Close
Faqja 7 prej 16 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 160
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir e ka ai prifti ne ca gjera o palush.. por nuku eshte e vertete se elektorati majte eshte me i varfri..
    ne lagjen tone ska socialist te varfer..
    te tere po plasin nga barku gusha e mullaqett e renduara nga meleonat qe i kollofisin nga te kater anet..
    sikur te mos fitonin meleona ata i kishin bere m.unë ps-se..
    te varfer jan te ndershmit qe kryesisht votojne pd-ne..

    ja psh keta zogjt e ri te nomenklatyres enveriste..erionet e edvinit..

    shih cbejne..

    mjeshtra te vertete..

    gazeta standart thote..

    --

    Denoncimi, Erion Veliaj, evazioni fiskal në shifra qindra-milionë lekë

    ALTIN GOXHAJ

    Lëvizja “Zgjohu”, në vazhdën e denoncimit të zhdukjes së 300 mijë eurove të Fondacionit “Mjaft”. Avokat Altin Goxhaj duke iu përgjigjur pretendimit të përfaqësuesve të Lëvizjes “Mjaft” se askush përveç donatorëve s’kanë të drejtë të ngrenë padi, pasi vetëm pala e dëmtuar e gëzon këtë të drejtë, deklaroi: “Çdo kush ka jo thjesht të drejtë, por ka detyrim ligjor që kur sheh një shkelje ligjore, të denoncojë. Nëse hesht bëhesh bashkëfajtor në krim. Mbi këtë parim, unë në cilësinë e përfaqësuesit të Lëvizjes Qytetare “Zgjohu”, po denoncoj dhënien e kredive nga Fondacioni “Mjaft” në mënyrë të paligjshme pasi legjislacioni shqiptar i lejon fondacionet të japin kredi vetëm në rastet kur janë të licencuar nga Banka e Shqipërisë dhe Fondacioni “Mjaft” nuk ka asnjë licencë për këtë qëllim. Por shkelja më e rëndë e ligjit nga vëllezërit Veliaj është kryer nëpërmjet evazionit fiskal prej qindra miliona lekësh të realizuar nëpërmjet dy bizneseve të paligjshme, të cilët nuk paguajnë taksa si çdo biznes tjetër në Shqipëri. Dy bizneset e familjes Veliaj prezantohen në raport me klientët nëpërmjet 2 emrave: Grafik Propaganda dhe Fshati Urban.

    Këto dy biznese krejtësisht të paligjshme kanë kryer një evazion fiskal në përmasa qindra-milionë lekësh nga Erion Veliaj dhe i vëllai i tij, Arbër Veliaj.

    Në vitin 2005, kur Erion Veliaj i dha të vëllait kredi për të themeluar Grafik Propagandën, fakt i dokumentuar edhe me fotografi, ky biznes nuk u regjistrua në gjykatë megjithëse ishte një kusht i kontratës. Që në atë kohë e deri më sot, pranë zyrës së Tatim-Taksave nuk ekziston asnjë pagesë detyrimesh fiskale megjithëse ky biznes prezantohet me dhjetëra klientë VIP. Skema e përfitimit dhe abuzimit fiskal të familjes Veliaj përfshin nga një anë thithjen e parave të projekteve miliardere të “Mjaft”-ëve të Velisë dhe nga ana tjetër, realizim të faqeve online dhe të shërbimeve të tjera të imazhit dhe aranxhimit për dhjetëra biznese shqiptare dhe të huaja si dhe institucione publike përfshi edhe universitete private.

    Grafik Propaganda është emri i prezantuar nga Veliajt në rolin e realizuesit të dhjetëra faqeve online, organizimit të prezantimeve video dhe aspektit të dizajnit dhe prodhimit të posterave dhe materialeve të tjera promocionale në vlera qindra miliona lekësh por ka të dhëna që të dyshosh që mund të jetë kapërcyer dhe shifra 1 miliard lekë”.

    Sot u dekonstruktua një pjesë e skemës se si paratë e “Mjaft” kaluan nga projektet e donatorëve ndërkombëtarë tek xhepi i Veliajve.

    Ja disa nga projektet e “Mjaft” që donatorët e huaj i sollën për rininë shqiptare dhe u administruan nga biznesi i paligjshëm Grafik Propaganda sipas prezantimit origjinal të shkruar nga vetë i vëllai i Erion Velisë, Arbër Veliaj: (www.”Mjaft”.org)

    Lëvizja “Mjaft”!

    Më 10 shkurt 2005, Grafik Propaganda fillon të punojë për ndryshimin e imazhit të Lëvizjes “Mjaft” në internet. Është Lëvizja më e madhe ndërgjegjësuese në Shqipëri. Morëm përsipër të realizojmë një dizajn i cili duhej të përshtatej me programimin informues të faqes duke e kthyer “Mjaft”.org në potencial të zhvillimit të qytetarisë aktive.

    http://www.unevotoj.com/index2.php

    Unë votoj

    Është si një librari kombëtare informacioni të bazuar në fakte. Baza e të dhënave do të mbulojë aktivitetin e të gjithë anëtarëve të parlamentit shqiptar në tre kategori bazë: informacion biografik, financa dhe aktiviteti parlamentar.

    “Mjaft” Fest 2005

    Grafik Propaganda realizon imazhin artistik të fushatës promovuese të “Mjaft” Fest, eveniment në të cilin janë promovuar për herë të parë në Shqipëri shumë grupe dhe DJ të mirënjohur sidomos nga Kosova dhe Maqedonia. Është punuar me tepër dashuri.

    Fushata “Shkunde votën”

    Maj-qershor-korrik 2005, Grafik Propaganda motivon të rinjtë për të votuar duke përdorur dizajnin. Realizon dizajnin e produkteve promocionalë për fushatën “Shkunde votën”. Fushata zgjedhore motivuese më e suksesshme në Shqipëri e cila u shoqërua nga një numër tepër i madh votuesish, mbi 60%.

    Fushata “Jeto gjelbër”

    Maj-qershor 2006, Grafik Propaganda motivon për të “jetuar gjelbër”, duke përdorur dizajnin. Realizon dizajnin e produkteve promocionalë për fushatën “Jeto gjelbër”.

    Haris @ 3 vjet “Mjaft”!

    Grafik Propaganda performon live duke shoqëruar vizualisht muzikën e Haris, ndër DJ-ët më të njohur të Londrës. Përdorëm një sistem video prej 4 projektorësh ku u miksuan video të aksioneve të Lëvizjes “Mjaft”.

    Vetëm këto projekte i kanë kaluar të vëllait të Velisë duke xhiruar qindra miliona lekë, ku dhe evazioni fiskal arrin përmasa të frikshme.

    Por sipas prezantimit të faqeve një nga “shërbimet” më surprizë ka qenë roli që kanë pasur Veliajt në raport me Partinë Socialiste. Sipas prezantimit të Veliajt deklarohet si më poshtë: (http://www.ps.al)

    Partia Socialiste e Shqipërisë

    Grafik Propaganda realizon dizajnin e faqes në internet për partinë më të madhe opozitare në Shqipëri, duke u përpjekur për të treguar sa më mirë karakterin progresist të një partie eurosocialiste.

    Partia Socialiste “Kongresi 10/06/06”

    Grafik Propaganda realizon imazhin e ri të partisë socialiste. Të gjitha produktet u prezantuan për herë të parë në kongresin e radhës të vitit 2006. Kjo tregon një histori të vjetër të përdorimit të Erion Velisë nga Edi Rama vite më parë dhe tregon se kujt i shërben dhe kë përfaqëson në të vërtetë Erion Veliaj, rininë shqiptare apo Edi Ramën.

    Zhdukja e gjurmëve

    Sipas avokat Altin Goxhaj, Erion Veliaj & Co i kanë zhdukur shumë gjurmë në vite duke arritur deri aty sa të fshijnë edhe faqet online të Fondacionit “Mjaft” (www.”Mjaft”foundation.org), të faqes së biznesit të të vëllait Arbër Veliaj (www.grafik.fshatiurban.com) por “vëllai i Erion Velisë që prezantohet si hacker dhe një gjeni i internetit, ka harruar se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ekziston serveri më i madh në botë i cili luan rolin e arkivës online të botës ku ruhen të gjitha faqet on-line, dhe pavarësisht përpjekjes për të zhdukur gjurmët në Shqipëri, në këtë arkivë ruhet i gjithë informacioni i faqeve të fshira të familjes Veliaj & Co”. Në konferencën për shtyp që u organizua në Hotel Rogner në ora 12:00, u paraqitën të gjitha faqet e fshira direkt online nëpërmjet hyrjes direkte në këtë server. Në faqen www.archive.org u shkruan nën vëzhgimin e drejtpërdrejtë të gazetarëve emrat e faqeve të zhdukura të fondacionit “Mjaft” dhe të Grafik Propagandës, të cilat i suprizuan gazetarët me të rejat që ato zbuluan.

    05/06/2009

  2. #62
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    o shoki bari fallis, kur do te benet takimi salis me tosis, krieministri punisto-pdhist me ish-krieministrin puro-punist ne pallatin e brigadave partizone ... apo e kon lon ne ndonji vend tjeter me sensacional emocional ... çfare keshillon ramizi me kete rast ? ... ne favor te interesave te larta te nomenklature-sigurim perpetum mobile ...

    edhe ndonji takim me met nuk duhet lene pas dore ... shoki ramiz e konsideron faktor ... po ne rast nevoje edhe lymin e brrakes nuk bajn ket me e takua ...

    kerrma ...

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    236

    Pse Edi Rama nuk eshte popullor!

    Sepse nuk i pergjigje Saliut me gjuhen qe perdorim normalisht! ME gjuhen e urrejtjes, e gjyhen e konfrontimit!

    Te kisha qene une vetem me fut aty ne debat me Salen se po se bona a) te filloje te qaje, b) te japi doreheqjen, c) te vrasie veten!
    nuk flasim mo bashke!

    Mbi te gjitha Edi Rama nuk eshte tip popullor!
    Atij nuk i pelqejne fshataret edhe malesoret!

    Qytetaret i pelqejne keshtu me vjen keq po do ngelet vetem me Qytetart!

    Meqe ra fjala ajo kenga rrap eshte shume kot! Nese kujto se do bohet Shqiperia me kenge rrap, ja ke fut vetes zoteri!

    Ai qe kendo, edhe i bo ato duret si te zinjte, ne menyren me artificiale te mundshme, mi ngre nervat!

    Propozimi i Edit per Shqiperine eshte i dobet!

    Gjyha qe perdor Saliu eshte akoma me e dobet!

    fajin jua vej ju shqiptarve qe jetoni ne Shqiperi, qe i toleroni, edhe ja bleni gazetat kur a) flasin me gjyhen e urrejtjes dhe b) ja fusin kot!

    Ta gezoni Shqiperine e bastarduar te gjithe ju!

    Po na bote ne te Perendimit te votoni, po nuk patet nje ndryshim total te ballances politike ne Shqiperi te ma besh ptu suratit! te maces time e kisha fjelen! sepse edhe emigracioni eshe i ndare ne mnyre krahinore dhe jo mendimi!

  4. #64
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga DOR Lexo Postimin

    DOR, pershnetje!

    E para punes: Ptu surratit! (maces tate e kisha fjalen..........pak shaka)

    Un jam emigrant ne It qe prej 14 vitesh dhe per arsye pune jam ca ne It e ca ne Shqipri. Dhe per menimin tim si Saliu dhe Edi jan njerz qe duhen vlersu per kontributin e tyne qe kan dhan, e japin.................nuk po merrem me akuzimet, t'verteta apo jo qofshin ato se jan muhabete koti.....
    Mos harro se si Saliu dhe Edi jan njerz qe jan produkt i joni, nuk zbriten prej qielli......m'duket se jan politikant qe i pershtaten ma s'miri realitetit Shqiptar.....jena popull i vshtir ne DOR-aaaaa.

    Asht e drejt qe ne emigrantet duhet me e pas te drejten e vots, edhe jam dakort me ty, por si pretendon ti qe jeton jasht Shqipris, se ditke ma mir se kujt duhet me i dhan voten, pasi ti Shqipnin e shef napermjet TOPCHANELL= PS apo KLAN=PD

    Para disa kohe, m'duket se 1 viti, ktu n'forum, ne ni tem t'ngjashme me ket, nje antar (emri nuk m'kujtohet) na akuzote ne njefar mnyre ne emigrantve, qe nuk e dum aq Shqipnin, derisa zgjodhem me ik jasht..........Dhe, edhe se nuk m'vinte mir, nuk e kishte krejt gabim..........

    Pranej ne si emigrant, nuk duhet me ba shum t'squtit duke fol me prepotenc, se se kena kte t'drejt.........

    Un kam pas shancin, dhe falenderoj Zotin qe m'ka dhan muncin, qe t'njof njerz si socialist dhe demokrat qe punojn me shpirt per me permirsu Shqipnin....
    Un nuk besoj n'politik por besoj n'vizion, dhe ne njerz qe e posedojn.........

    Preferova me fol ashtu si e menova, por nuk du qe t'marrish terrs....
    Rrespekte per ju...skenderi
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    236
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin

    Skender

    je i modh (per humorin)

    Shaka<-

    me pelqeu mendimi juaj!

    Desha vetem te shtoj se ne Shqiptaret e emigrimit mund te bejme me teper per Shqiperine!

    Ne kemi nje eksperience te re kulturore te perendimit, e cila duhet importuar menjehere ne Shqiperi!

    Sipas fakteve te Ekonomistit (Reviste Anglese ekonomike) ne jemi vendi i peste ne Bote per Emigrimin e trurit jasht vendit!

    Kush ka qene i zgjut i ka krujuar mundesine vetes te iki!

    Vendet Perendimore kane ligje emigrimi qe lehtosojne emigrimin e atyre me mastera edhe me shkoille dhe profesion!

    Ne Shqiperi kane ngelur shume njerez punetor dhe te zgjuar, por shumica kane ikur!

    Kjo dmth qe truri eshte jasht 1 dhe 2 qe truri ka mesuar metoda europiane te cilat i duhen vene ne sherbim Shqiperise!

    Me marrjen pjese te Shqiptareve Perendimore ne Votime, Idete perendimore do ti shtohen Shqiperise dhe per me teper idete e Politikes Hasmerore do te shuheshin! Urrejta dhe hasperia pozite opozite!

    Rrespekte
    kalofsh mire

    Dori!

  6. #66
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga DOR Lexo Postimin
    Skender

    je i modh (per humorin)

    Shaka<-

    me pelqeu mendimi juaj!

    Desha vetem te shtoj se ne Shqiptaret e emigrimit mund te bejme me teper per Shqiperine!

    Ne kemi nje eksperience te re kulturore te perendimit, e cila duhet importuar menjehere ne Shqiperi!

    Sipas fakteve te Ekonomistit (Reviste Anglese ekonomike) ne jemi vendi i peste ne Bote per Emigrimin e trurit jasht vendit!

    Kush ka qene i zgjut i ka krujuar mundesine vetes te iki!

    Vendet Perendimore kane ligje emigrimi qe lehtosojne emigrimin e atyre me mastera edhe me shkoille dhe profesion!

    Ne Shqiperi kane ngelur shume njerez punetor dhe te zgjuar, por shumica kane ikur!

    Kjo dmth qe truri eshte jasht 1 dhe 2 qe truri ka mesuar metoda europiane te cilat i duhen vene ne sherbim Shqiperise!

    Me marrjen pjese te Shqiptareve Perendimore ne Votime, Idete perendimore do ti shtohen Shqiperise dhe per me teper idete e Politikes Hasmerore do te shuheshin! Urrejta dhe hasperia pozite opozite!

    Rrespekte
    kalofsh mire

    Dori!
    Ky po, ky ishte postim......

    Nuk do i hiqja as edhe ni presje kti postimi.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    236
    hallall Skendero ! hap fjalen po deshe me teper info, une kam edhe video te youtubi!

    albdori

    me boj nai koment po te pelqune idete e mija!

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Ky po, ky ishte postim......

    Nuk do i hiqja as edhe ni presje kti postimi.
    Sa dibron i zgjut qe je ,arrin te deshifrosh dhe te kuptosh ,te kam zili ...ngaqe ke qene me ramazan mbreme
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  9. #69
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ktu eshte krijuar nje situate shum "azhardante"

    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    236
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Ktu eshte krijuar nje situate shum "azhardante"

    car fjalori ta gjej ket fjalen une? azhardante?

Faqja 7 prej 16 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Haradinaj, Qeveria ime zgjidh problemet
    Nga ARIANI_TB në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 11:18
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Fjala e Berishes
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-01-2003, 09:39
  5. Spartaku, i vetem perball KGB-se socialiste.
    Nga erzeni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 15:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •