Mexhid YVEJSI, Gjakovė

IMAM HUSEIN MENSUR el-HALLAXHI
(857-922)

Husein ibn Mensur el-Hallaxhi ishte siē ishte, njė personalitet me njė jetė tė ēuditėshme, tė habitėshme, tė mahnitėshme.
Emri i tij i plotė ėshtė: Imam Ebu Mughith el-Husein ibn Mensur el-Hallaxh el-Bejdevi el-Vasiti.
Lindi nė vitin 857, nė Medine el-Bejda, njė katund i vogėl nė krahinėn Fars, nė jug tė Iranit.
Qysh si fėmi kishte dėshirė pėr dituri. Kjo dėshirė erdhi duke ju shtuar, aq sa e mėsoj pėrmendėsh Kur’anin e madhėruar. Atėherė, i vazhdoj mėsimet nė qytetet Vasit, Tustar dhe Basra tė Irakut, tek dijetari Shejh Sahl et-Tustari.
Studimet i ndoqi nė Bagdad, tek dijetari mė i njohur i kohės, Imam Xhunejd el-Bagdadi, si edhe tek dijetari i madh,
Shejh Amir el-Mekki, tė cilėt e mėsuam, e edukuan, e frymė zuan me porosi hyjnore, e pėrgatitėn edhe nė rrugėn shpirtėrore…
Imam el-Hallaxhi ka shkuar tri herė nė Haxhxh, nė vendet e shenjta, Mekke dhe Medine. Herėn e parė ka qėndruar njė vit, kryesisht nė vetmi , nė Arafat, ka qėndruar nė lutje, pėrmendje, pėrkujtim, gjithnjė nė agjėrim, me gjuhėn e agjėruesit duke e madhėruar, falėnderuar, emrin, emrat e Krijuesit…
Pesė vjet ka shetitur, ka vizituar vende e njerėz tė shquar, nga Jemeni nė Arabi, prej Kinės nė Hindi. Ka qenė edhe nė Horosan, Ahvaz, Sistan, Turfan deri nė Turkistan.
Ka takuar, ka biseduar, ka debatuar me dijetarėt mė tė shquar, si Shejh esh-Shibli, Shejh Ebu Jezid Bistami, Shejh en-Nuri dhe tė tjerė dijetarė sufi…
Me kėtė pėrvojė tė madhe, qė e kishte pėrfituar, Imam Mensur el-Hallaxhi kur u kthye nė Bagdad ishte tashmė ndėr njerėzit mė tė kulturuar, mė tė ndriēuar, mė tė shquar…
Kishte shumė miqė qė e dojshin, por edhe shumė armiqė qė e pėrgojojshin, e sulmojshin, e dėnojshin…
Herėn e parė ėshtė dėnuar me tri vjet burg, sipas urdhnesės fetare, nėnshkruar, lėshuar nga Imam ibn Daud el-Zahariu…
Herėn e dytė ėshtė dėnuar me tetė vjet burg. Kurse mė nė fund, me 26 mars 922, u dėnue me vdekje. Sipas vendimit, i prenė duart, kėmbėt, kokėn, i coptuan krahėrorin, e dogjėn nė zjarr dhe hirin e hodhėn nė lumin Dixhle tė Bagdadit…
Pėrse u torturue, masakrue Imam Mensur el-Hallaxhi ?
U torturue, u masakrue pėr shkak tė fjalės: “Ene el-Hakk” (Unė jam I Vėrteti apo e Vėrteta).
Me kėtė fjalė dėshironte tė tregonte pozitėn e tij shpirtėrore tė posaēme – Fena Filah, Beka Bilah (Shkrirjen tek Zoti, mbetjen tek Ai…)
Shejhu i tij, Imam Xhunejd el-Bagdadi, e kishte kėshilluar me dashamirėsi qė tė hiqte dorė, qė mos ta pėrdorė kėtė fjalė, meqė ai e kuptonte dhe dėshironte ta mbronte, por Imami i tha Imamit:
“Kini tė drejtė zotėri, por mue mė ka mbulue Dashuria E Zotit. Nuk shoh asgjė tjetėr pėrveē Atij.”

Imam Xhunejd el-Bagdadi, nė atė vendim, pėr ekzekutim, kishte shkruar:
”Sipas Ligjit Islamik, Sheri’atit, ai ėshtė fajtor. Sipas tė Vėrtetės nė Brendėsi, All-llahu e di.”
Pas vdekjes sė Hallaxhit dijetarėt myslimanė u ndanė: Njė pjesė e quante qafir, kurse pjesa tjetėr thoshte: Jo, nuk ėshtė qafir, por ėshtė martir, dėshmor, shėnjtor…
Shejh Abdul Kadir Gjilani, pėr tė mbrojur Hallaxhin, ka shkruar nė librin e tij “Behxhetul Esrar” kėto fjalė:
”Hallaxhi atė fjalė e tha me njė gjuhė dehjeje tė zemrės, me njė zė tė pa njohur nga populli”
Mevlana Muhammed Xhelaleddin Rumiu, duke e mbrojtur Hallaxhin, thotė kėto fjalė:
“Shėnjtorėt e Zotit shumė herė, kur janė nė gjendjėn e hutimit, flasin tė tilla fjalė. Pastaj, kur zgjohen kėrkojnė ndjesė prej Zotit. Pra, fjala e Hallaxhit e kėtij lloji ėshtė…”
Kurse, Shejh Ibn el-Arabiu shkroi posaēėrisht njė libėr pėr tė mbrojtur Imam Hallaxhin. Ky libėr e ka titullin:
“Siraxhul vehhaxh fisherhi kelami Hallaxh” (Kandili i dritės pėr fjalėn e Hallaxhit”.
Husein ibn Mensur el-Hallaxhi pėrveē qė ishte Imam, Shejh, ka qenė edhe poet, shkrimtar…
Kryevepra e tij ėshtė libri “Kitab el-Tausin”, njė libėr
ku flitet rreth Njėshmėrisė (Teuhidit)…Ka shkruar edhe shumė poezi kushtuar dashurisė, Dashurisė Hyjnore, ka shkruar poezi kushtuar mėshirės, Vulės sė Pejgamberisė, Mėshirės Njerėzore…
Dhe mė nė fund, qe njė poezi nga Hallaxhi, ku nė Detin e Dashurisė ke mundėsi tė freskohesh, tė lehtėsohesh, prej mėrzisė…!

NĖ DETIN E DASHURISĖ


Nė detin e dashurisė
Nuk do tė pushoj,
Vazhdimisht do t'notoj.
Lartėsohem me valėn,
Pastaj pėrpiqem
Tė tėrhiqem
Dhe vala mė ndihmon.
Por, fundosem
Pak mė vonė...
Atėherė,
Dashuria mė barti,
Mė hodhi,
Shumė larg....
Ku nuk ka asnjė shteg,
Ku nuk ka asnjė breg...

Mexhid YVEJSI, Gjakovė