Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367

    Walker i zhgënjyer me diplomacinë kosovare

    Walker i zhgënjyer me diplomacinë kosovare
    Angazhimi i diplomacisë kosovare nënë sigurimin e njohjeve për shtetësinë ka qenë zhgënjyes për ish-udhëheqësin e misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.
    Ambasadori amerikan, në një intervistë për të përditshmen “Koha Ditore” ka vlerësuar se kosovarët është dashur të përgatiten për diplomaci, meqë e kanë ditur se pavarësia do të vinte një ditë.

    Sipas tij Kosova po sillet si shtet vetëm zyrtarisht, meqë ministrat e saj po mbajnë poste dhe shëtisin botën, por që ende kanë për të mësuar se si luhet loja në arenën ndërkombëtare.

    “Jam i dëshpëruar me faktin se kur shkoj në disa vende të caktuara dhe i pyes se kush i ka vizituar nga Kosova, ata më thonë askush. Kjo punë s’bëhet me thirrje telefonike apo dërgim të letrave”, ka thënë Walker, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

    Ai ka sqaruar se me ritmin e tanishëm, anëtarësimi në OKB nuk duket të jetë afër – ndërsa ka kritikuar edhe bashkësinë ndërkombëtare për veprim të plogësht në Kosovë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos lejoni që imtësitë t’ua prishin disponimin

  2. #2
    e ëmbël - pa sheqer :) Maska e Yllëza*
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    2,315
    Ky eshte nje njeri qe ia do te miren Kosoves dhe nuk flet fraza te mesuara permendesh, levdata e falenderime. Mendoj qe fatkeqesisht ka te drejte.
    Thank God I'm a woman!!!

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Qe ne momentin qe u vu Minister i Jashtem Skender Hyseni u pa se diplomacia do deshtoje. Nuk eshte ai njeri per diplomaci, dhe ai vet eshte teper i plogesht per te luajtur kete loje. Mendoj qe Pleurat Sejdiu do bente nje pune me te mire ne diplomaci, sepse ka qene ai nje nder diplomatet me te medhej te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, dhe kete detyre e ka kryer me sukses.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  4. #4
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga MmEeTtIi Lexo Postimin
    Tash vjen Esat Pasha * ju bën nom juve qe po shani Qeverin.

    * Llapi
    Nuk ia shajme NE qeverine. Te marresh nota negative nga nje diplomat si William Walker eshte turp. Dhe s'eshte kurfare hipoteze deshtimi i diplomacise se Republikes se Kosoves. Rezultatet shihen sheshit.

    Imagjinoni gjithe ato lobime behen nga miqte e Kosoves, (mos permendim fare Shqiperine), edhe sekretarja Amerikane e shtetit Hillary Clinton eshte vene ne sherbim te njohjeve te reja, ne nderkohe qe Hyseni po fle gjume.

    Le te thote dikush qe s'eshte e vertete kjo gje!

    Z. Hyseni duhet ta pranoje qe s'eshte i afte per ate detyre dhe te kerkoje zevendesim, per te miren e Kosoves, per te miren e shqiptareve.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Unë i shoh, e i di , por hajde mbushi mendjen ti atij.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Llap a ishin këto te arriturat e qeveris për vitin 2009?

    Keni përparuar tepër.



    Kosovë kallxom kush pot`donë e pot`shkelmon
    deri n`fyt me tradhti t`pa ngim me korrupsion,
    pa asni marre pa mendimin e tutës,
    ngajën mas karrigeve si peshqit mas bukës

    GOLD AG
    Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 30-05-2009 më 09:53
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Po kjo nuk eshte diqka e re.
    Vetem se kur vjen nga goja e nje diplomati si William Walker, e forcon akoma ate qe e shohim çdo, dite.
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Selami2006 Lexo Postimin
    Walker i zhgënjyer me diplomacinë kosovare
    Angazhimi i diplomacisë kosovare nënë sigurimin e njohjeve për shtetësinë ka qenë zhgënjyes për ish-udhëheqësin e misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.
    Ambasadori amerikan, në një intervistë për të përditshmen “Koha Ditore” ka vlerësuar se kosovarët është dashur të përgatiten për diplomaci, meqë e kanë ditur se pavarësia do të vinte një ditë.

    Sipas tij Kosova po sillet si shtet vetëm zyrtarisht, meqë ministrat e saj po mbajnë poste dhe shëtisin botën, por që ende kanë për të mësuar se si luhet loja në arenën ndërkombëtare.

    “Jam i dëshpëruar me faktin se kur shkoj në disa vende të caktuara dhe i pyes se kush i ka vizituar nga Kosova, ata më thonë askush. Kjo punë s’bëhet me thirrje telefonike apo dërgim të letrave”, ka thënë Walker, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

    Ai ka sqaruar se me ritmin e tanishëm, anëtarësimi në OKB nuk duket të jetë afër – ndërsa ka kritikuar edhe bashkësinë ndërkombëtare për veprim të plogësht në Kosovë.
    une nuk besoi qe miku i madh i Kosoves te ket than ashtu hiq
    por gazeta e veton surroit nga gjelozija qe Pacolli po lobon per Kosoven dhe po e ka perkrahjen e Thaçit e te Sejdiut
    e vetonit spo ja rras askush per se gjalli e sigurisht ka genjye ne gazeten e tina
    dhe ate intervist ky hapsi i temes nuk e ka siell fare edhe ky ka mujt te manipuloi me ket shkrim
    sidoqoft Walker eshte dhe mbetet nji mik i madh i popullit te Kosoves dhe besoi se qfar do qe thot e thot per te miren e popullit dhe te Kosoves dhe do te jet i respektuar nga populli dhe institucionet e Kosoves per gjithmon

    keto me poshte vetonin e mundoin
    Llapi
    -------------------------------------------------

    Pacolli pret njohjen nga Salvadori

    Aktiviteti i Pacollit është vlerësuar lartë nga dy udhëheqësit më të lartë të Republikës së Kosovës, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi të cilët çmojnë përpjekjet e liderit të AKR-së për sigurimin e sa më shumë njohjeve për shtetin e ri.

    Prishtinë-Kryetari i Aleancës Kosova e Re,(AKR) Behxhet Pacolli vazhdon lotimin për njohje të reja për shtetin e Kosovës.

    Në këtë kontekst, kreu i AKR-së, Pacolli, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të El Salvadorit, Mauricio Funes.

    Duke shfrytëzuar promovimin e presidentit të ri, z. Pacolli do të kërkojë nga kreu i këtij shteti që të njohë pavarësinë e vendit tonë.

    Sipas zëdhënësit të AKR-së në Prishtinë, Arbër Geci, i cili vlerëson se pritet që Pacolli të kthehet me letrat kredenciale për njohjen e shtetit të Kosovës nga El Salvadori.

    “Gjatë kësaj vizite kryetari i AKR-së do të zhvillojë takime edhe me disa përfaqësues shtetesh të Amerikës Latine nga të cilët do të kërkojë njohjen e republikës së Kosovës”, vlerëson zëdhënësi Geci, duke shtuar se angazhimi i aktivitetit kombëtar të kreut të AKR-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

    Sipas z. Geci, AKR-ja nuk është në rivalitet më Ministrinë e Jashtme se cila vazhdon angazhimin e vet institucional për lobim duke siguruar më shumë njohje të Republikës së Kosovës.

    Aktiviteti i Pacollit është vlerësuar lartë nga dy udhëheqësit më të lartë të Republikës së Kosovës, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi të cilët çmojnë përpjekjet e liderit të AKR-së për sigurimin e sa më shumë njohjeve për shtetin e ri. Vet zëdhënësi i AKR-së, Arbër Geci thekson se në prill Pacolli kishte marrë një dokument zyrtar nga kryeministri Thaçi, me të cilinë edhe kishte kërkuar nga El Salvadori që ta njihte Republikën e Kosovës.

    Njohja e sa më shumë shteteve për pavarësinë e Kosovës është mjaft e rëndësishme për faktin se vendi ynë, pas anëtarësimit në FMN, do të aplikojë për anëtarësim edhe në institucione tjerë ndërkombëtare, të cilat paraprakisht kushtëzojnë anëtarësimin me numrin e njohjeve.

    ---------------------------------------


    Clinton lobon për njohjen e pavarësisë së Kosovës

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të bëjnë presion mbi shtetet e Amerikës Latine, që ato sa më parë të njohin pavarësinë e Kosovës. Sipas të përditshmes “Glas”, që thirret në burime pranë qeverisë serbe, "Serbia tashmë e ka kuptuar synimin amerikan dhe planifikon që në këtë pjesë të botës t’i dërgojë diplomatët e saj, për të parandaluar njohjet e mëtejme të Kosovës".
    Pasi që, një iniciativë e tillë amerikane sipas këtyre burimeve – ka “dështuar” këto ditë në takimin e Organizatës së Konferencës Islamike – mbi shtetet e Amerikës Latine do të bëjë “trysni” vetë sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton.
    Presion i veçantë, theksojnë këto burime, SHBA-të do të bëjnë mbi Brazilin, Kilin, Guatemalën dhe shtetet e vogla të Karaibeve – pasi që këtë zonë e konsiderojnë si “oborr të tyre”.
    Sipas këtij “plani” të lansuar nga mediat serbe – në qershor pritet të mbahet një samit në Honduras, ku do të marrë pjesë sekretarja amerikane e Shtetit, Clinton – e cila do të kërkojë njohjen e Kosovës nga shtetet e Amerikës Latine.

    rtk 29 maj 2009 - 12:02:31
    -----------------------------------
    Ministri Hyseni u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe Amr Moussa

    Në një takim të përzemërt dhe përmbajtësor në mjediset e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, z. Amr Moussa. Në këtë rast, Ministri Hyseni i tha Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës së Shteteve Arabe se Kosova ka arritur shumë në planin e shtet-ndërtimit dhe se është kthyer në faktor të fuqishëm stabiliteti në rajon.
    Ministri Hyseni i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Arabe vendosjen e kanaleve të rregullta të komunikimit dhe kërkoi mbështetjen dhe njohjen e shtetit të Kosovës nga vetë Organizata, Liga e Shteteve Arabe, si dhe shtetet anëtare të Ligës. Sekretari i Përgjithshëm Moussa mirëpriti kërkesën e Ministrit Hyseni që të vendoset një komunikim i rregullt. Ministri Hyseni i kërkoi Sekretarit Moussa që Kosovës t’i mundësohet prania në ngjarje që organizohen nga Liga Arabe me qëllim të përçimit të mesazhit nga Kosova përmes përfaqësuesve legjitimë të saj, njofton Zyra për informim pranë MJK.


    |/s.b & RTK staff /
    30 maj 2009 - 08:41:40[/QUOTE]
    -----------------------------

    Hyseni: Shumë shpejt do të ndodhin njohje të reja për Kosovën

    Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, gjatë agjendës vizitore në Nju-Jork,(gjatë takimeve me burrështetas) vlerëson se ka marrë premtime se shumë shpejt mund të ndodhin njohje të reja për shtetin tonë.

    Nju Jork, Republika e Kosovës është përfshirë nga një valë e re njohjesh të shtetësisë, ku në të njëjtën kohë janë dhënë sinjale për vazhdën e këtij procesi mjaft të rëndësishëm për vendin tonë. Në këtë kontekst, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni po qëndron në Nju Jork, në një vizitë me karakter lobimi. Në ditën e parë të qëndrimit të tij në Nju Jork, ministri Hyseni ka realizuar disa takime me përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës Skënder Hyseni ka pasur një takim të frytshëm me Përfaqësuesin e Përhershëm të Jemenit në Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Abdullah M. Alsaidi. Gjatë takimit, Ministri Hyseni ka folur për përparimin e arritur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë dhe ka kërkuar që Qeveria e Jemenit të shqyrtojë sa më parë njohjen e Republikës së Kosovës. Ambasadori Alsaidi, nga ana e tij, e ka siguruar Ministrin Hyseni se do të punojë personalisht që të përshpejtohet procesi i njohjes nga Qeveria e Jemenit. Gjatë takimit, Ambasadori Alsaidi ka thënë se pavarësia e Kosovës nuk ka pasur alternativë dhe se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Ai gjithashtu ka thënë se rasti i Kosovës është një rast i pakrahasueshëm. Ministri Hyseni ka takuar edhe përfaqësuesin e përhershëm të Timorit Lindor, Ambasadorin Nelson Santos. Ai e ka siguruar Ministrin Hyseni se çështja e Kosovës është lartë në agjendën e Qeverisë së Timorit Lindor, duke thënë se çështja e njohjes së Republikës së Kosovës nga Qeveria e Timorit Lindor është vetëm çështje kohe" dhe se është e qartë që pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Një nga takimet që ministri Hyseni ka pasur në ditën e parë të qëndrimit në nju Jork, ka qenë edhe ai me përfaqësuesin e përhershëm të Egjiptit në Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Maged A. Abdelaziz. Gjatë këtij takimi, ministri e ka njohur ambasadorin Maged A. Abdelaziz me zhvillimet historike të Kosovës, duke u ndalur veçanërisht të konteksti i përgjithshëm i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, te trendët e njohjes së Republikës së Kosovës, te anëtarësimi i saj në organizata ndërkombëtare dhe aspekte tjera të rëndësishme të konsolidimit të shtetit të Kosovës. Nga ana e tij, Ambasadori Abdelaziz ka thënë se Egjipti është duke i përcjellë nga afër zhvillimet në dhe rreth Kosovës. Gjithashtu, Ambasadori egjiptian ka thënë se herët apo vonë Egjipti do t'i bashkohet vendeve që e kanë njohur Republikën e Kosovës. Në takimin me përfaqësuesin e përhershëm të Pakistanit në Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Abdullah Hussain Haroon, Ministri Hyseni e ka falënderuar për mbështetjen e Pakistanit dhe votimin e rezolutës së Organizatës së Konferencës Islamike për Kosovën, si dhe ka përsëritur kërkesën e tij që Qeveria pakistaneze të shqyrtojë njohjen sa më parë të Republikës së Kosovës. Lidhur me qëndrimin e Qeverisë së Pakistanit, Ambasadori i këtij vendi është shprehur se ata përfundimisht e përkrahim kauzën e Kosovës. Në takimin me përfaqësuesin e përhershëm të Haitit në Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Léo Mérorës, Ministri Hyseni ka ripërsëritur kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës nga Qeveria e Hatitit. Gjatë këtij takimi, Ministri Hyseni po ashtu ka folur për zhvillimet më të fundit dhe të arriturat në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, duke e njohur bashkëbiseduesin me progresin e gjithanshëm të shtetit më të ri të botës. Nga ana e tij, Ambasadori i Haitit shprehu bindjen e tij se Qeveria e Haitit shpejt do të vlerësojë drejtshmërinë e kërkesës për njohjen e Republikës së Kosovës.
    ---------------------------------

    Ministri Hyseni u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe Amr Moussa

    Në një takim të përzemërt dhe përmbajtësor në mjediset e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, z. Amr Moussa. Në këtë rast, Ministri Hyseni i tha Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës së Shteteve Arabe se Kosova ka arritur shumë në planin e shtet-ndërtimit dhe se është kthyer në faktor të fuqishëm stabiliteti në rajon.
    Ministri Hyseni i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Arabe vendosjen e kanaleve të rregullta të komunikimit dhe kërkoi mbështetjen dhe njohjen e shtetit të Kosovës nga vetë Organizata, Liga e Shteteve Arabe, si dhe shtetet anëtare të Ligës. Sekretari i Përgjithshëm Moussa mirëpriti kërkesën e Ministrit Hyseni që të vendoset një komunikim i rregullt. Ministri Hyseni i kërkoi Sekretarit Moussa që Kosovës t’i mundësohet prania në ngjarje që organizohen nga Liga Arabe me qëllim të përçimit të mesazhit nga Kosova përmes përfaqësuesve legjitimë të saj, njofton Zyra për informim pranë MJK.


    |/s.b & RTK staff /
    30 maj 2009 - 08:41:40
    ---------------------------------
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    Qe ne momentin qe u vu Minister i Jashtem Skender Hyseni u pa se diplomacia do deshtoje. Nuk eshte ai njeri per diplomaci, dhe ai vet eshte teper i plogesht per te luajtur kete loje. Mendoj qe Pleurat Sejdiu do bente nje pune me te mire ne diplomaci, sepse ka qene ai nje nder diplomatet me te medhej te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, dhe kete detyre e ka kryer me sukses.
    Politika e jashtme e Kosoves nuk behet nga z.Skender Hyseni, por eshte nje linje e tere qe nis nga Kuvendi i Kosoves.

    Duam s'duam kjo eshte politika e sotme e shqiptareve ne Kosove, nje politike sadokudo e moderuar dhe me aftesi te kufizuara, per shume aresye.

    Kosova nuk ka patur ndonjehere diplomate apo sherbim diplomatik gjate kohes se ish-Jugosllavise (aty-ketu kane qene disa ambasadore shqiptare qe perfaqesonin ate shtet) dhe per rrjedhoje Kosoves i mungon pervoja, i mungon njohja e skenave dhe prapaskenave diplomatike.

    Per fat, diplomacia e Shqiperise eshte ne bashkerendim te perhershem te puneve me Kosoven dhe ata i hedhin hapat sebashku, sepse ne fund te fundit kjo eshte detyre!

    Po ashtu Pacolli, sukseset personale nuk ben qe ti shohe ato si te ndara nga institucionet e Kosoves, por ne cdo veprim dhe udhetim te tij, eshte mire qe ai te kete dhe ministrin Hyseni, ne menyre qe ti krijohet imazhi i nje Kosove qe vepron ne menyre institucionale.

    Gjithesesi Kosova do te kete njohja te shpejta nga shume shtete te botes, deri ne fund te ketij viti.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2009
    Postime
    8
    Llapi ka munges drastike t'argumentave dhe eshte pasqyrim total i shqipatrit tip " Kompleksuar" me nje koqient intelektual shume te ult.

    Kshyr bone naj fakulltet n vend se me hup kohen neper forumesh o llaprush...

    dhe mos shaj kot se e din kejt bota se kush je dhe se kan veshtir me ardh me t'gjet ...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kombëtarja Shqiptare - [lajme dhe komente]
    Nga RaPSouL në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 997
    Postimi i Fundit: 22-01-2012, 21:52
  2. Femra kosovare, pozicioni i saj në jetën shoqërore
    Nga Adriano-10 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 03-11-2006, 18:21
  3. Shkurorëzimet - Kanceri i shoqërisë kosovare
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-05-2005, 13:36
  4. KE i zhgënjyer me marrëveshjen e Shqipërisë me SHBA
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 23-05-2003, 22:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •