Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    KUVENDI I DIBRĖS: DUAM AUTONOMINĖ E SHQIPĖRISĖ

    Lidhja kishte pėrgatitur sheshin me kohė pėr tė bėrė njė mbledhje tė pėrgjithshme nė tė cilėn do tė mirrnin pjesė pėrfaqėsuesit e tė gjitha krahinave shqiptare pėr tė kėrkuar zyrtarisht nga Sulltani autonominė e Shqipėrisė. Me rastin e kėsaj mbledhje qendra e Lidhjes u transferua pėrkohėsisht nga Prizreni nė Dibėr me qėllim qė tė luftonte aspiratat e Bullgarėve nė Maqedhoni dhe lėvizjet e komitave tė tyre qė atėhere kish filluar tė vepronte nė lindje tė Shkupit dhe nė Prilep. Nė tetor 1880, pesėmijė pėrfaqėsues tė ardhur nga tė gjitha krahinat shqiptare u mblodhnė nė Dibėr dhe midis tė tjerave vendosėn tė kėrkonin zyrtarisht nga Sulltani autonominė e Shqipėrisė etnike. Premtimet e bėra mė parė prej Sulltanit nė raste tė ndryshme kryetarėve shqiptarė nuk po zbatoheshin, prandaj Lidhja duhesh tė vepronte pa humbur kohė. U caktua si kryeqytet Ohri dhe u vendos qė krahinat e Shqipėrisė etnike autonome tė administroheshin nga nėpunsa shqiptarė, me gjuhė zyrtare shqipen dhe me shkolla shqipe nė tė gjitha viset. Njėkohėsisht u muarrėn masa pėr tė luftuar ēetat bullgare. Kėrkesat e mbledhjes iu paraqitėn Sulltanit, por pasi mbetėn pa pėrgjigje Lidhja mori nisiativėn dhe filloi tė vinte nė zbatim programin e vetė duke dėbuar prefektėt e emėruar nga Stambolli dhe duke i zėvendėsuar kėta me nėpunės tė tjerė nga njerėzit e saj. Kėshtu u dėbuan prefektat e Shkupit dhe tė Dibrės; dhe valiu i Prishtinės i kėrcėnuar nga fuqitė shqiptare ua arratis. Mbasi shpėrndanė disa nga garnizonet turke dhe muarrnė dhe municione, fuqitė shqiptare e shtrinė autoritetin e Lidhjes nė Shkup, Prishtinė, Mitrovicė, Prizren, Dibėr, ndėrsa Gjakova, Luma dhe tė tjera krahina i bashkuan fuqit e tyre me ato tė Lidhjes. Nė Shkup dhe Prizren garnizoni turk u mbyll me forcė dhe popullsia shqiptare lidhi besėn qė tė
    bashkohesh me Lidhjen. Pėrpara kėsaj gjendje Sulltani u ndodh shumė ngusht dhe nuk dinte se ē‘vendim tė merrte: tė zbatonte premtimet pėr autonomi tė bėra mė parė shqiptarėve, apo t‘a ēdukte Lidhjen me forcė mbasi rreziku i jashtėm pėr Turqinė ishte shuar pėrkohėsisht. Shumė nga njerzit e rrethit tė tij e kėshillonin pėr vendimin e dytė dhe kėshtu u bė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #12
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    EKSPEDITA NDĖSHKUESE E SULLTANIT NDAJ
    KOSOVĖS MĖ 1881-SHIN


    Mė 25 mars 1881, njė ushtri turke e armatosur mirė me mjete moderne dhe e komanduar nga Dervish Pasha arrinte nga Selaniku nė Shkup, ku u arrestuan menjėherė shumė anėtarė tė degės sė Lidhjes nė atė qytet dhe u dėrguan nė Selanik prej ku mė vonė u pėrcollnė nė internim nė kėshtjellėn e Rodosit. Mandej Dervish
    Pasha dha urdhėr pėr tė pushtuar tė gjithė hekurudhėn Shkup Mitrovicė. Mbi kėtė, Lidhja i dha kushtrimin Kosovės dhe fuqitė shqiptare u grumbulluan nė krahinėn e Stimjes, midis Prishtinės dhe Prizrenit. Nė pėrpjekjen qė ndodhi atje, fuqitė shqiptare pėrpara forcave ushtarake turke tė armatosura mirė, u detyruan tė tėrhiqen duke lėnė 300 tė vrarė dhe tė plagosur. Pas pak kohe ushtrija turke shkoi nė drejtim tė Prizrenit, Gjakovės dhe Pejės, ku morri masa kundėr udhėheqėsve tė fuqisė shqiptare dhe kundra drejtuesve tė Lidhjes, prej tė cilėve njė pjesė u arratisėn, disa u internuan dhe disa tė tjerė u mbajtėn peng me qėllim qė t‘i pritesh hovi ndonjė sulmi qė mund tė bėnin malsit. Me gjithė kėtė Lidhja e Prizrenit pati mė vonė njė periudhė ringjalljeje dhe filloi rishtaz nga veprimtarija nė Pejė, ku mė 1899, nė njė mbledhje nė tė cilėn muarrėn pjesė krerėt shqiptarė pėr tė kundėrshtuar kėrkimet dhe lakmit e fuqive ballkanike fqinje, u vendos: a) mbrojtja e tokave tė Sulltanit nga ēdo grabitje; b) kundėrshtim pėr ēdo ndryshim nė administratėn e Maqedhonisė. "Katėr vjet mė vonė (1903), u bė njė protestė simbas bisedimeve dhe vendimeve tė Pejės kundėr projekteve austro-ruse pėr reforma nė Maqedhoni dhe me kėtė rast tre mijė shqiptarė tė Kosovės ngritnė krye dhe vranė pėr reprezalje Konsullin e Rusisė, Scherbinė, nė Mitrovicė". (Antonio Baldacci; L‘Albania, faqe 141). Nė realitet vrasja e konsullit tė Rusisė ndodhi sepse ay kishte marrė pjesė nė luftimet kundra shqiptarėve. Duhen permėndur mė nė fund luftrat e shqiptarėve kundėr Turqisė gjatė periudhės 19081912, nga tė cilat beteja e Kaēanikut (1910) dhe fitorja qė i shpuri kryengritėsit shqiptarė, nėnė udhėheqjen e krerėve tė tyre Isa Buletini, Hasan Prishtina, dhe Azem Bejta, nė qytetin e Shkupit dhe gjer nė Veles (1912), dėshmojnė vullnetin e pathyer tė Shqiptarėve qė tė realizojnė indipendencėn e atdheut tė tyre me integritetin tokėsor tė Shqipėrisė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #13
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    LUFTĖRAT E KOSOVĖS KUNDĖR TURQVE TĖ RINJ

    "Nė 1909, fiset muslimane tė Kosovės ngritėn krye duke marrė si shkak pagimin e taksave dhe vetėm nė funt tė tetorit kryengritja dukej se u mposht nga forcat e mėdha turke. Luftimet u zhvilluan sidomos nė distriktin e Lumės, ku Isa buletini udhėhiqte rebelėt. Mė 1910, tė tjera fise tė Kosovės ngritėn krye po pėr atė arsye; gjatė stinės sė verės 50 mijė ushtarė tė rregullt turq mezi mjaftuan pėr tė ēarmatosur popullsin. U shkatėrruan katunde tė tėra dhe u kryen gjithė atrocitetet nė tė cilat Turqit dijnė tė tregojnė zotėsi, por shqiptarėt u betuan qė tė ēpagonin turqit vuajtjet qė kėta u kishin shkaktuar komandantėve tė rebelėve". (A. Baldacci; l‘Albania, faqe 143). Dhe nė Shqipėrinė e mesme dhe tė jugės shpirtėrat ishin ndezur
    kundėr Turqisė por aty mė shumė se sa pėr taksat pakėnaqėsia vinte nga ndalimi i gjuhės shqipe, sepse Turqit e Rinj mbyllėn shkollat shqipe qė mė parė ishin lejuar simbas programit liberal tė ēpallur prej tyre. Politika e Turqėve tė Rinj ishte ndryshuar dhe ishte bėrė mė e rreptė se ajo e Sulltan Hamidit: qėllimi i kėsaj politike tė re ishte qė tė turqizonte me forcė tė konsiderueshme qė bėri Turgut Shevqet Pasha nė
    muajin prill kundra Malėsivet tė Shkodrės ku pėsoi mjaft dėme, nė muajin maj bashkoheshin dhe Mirditasit me rebelėt dhe proklamonin autonominė e tyre duke emėruar njė qeveri provizore. Njė komitet qendror shqiptar ishte formuar dhe kėrkonte qė tė gjitha vendet shqiptare tė pėrmblidheshin nė njė vilajet tė vetėm, qė
    shkollat shqipe tė mbaheshin prej shtetit dhe qė milicija shqiptare nė kohė paqeje duhesh tė bėnte shėrbimin ushtarak nė tokė shqiptare. Vijonin dhe njėmbėdhjetė pika tė tjera pėr tė cilat shqiptarėt kėrkonin zbatimin nga ana e Turqisė; njohja e kombėsisė shqiptare, pėrdorimi i gjuhės shqipe nė shkollat dhe nė administratėn
    lokale, garancia tė ndryshme mbi funksionimin e administratės nė Shqipėri, pagimi i dėmeve tė kryera nga ushtritė e operacionit kundėr kryengritėsve, dėnimi kundėr fajtorėve, ēlirimi i tė dėnuarėve politikė etj...Nga frika e njė ndėrhyrje nga ana e tė huajve, Qeverija e Stambollit i dha urdhėr Turgut Pashės qė t‘u bėnte konēensione Shqiptarėve, konēensione tė cilat nė realitet mbetėn tė pazbatuara.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #14
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    KRYENGRITJA E VITI1912T 1912

    Nė fillim tė vitit 1912 qeverija turke pėrpiqet t‘i marrė shqiptarėt me tė mirė dhe dėrgon nė Shkodėr ministrin e brendshėm pėr t‘u marrė vesh me shqiptarėt pėr reformat qė mund tė bėheshin nė Shqipėri, por shqiptarėt as qė afrohen. Malėsorėt dhe Mirditasit fillojnė tė lėvizin rishtaz dhe kryengritja pėrhapet gjer nė Kosovė ku merr propocione tė jashtėzakonshme. Kryengritasit pasi marrin Prishtinėn drejtohen pėr nė Shkup dhe arrijnė gjer nė Veles duke kėrcėnuar kėshtu rrugėn e Selanikut.
    Pėrpara kėtyre ngjarjeve qeverija turke pėrunjet, shpėrndan parlamentin, u premton autonomin Shqiptarėve dhe pranon trembėdhjetė pikat e kėrkesave tė tyre. Nė ato kohė ēėshtja bėri bujė tė madhe, i hapi sytė botės dhe i detyroi tė huajt tė njohin realitetin. Koalicioni i fuqive ballkanike qė ndiqte me vėrejtje zhvillimin e gjendjes nuk e shihte me sy tė mirė krijimin e njė Shqipėria autonome e cila do t‘u pakėsonte pjesėt qė do t‘u takonin kur tė copėtohesh Turqija e Evropės midis tyre. Disa muaj mė vonė aleatėt ballkanikė hynin nė fushėn e luftės kundėr perandorisė otomane dhe arsyet e kėsaj ndėrmarrje luftarake kanė qenė, siē e pohojnė vetė tė interesuarit, dobėsimi i Turqisė nėnė grushtet qė i kishin hequr kryengritjet shqiptare dhe frika e krijimit tė njė Shqipėria tė lirė dhe me kufijt e saj etnik. "Ministri Bullgar Gjecov pranon nė veprėn e tij l"Aliance Balcanique", se kryengritja shqiptare ka qenė shkaku
    detirminonjės i koalicionit dhe i luftės qė u fillua kundėr qėverisė fatėzezė tė komitetit "Bashkim e Pėrparim", orvatja shqiptare, shkruan ai, kishte nxjerrė nė shesh dobėsin e pazotėsin e tij. Kėshtu luftrat dhe kryengritjet e shqiptarėve qė pėr pak i siguruan indipendencėn Shqipėrisė etnike qė mė 1912, pėrfunduan nė dobi tė shteteve tė tjerė ballkanike, tė cilėt kur filluan luftėn e tyre kundra Turqisė e gjetnė sheshin e pėrgatitur pėr njė fitim tė shpejtė dhe tė sigurtė, dhe kontributi qė kishin dhėnė shqiptarėt pėr rrėzimin e sundimit otoman nė Ballkan shkoi nė dobi tė fuqive ballkanike aleate. Duhet theksuar nga ana tjatėr se Manastiri dhe Shkupi ishin bėrė qendrat e propagandės pėr ēlirimin e kombit, nė Manastir u mblodhnė kongreset e para tė gjuhės shqipe (1908), ndėrsa qendrat e shoqatės "Bashkimi" pėr mėsimin e gjuhės shqipe u pėrhapnė nė tė gjitha qytetet e Kosovės pas shpalljes sė Hyrjetit (1908). Gazeta e rivista nė gjuhėn shqipe botoheshin nė Shkup e nė Manastir. Lėvizja shqiptare zgjoji atėhere kureshtjen e interesimin e tė huajve dhe "Albanian Committe"
    nė Londėr, paraqiti nė 1913 nė Konferencėn e Ambasadorėve njė hartė tė Shqipėrisė etnike qė i afrohesh mjaft vijės etnike tė vėrtetė. Materiali pėr njė punė tė kėtillė nuk mungonte sepse shumė studiues ishin marrė me ēėshtjen qė mė parė dhe kishin botuar harta etnografike tė ndryshme qė megjithė mungesat dhe tė metat e tyre deri diku plotėsojnė njėra-tjetrėn. Kėto harta janė riprodhuar nė librin e Lumo Skėndos
    "Albanais et Slaves". Lausanne 1919) dhe nė botimin "Les Bulgares fans lerus frontuieras historiques, etnographiques et politizues". Berlin 1917). Prej Dr. Rizoff. Njė hartė etnografike e vlefshme ėshtė dhe ajo e Prof. Dr. J.J. Kettler e botuar nė Berlin mė 1919.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #15
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    JETĖSHKRIMI JETA TRAGJIKE E INTELEKTUALIT TĖ
    FAMSHĖM, QĖ IU KUSHTUAĒĖSHTJES SĖ KOSOVĖS


    Kush ishte Hamit Kokalari?

    Hamit Kokalari, autori i veprės sė famshme "Kosova, djepi i shqiptarizmit", u lind nė vitin 1913 nė qytetin e gurtė tė Gjirokastrės. Ai ishte pinjoll i njė prej familjeve
    nacionaliste mė tė njohura tė jugut tė Shqipėrisė, ku tė parėt e saj ishin shkolluar nė universitete tė ndryshme tė botės. Babai i Hamitit, Reshat Kokalari, ishte njė
    intelektual tepėr i njohur, sidomos pėr pėrhapjen e arsimit shqip nė zonėn e Gjirokastrės. Hamiti kishte edhe dy vėllezėr tė tjerė, Muntazin e Vesimin, si dhe njė
    motėr: Musinenė. Ashtu si shumė pinjollė tė tjerė tė trungut tė Kokalarėve, qė kishin studiuar dhe ishin diplomuar nė universitete tė ndryshme tė botės, edhe Hamiti nė vitet tridhjetė u diplomua nė njė prej fakulteteve tė Francės nė Jurisprudencė. Gjatė
    periudhės sė pushtimit tė Shqipėrisė, nė vitet 1942-1943, ai shėrbeu pėr pak kohė nė administratėn e lartė vendore tė Kosovės dhe pranė ambasadės shqiptare nė Shkup
    tė Maqedonisė. Gjatė asaj periudhe, Hamiti u lidh dhe bashkėpunoi ngushtė me mjaft politikanė e intelektualė tė njohur me bindje nacionaliste tė atyre trevave shqiptare, tė cilėt e ndihmuan atė nė punėn hulumtuese, studiuese dhe shkencore pėr veprėn e tij "Kosova, djepi i shqiptarizmit", tė cilėn ai e botoi nė Tiranė nė vitin 1943. Pėrveē njė pune tepėr tė madhe studimore e shkencore, ku autorit iu desh tė shfletonte edhe arkivat sllave, ajo qė vlen pėr t‘u theksuar nė botimin e atij libri, ishte edhe kurajoja e guximi i autorit, i cili e botoi atė pikėrisht nė periudhėn kur Partia Komuniste e Shqipėrisė ishte e lidhur ngushtė me Partinė Komuniste Jugosllave dhe emisarėt serbo-malazezė, qė drejtonin e udhėhiqnin realisht lėvizjen komuniste nė vendin tonė, kishin filluar njė valė terrori kundra nacionalistėve shqiptarė. Menjėherė pas mbarimit tė luftės, nė dhjetorin e vitit 1944, dy vėllezėrit e Hamitit, intelektualėt e njohur me bindje nacionaliste: Muntaz dhe Vesim Kokalari, u pushkatuan pa gjyq nė njė nga bodrumet e hotelit "Bristol" nė qendėr tė Tiranės, ku ata mbaheshin tė lidhur qė prej disa kohėsh. Sipas mjaft dėshmive tė dhėna pas viteve ‘90, ekzekutimi i tyre ėshtė bėrė me urdhėr direkt tė Enver Hoxhės, pėr motive personale tė veta. Sipas dėshmive tė intelektualit, studiuesit dhe shkrimtarit tė njohur, Mexhit Kokalari, pak ditė pas ekzekutimit tė tyre, kur Fejzie Kokalari shkoi tė ankohej tek Enver Hoxha pėr gjėmėn qė u kishte ndodhur, Enveri i tha asaj: "Muntazin dhe Vesimin bėmė mirė qė i pushkatuam, ndėrsa Hamiti duhet tė na falėnderojė qė e lamė gjallė pėr mėshirė, se ishte i sėmurė nga tifua. Hamiti ka hedhur shumė gurė kundėr Jugosllavisė motėr. Tė rrinė urtė bashkė me Musininė se po e lėvizėn bishtin do t‘i dėrgojmė te dy vėllezėrit".

    ( Dhe Enveri e mbajti deri diku fjalėn e tij: intelektualja e famshme Musine Kokalari, e cila ishte laureuar pėr Letėrsi nė njė nga universitetet e Italisė, u burgos dhe u internua pėr vite me radhė, deri sa mbylli sytė e vetme nė njė kthinė tė errėt tė qytetit tė Rrėshenit nė vitet ‘80).

    Edhe pse kishte marrė kėrcėnimin direkt nga Enver Hoxha, Hamiti vazhdoi tėmerrej me ēėshtjen e Kosovės, me qėllim qė ta zgjeronte, kompletonte dhe ta ribotonte pėrsėri studimin e tij "Kosova, djepi i shqiptarizmit". Kėshtu, dy tre vjet pas botimit tė librit, Hamit Kokalari i dėrgoi njė letėr Nexhmije Hoxhės, ku i kėrkonte ribotimin e librit, por pėrgjigjja qė erdhi prej saj ishte negative. Qė nga ajo kohė dhe nė vitet qė pasuan, me qėllim pėr tė siguruar jetesėn, Hamiti u mor me pėrkthime tė ndryshme, pasi ai zotėronte shkėlqyer pesė gjashtė gjuhė tė huaja. Pas njė sėmundjeje tė gjatė, Hamit Kokalari u nda nga jeta nė vitin 1989. Libri i tij, "Kosova,
    djepi i shqiptarizmit", u ribotua nė Itali nė vitin 1962 nga njė grup intelektualėsh tė njohur nacionalistė shqiptarė dhe parathėnia e tij u shkrua nga Abaz Ermenji.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52
  5. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovės
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •