Zotit Shezai Rrokaj
Dekanatit të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit Tiranës
19/05/2009 KËRKESË
I nderuar zoti Rrokaj!
Unë i nënshkruari Niko Stylos, lindur e rritur në Çamofshatrat e Prevezës dhe prej vitit 1973 me banim në Gjermani, pas një pune shumëvjeçare në përpjekje për të dëshmuar se arvanitasit, d.m.th. folësit e dialektit shqip në Greqi, janë banorë të stërlashtë të këtij vendi dhe jo emigrantë para pak qindravjeçarësh, siç na do krahu zyrtar grek, u mora me mbishkrimet e palexueshme parakristiane të hapësirës së sotme të ashtuquajtur greke.
Si njohës i mirë i gjuhës greke, apo më mirë si njohës i gjithë trajtave të folura dhe të shkruara, domethënë dimotikes (greqishtes popullore), katharevusës (greqishtes ish zyrtare), kishtares dhe greqishtes së lashtë, nga fjalët shumta shqipe, që gjejmë te shkrimtarët e lashtë grekë me përkthimin e tyre dhe për të cilat ndërsa konsiderohen të huaja, sistematikisht shmanget të thuhet cila është kjo gjuhë, jo vetëm u sigurova se arvanitasit janë një popull i lashtë, po edhe u binda se të thënat zyrtare të universitetit të Athinës i janë përshtatur propagandës etnike greke.
Mbishkrime, që janë gjetur dhe gjenden vazhdimisht në vende, që banohen nga arvanitët dhe për të cilat studiuesit grekë jo vetëm që pranojnë se nuk janë greke, por vijojnë të mbështetin se gjuha e tyre është e panjohur.
Me këtë besim dhe përpjekje shumëvjeçare arrita me dialektin tim amtar të gjuhës shqipe të lexoj shumë prej këtyre mbishkrimeve dhe jo vetëm nga hapësira e sipërpërmendur greke, por dhe jashtë saj, e konkretisht nga Italia dhe Turqia dhe më 2003 qarkulloi në Athinë libri im Elemente prehistorikë në tekste shumë të lashta shqipe, i cili në përkthim me titullin Historia e shenjtë e Arvanitëve qarkulloi në Prishtinë, botuar nga MKRSÇJR, Departamenti i çështjeve Jorezidente.
Meqë problemi i leximit të këtyre mbishkrimeve, që një sërë studiuesish mbështetin se janë shkruar në gjuhën shqipe, ka si pikënisje alfabetin apo më mirë alfabetet dhe kryefilli fjalët, që nuk gjenden në fjalorët e sotëm të shqipes zyrtare, u ktheva në tekste dhe fjalorë të ndryshëm më të vjetër ku kemi fjalë dhe germa, si p.sh. ϋ që përdor Marko Boçari dhe të cilën Dhaskal Todri e shkruan , që na ndihmojnë të lexojmë mbishkrimet e lashta të quajtura të palexueshme.
Në përpjekjen për të sjellë më afër studiuesit apo më mirë të jap mundësinë e përdorimit të fjalëve të shkruara me alfabete më të vjetra, më 2007 qarkulloi në Tiranë libri me titull Fjalori i Marko Boçarit, ku përveç një punimi, që le ta quajmë hyrje në problemet e alfabeteve të gjuhës shqipe, është transkriptuar edhe pjesa shqip e këtij fjalori me alfabetin sotëm. Veç kësaj prej shumë kohe merrem me Fjalorin Greqisht-Shqip të Panajot Kupitorit, ku për shkak të germave më të shumta që ai përdor, kam aritur në një lloj qorrsokaku dhe pres përgjigje në ndihmën, që kam kërkuar nga albanologë të ndryshëm mbi këtë problem.
Me qënë se konstatoj se synimi i organizmave zyrtare greke është zhdukja me kohën e dialektit arvanitas, i cili mund të them me pikëllim të madh, që ndodh jo thjesht nga shkujdesja e plotë, por edhe prej shpërfilljes nga pala shqiptare, në një përpjekje të fundme do të doja tju lutesha dhe natyrisht jo që të njihni veprën time të shkruar, por të tregoni të paktën një çikë interes jo vetëm për veprat e panjohura të arvanitasve, por edhe të përfshini në fjalorin e madh përmbledhës edhe fjalët shqipe të këtij dialekti, se unë personalisht e ndjej për turp që fjalë, të cilat i gjejmë në apominaret e shkruar të Anastas Kulluriotit, fjalë që i pagoi me jetën e tij për luftën e nxënies së kësaj gjuhe, Akademia e Shkencave e Shqipërisë ti ketë mënjanuar.
Nuk e di nëse është shumë, që duke mos qenë qytetar shqiptar të kërkoj ngritjen në Universitetin e Tiranës të Katedrës së Arvanitologjisë (Αρβανιτολογίας), por pa droje si arvanitas dhe madje si çam i diasporës, ju kërkoj të përfshini në punimet diplomatike dhe didaktorike të universitetit tuaj edhe tema shkrimtarësh që kanë shkruar në të shkuarën në dialektin arvanitas, nga që në këtë kohë janë tepër të shumtë fëmijët e emigrantëve në Greqi me njohje të përkryer edhe të gjuhës greke.
Niko Stylos
Eshte edhe nje teme ketu me informacione mbi Arvanitasit=Arbanit
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=104744
Krijoni Kontakt