Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk prodhon serbia e kosova e amerika.
    prodhon toka.
    kush di te ruaj token e ta perdor ate mire ai prodhon.
    kush nuk don ta ruaj ai nuk prodhon e pra ai detyrohet te importoje.

    kalova me makine neper shkup e kosove e shqiperi e pastaj dhe neper serbi e hungari.
    cfar kupton nga pamjet qe ti sheh syri nga kerri e sidomos nga aeroplani.

    se.. ku jetojn shqiptaret po ja kajn nanen tokes.
    cka po munden po bajn shqiptaret e babezitur per biznese te rrufeshme me ja hup ksaj toke te drejten me u levrue me u mbjell e me rrit grunin e mollen lulen e diellit e perimen barin per lopen e pyllin per zogj e kafsh te egra e ajer..

    te pamata fushat e mbjella me grun e miser e lule dielli e frutikulture neper serbi e vojvodine.
    kurse shqiptari po e mbjell token e bekuar me beton.

    e pra nji dit do ja ndigjojm krismen ksaj marrije si ne shqipri si ne kosove.

    ..

  2. #22
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Kosova e gatshme pėr CEFTA-n



    - Kosova ėshtė e gatshme qė, vitin e ardhshėm, tė drejtojė Marrėveshjen pėr Tregti tė Lirė tė Evropės Qendrore - CEFTA, pohojnė zyrtarė qeveritarė. Gjatė kėtij viti, Serbia ėshtė duke kryesuar kėtė mekanizėm, por autoritetet kompetente thonė se njė gjė e tillė nuk do tė paraqesė problem pėr institucionet kosovare. Nė anėn tjetėr, njohės tė ēėshtjeve ekonomike kėmbėngulin qė Kosova nuk duhet ta humbasė kėtė shans, raporton Radio Evropa e Lirė.
    Autoritetet kompetente kanė bėrė tė gjitha pėrgatitjet e nevojshme qė, vitin e ardhshėm, Kosova tė kryesojė me Marrėveshjen pėr Tregti tė Lirė tė Evropės Qendrore - CEFTA.
    Gjatė kėtij viti, me kėtė mekanizėm ndėrkombėtar po udhėheq Serbia.
    Flamur Keqa, drejtor i Departamentit tė Tregtisė nė Ministrinė e Tregtisė dhe Industrisė, thotė se, pavarėsisht problemeve politike qė vendi ka me Serbinė, nė aspektin ekonomik dhe profesional, Kosova ėshtė e gatshme pėr tė drejtuar CEFTA-n.
    “Pėr momentin, tė gjitha procedurat dhe procesi rreth marrjes sė kryesimit tė CEFTA-s nga ana e Kosovės, po shkojnė nė rregull. Tė gjitha gjasat janė qė Kosova tė marrė kryesimin e CEFTA-s pėr vitin 2011. Kjo ėshtė konfirmuar pėrmes takimeve tė rregullta qė kemi pasur”, thotė Keqa.
    Ai thekson se Ministria e Tregtisė ka pėrgatitur programin pėr tė kryesuar me CEFTA-n, i cili, sipas tij, ėshtė aprovuar nga tė gjitha vendet anėtare tė kėtij mekanizmi.
    “Para 2-3 muajsh, ky program ėshtė dhėnė nė shqyrtim para anėtarėve tė CEFTA-s dhe tė gjithė anėtarėt e saj, pa pardon, e kanė pranuar. Ky program ėshtė njė bazė e mirė se si Kosova do tė menaxhojė dhe me ēfarė problemesh tė identifikuara do tė merret gjatė vitit 2011”, shprehet Keqa.
    Nė anėn tjetėr, ekspertė pėr ēėshtje ekonomike kėmbėngulin qė Kosova, nė asnjė mėnyrė, tė mos e humbasė drejtimin e CEFTA-s. Agim Shahini, udhėheqės i Aleancės Kosovare tė Biznesit (AKB), thotė se humbja e kryesimit do tė kishte pasoja tė rėnda, pasi rrjedhimisht, shton ai, do tė humbej shansi pėr promovimin e shtetit tė ri nė vendet nėnshkruese tė CEFTA-s.
    “Institucionet e shtetit tė Kosovės duhet tė masin mirė dhe tė bėjnė analiza tė mira, se a duhet tė vazhdojmė me CEFTA-n apo jo. Rekomandim i AKB-sė ėshtė qė Kosova nuk duhet tė tėrhiqet nga mekanizmat ndėrkombėtarė; pėrkundrazi, duhet tė lobojė qė t’i forcojė pozicionet e veta”, thotė Shahini.
    Qė nga dhjetori i vitit 2008, vendet fqinje, Serbia dhe Bosnja, kanė bllokuar produktet e Kosovės, pėr shkak tė ndėrrimit tė vulave tė doganave, nga ato tė UNMIK-ut nė ato tė Kosovės.
    Mallrat me kėtė vulė nuk lejohen tė kalojnė as transit nėpėr kėto vende.
    Por, Flamur Keqa shpreson se vitin e ardhshėm, pas marrjes sė udhėheqjes sė CEFTA-s, kjo ēėshtje do tė jetė mė e lehtė pėr t’u zgjidhur.
    “Padyshim, kryesimi i CEFTA-s do tė jetė njė shans i mirė dhe mundėsi tjetėr qė Kosova dhe Qeveria e saj, pėrmes ministrive pėrkatėse, tė bėjnė presion qė tė eliminohet bllokada, e cila po ndodh qė nga dhjetori i vitit 2008”.

    “Sa do tė kemi sukses, ėshtė pėr t’u pritur. Por, megjithatė, besoj se pėrpjekjet nuk do tė mungojnė nė drejtim tė eliminimit tė kėtyre barrierave”, thekson Keqa.

    Ekspertė pėr ēėshtje ekonomike vazhdimisht kanė kėrkuar nga Qeveria e Kosovės qė t’i kundėrpėrgjigjet Serbisė dhe Bosnjės me masa tė njėjta, duke ndaluar hyrjen e mallrave tė kėtyre dy shteteve nė Republikėn e Kosovės.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #23
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Rritet shkėmbimi i mallrave mes Kosovės dhe Maqedonisė




    - Shkėmbimi i mallrave mes Kosovės dhe Maqedonisė nė gjashtė muajt e parė tė vitit 2010 ka shėnuar rritje tė dukshme nė krahasim me vitin e kaluar, deklaruan tė hėnėn nė Shkup kryetarėt e odave ekonomike, Safet Gėrxhaliu dhe Branko Azeski. Ata, sipas portalit “Zhurnal”, vlerėsuan se ekziston hapėsirė pėr rritje edhe mė tė madhe tė bashkėpunimit.
    “Shkėmbimi i mallrave nė gjashtė muajt e parė tė kėtij viti ėshtė rritur pėr 73.3 pėr qind nė krahasim vitin 2009. Nė lėmin e infrastrukturės nevojitet pėrmirėsim i kushteve tė punės nė vendkalimin kufitar Jazhincė qė tė shfrytėzohet autostrada e re dhe pėrmes Kukėsit tė dilet nė Mal tė Zi dhe Shqipėri. Po ashtu nevojitet ndėrtimi i autostradės qė lidh Prishtinėn dhe Shkupin si dhe modernizimin e transportit hekurudhor”, deklaroi Azeski. Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Safet Gėrxhaliu, ka kėrkuar qė Maqedonia tė inkuadrohet nė projekte tė pėrbashkėta me Kosovėn dhe Shqipėrinė. “Kėrkova qė nė njė tė ardhme tė afėrt Maqedonia tė pėrfshihet nė autorrugėn Prishtinė –Morin - Durrės kėshtu qė kompanitė maqedonase tė kenė dalje nė Jon dhe nė Adriatik. Po ashtu duhet tė modernizohet hekurudha qė lidh Shkupin me Prishtinėn dhe tė realizohet marrėveshja e nėnshkruar mes dy qeverive pėr pengimin e taksimit tė dyfishtė”, theksoi Gėrxhaliu.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Kosova esht ne humbje te madhe me Maqedonine.

    Importon mallra me vler 191 milion euro.

    Eksporton vetem 9 milion.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  5. #25
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Tė rritet bashkėpunimi ekonomik Kosovė-Shqipėri


    Pėrfaqėsuesit e komunitetit tė biznesit nga Kosova dhe Shqipėria, gjatė njė takimi nė Tiranė kanė thėnė se duhet tė thellohet bashkėpunimi dhe krijimi i kushteve me tė mira pėr tė rritur edhe mė shumė shkėmbimet tregtare.



    Aktualisht shkėmbimet tregtare nė mesė Kosovės dhe Shqipėrisė janė rreth 65 milionė euro.

    Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės (OEK), Safet Gėrxhaliu tha se biznesmenėt nga Kosova janė heronjtė e pavarėsisė sė vendit pasi qė me punėn dhe kontributin e tyre i kanė dhenė kontribut tė madh zhvillimit tė Kosovės.

    “Edhe pse nė pamundėsi pėr tė dal nė tregje tė treta, pa ndihmėn e nevojshme tė vendit i cili gjendet nė tranzicion, biznesmenėt e Kosovės ishin dhe janė bartės tė zhvillimit ekonomik tė vendit”, theksoi Gėrxhaliu.

    Ai ka vlerėsuar se duhet shfrytėzuar marrėdhėniet shumė tė mira politike ne mes tė Kosovės dhe Shqipėrisė pėr zhvillimin e bashkėpunimit ekonomik dhe se ka ardhur koha qė bashkėpunimi ekonomik nė mes tė dy vendeve tė dal nga hija e marrėdhėnieve politike.

    Gėrxhaliu ka propozuar qė Oda Ekonomike e Kosovės dhe ajo e Shqipėrisė, si dhe institucione tjera relevante tė fillojnė punėn nė krijimin strategjisė pėr bashkėpunimin ekonomik mes Kosovės dhe Shqipėrisė pėr njė afat tė mesėm dhe tė gjatė.

    Kryetari i Unionit tė Dhomave tė Tregtisė dhe Industrisė sė Shqipėrisė, Ilir Zhila, tha se dihet harmonizimi i infrastrukturės ligjore me standardet e Unionit Evropian. “Nė pikėpamje politike dy vendet tona i kanė shlyer tė gjitha barrierat pėr shkėmbim dhe qarkullim tė mallrave”, tha Zhila.

    Shkėmbimet e mallrave nė mes tė dyja vendeve janė rreth 65 milionė euro, Kosova importon 40 milionė ndėrsa eksporton 25 milionė euro. Aktualisht shkėmbimet tregtare nė mesė Kosovės dhe Shqipėrisė janė rreth 65 milionė euro.

    Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės (OEK), Safet Gėrxhaliu tha se biznesmenėt nga Kosova janė heronjtė e pavarėsisė sė vendit pasi qė me punėn dhe kontributin e tyre i kanė dhenė kontribut tė madh zhvillimit tė Kosovės.

    “Edhe pse nė pamundėsi pėr tė dal nė tregje tė treta, pa ndihmėn e nevojshme tė vendit i cili gjendet nė tranzicion, biznesmenėt e Kosovės ishin dhe janė bartės tė zhvillimit ekonomik tė vendit”, theksoi Gėrxhaliu.

    Ai ka vlerėsuar se duhet shfrytėzuar marrėdhėniet shumė tė mira politike ne mes tė Kosovės dhe Shqipėrisė pėr zhvillimin e bashkėpunimit ekonomik dhe se ka ardhur koha qė bashkėpunimi ekonomik nė mes tė dy vendeve tė dal nga hija e marrėdhėnieve politike.

    Gėrxhaliu ka propozuar qė Oda Ekonomike e Kosovės dhe ajo e Shqipėrisė, si dhe institucione tjera relevante tė fillojnė punėn nė krijimin strategjisė pėr bashkėpunimin ekonomik mes Kosovės dhe Shqipėrisė pėr njė afat tė mesėm dhe tė gjatė.

    Kryetari i Unionit tė Dhomave tė Tregtisė dhe Industrisė sė Shqipėrisė, Ilir Zhila, tha se dihet harmonizimi i infrastrukturės ligjore me standardet e Unionit Evropian. “Nė pikėpamje politike dy vendet tona i kanė shlyer tė gjitha barrierat pėr shkėmbim dhe qarkullim tė mallrave”, tha Zhila.

    Shkėmbimet e mallrave nė mes tė dyja vendeve janė rreth 65 milionė euro, Kosova importon 40 milionė ndėrsa eksporton 25 milionė euro. /Telegrafi/
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #26
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Embargoja kosovare shqetėsuese pėr Serbinė

    Qeveria e Serbisė ėshtė duke pritur reagimin e Bashkimit Evropian, pas vendimit tė marrė tė mėrkurėn nga Qeveria e Kosovės pėr masa reciprociteti tė plotė pėr produktet e Serbisė, ndėrsa pėr Bosnjė e Hercegovinėn taksė doganore prej 10 pėr qind.

    Sekretari shtetėror nė tė ashtuquajturėn Ministri serbe pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė, Oliver Ivanovic, ka deklaruar se Beogradi pret reagim tė shpejtė tė Bashkimit Evropian nė lidhje me vendimin e qeverisė kosovare pėr vėnien e embargos ndaj produkteve serbe.

    “Mendoj se ky vendim nuk do tė mbijetojė. Pres qė Bashkimi Evropian do tė reagojė shpejt. Nėse vendimi mbijeton, ēmimin do ta paguajnė shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt edhe mė tej do tė blejnė produkte tė parapėlqyera, por me ēmim mė tė shtrenjtė”, ka thėnė Ivanovic.

    Zėvendėskryeministrja, njėherėsh ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes sė rregullt tė Qeverisė sė Kosovės, tha tė mėrkurėn se Kosova nuk kishte rrugė tjetėr veē vendosjes sė masave tė reciprocitetit me Serbinė, shtet ky i cili nuk lejon importin dhe as kalimin transit tė mallrave tė prodhuara nė Republikėn e Kosovės.

    Edhe pse nuk preferohet reciprociteti i Kosovės me Serbinė, burimet nga BE-ja jozyrtarisht kanė thėnė se ndėr arsyet kryesore pse ėshtė anuluar raundi i ri i dialogut ka qenė mosgatishmėria e Beogradit qė tė pranojė kompromisin pėr vulat e Doganave tė Kosovės. BE-ja nuk ka dashur tė vazhdohet me tema tjera pa u zgjidhur kjo, sepse BE-ja e konsideron “lėvizjen e lirė tė mallrave” si parim themelor tė saj. /Telegrafi/
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  7. #27
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Kthehen mbrapa kamionėt nga Serbia

    Pas vendimit tė Qeverisė pėr embargon e mallrave qė vijnė nga Serbia pėr nė Kosovė, Policia kufitare e Kosovės, pas hyrjes nė fuqi tė kėtij vendimi, ka bllokuar rreth 20 kamionė mallrash qė vinin nga Serbia. ...

    Kėtė e ka konfrimuar pėr RTK-nė, zėdhėnėsi i Doganave tė Kosovės, Adriatik Stavileci. Stavileci shtoi se njė numėr i kamionėve tashmė janė kthyer mbrapa, ndėrsa disa prej tyre po qėndrojnė pranė kufirit. Sipas tij dje nė pikėn kufitare nė Merdare ka patur njė numėr mė tė madh tė kamionėve qė bartnin mallėra nga Serbia, derisa sot pas marrjes sė vendimit nga Qeveria e Kosovės, numri i kamionėve nė kėtė pikė doganore ėshtė zvogėluar dukshėm.

    Rriten Qmimet

    Neper tregje kan filluar te ndjehen pasojat e embargos, tashmė qmimet kan filluar te ngriten dukshem sidomos te atyre produkteve serbe.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  5. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •