Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Imam Xhunejd El-bagdadi (830-910)

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    IMAM XHUNEJD EL-BAGDADI
    (830-910)

    Imam Xhunejd el-Bagdadi ėshtė njė personalitet i shquar nė shumė lėmi, ndėr mė tė njohurit nė kohėn e tij…
    Ka lindur nė vitin 830, nė Bagdad, por ėshtė me prejardhje persiane, nga Nahauandi, qė ndodhet nė Juglindje tė Iranit, prej nga familja e tij ishin shpėrngulur, nė Bagdad.
    Emri i plotė i tij ėshtė:
    Imam Xhunejd ibn Muhammed ibn el-Xhunejd, Ebu el-Kasim el-Kauairi el-Kazaz el-Nahauandi el-Bagdadi el-Shafi’i.
    Si fėmi ka qenė shumė i zgjuar, aq sa edhe Kur’anin e madhnueshėm pėrmendėsh e ka mėsuar… Ka studiuar me shumė dėshirė, aq sa gjithnjė ishte studenti mė i mirė. Ka studiuar vazhdimisht nė Bagdat, pėrtej nuk ka bėrė asnjė hap… Ka qenė Sunni, kurse ka ndjekur drejtimin Shafi’i…
    Pėr aftėsitė qė kishte nė shumė lėmi, Imam Xhunejd el-Bagdadi ka qenė Gjykatėsi Kryesor i Sheri’atit, Imam kryesor i Bagdadit dhe Shejhu kryesor i tarikatit…
    Ėshtė shoqėruar nė vazhdimėsi me Shejh Siri es-Sakati, dajėn e tij, prej tė cilit ėshtė frymėzuar dhe me Shejh
    Harith el-Muhasibi. Kurse prej tij me mijėra kanė mėsuar, ndėr ta edhe Shejh Husein Mensur el-Hallaxhi, qė mė vonė ėshtė ekzekutuar…
    Shejh Husein Mensur el-Hallaxhi (858-922) njė sufi persian, qė e kishte shejh Imam Xhunejd el-Bagdadiun ėshtė dėnuar, ekzekutuar pėr fjalėn e tij: “Ene el-Hakk” (Unė jam Hakku), kur ishte nė njė dehje zemėrore, shpirtėrore…!
    Imam Xhunejd el-Bagdadi, nė atė vendim, pėr ekzekutim, kishte shkruar:
    ”Sipas Ligjit Islamik, Sheri’atit, ai ėshtė fajtor. Sipas tė Vėrtetės nė Brendėsi, All-llahu e di.”
    Imam Xhunejd el-Bagdadi ishte njeriu mė me famė nė kohėn e tij. Emri i tij ka hyrė nė histori sepse ka shkuar 30 herė nė kėmbė haxhi…
    Ndrroi jetė duke lexuar Kur’an, ditėn e xhuma, nė vitin 910, nė moshėn 80 vjeēare.
    Edhe pse kanė kaluar 1100 vjet, Imam Xhunejd Bagdadiu nė gjithė botėn, edhe sot e kėsaj dite, studiohet, ēmohet, vlerėsohet, nė veēanti nga ata qė janė sufi…
    Pėr sufizmin ka merita tė mėdha aq sa fjalėt e tij ende jehojnė, ende frymėzojnė ende udhėzojnė…
    Pėr gjithė ata qė s’kanė njohuri, lexoni me vėmendje kėshillat e tij:


    SUFIU I SHĖMTUAR

    Nėse
    E shihni
    Ndonjė sufi
    Me pamje
    Dukje,
    Tė jashtme,
    Tė zbukuruar,
    Atėherė,
    Menjėherė,
    Duhet kuptuar
    Se ai, sufi,
    Pėrmbrenda
    Ėshtė i shėmtuar…

    -------------------------------------


    PA SHERIAT-
    S’KA TARIKAT

    Nėse e shihni
    Ndonjė njeri
    Duke fluturuar,
    Askush
    Mos t’i beson,
    Askush
    Mos t’a pason,
    Pėrderisa
    Rregullat e Sheri’atit
    Ai nuk i zbaton….

    -----------------------

    Ē' ĖSHTĖ SUFIU?

    Sufiu ėshtė
    I ngjajshėm
    Me tokėn:
    Mbi te
    Hudhėn, gjuhėn,
    Tė gjitha flliqėtirat,
    Por, asgjė,
    Megjithatė,
    Prej tokės
    Dalin, rriten,
    Tė gjitha tė mirat.

    Sufiu ėshtė
    Sikur retė;
    Ato tė gjithėve
    U bėjnė hije,
    Sjellin freski.

    Besimtari-Sufi
    Ėshtė si njė
    Pikė shi
    E cila
    Kudo qė bie
    Sjellė gjallėri…

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    sufiu asht i humbur, kurgja nuk asht pumna tynve, nana e bidateve jan,

    aty kujan ata ska islam te vertet.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Citim Postuar mė parė nga injejti Lexo Postimin
    sufiu asht i humbur, kurgja nuk asht pumna tynve, nana e bidateve jan,

    aty kujan ata ska islam te vertet.
    kjo tem ka qen te komuniteti musliman per at arsye kom reaguar dhe kam shkru, por e paska larguar dikush dhe e ka dergu ketu ne ket fotum, po me vjen keq.

  4. #4
    ve ila Tarikim Mustekim
    Anėtarėsuar
    08-05-2009
    Vendndodhja
    Gjilan - Kosovė
    Postime
    72
    Citim Postuar mė parė nga injejti Lexo Postimin
    kjo tem ka qen te komuniteti musliman per at arsye kom reaguar dhe kam shkru, por e paska larguar dikush dhe e ka dergu ketu ne ket fotum, po me vjen keq.
    O njeri i me tru te shperlare, o mbrojtes i ideve te Shevqenkos, a ka mundesi mos me u perzi ti gjithkund?! Jeto me ato idete e tua te ibni Tejmijes e Abdulvehabit e leri te tjeret se a jane te humbur apo jo, ket do ta deshmoje dita e Gjykimit e nuk te ka mbet ty ta ngritesh veten larte dhe te konstatosh se kush eshte i humbur e kush jo.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anėtarėsuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    Sa keq...

    Zoti nuk i dha aq kompetenca te plota te derguarit te tije per ca ceshtje, sa sot keta tru shperlare flasin aq bindshem per ate qe nuk jane te detyruar te flasin...

    ...Kupto tashi!!!

Tema tė Ngjashme

  1. A mund tė quhet "luftė humanitare", ndėrhyrja nė Irak?
    Nga Kryeplaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 14:10
  2. Historia e fshehur e Irakut (nga Olsi Jazexhi):
    Nga Kryeplaku nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2005, 01:07
  3. Xhefri gjen Hajdute socialiste per ti punesuar si Hajdute Bagdadi
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-04-2003, 15:20
  4. Bagdadi, Shqiperia, Lino-ja e Populli.
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 15:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •