Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670

    Pakti i Carlo I Toccos me Komunėn e Gjenovas (1389-1390).

    Pakti i Carlo I Tocco me Komunėn e Gjenovas (1389-1390). Njė pasojė e sulmeve Shqiptare?


    Nga Charalambos Gasparis (Athinė, Greqi)


    pėrktheu nga origjinali italisht: IL__SANTO

    redaktoi: Bizantin



    Mbas vdekjes sė Leonardo I, ndėrmjet viteve 1375 e 1376, themelues i Dukatit tė Tocco-ve, vendin e tij e zuri djali ende i mitur Carlo, por gjithmonė nėn kujdestarinė e nėnės sė vet Maddalenas, deri ne moshen e pjekurisė, 1390. Menjėherė mbas vdekjes sė Leonardo I , falė gjithe sforcimeve sė vejushes Maddalena, dukati i Tocco-ve nė tė cilin benin pjesė ishujt e Jonit, Leukada, Qefallonia, Zaqinthos dhe Itaka si dhe qyteti VONITSA nė brigjet kontinentale u njohėn nga Mbreteresha Giovanna I e Napolit [1].

    Tre vjet mbas vdekjes sė Leonardo dhe pėr njė periudhė 7 vjeēare , deri nė vitin 1385, Shqiptarėt demostruan njė aktivitet tė veēantė pėr kontrollin e njė pjese tė madhe nė jug tė territorit tė tyre. Leukada iu nėnshtrua dhunės mė shumė nga tė gjithė ishujt Jonianė. Pushtuesit shkatėrruan ishullin , duke vrarė njerez, djegur shtėpi e ndėrtesa e fusha. Mė 1386 Venezia arriti tė merrte Korfuzin, njė koloni KYĒE pėr kontrollin e Adriatikut, detit Jon e Greqisė Perėndimore.

    Situata e pėrshkruar deri tani e shtyu Zevendes-Dukeshėn Maddalena tė krijonte mendime tė frikshme, e cila, si kujdestare e djalit tė saj Carlo, vendosi tė mbronte Dukatin e saj kundėr kėrcėnimit Venezian dhe kundėr pushtimit Shqiptar.

    Edhe pse Maddalena e Carlo ishin Trashgimtarė me tė drejtėn Cives Veneti (qytetarė tė Venedikut) qė prej 1361, nė momentin qė Leonardo I mori privilegjin e nėnshtetėsise Veneciane, vejusha ishte kunder Venedikut, sepse konsideronte politikėn e saj koloniale si njė kėrcėnim tė fortė. Si rrjedhojė ajo reagoi nė mėnyrė tė paskrupullt duke vendosur Taksa Doganore tė larta pėr te gjitha anijet veneciane qė kalonin nė ngushticėn e Leukadės (1383). Nė kėtė mėnyrė provokoi njė goditje tė rendė pėr tregėtinė e Venedikut nė zonėn e detit Jon.

    Pėr mė tepėr Maddalena vendosi t’i drejtohej GJENOVAS, e cila ishte qytet rival i Venedikut qė kėrkonte tė hynte nė konkurencėn tregtare tė zonės.

    Venediku reagoi sepse Maddalena e Carlo duke u konsideruar si Cives Veneti (Qytetar tė Venedikut), nuk mund tė gėzonin te drejtėn e Mbrojtjes nga tė dy qytetet nė tė njejtėn kohė. Nė fund tė fundit “la Serenissima” (Republika e Venedikut) kishte frikė antagonizmin Gjenovian sidomos pėrsa i pėrkiste brigjeve Dalmate dhe zonės sė Adriatikut.

    Nga ana tjetėr Maddalena duke iu drejtuar Gjenovės kishte ndėrmend, si do ta shikojmė edhe mė pas, tė pėrballonte nė mėnyrė rrenjėsore edhe problemin e Shqiptarėve.

    Mbi aktivitetin diplomatik tė Maddalenės kundrejt Gjenovės nuk kemi informacione tė mjaftueshme. Mungojnė tė gjitha dokumentet qė mund tė verifikonin hipotezat tona pėrsa i pėrket kushteve tė kėsaj aleance, dhe motiveve tė thella qė shtyne Maddalenėn nė njė akt kaq tė brishtė. Bėhet kėshtu i ēmueshėm akti i noterizuar i Arkivit tė Shtetit tė Gjenovas, qė po publikojme nė kėto faqe, deri tani i panjohur dhe vetėm i pėrmendur nga disa studiues [2].

    Akti ndodhet nė inventarin e Traktateve e Negociatave Politike tė shtetit tė Gjenova tė Lisciandellit [3]. Bėhet fjalė pėr aktin e njohjes nė Cefalonia tė paktit qė ishte nėnshkruar nė Gjenova disa muaj mė parė. Nė tė vertetė njohja e paktit pėrmbledh vetėm disa pjesė tė tij, dmth nuk pėrmban tė gjitha kushtet nepermjet tė cilave Gjenova ofroi mbėshtetjen e saj Dukatit tė Tocco–ve. Nė tė kundert, dokumenti pėrmban tė gjitha informacionet mbi proēedurėn e firmės sė aleancės dhe tė personazheve qė morrėn pjesė nė traktat edhe si protagonistė, edhe si dėshmitarė tė thjeshtė.

    Akti i noterizuar, me pėrmasa 27,5 x 24 cm, ėshtė i shkruar nė njė fletė pergamene; ėshte konservuar shumė mirė. Teksti mbulon njė anė tė fletės, ndėrsa nė anėn tjetėr dallohen data dhe objekti i njohjes me treguesin e arkivit tė kancelarisė sė atėhershme te Gjenovas. Lloji i shkrimit, i bukur dhe i qartė, i pėrket fundit tė epokės medievale. Teksti nuk pėrmban firma apo vula. Ėshtė e qartė qė bėhet fjalė pėr njė kopje.

    Negociatat midis Dukatit te Tocco-ve dhe komunės sė Gjenovas filluan afėrsisht nė vitin 1388 dhe perfunduan njė vit mė vonė [4]. Pakti u firmos nė Gjenova mė 2 dhjetor 1389.

    Dy palėt negociuese ishin: nga njėra anė i mituri Carlo, Duka i Leukadės, Qefallonisė, Conte Palatinos, me Maddalenėn, grua e Leonardos dhe nėnė e Carlos, Zėvendės-Dukeshė dhe kujdestare e djalit tė saj; nga ana tjeter ishte Duka i Gjenovas Antoniotto Adorno [5], nė emėr tė popullit dhe qytetit tė tij me akordin e kėshillit tė pesėmbėdjetėve dhe tė pleqve.

    Pakti, siē ėshtė thenė mė lart, u firmos nė Gjenova, pa praninė e Carlos dhe tė Maddalenės, tė pėrfaqėsuar, nė atė rast, nga Giordano i ashtuquatjur Catenzano i cili mbante titullin ligius et familiaris ac nuncius et procurator specialis... magnificorum dominorum Caroli et Magdalene. Sipas dokumentit tonė, il publicum instrumentum, pra akti i aleancės, ėshtė ndėrtuar dhe shkruar nga Antonio de Credenzia, noter publik dhe kancelar i Gjenovas, dhe pėrmbante 2 vula dylli me kordone akllazi, njera me ngjyrė jeshile dhe tjetra me ngjyrė te kuqe mbi vulėn jeshile, rreth njė dragoi te gdhendur, ishte shkrimi: griffus ut has angit, sic hostes Janua frangit, si dragoi shtrėngon fort, ashtu dhe Gjenova shkatėrron armiqtė e saj. Mbi vulėn e kuqe ishte gdhendur kryqi me katėr evangjelistėt (autorėt e ungjilit - shėnim nga Bizantin) pėrqark. Me kėtė pakt, Carlo dhe Maddalena u bėnė cives Januenses, (qytetarė tė Gjenovas) dhe gėzonin mbrojtje nga komuna e saj.

    Sipas kushteve tė hartuara, pakti duhej te nėnshkruhej nga Tocco-t brenda gjashtė muajve, gjatė te cilave Carlo do te arrinte moshėn e pjekurisė. Nė asnjė mėnyrė mosha minore e Carlos do te ishte njė pretekst pėr thyerjen e kėtyre kushteve. Nėnshkrimi u realizua 10 muaj mė vonė, te prėmten 7 tetor 1390 ne Qefalloni, brenda kėshtjellės sė Shėn Gjergjit nė pallatin dukal in camera palacij residencie, hora prima de sero. Kėsaj here akti u pėrpilua edhe u shkrua nga Raffaele Bocono, noter publik. Pėrpara firmosjes, pėrballė Carlos e Maddalenės, dėshmitareve edhe njerėzve tė mbledhur, noteri lexoi fjalė pėr fjalė nė Italisht (vulgaris sermo) paktin me kushtet qė pėrmbante. Ashtu si akti pėrfaqesonte, kushtet u respektuan gjatė kėsaj periudhe nga tė dyja palėt dhe u firmosėn nga Tocco-t kėsaj here personalisht.

    Carlo Duka i Leukadės dhe i Qefallonisė, i Konte Palatinos nėnshkroi paktin, po ashtu edhe Maddalena, vejusha e Leonardos edhe e ėma e Carlos, edhe pse ai ishte nė moshe pjekurie. Nga ana tjetėr Giacomo di Campofregoso Duka i Gjenovas [6], u pėrfaqėsua nga Teramo Cigala nė Qefalloni me titullin e mbasadorit, garantuesit, (sindicus ) dhe prokurator i tė Madhėrishmit zotit Duka dhe kėshillit tė komunės sė Gjenovas.

    Akti i noterit u firmos dhe nga 9 dėshmimtarė tė rangut tė lartė, 4 prej tė cilėve ishin gjenovezė, ndėrsa 5 te tjerėt ishin njerėz tė besuar tė Tocco-ve dhe banues nė kėshtjellėn e Shėn Gjergjit nė Qefalloni. Katėr prej kėtyre tė fundit ishin nga Napoli: Crossilus Romanus i mbiquajtur Socius Militibus, Ser Janus Scanditus, Cicarello Juvenis e Odoardus Capisa; i pesti ishte nga Brindisi me emrin Johannes Palianus. Nga dėshmimtaret Gjenovas 3 ishin nga familja Doria; Raffaele del fu Accelmi dhe vėllezerit Corrado e Raffaele del fu Pietro; I katėrti quhej Francesco Trucco de Albingana, sot San Remo.

    Akti i noterit u shkruajt nė dy kopje, nje pėr secilėn nga palėt. Dokumenti ynė ka mundesi tė jetė kopja qe i mbeti Gjenovas.

    Natyrisht pakti i 1390 edhe pse nuk u arrit nga ai (Carlo Tocco – shėnim nga Bizantin) shėnon fillimin e njė politike dinamike tė nisur nga Carlo Tocco pėr konsolidimin e zgjerimin e dukatit te tij. Menjėherė mbas dekadės nė vazhdim, Carlo sulmoi fillimisht Peloponezin kunder Dhespotit Theodor Paleologut dhe pas kėtij nisi fushatėn luftarake kundėr shqiptarėve tė Greqise Perendimore. Me fjalė tė tjera, nė kuadėr tė situatės ekonomiko-politike tė asaj kohe duhet tė konsiderojmė peshėn e motivit “shqiptar” nė konceptin e aleancės se Carlos me Gjenovezėt.

    Shqiptarėt ishin konsideruar gjithmonė nga Tocco si armiq, tė gatshėm pėr tė pushtuar dukatin e tij me katėr ishujt dipendent , shumė te rėndėsishėm pėr tregėtinė si dhe pėr tė konrolluar trafikun nė detin Jon dhe Adratik. Jo pa qėllim Carlo ndėrsa nėnshkruante paktin me Gjenovan, iu drejtua edhe Venedikut pėr tė kėrkuar tek Senati midis tė tjerave asnjanėsinė e tij nė rast lufte me shqiptarėt. Nė mes tė traktatit me Gjenovan duket i ēuditshėm ky ndryshim i politikės sė Carlos, duke qenė se Venediku ishte qė nė fillim kundėr afrimit te Tocco-ve nė qytetin rival tė Gjenovas. Pėr mė tepėr, nėna e tij Maddalena si edhe vėllai i tij Leonardo, gjithmonė ne favor te Gjenovas, ishin nė kundėrshtim me tė (Carlon – shėnim nga Bizantin). Tė gjitha kėto lojra politike nuk bėjnė gjė tjetėr veēse demostrojnė pasigurinė e Tocco-ve kundrejt armiqėve tė rajonit, dhe pėr mė tepėr kundrejt shqiptarėve.

    Ėshtė e qartė se Carlo nuk priste -kėtė e dinte mirė- qė Venediku do tė bėhej aleat i tij; ai donte vetėm qe tė pėrjashtonte njė kundėrshtar; njė armik tė mundshėm qė mund te mbėshteste shqiptarėt nė favor tė interesave tė tij (Venedikut – shėnim nga Bizantin). Megjithatė duket sikur Tocco-t kishin ndėrmend nje luftė kundėr shqiptarėve qė prej kohės sė negociatave me Gjenovan.

    Pėrgjigja e Venedikut (12 dhjetor 1391) pėr kerkesėn e Carlos ishte nė vija tė pėrgjithshme, pėr tė mos thėnė negative; Venediku, siē thotė edhe dekreti i Senatit, pati si parim qė tė mos nderhynte nė konfliktet e tė tjerėve, por nuk mundte as tė premtonte asnjanesinė e saj pėr tė ardhmen; por KONTI duhej tė ishte i sigurt qė kėshilli i komunės nuk do tė mbeshteste kurrė asnjė kundėrshtar tė miqėve tė Venedikut.

    Pėrgjigja e Senatit, tė paktėn pėrsa i pėrket qėllimeve tė Tocco-ve kundrejt shqiptarėve nuk e kėnaqi Carlon. Pak vjet mė vonė marrėdheniet midis tij dhe Venedikut u perkeqėsuan pėrsėri pėr shkak tė politikės filogjenoveze tė Kontit, e mbi tė gjitha pėr shkak tė nėnės sė vet. Nėn kėto rrethana asnjanėsia e Venedikut ishte akoma mė tepėr e pasigurt. Vdekja e Dukės sė Athinės, vjehrrit tė Carlos, i shtyu projektet e tij kundėr shqiptarėve pėr njė periudhė mė tė favorshme, e cila erdhi 9 vjet mė vonė me rastin e vdekjes sė Dhespotit shqiptar tė Artės, Gjin Shpatės.

    Gjatė kėsaj kohe Venediku (1390) nisi njė mėsymje ekonomike kundėr Dukatit, duke vendosur njė taksė prej 20% mbi tė gjitha shkėmbimet e tregėtarėve tė Venedikut e tregėtarėve tė besuar tė Tocco-ve. Carlo mbas pesė vjetėsh embargoje tė fortė Veneciane dhe me pasojat ekonomike shumė tė qarta nė jetesėn e Dukatit e tij, provoi pėrsėri tė afronte Venedikun, dhe mė 1395 mori privilegjin e nėnshtetėsisė Venete, si babai i tij 35 vjet mė parė. Nga ana tjetėr nuk kemi asnjė tė dhėnė qė Carlo refuzoi nėnshtetėsinė Gjenoveze, ose qė Gjenova ia pezulloi, edhe pse Pakti me Gjenovan ishte demostruar letėr e djegur dhe Carlo nuk pati nga qyteti ligur as mbėshtetjen mė tė vogėl. Duket qė privilegji i nėnshtetėsisė Gjenoveze funksiononte shpesh nga ana e Tocco-ve si njė kundrapeshė pėr politikėn arrogante tė Serenissimas.

    Nga ana tjetėr Gjenova tregonte gjithmonė interes tė veēantė pėr zonat e Adriatikut e Jonit, si edhe pėr rajonet bregdetare tė Shqipėrisė edhe Greqisė Perėndimore. Dhe ėshtė pikėrisht momenti pėr tė nėnvizuar qė Shqipėria kontrollonte njė pjesė te madhe tė kėsaj zone bregdetare, kaq shumė e dėshiruar nga te dy qytetet italiane. Natyrisht kush kontrollonte portet shqiptare qė ndodheshin nė kėtė udhėkryq tė rėndėsishėm, ishte nė gjendje tė kontrollonte edhe tregėtine nė Adriatik ose Jon.

    Gjenova si edhe Venediku tentonin nė ēdo mėnyrė pėr tė ndėrhyrė nė gjerat e rajonit. Njė akt i tillė, pa dyshim, ėshtė edhe pakti me dukatin e Tocco-ve. Toccot kishin qenė prej vitesh armikė tė shqiptarėve. Venediku ishte gjithmonė njė kėrcėenim pėr ta. Si rrjedhojė, aleanca me Tocco-t i dha Gjenovės jo vetėm shpresat pėr njė tė ardhme te frytshme por edhe njė bazė tė fortė pėr tė futur kėmbėt nė Jon, dhe tė afrohej nė brigjet shqiptare e greke.

    Si pėrfundim; dukati i Tocco-ve e mbi tė gjitha Leukada, prej shumė vitesh, qė kur Carlo ishte fėmijė, nuk njohu njė jetė tė qetė prej sulmeve e shkatėrrimeve tė shqiptareve tė Epirit. Marrėveshjet e para tė Maddalenės me Gjenovan kishin filluar menjėherė mbas aktivitetit tė tyre luftarak (1378-1385). Kėrcenimi i fortė i shqiptarėve ishte njė nga shkaqet kryesore qė i shtyti Tocco-t tė firmosnin paktin me Gjenovan, edhe pse pakti doli pa rezultate si pėr politikėn e dukatit, edhe pėr vetė Gjenovan.




    vijon (shėnimet e tekstit dhe faksimile e dokumentit)
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Po nderhyj para se te vendosen faksimilet dhe shenimet, sepse dua te konfirmoj edhe njehere ate qe shkroi Baptisti per dhuraten e grekut.

    Madama Tocco u perpoq te lidhej me Gjenoven ne radhe te pare sepse ishte uzurpuese e pushtetit i cili i takonte shqiptareve, njelloj si edhe protektorja e saj kriminelja Giovanna I, e cila "trashegoi pushtetin qe i takonte perseri nje shqiptari Karl Anjou-Thopia.

    Zoti Harallambos, po te kishte sado pak bonsens historik do kishte kerkuar te gjente se Venediku dhe Kal Thopia ishin aleate, dhe sigurisht qe ky i fundit kishte "claims" te drejta mbi qeverisjen e trojeve shqiptare "anjounine".

Tema tė Ngjashme

  1. Kryetari qė e drejton komunėn nga “kulla e ngujimit”
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-11-2008, 07:49
  2. Me kėngė pėr Komunėn e Tuzit
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2006, 19:27
  3. PS fiton zgjedhjet nė komunėn e Dushkut
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-12-2004, 15:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •