Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Jalë, luftë me policinë

    Policia Ndërtimore, dje aksion për prishjen e godinave në bregdet. Plas "revolucioni"


    Banorët bllokojnë fadromat, hyjnë në grevë urie



    Policia Ndërtimore ka zbarkuar dje në bregdetin jonian, për të prishur një numër të konsiderueshëm objektesh, të cilat janë ngritur dhe funksionojnë pa leje ndërtimi. Por reagimi i pronarëve të këtyre objekteve ka qenë i ashpër. Ata kanë pretenduar se tashmë kanë nisur procesin e legalizimit të ndërtesave, të cilat për më tepër janë ngritur në tokat e tyre. Pronarët e godinave kanë tentuar të bllokojnë punën e fadromave, por nuk ja kanë arritur dot. Megjithëse janë përpjekur shumë, banorët nuk kanë mundur t‘i bëjnë ballë një numri të konsiderueshëm punonjësish policie. Ndërtimorët të mbështetur edhe nga policia e rendit i kanë mënjanuar pronarët dhe kanë nisur prishjen e objekteve pa leje. Duke mos arritur dot ta bllokojnë prishjen e ndërtesave të tyre, rreth 60 banorë të zonës, ku përfshihen burra gra dhe madje edhe fëmijë në orët e pasdites kanë hyrë në një grevë urie, në një nga lokalet e parashikuara për t‘u rrëzuar.


    Aksioni


    Kësaj radhe ndërtimorët e Vlorës kanë dalë jashtë vijës së verdhë të qytetit, duke e përqendruar aksionin e tyre në zonën bregdetare të Jalës e Vunoit dhe për të vazhduar më pas deri në Qeparo. Drejtuesit lokalë të Policisë Ndërtimore thanë dje se qëllimi i këtij aksioni ishte çlirimi i bregdetit nga një sërë ndërtimesh, të cilat prej vitesh ishin ngritur pa leje dhe për më tepër pa zbatuar asnjë kriter urbanistik. Në pjesën më të madhe të tyre objektet e piketuara për t‘u prishur janë ndërtuar në pjesën ranore të bregdetit, duke krijuar jo pak probleme në zonën e plazhit.


    Reagimi


    Reagimi i parë kundërshtues për aksionin e ndërtimorëve kësaj radhe ka ardhur nga një drejtues pushteti vendor. Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, në një prononcim publik ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të prishjes së objekteve pa leje. Sipas tij, pronarët e këtyre objekteve përveçse që kanë ndërtuar në tokat e tyre, por kanë plotësuar edhe dokumentet për të përfituar nga procesi i legalizimit. Bollano ka thënë se për këtë problem ai ka vënë në dijeni, nëpërmjet një telegrami edhe Kryeministrin Berisha, duke i kërkuar këtij të fundit që të ndërhyjë për të pezulluar aksionin e policisë ndërtimore.


    Përgjigjja


    Përgjigjja e qeverisë nuk ka vonuar. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacinit deklaroi dje se "tërësia e veprimeve të ndërmarra nga Policia Ndërtimore për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare jugore është një ndërhyrje krejtësisht e bazuar në ligj dhe ka për qëllim ruajtjen e peizazhit natyror dhe mbështetjen në zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës në këto zona". Ministria përkatëse ka shpjeguar edhe arsyet se përse këto ndërtime nuk përfitojnë nga ligji për legalizimet, duke i dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë pretendimeve të kryebashkiakut të Himarës. "Ligji për Legalizimet" nuk parashikon legalizimin e objekteve pa leje në zonat bregdetare dhe turistike, prandaj kjo kategori ndërtimesh pranë vijës ujore detare nuk përfshihet në fushën e veprimit të këtij ligji", ka saktësuar zëdhënësja e ministrit Basha.

    Përkundrejt pretendimeve të kryetarit të Bashkisë së Himarës, se pushteti vendor nuk është lajmëruar për këtë aksion të prishjes së ndërtimeve pa leje, drejtori i Policisë Ndërtimore për rrethin e Vlorës, Gëzim Gosturani, ka mohuar gjithçka. Sipas tij, operacioni ka qenë i planifikuar prej kohësh dhe banorët janë lajmëruar që prej një jave.

    Disa javë më parë, policia ndërtimore kreu një aksion të ngjashëm për prishjen e objekteve pa leje në territorin e brendshëm të qytetit të Vlorës dhe në zonën e bregut të detit deri në Orikum. Bilanci përfundimtar ishte rreth 70 objekte të prishura, ndërsa aksioni aktual është parashikuar të shtrihet edhe më gjerë.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Jalë, shemben dy objektet e fundit

    VLORE- Aksioni i Ndërtimores në Jalë ka vijuar edhe dje, me shembjen e dy ndërtimeve të fundit. Jo pa qëllim, policia ndërtimore ka lënë dy ndërtimet më të mëdha në fund, të cilat kanë dashur thuajse gjithë ditën e djeshme për t’u shembur. Kreu i ndërtimores, Gëzim Gosturani pohoi se pas shembjes së ndërtimeve pa leje në bregun e Jalës, aksioni do të vijojë me rrethinat e Himarës
    dhe Dhërmiut, ku do të shemben edhe aty, objektet të cilat janë pa leje dhe nuk përfitojnë nga ligji i legalizimeve.

    Ballkanweb
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Dule: Prishjet në Jalë, Berisha ka interesa

    Vangjel Dule ka bërë dje të parën akuzë publike ndaj kryeministrit Sali Berisha, për përfshirje të tij në afera të paligjshm
    Prishja në Jalë, Dule: Berisha ka interesa personale

    "Kryeministri Sali Berisha është drejtpërsëdrejti pas interesave të paligjshme, të cilat rrënojë Jalën këto ditë". Kështu ka deklaruar dje kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Aleat në koalicionin e djathtë, ku Berisha është kryetar i partisë më të madhe të tij, Vangjel Dule ka hedhur dje akuza të rënda ndaj liderit të mazhorancës. Kreu i PBDNJ-së e ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha, si të lidhur drejtpërsëdrejti me ato që ai i quajti aferat e paligjshme, që po shkatërrojnë ndërtimet në bregdetin e Jalës. Duke shprehur kritikën për këto lidhje, të cilat ai i ka denoncuar dhe shpallur publikisht, Vangjel Dule thotë se çështja e ndërtimeve në bregdetin e Jalës do të shkojë deri në Parlamentin Evropian. "Aty fshihen interesa të mbrapshta, siç ishin interesat në Gjirin e Kakomesë gjatë qeverisjes socialiste, por që i paralajmëruam dhe i arritëm ato.

    Paralajmëruam që nuk do të realizohen pa vullnetin e banorëve të vendit dhe nuk u realizuan asnjëherë. Paralajmërojmë zotin Berisha, i cili është drejtpërsëdrejti pas interesave të paligjshme, të cilat rrënojnë Jalën këto ditë. Unë jam i pari që do dal të them që, në qoftë se dikush me mbarimin e procesit të legalizimin nuk justifikon të legalizojë objektin do shembet, por jo kështu, sepse nuk mund të realizojnë dot planet e tyre të mbrapshta. Do të ngrihet në këmbë i gjithë opinionin publik, siç është ngritur këtu, gjithë opinionin ndërkombëtar, çështja do të shkojë në Parlamentin Ndërkombëtar",- tha Dule, në një intervistë për "Alsat". Aleat në koalicionin e djathtë përkrah Partisë Demokratike, Vangjel Dule ka bërë dje të parën akuzë publike ndaj kryeministrit Sali Berisha, për përfshirje të tij në afera të paligjshme.

    Ndërtimet në Jalë

    Debati për ndërtimet në bregdetin e Jalës ka lindur vetëm pak ditë më parë, kur Policia Ndërtimore nisi një aksion për prishjen e të gjitha ndërtesave, si hotele apo lokale. Prishja e ndërtimeve në Jalë është shoqëruar me reagime të ashpra edhe nga politika shqiptare. Qysh në fillim të këtij aksioni të Policisë Ndërtimore, kanë reaguar përfaqësues të forcave politike, si të PBDNJ-së dhe LSI-së. Por, me gjithë këto reagime dhe kundërshtimin e banorëve të zonës, të cilët kanë tentuar që të bllokojnë edhe rrugën, ndërtimorët kanë vazhduar punën me ndihmën e forcave speciale të policisë. Një pjesë e banorëve kanë zgjedhur të reagojnë nëpërmjet bllokimit të rrugës që të çon në fshatin e vogël turistik. Madje, natën vonë, banorë të cilët preken drejtpërdrejt nga prishja e ndërtimeve dhe të afërm të tyre, kanë vendosur makinat në të vetmen rrugë që të shpie për në Jalë. E gjithë kjo është bërë në mënyrë që të bllokohej kalimi i fadromave dhe mjeteve të policisë, të cilat ishin zhvendosur mbrëmjen e djeshme, nga vendi ku janë kryer prishjet e ndërtimeve. Situata është shoqëruar me një sërë tratativash për të liruar rrugën. Ndërkaq, kreu i Policisë Ndërtimore të Vlorës, është shprehur se aksioni do të vijojë dhe të gjitha objektet që janë në hartën e tyre do të prishen. Sipas tij, harta e ndërtimeve që do të prishen do të përshkojë zonën e Livadhjasë, për të vijuar me ndërtime të tjera të paligjshme.

    Shekulli
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Ky eshte rezultati i politikes antikombetare te rikthimit te pronave; ligj i nisur
    nga komunistet e Partise se Punes ne fillimin e viteve 90, i pasuar nga
    kripto-komunistet e paradhomes se Partise se Punes, PD.
    Nje kthim total e pa kushte i pronave qysh me renien e komunizmit, do kishte
    shmangur dekada humbje kohe, mijera vrasje, mijera ton djers e hedhur kot,
    mijera jete te humbura rrugeve te emigrimit. Ne vend te saj kemi nje situate
    katastrofike ku akoma pronaret e ligjshem shikojne zabtuesit tu shetisin para
    hundes me "fuori-strada" e te bejne pallen e qefit ne "vilat" shumekateshe!

    E vetmja mase e drejte qe u mor ishte ndalimi pa afat i shitblerjes se tokes
    te huajve, pjesa tjeter ishte komplet "anapodha"!

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Ndërtimorët ende në Jalë për 3 ndërtime

    Aksioni


    Drejtori i policisë ndërtimore, Gëzim Gosturani, tha se "ditën e hënë do të nisë puna përsëri e prishjes së objekteve pa leje, ndërsa Jala ka dhe tri objekte, të cilat ditën e hënë do të përfundojnë krejt". Gosturani theksoi se nga Jala fadromat e policisë ndërtimore do të nisen drejt Palermos, Qeparoit dhe Borshit, ndërsa në zbritje do të vazhdojë aksioni në Himarë dhe në Dhërmi. Sipas Gosturanit janë kryer të gjitha procedurat e njoftimit të poseduesve të objekteve me ndërtim pa leje, ndërsa, sipas tij, koha është e mjaftueshme për tërheqjen e të gjitha orendive nga objektet e tyre.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #6
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Golemi, nga një pyll me pisha, në një pyll me ndërtime

    Qamil xhani

    Dikur plazhi i Golemit ishte një parajsë natyrore, ku njerëzit kujtoheshin vetëm për muajt e verës. Pas 17 vitesh, nga një zonë e virgjër u kthye në një kantier ndërtimi. Kurora e pishave prej kohësh është zhdukur nga horizonti, në vend të tyre tashmë është një "kurorë" ndërtesash. Por nuk u zhdukën vetëm pishat, si në asnjë vend tjetër fluksi i ndërtimeve zhduku dhe bregun.

    Historia


    Në vitin 1991 në Golem do të mbinin dhe ndërtesat e para pa leje. Ishte koha kur u kthyen sytë nga deti, megjithatë ndërtesat ishin të pakta, siç duket shqiptarët e kërkonin parajsën në bregun tjetër të detit. Sulmi mbi bregdetin e Golemit filloi pas vitit 1997. Në këto vite shënohet dhe fluksi më i madh i ndërtimeve. Shtëpi banimi, vila luksoze, hotele shumëkatëshe e deri apartamente do të shtoheshin në këtë zonë njëlloj si kërpudhat pas shiut. Pa asnjë plan urbanistik, pa leje nga organet vendore dhe në shumë raste pa kriteret e duhura të ndërtimit. Kjo është pjesa më e madhe e ndërrimeve që popullojnë bregdetin e Golemit.

    Golemi


    Për disa është një masakër urbanistike, për disa të tjerë është zhvillim turistik i zonës. Megjithatë, turistët e huaj që i zë rruga në plazhin e Durrësit, thonë se në asnjë vend nuk është parë që të shkatërrohet pylli dhe bregu i detit për të zhvilluar turizmin. Janë të njëjtët turistë që thonë se Golemi është i bukur, por është hera e fundit që ata vijnë. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që asnjë firmë e huaj nuk ka marrë përsipër të investojë këto vitet e fundit në Golem. Një vit më parë, një biznesmen amerikan i gatshëm për të investuar në Shqipëri do të mbetej pa fjalë kur i ofruan të investonin në Shqipëri. Në një intervistë për gazetën "Tirana Observer", një vit më parë, biznesmeni amerikano shqiptar, Gilbert George Jennelli, tha se në Durrës pa gjithçka po vetëm detin jo. "Kur isha në Durrës pashë se në çdo metër kishte nga një ndërtesë të re, por gjithçka ishte pa plan. Në SHBA nuk do ta lejonin kurrë një lloj zhvillimi të tillë. Mendoni sikur të gjitha ndërtesat të ishin ngjitur me njëra-tjetrën. Ju po shkatërroni pamjen e bregdetit dhe po shkatërroni çdo mundësi për të përdorur burimet e çdo lloji", tha Jennelli. Dhe "zhvillimin" e turizmit në Durrës duket se e vërtetojnë dhe shifrat e pushuesve shqiptarë që gjithnjë e më tepër po i largohen Golemit për të preferuar zona më pak të ndotura, duke kujtuar me nostalgji kurorën e pishave dhe qetësinë e dikurshme.

    Habia e Biznesmenit amerikan, Gilbert George Jenneli

    "Kur isha në Durrës pashë se në çdo metër kishte nga një ndërtesë të re, por gjithçka ishte pa plan. Në SHBA nuk do ta lejonin kurrë një lloj zhvillimi të tillë. Mendoni sikur të gjitha ndërtesat të ishin ngjitur me njëra-tjetrën. Ju po shkatërroni pamjen e bregdetit dhe po shkatërroni çdo mundësi për të përdorur burimet e çdo lloji. Mendoj se plazhet ishin madhështore, po nuk pashë asnjë plan për zhvillimin e asaj zone. Dhe, nëse ajo që është bërë aty është bërë me ndonjë plan, ky plan është shumë i keq. Sigurisht ju duhet diçka më e mirë, diçka e teknologjisë perëndimore dhe ne kemi plot nga kjo".

    Kreu i Policisë Ndërtimore të Durrësit, Pëllumb Berisha


    "Është ngritur një grup pune në bashkëpunim me tre ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Ndërtimore të Tiranës. Përgjatë bregdetit të Durrësit janë evidentuar 290 ndërtime të paligjshme, kryesisht në zonën e Golemit. Operacioni do të fillojë në Gjirin e Lalëzit, ku numërohen mbi 27 objekte, dokumentacionet e të cilave do të kalojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Ndërtimore në Tiranë. Më pas operacioni do të vijojë përgjatë bregdetit, që nga Ura e Dajlanit dhe deri tek Përroi i Agait. Policia Ndërtimore do të kurorëzojë këtë aksion me heqjen e inerteve, në zonat ku ata do të operojnë. Përveç bregdetit, nën shënjestrën e Ndërtimorëve janë dhe ndërtimet përgjatë segmentit rrugor Maminas-Manëz-Ishëm".

    Tirana Observer
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #7
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    290 vilat që do të prishen në zonën e Golemit

    Enkeleda arapi

    GOLEM- Ajo që ishte premtuar do të realizohet së shpejti. Policia Ndërtimore do të prishë 290 ndërtime pa leje dhe me probleme në dokumente në një nga zonat më problematike në Shqipëri, atë të Golemit. Lajmin e bëri të ditur dje kreu i Ndërtimores, Pëllumb Berisha. Në këtë mënyrë, zona më e përfolur në Shqipëri do shndërrohet në qendër ku ekskavatorët dhe buldozerët do të kthejnë në gërmadhë shumë ndërtime. E veçanta e kësaj është se pritet të prishen edhe pallate. Veç kësaj, drejtuesit e Policisë Ndërtimore në Durrës bëjnë të ditur se do të dënohen dhe drejtuesit e bashkive dhe komunave që kanë firmosur lejen e ndërtimeve jashtë kritereve urbanisitike.

    Dokumentacioni

    Ndërtimorët shprehen se në zonën e Golemit tani do të komandojë ligji. Janë 290 ndërtime përgjatë bregdetit të Golemit, që për Policinë Ndërtimore janë të paligjshme dhe me mungesë dokumentacioni. Vetëm pas përfundimit të shqyrtimit të dokumentacionit të të gjitha ndërtimeve do të nisë prishja e tyre. Bëhet fjalë për Golemin, Gjirin e Lalëzit, Ura e Dajlanit deri tek Përroi i Agait, si dhe përgjatë segmentit rrugor Maminas-Manzë-Ishëm. Kreu i Policisë Ndërtimore, Pëllumb Berisha u shpreh për gazetën se po rishqyrtohen edhe njëherë dokumentacioni që disponojnë pronarët dhe më pas ata do të jenë të detyruar t'i shembin ato. Në disa prej këtyre ndërtimeve përgjatë bregdetit aktualisht është pezulluar puna, por ka dhe nga ata që e kanë kundërshtuar pezullimin dhe vijojnë ndërtimet. Vetëm 27 objekte ndodhen në Gjirin e Lalëzit, duke vijuar më tej dhe në zonat e tjera.

    Aksioni

    Aksioni i prishjes së ndërtimeve do të zgjasë 10 ditë rresht në gjithë vijën bregdetare të Durrësit. Ai do të nisë fillimisht në Gjirin e Lalëzit, më pas në vijën bregdetare, Ura e Dajlanit deri tek Përroi i Agait, paralelisht kjo me prishjen e ndërtimeve në Golem. Gjithashtu aksioni do të vazhdojë dhe në segmentin rrugor Maminas-Manzë-Ishëm. Përfundimi i aksionit do të bëhet pas heqjes së inerteve në këto zona, pas kalimit të ekskavatorëve dhe buldozerëve.

    Tirana Observer
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #8
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Vilat që do prishen në Golem

    Të gjitha ato vila, lokale, banesa, hotele, pallate dhe godina që janë deri në 25 metra larg nga rruga nacionale

    Të gjitha ato vila, lokale, banesa, hotele, pallate dhe godina që janë 100 metra larg vijës së ujit të detit

    Të gjitha ato vila, lokale, banesa, hotele, pallate dhe godina që janë pa lejen e ndërtimit

    Të gjitha ato vila, lokale, banesa, hotele, pallate dhe godina që kanë mungesë në dokumentacionin përkatës të objektit të tij

    Ato vila, lokale, banesa, hotele, pallate dhe godina që kanë marrë lejen nga KRRT-ja e komunës në kundërshtim me ligjin

    Të gjitha ato vila, lokale, banesa, hotele, pallate dhe godina që nuk përfitojnë nga ligji i legalizimeve

    Të gjitha ato vila, lokale, banesa, hotele, pallate dhe godina që nuk kanë një studim sizmik nga specialistë apo instituti përkatës

    Përjashtohen nga ky vendim të gjitha ndërtimet që kanë qenë të ndërtuar përpara vitit 1990

    Të gjitha ato vila, lokale, banesa, hotele, pallate dhe godina që kanë mungesën e studimit urban të zonës

    Nga prishja nuk përjashtohen të gjitha ato vila, lokale, banesa, hotele, pallate dhe godina që kanë truallin në pronësi, në qira etj.

    Tirana Observer
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #9
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Jala, përballë turizmit dhe ligjit

    Agron BRATAJ

    JALË- Jala, një nga vendet më të vizituara nga turistët në Shqipëri. E dalluar për bukurinë e rivierës, por edhe për madhështinë që i ka falur natyra, ajo vetëm pak ditë më parë u gjymtua nga ruspat e ndërtimorëve, të cilët hodhën për tokë shumë ndërtime në këtë zonë. Pushuesit nuk dihet se çfarë do të shkojnë të vizitojnë tashmë në Jalë, pasi shumë nga hotelet dhe kabinat e pushimit tashmë janë hedhur për tokë nga ndërtimorët. Mori inertesh, mbetje të godinave një, dy, tre apo katërkatëshe, janë tashmë të shpërndara në shumë vende, ndërsa banorët, të cilët kanë hedhur djersën dhe mundin e tyre në këto ndërtime, shprehen mjaft të indinjuar ndaj sipërmarrjes së Policisë së Ndërtimit, e cila tashmë ju mori gjithçka. Mllefi i tyre kryesisht i adresohet qeverisë shqiptare. Ata e quajnë pabesi, ndërsa ka filluar procesi i legalizimit, gati të gjitha ndërtimet kanë bërë vetëdeklarimet, dhe prisnin të përfitonin nga ky proces, por tashmë konsiderohet se shumë gjëra i kanë humbur, të gjitha ndërtimet, shtëpitë, lokalet, dyqanet, hotelet. Çdo mjet që e kishin si burim fitimi, që kuptohet gjatë verës siguronte të ardhura të majme për ta. Ndërtesa katërkatëshe, nga më luksozet, tashmë qëndrojnë si gërmadha në qendra të ndryshme të fshatit turistik, duke e prishur imazhin e bukur të zonës dhe duke mos lejuar që Jala të duket aq e bukur dhe madhështore si dikur. Tashmë ajo të duket si një shesh lufte, nëse ia bashkon këtë edhe indinjatës së banorëve të zonës, të cilët përveçse kanë humbur shtëpitë e ndërtimet e tyre, ende nuk e dinë arsyet pse e gjithë kjo, kur tashmë ata prisnin që ndërtimet e kryera, ashtu të marrë nga rrjedha e të gjithëve dhe si të gjithë, prisnin t’i legalizonin, madje ishin edhe optimistë për këtë proces, të cilit i ishin nënshtruar.

    Aksioni

    Policia Ndërtimore e Vlorës ka nisur aksionin në zonën e bregdetit. Sikundër edhe është përfolur për shumë kohë, tashmë është finalizuar zbatimi i vendimeve për prishje të objekteve pa leje në gjithë bregdetin dhe ditën e sotme, një matrapik i madh, një fadromë, e shoqëruar dhe nga rreth 4 makina policie, i janë drejtuar bregdetit të Jalës, ku ka filluar aksioni për prishjen e objekteve pa leje në zonë. Janë rreth 25 vendime për prishje të objekteve pa leje në zonën e Jalës. Sot ruspat e ndërtimorëve, kanë goditur një sërë objektesh, ku përfshihen banesa një, dy, tre dhe katërkatëshe. Njësi biznesi si hotele, lokale, dhe kabina plazhi. Aksioni do të zgjasë deri në finalizim tërësor të tij në gjithë zonën e rivierës, duke filluar Jalë, Qeparo, Dhërmi.
    Në total janë evidentuar rreth 70 objekte pa leje në gjithë këtë zonë, të cilat do të hidhen për tokë gjatë ditëve në vazhdim.

    Aleksandër Bala, banor i Jalës: Do iki prapë emigrant

    “Veç ndërtesës, unë kam lënë edhe sheshit mallin e dyqanit, tani duhet të shes sheshit se s’kam më as objekt as mall. Janë rreth 200 milionë lekë që kam humbur. Objekti im ka pasur edhe një anulim vendimi për prishje nga Tirana, po unë e falënderoj kryeministrin shqiptar që na la në mes të rrugëve dhe shiti vendin. Jemi marrë me procedurat e legalizimit, por këta nuk pritën të paktën të punonim edhe këtë verë e të vinin në tetor të na i prishin. Vlera ka qenë rreth 300 mijë euro vetëm për murin rrethues të hotelit tim, imagjino sa lekë të tjera që kam hedhur brenda, dhe këta na i hodhën përtokë me një të goditur. Objekti im është ndërtuar para 7 vjetësh dhe unë kam pasur leje ndërtimi nga bashkia Himarës dhe KRRT-ja e Vlorës”.

    Dhimo Andoni, banor i Jalës: Tani s’kam më asgjë

    Si në kohën e gjermanit, kështu është bërë Jala, kjo është toka ime, këto janë tokat tona. Kemi vetëm një faj, që nuk morëm leje që në fillim, por edhe ne si të gjithë, prandaj tani prisnim legalizimin. Fillimisht na thanë se nuk do të ekzekutoheshin të gjitha vendimet, tani i morën mbarë, ata u hynë të gjitha objekteve dhe duan t’i ekzekutojnë të gjitha vendimet, dhe na i prishën të gjithëve. Të vish të shikosh dokumentet, ne i kemi, këta tallen me ne e me djersën tonë. Kjo është katastrofë, na lanë jashtë, ne jemi tre-katër breza në këtë tokë, dhe atë e dëshmonte ara që e ruanim si sytë e ballit, kujtim nga të parët tanë, ata na e kishin lënë trashëgim”.

    Fadromat “vizitojnë” Borshin dhe Bunecin

    SARANDË- Prishja e ndërtimeve në zonën bregdetare ka vijuar ditën e djeshme në Bunec dhe në plazhin e Borshit. Policia Ndërtimore e Sarandës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Ndërtimore dhe Policinë Ndërtimore të qarkut të Vlorës, ka nisur aksionin e prishjes së ndërtimeve në këto dy zona, ndërkohë që ditët e tjera do të vazhdohet edhe në Qeparo. Bëhet fjalë vetëm për 26 objekte që janë prishur dje, hotele, shtëpi, biznese etj, 12 të tilla në Bunec dhe 14 në plazhin e Borshit. “Është ndërmarrë aksioni për prishjen e objekteve të paligjshme në zonën e Bregdetit. Aksioni i sotëm ka shtrirjen Bunec – Borsh, dhe janë planifikuar të prishen 26 objekte, nga këto 12 objekte në Bunec dhe 14 objekte në plazhin e Borshit. Kemi lajmëruar pronarët e këtyre objekteve 15 ditë përpara, sipas ligjit, dhe deri tani që ka nisur aksioni, nuk ka pasur asnjë ankesë prej pronarëve. Kjo tregon se njerëzit po ndërgjegjësohen se nuk duhet të ndërtosh asnjëherë pa leje dhe sidomos në anë të detit”, shprehet kreu i Policisë Ndërtimore të Sarandës, Aurel Kurami. Ndërkohë që aksioni drejtohej nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ndërtimore, Hekuran Hoxholli, ku i pranishëm ka qenë dhe ai i Vlorës, Gëzim Gosturani. Ndryshe nga Jala, banorët e kësaj zone nuk bënë rezistencë gjatë aksionit, por vetëm kërkonin që aksioni të ishte i barabartë për të gjithë. Madje, kishte edhe nga ata që e prishnin vetë ndërtimin e tyre. Ndërkohë që lidhur me mbeturinat inerte që ngelen më pas, Gosturani tha se ato do të pastrohen dhe do të hidhen në vendin e caktuar nga komuna.

    Tirana Observer
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mir e ka ai amerikani po me ke po flet..

    nuk eshte se nuk e dine mileti se plazhet u masakruan per te mos qene me plazhe po "bangladesh"..

    Megjithate policia ndertimore te kish lene te qete dhe kte vere ata qe kan ndertuar ne plazhe.. dhe ne vjeshte te fillonte .. nje makro plan per restaurimin e plazheve..

    mirpo berisha nuk komandon me duket.. dikush me qellim ka ndersyer policine per te krijuar probleme.. e sidomos ne zonen e himares..

    nuk ishte casti i pershtashem per te provokuar gjendjen ne zonen ku megali idhea ben kaq diversion..

    kjo eshte nje minus i madh i qeverise qe tregon se nuk e njeh qeni te zonë..

    fill mbas fadromave te dirigjuara nga ndonje kopuk qe rrogen e merr te berisha.. por punet i ben per edvinin.. dolli ne skene.. plani i vjeter .. i aneksimit te jugut nga greqia..

    nje fshatar vlore i zakonshem i di kto pune qe jan delikate.. qe te besh ish kur ske pula .. ne zonen e himares..

    berisha do duhej te urdheronte ne minut.. ndal fadromet andej..

    mirpo sic duket edhe se rri 24 ore ne zyre ai ska komande dhe informacion..

    ai spo meson asgje nga enver hoxha..

    a e dini ju se.. ne koh te enverit edhe se skishte celulare e kompjutera e antena digitale..koder me koder.. e pallat me pallat.. shteti kishte nje organizim te tille ..per interesat e veta qe do jakish zili dhe cia.. apo gestapoja.. a kexhibija..

    ne se ne nje mur stalle ne kooperativen me te qelbur shkruhej.. "posht p-ja".. e qe ndoshta ka dashur te thote shkruesi.. poshte pika pika..ajo gjeja e grave.. por partia e merrete ndryshe.. ndoshta kan dashur te thone posht partia.. dhe brenda 5 minutash.. ne vend ishte operativi i sigurimit me nja 7 hetues me palltosuna.. plus nja 17 sekretare partie punonjes te komitetit a instruktore te komitetit qendror.. megjithse kerrat i kishin ca gaz-e kino sovjetiko arro rrumune.. ruse te kohes qepes.. e rruget faqja zeze.. dhe ne te njejten kohe.. ramizi linte rrojen nje faqe me shkume e nje te rruar.. ne shpi e vraponte ne zyre ku e kishin lajmeruar urgjentisht se ka ardhur sekretari pare i rrethit n shoku rrapi.. i cili per gjith naten kishte udhetuar te raportoje.. dhe mbas nje bisede kok me koke me shokun hysni shokun foto dhe shokun rita.. ramizi hynte ne zyr te shokut enver dhe raportonte fije per fije se.. ne fshatin ndernenas.. ne nje mur te stalles ku mbaheshin lopet e tufezuara.. ishte shkruar nje parulle armiqesore.. dhe se dega e bredshme atje me urdher te sekretarit te pare dhe ministrit te perbredshem shokut simo.. kishte zbarkuar e gjitha ne terren ku ne krie ishte vet shoku fecorr me shoket zylyftar e raqi iftica me tore cirakun.. lol,, dhe se ishin arrstuar ca kulake e ca me perberje te keqe pulatike dhe se.. populli eshte ngritur ne kembe te realizoje per inat te armikut detyrat ne misrin hamullor..
    hmm. thoshte enveri.. mir kini bëre por duhen thelluar me tej masat..
    si urdheron shoku enver.. do tju raportojme urgjentisht per masat e marra..
    qe ishin.. arrestimi i rojes se stalles dhe i shefit te financave.. per sabotim.. shkarkim dhe dhenje gjyqit ..kryetarit te koperatives.. dhe degdisje ne nje rreth tjater te kryetarit te deges se punve te perbrendshme si dhe vrejtje ne karte te regjistrimit te sekretarit te pare dhe atij te ideologjise..pra te dytit..

    keshtu e mbante enveri shtetin..

    ska loje me shtetin..

    berisha duke i ditur gjerat.. se fadromin mund ta bej edvini.. qe eshte aq i zoti sa ja ve fadromim jevgjitve dhe i jep dhe urdher te kercejne para tij dhe kamerave te top chanullit nga gezimi se kan ne gjirin e tire shokun edvin.. na del fadromoist i leshit..

    berisha.. duhet ta dije se.. nuk eshte "i forti" por i dobeti qe asnje ligj ska fuqi ta coj ne cerek te rruges le me ne fund jo e jo..
    Ku te con mushka qe me apo pa dijenine tende krruhen fadromat ne Himare..

    ku eshte shiku qe ti thote..
    alo sdim se kush ka cuar fadromet ne himare por kjo mund te na hape telashe me shtetin fqinje qe i ka veshet pipez..

    dhe berisha pa ndezur motorret fadromi do duhej te kishte nje xerr nga kryetari pd se vlor himares..nga prefekti nga shiku ..nga ministri rendit ku ti thuhej se nje bir-k,urve po del me fadrom ne himare e do na hape belara te paparashikushme..


    keq shum keq..

    dje shtypi mafioz.. cfaqte ne faqe te pare nje harte ku.. nen-vjosa .. pra vlora tepelena.. gjirokastra saranda permeti.. etjetj.. pra jugu dukej i shkeputur nga trungu i atdheut..
    ja cberi nje fadrom i giciluar nga pushtat e ps-se se vlores me urdher te edvinit por i maskuar si fadrom berishe..

    Nishan.. hap syte.. kini Djallin ne Bashki te Tiranes..

    derdhte lot krokodili ne parlament ai maskarai Zabit Brokaj.. se gjoja po i qan zemra per shqiperi..

    ata e hapen kte lojen e Shkeputjes se Jugut.. ne 97-te e sot bejne si patriote..

    dhe tani le ti degjojme daullet..

    Po cjan ndertimet me leje dhe pa leje..???

    hasani ose Jorgo.. ska miq te mdhenj.. dhe nderton diku nje kafene.. te fitoj ndonje lek.. mirpo LEJE nuku merr dot sepse i thone ik o p.irdhu ste ste nxjerrim leje ne ty more brek grisur..
    kurse vangjel Tava apo kusia apo valentin bidon leskaj.. me Zydiun..jan vete Shteti qe te jep e ben Lejen.. dhe ata cdo tulle qe vene nje mbi nje e kan me leje se jan aq te zot sa te nxjerrin 120 Leje ne cdo qeverri.. e te bejne hotele.. villa e bordello ku te duan.. dhe ata jan me leje.. keshtu i njeh palo ligji e palo shteti..

    keshtu qe fadromi nuk vete kurre atje..

    berisha duhet ti dije keto..

    po nuk i diti duhet ti dijne 120 keshilltaret qe mban me rroge..


    .......

    si thua ti zemrushe ..

    ben ndertim pa leje tak braho apo bardho agasi apo tero kokaj e tasho pacja.. ..?
    jo.. ata i bejn me leje gjerat..

    pse qysh tek.. do thuac ti..

    po tak braho ter koko agasi.. e paco bixhgo meto duk madhi.. e kan lejen ne xhep..
    sejcili nga ata po jo vetem nga ata po dhe rrethi i tire ka per borxh qe ne oren 8 te mengjezit te dates 8 tetor.. te jen te der e bashkis ne durres.. dhe ne oren 8 e tridhjet e 8 po te mengjezit te po te dates 8 tetor.. te dalin nga zirat me dosjen e ndertimit te lejezuar..firmezuar..urbanizuar.. hipotekuar.. e betonizuar e vulezuar.. e pastaj hipur mullaqet ne merco deso bëmeverat e tyre qe shkelqejne nga rrezet e diellit.. mafiozor.. per 10 minuta bashk me shoket e bashkise e ministrise e urbanistikes.. i ke te vasul petani te zhyten ne taso pjatancat mbushur radhe radhe me k.arkoleca te ferguar e me damizhanet me vere italane tip igenus.. perpara..

    kurse xha demiri.. ne oren 7 te mengjezit te dates 7 shtator te 1997-tes.. te shkonj ne bashki per leje .. do ta shohc perseri ne oren 7 te mengjezit te dates po 7 shtator por nashi te 2007-tes te jete me trajs leshi me dokumenta ndene gune te pa lejezuar te pa firmzuar.. dhe ashtu do shikoc te birin e demirit..se demirit vet do i bjeri infarkt te dera ndonje dite..e do vej ne te semes.. te po ajo der dhe me 7 te mengjezit te dates 7 shtator 2017..
    dhe akoma pa e marre ate leje..

    keshtu jan lejet ne shqiperi te edvinit.. qe eshte simboli i mafies.. por dhe ne shqiperi te saliut te votuar per ta ndryshuar kte shqiperi..porqe nuk ndryshon dot asgje..

    pun mafmu.ti i thon kesaj..


    -


    po mire ki pellumb berisha na qenka shef policie ndertimore?

    po ai eshte mafioz..
    hmm..

    ai eshte dora e edvinit..

    pra cohuni ne demonstrata ju milet kunder kryeministrit qe prish shpijat tuaja e ju heq buken e gojes.. po dhe ju greqia bjerini saliut qe te mos dije ku e ka koken..

    bravo ed rama..

    gjithmon gjeni katundar qe i perdorni per punet tuaja..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 25-04-2007 më 04:23

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hixhabi pjesë e uniformës në policinë britanike
    Nga Drini_i_Zi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 00:16
  2. Ministria e brendshme përgatit reformën në policinë shqiptare
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 02:10
  3. Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 12-07-2006, 00:49
  4. Korrupsion dhe tragjedi te rrema ne policine e shtetit shqiptar!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-04-2005, 22:06
  5. Arome gruaje...ne policine rrugore
    Nga angeldust në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-08-2003, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •