes shqipe. Ne fakultetet e gjuheve te huaja mesohet fonetika, mesohet dhe ushtrohet drejteshqiptimi dhe pse arsimtaret e gjuheve te huaja i flasin me mire gjuhet e huaja se te veten ???
Lajmrohet nje student e nje studente dhe nisin fjali te pakumptimta si ne aspektin semantik, si ne ate sintaksor: Aty pas mesante. RTK1 - Radio Kosova.
Reporteri pyet : Zoteri a keni JU ndonje pyetje ? Reporteri i drejtohet ne forme respekti me JU - ai qe telefonon respekton vetveten dhe pergjigjet ne shumes: " Na, domethane, ni pytje nuk...po ...po a di cka ...domethane...ni pytje...", dhe keshtu flisnin studentet dhe jo se ishte qesharake, por tragjike, tragjedi dhe kollaps gjuhesore dhe shprehimor.
Nuk din te shprehen: studentet, profesoret, arsimtaret, nxenesit dhe askush: Po te provohen te shkruhen ato mendime, nuk del kurrefare mendimi logjik. Shkurt perseritje fjalesh dhe "hė, ėh, ha, oh, domethan!!!" Turp, turp dhe vetem turp! Shikojeni pas mesante RTK1...
Para disa ditesh Isa Bajcinca, profesor, me disa studente te Fakultetit te Gjuhes Shqipe. RTK1. Edhe ky nuk ka degjuar se shqipja ka nje a te perparme dhe nje te prapme, por edhe ky nuk dinte se zanoret hundore nuk ekzistojne ne gjuhen e sotme shqipe. " E"-t e tija nuk i pergjigjen fonetikes shqipe dhe pergjigthesisht zanoret.
Po politikanet kosovare ?
Ata duket se shqipen e kane mesuar si gjuhe te huaj. Degjoni kryetarin e AAK-s, degjoni Rugoven...
Shihja pas mesante RTK1 dhe degjoja i pezmatuar ata qe telefonin: krenoheshin si arsimtare, e profesore, por tani dikund ne perendim, por dy fjali nuk ishin ne gjendje t“i shqiptojne drejte, e per rregullat gramatikore te mos flasim.
- Si eshte e mundur qe nje njeri te mbaroje studimet e gjuhes shqipe, dhe fonetikisht te tingelloje se po flet nje njeri dikund i shek. XV.
- Si mund te duhet kombi, kur gjuha e tij nuk nderohet, nuk perdoret, injorohet dhe me kokefortesi ruhet gjuha arkaike?
-Si eshte e mundur qe nje student kosovar ka nje fjalor me te varfer se sa nje femije i klases se pare ne Gjermani :
Ju qe jeni ne perendimi perqendrohuni pak kur flasin femijet e klases se pare dhe do ta degjoni nje gjuhe precize dhe shprehje qe nuk i perdor nje student te ne, si psh:
" une dua te ndermarre dicka, une jam i deshpruar, une jam i zemruar, une jam i pikelluar ..." dhe nje stundent i Prishtines keto kater shprehje te fundit i shpreh me te njejten fjali : " Une nuk jam mire!" dhe njeriu nuk e din, a eshte i semure, a eshte i zemruar, a eshte i deshpruar etj.etj. etj. Perseriten fjalet e njejta dhe ne cdo fajli verehet varferia kronike ne te shprehur!!!
Pastaj intervista e RTK-s me nje aktor te serialit " Familje Moderne", as ky aktor, i cili ishte i ri, ne gjuhen e tij nuk tregonte dhe nuk dinte se ekziston nje shqipe moderne!
A thua eshte e mundur se ne mendojme se gjuha letrare duhet perdorur vetem ne letersi, por te flasim , duhet te flasim pa respekt ndaj gjuhes dhe duke e injoruar ate mizorisht!!! Ndoshta pikerisht ketu qendron problemi: Gjuha e sotme shqipe eshte gabim te quhet letrare , por e drejte eshte te quhet gjuhe standarde shqipe apo gjuhe e sotme shqiqe apo gjuhe bashkekohore shqipe. Sepse si duket gomaret gjuhesor , arsyetohen se shiqpja e sotme eshte letrare dhe duhet perdorur vetem ne letersi.
Sot pas dite nje homazh te te reneve : Nje mesuese: " Ne jemi te lumtun per ket dite ! ( Ajo fliste para varreve! ) Pasataj: na vjen kec , per ket pune ? E cfare pune kishte aty ??? Nene moj vajto merrr malin....
Folen pastaj plakat dhe per cudi dhe per krenari me mendime te shkoqitura mire, te diferencuara dhe me kuptim logjik: te qeta dhe me shprehje plot peshe: Nje plake: " Djalin tem ia kam fal Kosoves, nderone ju , si une!!! Gegerisht, por kuptimplote!!!
Gjerat tjera irrituese:
Njerzit qe flasin nuk shikojne ne kamere, por shikojne reporterin i cili gjendet nja dy metra majtas apo djathas nga kamera, dhe ne shtepi te duket se ai po ta shikon deren dhe keshtu nuk krijohet nje lidhje audio - vizuele ne mes folesit dhe shikuesit.
Dhe ne fund, si eshte e mundur qe nga katedra e gjuhes shqipe te dalin studente qe nuk dijne gjuhen shqipe si duhet dhe fonetikisht nuk mund ta japin provimin dhe si eshte e mundur qe nje studet te mesoje gjuhen shqipe me shume se 12 vite dhe ne fund fjalori i tij “eshte me i varfer se i nje femije me nje vit shkolle ne perendim???
RTV21 qendron me mire.
Krijoni Kontakt