Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 70
  1. #21
    Anetare World Forum Maska e Genna
    Anëtarësuar
    15-11-2008
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    294
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Aulona di gje nga eshte marr ky artikull apo e ka shkruar vete ajo?

    Thx
    Qe mos te mendoni se jan shpikje dhe genjshtra, po Ju a dergoj me emrin e autorit, dhe te perkthyesit, dhe linkun!
    http://www.ballkan.com/index.php?pag...ws&newsID=1008



    Axhenda botërore: Dera evropiane nis të mbyllet, kur Shqipëria bëhet gati të trokasë


    Autori i Lajmit: Androkli Dralo
    Nga Brukseli David Charter

    Radha e shteteve që do të trokasin në derën e Bashkimit Evropian u bë më e gjatë dje, kur Shqipëria dorëzoi zyrtarisht aplikimin e saj për të qenë pjesë e këtij unioni. Por perspektiva e zgjerimit të grupit të 27-shes ka qenë më shumë komplekse, me disa prej vendeve anëtare më të mëdha që kanë kthyer fytyrën në mënyrë të vendosur kundër zgjerimit të mëtejshëm të unionit. Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, ka bërë thirrje për ndalje të zgjerimit me Presidentin francez, Nikola Sarkozi, i cili e ka paralajmëruar atë se pa traktatin e Lisbonës nuk mund të ketë pranime të tjera, pas Kroacisë, e cila është e para në radhë. Traktati ka për qëllim të modernizojë dhe riorganizojë punimet e Bashkimit Evropian për t u përballur me hyrjet e viteve 2004 dhe 2007, të cilat e çuan numrin e anëtarësisë nga 15 në 27. Irlandezët e kundërshtuan traktatin në një referendum vitin e kaluar dhe pritet ta rivotojnë përsëri në vjeshtë. Por po bëhet e qartë se Traktati nuk do të mbështesë zgjerimin e mëtejshëm. Kroacia ishte planifikuar për t u futur vitin e ardhshëm, por progresi i saj ka qenë problematik, kryesisht pas një debati me Slloveninë, të vetmen ish-republikë të Jugosllavisë që i është bashkuar deri më tani unionit. Javën e kaluar u mbajt një konferencë e përbashkët në lidhje me ujërat territoriale, ku diplomatët po përpiqen me nervozizëm të thyejnë bllokimin. Data e hyrjes së Kroacisë me shumë mundësi mund të ketë shkuar deri në vitin 2011. Franca dhe Gjermania janë të gatshme ta lejojnë Kroacinë të hyjë, por pas kundërshtimeve të tyre për zgjerimin e mëtejshëm qëndron një shqetësim rreth përballueshmërisë së pranimit të vendeve ende të prapambetura dhe jofunksionale. Por ekziston edhe një frikë me baza në Paris dhe Berlin që të pranojnë Turqinë, e cila ka statusin e kandidatit zyrtar për t u pranuar që prej vitit 1987 dhe ky do të ishte një hap shumë i largët. Turqia do të shndërrohej në anëtaren më të madhe brenda pak viteve anëtarësimi, duke pasur më shumë pjesëtarë në Parlamentin Evropian sesa Gjermania, e rrjedhimisht, duke ndryshuar dhe dinamikën e unionit. Por edhe nëse, ashtu si Zoti Sarkozi ka sugjeruar, Evropa ka “kufij natyrorë”, që përfshijnë Ballkanin, por përjashtojnë Turqinë, pranimi i Rumanisë dhe i Bullgarisë në vitin 2007, i ka bërë merak një numër të tjerë shtetesh për një zgjerim të mëtejshëm. Është pranuar gjerësisht se procesi i anëtarësimit u nxitua për të lidhur Bukureshtin dhe Sofjen me Perëndimin. Tek këto dy vende mungonte insistimi i mjaftueshëm i reformave të brendshme për të mbrojtur shumat e mëdha të parave të BE-së, të hedhura në të dyja vendet ish-komuniste, kryesisht për infrastrukturën dhe projektet e rehabilitimit. Nuk kalon as edhe një muaj dhe rikthehen debatet për korrupsionin. Kjo ka çuar në një këqyrje më të madhe të vendeve kandidate të tanishme si Kroacia, Republika e Maqedonisë dhe Turqia – si dhe të kandidatëve të mundshëm - Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Islandës do t i përcaktohet një rrugë tjetër më e lehtë, pas ardhjes në pushtet të një force proevropiane në zgjedhjet e fundit, por ajo duhet më parë të aplikojë duke qenë një rast i veçantë për shkak dhe të strukturës së këtij vendi dhe popullsisë së tij të vogël (320.000 banorë). Në përgjithësi, anëtarët e mundshëm janë ende larg përmbushjes së kërkesave të transparencës, të ushtrimit të ligjit dhe reformave të BE-së. Zëri për një urë lëvizëse që do të ndalet ka alarmuar vende anëtare si Britania e Madhe apo Suedia, të cilat janë të vendosura për zgjerimin e mëtejshëm, ashtu si edhe vëzhgues si Banka Botërore. Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, paralajmëroi se perspektiva e anëtarësimit të Bashkimit Evropian ishte timoni kryesor i reformave progresiste në disa vende me ekonomi problematike. Duke folur për Serbinë ai tha: “Mënyra për të mbajtur një kurs paqësor dhe konstruktiv është t i thuash këtij vendi se ekziston një rrugë për në Evropë. Kjo është e vërtetë edhe për vendet e tjera të Ballkanit”. Ai shtoi më tej se po të mos i ofrohet mundësia e pranimit këtyre vendeve, kjo do ta vendoste rajonin në një “rrugë shumë të rrezikshme”. “Në Ukrainë, - shtoi ai, shpresa për të hyrë në BE do të ishte balancuesi i “ndarjes së madhe politike”, që ka mbërthyer vendin. Por francezët dhe gjermanët janë shumë të shqetësuar nga impakti që do të ketë zgjerimi i mëtejshëm, tek votuesit skeptikë në një kohë krize financiare rrip shtrënguese brenda vendeve të tyre dhe nuk duan që të ndihmojnë vende kandidate të vogla si Mali i Zi me popullsi 680.000 banorë. Faza tjetër e këtij procesi, referimi i aplikimit zyrtar të Malit të Zi për vlerësim, u vendos më në fund javën që lamë pas, pas muajve të tërë bllokimi. Për të vendosur sa më shumë distancë që të jetë e mundur ndërmjet Parisit dhe Berlinit, kjo lëvizje u bë në mënyrë sekrete, çuditërisht në një takim të ministrave të Peshkimit.

    Përktheu: Androkli Dralo



    Ky lajm është publikuar: 29/04/2009

    Faleminderit......
    Ndryshuar për herë të fundit nga Genna : 30-05-2009 më 17:03
    Jam Krenare Qe Jam Shqipetare

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Pse habiteni ju. Te gjithe copy-paste gazetash bejne, po ashtu dhe Genna. Nuk i ve faj, se eshte e re ne forum. Mire do ishte te hiqeshin fare copy-paste, te mos lejohej fare postimi i tyre, dhe ti interpretojne lajmet me fjalet e tyre. Po deshem gazeta i lexojme dhe vet.
    Feelings change - memories don't.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking

    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Pse habiteni ju. Te gjithe copy-paste gazetash bejne, po ashtu dhe Genna. Nuk i ve faj, se eshte e re ne forum. Mire do ishte te hiqeshin fare copy-paste, te mos lejohej fare postimi i tyre, dhe ti interpretojne lajmet me fjalet e tyre. Po deshem gazeta i lexojme dhe vet.



    Jo po kur jane copy paste me lajme te verteta nuk i duan ato, se u verbohen syte....LOL
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #24
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Pse habiteni ju. Te gjithe copy-paste gazetash bejne, po ashtu dhe Genna. Nuk i ve faj, se eshte e re ne forum. Mire do ishte te hiqeshin fare copy-paste, te mos lejohej fare postimi i tyre, dhe ti interpretojne lajmet me fjalet e tyre. Po deshem gazeta i lexojme dhe vet.
    Dea,

    Me duket se ate kerkese e kam bere 100 here une, por ketu thjesht doja te dija nqs e kishte bere ajo kete shkrim apo jo. Nqs e kishte bere ajo, do ta lexoja megjithe qejf, nqs e kishte marre nga ndonje gazet sic duket as nuk e marr mundimin ta lexoj. Sa per plagjiaturen eshte dicka standarte qe sa here permend fjalet e dikujt tjeter thua qe ai tha apo shkroi keshtu, dhe nqs ajo eshte anetare e world forumit besoj se duhet ta dij kete. Kaq...

    P.S. Genna, mos u nxeh shume xhan se vetes tende po i ben dem.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    ca o world forumi?

    pse i bo kaq shume publicitet kjo cuca?

    flm infinity qe do marresh mundimin me na kjartesuar.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #26
    Anetare World Forum Maska e Genna
    Anëtarësuar
    15-11-2008
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    294
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Dea,

    Me duket se ate kerkese e kam bere 100 here une, por ketu thjesht doja te dija nqs e kishte bere ajo kete shkrim apo jo. Nqs e kishte bere ajo, do ta lexoja megjithe qejf, nqs e kishte marre nga ndonje gazet sic duket as nuk e marr mundimin ta lexoj. Sa per plagjiaturen eshte dicka standarte qe sa here permend fjalet e dikujt tjeter thua qe ai tha apo shkroi keshtu, dhe nqs ajo eshte anetare e world forumit besoj se duhet ta dij kete. Kaq...

    P.S. Genna, mos u nxeh shume xhan se vetes tende po i ben dem.
    Pershendetje...

    http://www.ballkan.com/index.php?pag...ws&newsID=1008

    Jo jo, nuk nxehem, pa merak.
    Tani kam nje arsye me te fort qe mos te nzehem, sepse vura re qe lajmet e verteta jan te pa deshiruara ketu.
    Qenkan mesuar vetem me lajka lajka dhe ne vend numero.
    Po gjithsekush ka mendimin e tyre.

    Dhe eshte hera e par qe bera nje kopje...... se mu duk shume lajm i keq, dhe te keqes gjithmon duhet ti bejm PARAPRITJEN sa nuk eshte von.


    Faleminderit.....
    Jam Krenare Qe Jam Shqipetare

  7. #27
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    ca o world forumi?

    pse i bo kaq shume publicitet kjo cuca?

    flm infinity qe do marresh mundimin me na kjartesuar.
    Le te themi qe eshte nje nga ato organizata ku ti dhe une nuk bejme dot pjese. lol

    P.S. Genna,

    Cfare ke vene re ti apo ky qenka reagimi standart i joti kur te tjeret nuk thone ate qe pret ti?

    Welcome to reality land sweetheart!

  8. #28
    Anetare World Forum Maska e Genna
    Anëtarësuar
    15-11-2008
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    294
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Le te themi qe eshte nje nga ato organizata ku ti dhe une nuk bejme dot pjese. lol

    P.S. Genna,

    Cfare ke vene re ti apo ky qenka reagimi standart i joti kur te tjeret nuk thone ate qe pret ti?

    Welcome to reality land sweetheart!
    Pershendetje,,,,

    Une nuk pres asnje edhe nje gje, ky eshte lajm qe i intereson gjithe popullit.
    Une rastisisht e pash dhe mendova ti sherbej personave qe duan te dine mbi kete teme, asnje gje me teper.

    Po ne fillim Ti me kerkove linkun, apo jo?
    Tani qe e moret linkun e keni me te qart?

    Faleminderit......
    Jam Krenare Qe Jam Shqipetare

  9. #29
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    kjo qenka motra e aulones,...



    apollon, si thu ?
    me baben gramoz

  10. #30
    Citim Postuar më parë nga Genna Lexo Postimin
    Tani kam nje arsye me te fort qe mos te nzehem, sepse vura re qe lajmet e verteta jan te pa deshiruara ketu.
    Qenkan mesuar vetem me lajka lajka dhe ne vend numero.

    Po gjithsekush ka mendimin e tyre.

    Faleminderit.....
    Citim Postuar më parë nga INFINITY
    Genna,

    Cfare ke vene re ti apo ky qenka reagimi standart i joti kur te tjeret nuk thone ate qe pret ti?
    Citim Postuar më parë nga Genna
    Une nuk pres asnje edhe nje gje, ky eshte lajm qe i intereson gjithe popullit.
    Une rastisisht e pash dhe mendova ti sherbej personave qe duan te dine mbi kete teme, asnje gje me teper.

    Po ne fillim Ti me kerkove linkun, apo jo?
    Tani qe e moret linkun e keni me te qart?


    Me fal po me duhet te te bej nje pyetje: Ke qene ndonjehere ne ndonje sesion pyetje-pergjigjesh, dmth ku dikush te ben nje pyetje dhe ti duhet t'i pergjigjesh asaj pyetjeje?!

    Faleminderit!

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 06:27
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •