Helmohen 40 studentė maqedonas nė njė nga fast-foodet e njohura nė Tiranė
ZMK: Helmimi i studentėve i pritshėm po tė kemi parasysh kushtet skandaloze tė tregtimit dhe shėrbimit tė produkteve ushqimore
Rreth 40 studentė maqedonas dyshohet se janė helmuar dje nė mbrėmje nga ushqimi nė pranė fast-foodi nė Tiranė. Pėr arsye konfirmimi emrin e fast-foodit, nuk po e bėjmė tė ditur. 40 prej studentėve janė nė gjendje tepėr tė rėndė pėr shėndetin. Lajmi konfirmohet nga burime konfidenciale, sipas tė cilave kanė qenė 8 autobuza me studentė turist qė kishin ardhur nė Shqipėri pėr disa ditė. Dyshohet se ushqimi qė ata kanė ngrėnė ka dhėnė efekt nė mėnyrė tė menjėhershme. Studentėt janė helmuar nė moment dhe mė pas kanė kaluar nė gjendje tė fikti.
Menjėherė nė vendin e ngjarjes kanė mbėrritur uniformat blu tė policisė sė kryeqytetit, policia rrugore, madje edhe vetė shefi i komisariatit tė policisė, Artan Osmani. Nė spitalin ushtarak ishte i pranishėm edhe Ministri i Mbrojtjės, Gazmend Oketa. Tė rinjtė janė dėrguar me urgjencė nė Spitalin Ushtarak, por pėr shkak tė mospėrballimit tė numrit tė tyre, disa prej tyre janė dėrguar nė Pallatin e Sporteve, nė Tiranė.
Dėshmitarė nga vendi i ngjarjes thanė pėr gazetėn SOT se nė vendin e ngjarjes u krijua nė panik i vėrtetė. Policia ka bllokuar menjėherė ambientin ku u helmuan studentėt pas konsumimit tė ushqimeve nė fast-food. Ambulancat dėrguan me urgjencė studentėt, por burime thanė se nuk kishte personel tė gatshėm tė bluzave tė bardha pėr tė pėrballuar kėtė situatė kaq tė rėndė. Burime pohuan se njė vajzė, emri i tė cilės nuk bėhet i ditur ėshtė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Burime nga vendi i ngjarjes konfirmuan, se pas alarmit pėr gjendje tepėr kritike tė studentėve, policia bllokoi menjėherė lokalin.
Nga ana tjetėr, grupi hetimor ka nisur hetimet, ndėrsa ka ngritur disa pista pėr tė zbardhur shkaqet e helmimit tė studentėve. Burime nga spitali thanė se gjendja e studentėve ėshtė tepėr e rėnduar dhe nuk dihet se si do tė shkojė situata. Pritet tė behėn analizat dhe mė pas tė dilet nė njė konkluzion pėrfundimtar se kush ishin shkaqet dhe arsyet qė ēuan nė helmimin e 40 studentėve.
Reagon Zyra pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve: Do tė propozojmė njė rregullore tė re pėr tregtimin dhe shėrbimin e produkteve ushqimore
I menjėhershėm ka qenė reagimi i Zyrės pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve, e cila ka ndjekur nga afėr gjendjen shėndetėsore tė studentėve pranė karantinės nė Pallatin e Sportit Asllan Rusi. Situata e shėrbimeve dhe tregjeve, deklaroi Avokati Altin Goxhaj, tashmė qė temperatura rritet ēdo ditė pasi pėrballė kemi njė verė shumė tė nxehtė ėshtė nė nivele kritike. Tashmė koha nuk pret pėr tė aplikuar standarde tė reja dhe tė pėrshtatshme nė tė gjithė tregun ushqimor nė Shqipėri dhe nė rrjetin e shėrbimeve turistike. Rreziku po rritet dita ditės dhe nė kėto kushte nė tė cilat shėrbehet dhe pėrgatiten ushqimet kjo situatė qė ka ndodhur me studentėt shqiptarė nga Maqedonia ishte e pritshme.
Zyra pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve do tė reagojė nesėr nėpėrmjet propozimit tė njė pakete urgjente drejtuar Qeverisė Shqiptare dhe sistemit tė Mbikėqyrjes sė Tregut pėr ndėrmarrjen e masave urgjente nė rang kombėtar dhe sidomos nė zonat turistike. Dielli bombardon ēdo ditė nė mes tė ditės prodhimet ushqimore tė cilat reklamohen nė pikat e shitjes jashtė dyqaneve ndėrsa shumica e produkteve ushqimore ekspozohen nė dritaret pa filtra ndaj dritės sė diellit duke shkatėrruar nė njė proces tė ngadaltė me qindra lloje produktesh ushqimore. Po ashtu kushtet e ruajtjes sė ushqimeve dhe cilėsia e tyre, si dhe ekspozimi i tyre ndaj insekteve dhe pluhurit tė rrugės, mbart nė vetvete njė rrezik nė rritje pėr shėndetin e konsumatorėve dhe sidomos pėr shėndetin e fėmijėve tė vegjėl. Nėse nuk reagohet urgjentisht, nesėr do tė jetė vonė.
"Sot"
Krijoni Kontakt