Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Urrejtja patologjike e Kico Blushit! Nga e ka burimin?

    Mė gjeni ju lutem, njė pension tė dyfishuar!

    27/05/2009 - 12:05

    Kico Blushi

    Nuk ka natė e nuk ka ditė, nuk ka ekran e gazetė ku qeveritarėt mos na kėrkojnė tė bindemi se nė kėto katėr vite ne jemi qeverisur e kullandrisur me sukses tė plotė nga “duart e pastra” tė Berishės, pasi nė Shqipėrinė tonė fatlume janė dyfishuar rrogat dhe pensionet, ėshtė dyfishuar buxheti, janė ndėrtuar mijėra kilometėr rrugė, mijėra shkolla, ujėsjellės, internet falas nėpėr kudo, etj, etj… Zonja J. bėri me dije para ca ditėsh nė njė emision televiziv se…se, kur ajo u tregon tė huajve se nė Shqipėri nė katėr vjet janė dyfishuar pensionet, pagat dhe buxheti, se ne kemi rritjen mė tė lartė ekonomike, ata habiten…Sepse, kjo mrekulli nuk ka ndodhur e vėrtet nuk mund tė ndodhė askurrkund! Vėrtet ta ketė bėrė Shqipėria kėtė ēudi tė padėgjuar e tė paparė nė kėtė kohė krize globale?...
    Me sa la tė vetėkuptohet zonja J., kėshtu e pyesin veten tė mrekulluar ndėrkombėtarėt teksa kuvendojnė me tė para pasqyrės sė sallonit tė saj pritės… Largqoftė, ata, shtetarė tė huaj pra, nuk mund tė dyshojnė qė njė kryetare Kuvendi mund tė gėnjejė ditėn pėr diell, prandaj pėrherė largohen me mbresa tė pashlyeshme nga Shqipėria e ēudirave, e sukseseve tė padėgjuara, “e vendeve tė para” nė Ballkan e nė Europė, por edhe nė botė! Lum kėta politikanė qė jetojnė nė kėtė Shqipėri suksesesh, lum kėta qytetarė qė kanė fatin tė kenė njė qeveri qė drejtohet nga njė reformator i madh, kaq i palodhur dhe i pamposhtur si ky Berisha! Prandaj: “Na udhėhiq Berisha”! - thirri me gjithė shpirt ministri i Jashtėm, Basha, i cili nė ēdo vend tjetėr, sadopak normal e demokratik, nuk do tė ishte nė Konventė, po nė gjykatė pėr tė provuar pafajėsinė… Kushedi sa do tė jenė mallėngjyer pensionistėt e Shqipėrisė kur e dėgjuan atė thirrmė tė Bashės qė dilte pas premtimit tė Berishės se nė mandatin tjetėr, pėrsėri do tė dyfishohen pensionet, madje-madje nė Shqipėri nuk do tė ketė qytetar tė varfėr qė tė marrė mė pak se dy dollarė nė ditė!...
    Pėr punėn e dyfishimit tė buxhetit nuk flas dot, pėr punėn e rrogave tė nėpunėsve (ėshtė fjala pėr administratėn e pastruar e tė kastruar tejembanė) tė Berishės, pėrsėri nuk e vė dorėn nė zjarr, se ndoshta, edhe mund tė jenė dyfishuar rrogat e besnikėve tė kryeministrit; kurse pagat e privatėve qė ka punėsuar shumicėn nuk i ka nė dorė qeveria, aq mė pak tė atyre qė punojnė nė tė zezė. Ndaj, askush nga qeveritarėt nuk ka tė drejtė tė mburret. E sa pėr pensionet qė qenkan dyfishuar, u bėj rixha gjithė pensionistėve tanė tė na ēlirojnė nga kjo dilemė: le tė dalė qoftė edhe njė pensionist demokrat tė na rrėfejė tė paktėn njė librezė pensioni ku tė lexohet nė dritė tė diellit, se ai qė nė vitin 2005 ka pas marrė, le ta zėmė, 12 mijė lekė, tash, nė vitin 2009 merr 24 mijė, njė tjetėr qė ka marrė 15 mijė tani merr 30 mijė. E thėnė shqip, nė daē toskėrisht, nė daē gegnisht, kėsaj “luge tė florinjtė” tė pensionistėve do t’i thuhej vėrtet “dyfishim”; ky pra do tė ishte pėrnjėmend sukses, madje edhe pa i krahasuar pensionet me ēmimet dhe me inflacionin!
    Por, nėse guxohet tė gėnjehet kėsisoj pėr shtresėn mė tė kėputur tė shoqėrisė, pėr pensionistėt, tė cilėt jo vetėm nga halli i moshės, i pafuqisė, i sėmundjeve, por edhe i vetmisė (shumicės i kanė ikur fėmijėt jashtė), janė mė tė kėputurit e shoqėrisė ( me njė pension normal sot mund tė paguash vetėm dritat, ujin dhe telefonin, kurse ilaēet do t’i kesh me dyshim e kursim) atėherė pėrse nuk u gėnjyekemi edhe ne pėr tė gjitha shifrat e tjera qė na jepen falas dhe ngulmas nga propaganda qeveritare si tė mirėqena? Nėse do tė provosh se cili ėshtė niveli i vėrtetė i njė familje, mirėqenia dhe morali i saj, po edhe i njė shoqėrie, atėherė shiko si trajtohen mė tė pambrojturit: pensionistėt dhe fėmijėt. Hapi sytė o shqiptar, e shiko se si njė “biznesmen” godet njė tė moshuar tė verbėr qė ka ardhur tė bėjė protestė paqėsore para kryeministrisė dhe se si qeveria rri e bėn sehir nga lart! Kjo ėshtė fytyra e vėrtetė e pushtetarit, qė sot e ndjen veten me fuqi tė pakufizuar, tė pakontrolluar e tė hazdisur.
    Ne jemi tė verbėr, sepse ende nuk dallojmė kush na godet dhe kush na flet sinqerisht, kush na mashtron e kush na thotė tė vėrtetėn.
    ***
    Para njė muaji m’u desh tė rinovoja dokumentet pėr patentėn. Ishte njė listė e gjatė me analiza, certifikata, etj, etj. Teksa prisja qė doktoresha e lagjes tė firmoste formularėt, mora guximin t’i them seriozisht mjekes dhe infermieres se…se, tani atyre u ishin dyfishuar rrogat dhe se… Por, ato ngritėn kokėn, mė panė me dyshim, ndoshta pėr tė verifikuar pozicionin dhe seriozitetin tim, dhe kur u bindėn se nuk po i provokoja, mė thanė se deri nė atė ēast atyre nuk u ishte shtuar as edhe njė qindarkė, madje u ishin shkurtuar tė ardhurat, pasi ua kishin ndėrprerė edhe shpėrblimet e pėrqindjeve qė merrnin pėr shėrbimet… M’u duk e habitshme, e pabesueshme… Nga shtypi kisha dėgjuar dhe besuar se tė paktėn mjekėve, infermierėve dhe mėsuesve, ndėrkohė u ishin dyfishuar pagat… Pyeta dhe mė thanė se e njėjta gjė kishte pas ndodhur edhe me mėsuesit…(Ndoshta njė muaj para zgjedhjeve rrogat e tyre vėrtet janė rritur, ashtu si u rritėn 10 % pensionet, por e vėrteta ėshtė kjo qė thashė!). Mė vinte inat me veten dhe me mediat, po edhe me komunitetet dhe sindikatat e mjekėve dhe tė mėsuesve: si ėshtė e mundur, mendoja, qė as edhe njė syresh nuk ka dalė e nuk ka guxuar tė thotė se nė kėto fusha nuk ka pasur jo vetėm “dyfishim”, po as pėrqindje rritje pagash? E pra, gėnjeshtrėn e kisha ngrėnė edhe unė qė e ndjek me vėmendje shtypin dhe jetėn sociale, atėherė si tė mos i besojnė kėto “dyfishime” tė bujshme, tė hatashme e tė papara ata qė janė larg, nė periferi apo nė diasporė, e veēanėrisht ata qė e mbajnė veten pėr partiakė tė flaktė, po edhe pėr indiferentė tė zhgėnjyer e skeptikė?
    Demagogjia e sotme demokratike ėshtė mė e shėmtuar, mė rrezikdėmsjellėse se demagogjia e diktaturės, pasi e para rrėnon demokracinė dhe mbjell diktaturėn, e dyta gėrryen diktaturėn dhe sjell demokracinė.
    ***
    Magjia “elektorale” e bumit tė premtimeve mashtruese tė radhės (qė mesa duket ende ka akses dhe sukses e zė vend nderi nė kėto trojet tona tė lashta) qenka e tillė: njė pensionist e di qė nuk i ėshtė dyfishuar pensioni se ēdo muaj e verifikon atė me librezėn e tij, por ama kur dėgjon nėpėr TėVėra se mjekėve, infermierėve, mėsuesve dhe gjithė nėpunėsve u ėshtė dyfishuar paga, atėherė i gjori entuziazmohet me tė drejtė, i pėrndizet delli patriotik dhe zė e mendon si dikur “kombėtarisht”: mirė unė qė nuk ia dal dot tė blej ilaēet dhe vazhdoj tė marr bukėn me listė, po ama Shqipėria vėrtet paska ndryshuar, po pėrparon, ndaj duhet tė duroj, madje tė gėzohem e tė shpresoj se… njė ditė edhe unė do tė jetoj normalisht! Kjo ėshtė ‘thembra e Akilit’ e kėsaj ēmendurie mediatike qė nuk po ka tė reshtur e tė sosur! Si ripėrtypės televizivė qė jemi, shumėkush ndėr ne mendon se ndoshta nesėr do tė mė vijė radha edhe mua, prandaj nuk duhet tė ankohem se qeveria ka shumė halle; ja, ajo po ndėrton rrugėn Durrės-Kukės, na futi nė NATO, do tė na liberalizojė vizat, shumė shpejt edhe ne do tė bėhemi Europė!… Pastaj, Berishėn e kemi djalin tonė, ai po bėhet copė pėr kėtė vend, atij po i del gurmazi pėr tė mirėn tonė…Vėrtet familjarėt e tij kanė vėnė ca pasuri, po ama ai ka bėrė bajagi punė…Kurse, ata socialistėt para tij vetėm kanė vjedhur!...
    Kėshtu zėnė dhe mendojnė prej trysnisė sė propagandės sė pėrditshme infermierėt, mėsuesit, pensionistėt e ndoshta edhe tė papunėt e periferive: shumicės sė shqiptarėve qė jetojnė “prapa malit” u qenkan dyfishuar pagat dhe pensionet, prandaj ata brohorasin me aq ngazėllim nėpėr mitingje, andaj duken aq tė lumtur kur takojnė Berishėn, punė e madhe pėr ne...! Prandaj, edhe kur BE thotė se ne jemi tė fundit nė Ballkan. Madje, edhe pas Serbisė, pėr standardet dhe pėr anėtarėsimin nė BE, askush nuk ja vė fajin qeverisė, aq mė pak Berishės! Se, ka jo pak ndėr ne qė mendojnė kėsisoj: vėrtet nė katundin tim nuk ka as ujėsjellės, as ambulancė, as asfalt, as shkollė, po ama “prapa malit” televizionet thonė se janė bėrė ēudira, janė hapur mijėra kilometėr autostrada dhe superstrada… Ja pra, u bashkua mė nė fund edhe tuneli mė i madh nė Ballkan, u ndėrtua rruga “qė do tė bashkojė shqiptarėt”, prandaj le tė durojmė edhe katėr vjet tė tjera se inshallah edhe tek ne do tė vijė asfalti, mjeku, shkolla, pensionet e larta, interneti dhe Europa!....
    E pra, “prapa malit” ka boll gėnjeshtra dhe demagogji pa hesap! Sikur tė mos funksiononte kėsisoj demagogjia, nuk do tė kishte kaq shumė gėnjeshtra nėpėr fushatat zgjedhore. Nuk do tė mbetej nė politikė pėr 20 vjet as edhe njė politikan qė do tė kish guximin tė gėnjente publikisht, pa i bėrė syri tėrr, qoftė edhe njėherė. Nuk do tė goditej njė grua e verbėr para qeverisė e nuk do tė konsideroheshin zgjedhėsit si shurdhmemecė tė bindur, nuk do tė vuanim pėr identitetin, nuk do tė kishte as qytetarė qė t’i thoshin derrit dajė, edhe pse derri ynė i dashur ėshtė prej kohėsh i infektuar nga “gripi i derrit” meqė ėshtė bėrė, prej votave tona, me pushtet tė pakufizuar e tė pakontrolluar!
    ***
    Kur Berisha u bė President i Republikės, njė nga deklaratat e para ishte se ai do tė vazhdonte tė jetonte nė apartamentin e tij, si njė qytetar i zakontė… Shumėkujt kjo deklaratė i bėri pėrshtypje tė mirė asokohe. Ja pra, doli mė nė fund njė udhėheqės qė e luftoi Bllokun, madje edhe e pėrmbysi dhe tani po jep shembullin e vet tė shumėpritur: Presidenti i ri i demokracisė nuk pranon tė jetojė nė luks e nė salltanet, si paraardhėsit e tij tė diktaturės, po do tė jetojė si ne e me ne…( A ju kujtohet Sulo Gradeci kur shkruante se Enveri arnonte edhe ēorapet qė tė kursente pėr popullin e tij tė dashur!) Tani, pas 18 vjetėsh, pėrsėri Berisha del e thotė se asnjėherė “nuk ka preferuar sallonet dhe salltanet”, se ai pėrherė ka dashur tė jetė sa mė pranė atyre qė vuajnė dhe bash pėr kėtė arsye ai do tė kėrkojė qė edhe kandidatėt e rinj pėr deputetė tė firmosin njė “kontratė” morale, ku tė deklarohet se ata pranojnė tė heqin dorė nga “privilegjet”…Do tė rrėzohet mė nė fund edhe “standardi i veturave”! Do tė kemi deputetė tė thjeshtė qė ecin mė kėmbė, si ne aq tė thjeshtė sa edhe celularėt nuk do t’i mbyllin kurrė qė tė dėgjojnė hallet e popullit! Do tė shkurtohen veturat e deputetėve, tė administratės, tė drejtorėve, tė presidencės, tė gjykatave, etj… Ja pra, qeveria e tij do tė jetojė edhe mė tepėr nė dietė, natyrisht pėr hatrin tonė, pėr tė mirėn tonė, pėr mirėqenien tonė…Me kėto kursime Berisha do tė na rrisė sėrish pensionet, pagat, do tė ēojė ujė tė pijshėm nė ēdo shtėpi, nė ēdo katund, bashkė me asfaltin dhe internetin!…A mund tė pretendohet mė shumė se kaq o shqiptarė tė kulluar?
    Sikur nė shoqėrinė tonė tė mos kishte njerėz qė ende vazhdojnė tė besojnė te “ēorapet e arnuara tė Enverit” njėlloj si te “duart e pastra tė Berishės”, atėherė opinioni publik, mediat, opozita, vetė politika do ta detyronin Berishėn, para se tė vendoste “standardin e veturave”, para se tė kėrkonte njė mandat tė dytė, para se tė premtonte ēudira tė tjera, tė dilte para kamerave dhe tė deklaronte pasurinė e tij dhe tė fėmijėve tė tij qė nga viti 1992 e deri mė sot. Tė tregonte vėrtet “duart e pastra” para popullit. Vetėm kėshtu funksionon demokracia. Kurse tek ne, nė vend tė demokracisė funksionon “demagogjia e dyfishimit” tė premtimeve, demagogjia demokratike e “vendit tė parė nė botė”, hemorragjia e arritjeve qė nuk duken e qė nuk preken kurrė, por qė megjithatė, na detyrojnė tė dukemi e tė shtiremi sikur vėrtet jemi mė tė lumturit e Ballkanit, paēka se BE-ja pėrsėri na la tė fundit, prapa derės, edhe pėr legalizimin e vizave.
    Por, tė paktėn, pensionet na janė dyfishuar!...Ec e mos beso pas kėsaj se tek ne tė paktėn pensionistėt jetojnė vėrtet tė lumtur!

    gazeta shqiptare

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    mos e shtrembero mendimin apo shkrimin ... apo kur nuk ke ēfare ti besh gomarit, i bie samarit ...

    ato qe shkruan ai, je i zoti ti hedhesh poshte, ti kundershtosh me "fakte" ...

    perndryshe, merru me autorin e shkrimit, dhe jo shkrimin, mendimin ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Kico Blushi ka te drejte qe per kete shkrim.
    Demagogji e pafund sa te vjen te qeshesh. Ne Durres sot Berisha ka thene qe ne zhvillimin ekonomik ne keto 4 vjet kemi lene mbrapa 120 shtete te botes - per te qeshur e per te qare.
    Ferdinand Xhaferri tha qe doganat nga 60 milion tani marin 240 milion - per te qeshur e per te qare.
    Vertet demagogji populiste qe ben te nenqeshe edhe pjesen intelektuale te pd po habit kokepalaret te cilet ne mitingjet e veta pd i ka me shumice. Keta po e besojne.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    fakt eshte se pensionet dhe rrogat jan rritur..
    pyesni ne shqiperi e do ju a vertetojne..
    ne keto 4 vjet eshte bere perpara.. ne shum drejtime.. e kjo e tremb shokun kico dhe te birin shokun ben..

    per kicon eshte mire vetem kur ne pushtet eshte i biri.. pushti ben blush.. ose shoket e tij ..pushti edvin e kompani..

    k.urvari i vjeter kico blush jetonte parajsen ne kohen e enverit..
    nje poet dikur me pat thene.. nuku ma varin tha ne lidhje se jam djale..
    pse i thash cfar lidhje ka kjo ne lidhje..
    sepse tha kicua.. ahere njeri nga boset e lidhjes.. vetem bukurosheve u a jep vizen per botim.. tha e ato duhet te kalojne neper duart e kicos tha njehere pa tu botohet ndonje poezi a tregim..
    enveri nuku ja shihte per te madhe k.urvareve.. boll te ishin ideologjikisht ne rregull.
    prandaj enveri e ramizi kicon e kishin beniamin te tyren..
    ai nuhaste mire se cduan ata lart fare..
    jo me kot ramizi e perdori kicon ne kohet e veshtira kur tronditeshin themelet e diktatures..
    qe ahere kicua eshte pende e helmuar anti demokratike.. dhe ashtu do ngordhe.. nje neperke e rrezikshme..

    i biri eshte nje minė me sahat e pa sahat.. per te ardhmen e shqiperise..
    ai synon "bejrutizimin" e kombit tone multifetar..
    jo me kot PS qe ja di filozofine.. ketij fondamentalisti bizantin.. e kandidon ben blushin ne Korce ku ai ka per mision te marre votat e filogrekeve anti shqiptare..
    jo me kot ne mitingjet edviniste ne greqi ne krah ndodhet dhe panheleniku ben blush..
    por ai eshte shum dimensional..
    ne panhelenizem ate eka cuar djallezia enveriste e jo ndonje princip kristian..
    ben blushi dhe kicua nuk kan asnje lidhje shpirterore me kristianizmin.. si fe e filozofi..
    ata e duan ate fryme grekofone.. anti shqiptare si nje mbeshtetje per synimet e tyre politike qe kan objektiv.. rrezimin e PD-se se Berishes..
    pra kico ben blushi operojne ne ato shtresa e zona ku enverizmi e ateizmi stalinist e injoranca bashkohen organikisht e aty ky pis fut xixat si gjoja nje anti fondamentalist musliman.. duke spekuluar me situaten nderkombetare te luftes kunder terrorizmit .. te cilen ky terrorist bab e bir duan ta perdorin si trampolin e parashute.. per te ri-sjelle ne pushtet nomenklaturen enveriste te ciles i perkasin ..

    jo me kot nje dizaj nexhmija..qe niperit e sterniperit po i ben ne greqi..( psh enveri i vogel atje lindi.. ) thoshte se..ja mblidhemi ne shoqet e vjetra e pim kafe ..dhe mes tyre mikeshave qe permendi ishte dhe gjyshja e ben blushit..

    jam ne politik tha nje dizaj ky krokodil stalinist.. per tju permbysur juve.. duke ju drejtuar demokrateve.. me nje urrejte shtazore..
    ne kohen kur ishte minister ai e tregoj se sa i krishtere ishte kur tenderat shum miluioneshe i kullufiste e shoqja..
    po ajo ka mbiemer tjater tha..ky karagjoz me kte argument si ai i hajdutit qe kapi aristoteli i lashte..

    edvini kristaq e beni Kristaqo(kico) blush.. jane dy fenomene qe do ti sjellin vendit shum tragjedi..
    pamvaresisht se ata nuku do benen kurre shok te ngushte..sepse kicua dikur ka qen dashnor e mamase se matildes e kte edvini nuk e harron.. por djallezia e interesat e perbashketa bizantine hajdut-ore.. do ti bejne dy zjarr venes te rrezikshem te unitetit kombetar..

    une do i beja thirrje korces lule e zonje.. korces atdhetare.. ortodokse e muslimane.. te mos i japin vote ketij stalinisti te qelbur sikurse ben kico blushit.. ketij ngaterrestari qe shfrytezon dy gjirize per marrjen e votes.. fekalet enveriste te asaj pjese te nomenklatures enveriste me baze zonen e korces.. dhe te asaj pjese filo grekomadhe te po kesaj treve..

    jam i bindur se.. ai kur vete e flet me familjet ortodokse ne korce.. u fryn ne vesh kunder korces muslimane.. qe kushedi cfar u thote..psh ..se nuku duronet islamiku berisha.. se po ju rrezikon fene juve.. etj.. prandaj ta permbysim.. e kur flet me enveristet me origjin muslimane por ateiste si enveriste.. u fryn ne veshe.. se ta permbysim berishen se do tu hape dosjet juve qe kini qene pushkatare e prokurore e komisare e zagare te enverit..

    edvini ja di aftesite kico ben blushit..
    dhe beni blush ja di djallezite edvin kico rames..
    kicoizmi xoxist e enverist.. e hajdutoizmi ps-ist i bashkon keta zhapike te rrezikshem..

    ..

    do jete fitore historike per shqiperine ne se korca nuk e sjell blushin ne parlamentin e ardhshem..

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 29-05-2009 mė 02:03

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    patjeter qe do te jete historike ashtu si rezultati thelle me te cilin do te fitoi pd.
    ...Tirana eshte e para

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    nje pietje kam una per keta luftetaret e flakte dhe zombite shoqeruese te pd (sigurim-punista qe direktojne salis): po te fitoje salis, ēfare do te beni me ata
    kicoizmi xoxist e enverist.. e hajdutoizmi ps-ist .. zhapike te rrezikshem.., krokodil stalinist, neperke e rrezikshme.. fondamentalisti bizantin .. panhelenisti ..
    apo si perhere, perralla me enver ... fshini lemen ... u vrate barkun ...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    E vertea eshte se njerez si K.blushi e Frok Cupi, Drritero Agolli e te tjere intelektuale si keto kane nje karakteristike te perbashket.Qendrojne ne te njejten llogore me ishet e diktatures me protogonistet kryesore te atij sistemi.Kjo i ben ata te jene te pabesueshem, pa cka se me penden e tyre ata shfrytezojne artin per te fshehur anaen tosike te temave te tyre.Persa me lart ,e artikullin qe shoh mungon dhe penalata por ka dale ne pamjen e tij te vrtete.
    Te mohosh arritjet e kesaj qeverie ne dy vjet se 2 te tjera u morrem me Blushet, Bracet,Ndokat Ngjelat,Metet me prokuroret e pa reformueshem dhe dhunen e tyre ndaj qeverise, me makinacionet per te kapur kreun e shtetit si nje oktapod i vertete.Ne votuam Berishen per te kapur korupsionin e tyre , vjedhjet e tyre ,per motiv te se ciles lane pushtetin.Jo per te verifikuar pasurine e kryeministrit te sapo hypur ne fron.Ne kete pike dhe Berisha gaboi duke harxhura energji per kete transparence krejt te pa nevojshme.E dhe sot Kico eshte ne te njetin pozicion _Te dale Berisha para popullit dhe te deklaroje pasurine?????
    Une do te thoja se bejne mire ishet ne pushtet te deklarojne pasurit dhe te marrin denimin e merituar nese ka drejtesi.Kur opozita te marre pushtetin le te beje te njeten gje.


    Mu duk me interesant ky debati me poshte
    Ne shume pika me duket se e mbeshtes por gjithnje e themse ai eshte nje demagog i rrezikshem.



    [AlbClub] Kico Blushi per Albclub
    Xhabir Gotova xhabir at gmail.com
    Thu Feb 1 12:20:49 EST 2007

    Previous message: [AlbClub] Kico Blushi per Albclub
    Next message: [AlbClub] Kico Blushi per Albclub
    Messages sorted by: [ date ] [ thread ] [ subject ] [ author ]

    --------------------------------------------------------------------------------

    Ne fakt me kete shkrim une do te shpreh ndonje mendim per artikullin me te
    cilin Kico Blushi iu pergjgje z. Kulla, ketu e ndonje dite me pare.
    Pastaj, per shkrimin e sotem, mund te ngrihet ideja nese mund te shkruajne
    katundaret per katundaret. Them se po. Duket kete mendiłm kishte edhe z.
    Kulla deri sa na nisi edhe shkrimin e sotem te Kicos

    Persa i perket shkrimit et pare, nuk eshte e veshtire te veresh nje fare
    nostalgjie per te kaluaren ne te. Une nuk e di nese i takon ketij
    personazhi te njohur te regjimit et vjeter si K. Blushi te ulurije me kaq
    dhimbje per mungesen e arteve te e veprimtarive te kultures:

    E para sepse nuk eshte e vertete se ka me pak veprimtari dhe e dyte se keto
    veprimtai jane te lira dhe jo si koncertete e majit apo nostalgjite
    realsocialiste te Blushit.

    Njerez si Kico munden te benin emer vetem ne kushtet e nje shterpesie idesh,
    kur u kerkohej artisteve e shkrimtarve te ishin ne rregull me parimet e
    kohes. Nje nga keta qe beri eshte edhe vete personazhi KICO, i ardhur nga
    provinca e qe kerkoj tu afrohet ca klaneve per te dale nga anonimiteti.

    Mbi te gjitha me ka bere pershtypje ajo qe kam lexuar diku se ky njeri eshte
    krijuesi i LEJ FENIT shqiptar, nje fare LEZEJE, personazhi i nje drame qe ka
    ate vete per autor. A mund te gjendet shemtire me e madhe dhe peshtyrje me e
    madhe mbi artin dhe letersine se kjo veper e Kicos, se ajo Lezja idiote
    kooperativiste qe i cante ****** gjithe dynjase me ato mesimet e partise qe
    donte te zbatonte ne fshat?

    Ai eshte nostallgjik per nje personazh te tille, qe na cmendnin duke e
    shfaqur ne TV, dhe prandaj ben ironi me artin e sotem si ndonje fshatar i
    qemtshem, nga ata personazhet e realizmit socialist me taban vullnetar?

    Nga ky shkrim del edhe nje rekord kombetar i citimit te vetvetes. Ishte
    hera e pare qe shoh qe nje autor citon personazhet e tij. Ja sic thote
    njepersoanzh i imi etj, etj. Ky Kico, me sa duket fare i merzitur qe nuk po
    e citonte njeri e se personazhet e tij kane vdekur shume kohe para se te
    lindnin, mori inisiativen dhe beri ate qe nuk ka bere askush deri tani, as
    Ketho Spiri.

    Ai ankohet edhe per problemet ekonomike dhe ceshtjen e dritave. Ketu ka te
    drejte sic ka te drejte cdo njeri i tjeter. Por me Kicon ka nje problem. Pse
    nuk shkruante ai me kaq mllef edhe dje kur i biri i tij ishte ne pushtet dhe
    nje nga kreret kryesore te partise ne pushtet, qe merrte vendimet per fatet
    e vendit?

    KIco me keto batuat e dala boje, si personazhet e Shuteriqit e Musarajt,
    kerkon mbase te na beje te harrojme edhe ndonje detaj tjeter te se kaluares
    se afert.

    Ai pranoi menjehere dhe u be pjese dhe vegel e mashtrimeve te R. Alise, qe
    kerkonte te shmangte deri ne fund rezimin e regjimit te tij te rrezikshem,
    qe vriste ende ne kufi.

    Kico Blushi duke u bere antar i asaj qe ne histori ka mbetur si *regjenca* e
    viteve 90, tergoi se ishte nje thike e nxjerre ne kurrizin e popullitt. .
    Kico ishte antare i te ashtuquajtures puc, i *Presidences* antikushtetuese
    qe rrezikonte ta bente Shqiperine si Bjellorusia.

    Kico Blushi, mund te kete harruar ,por historia dhe populli nuk ka harruar
    se ai hipi tribunen e mitingun qe diktatura organizoi duka na rrethuar me
    police, per te mallkuar dhe shpallur armiq ata bura e gra te guximshem qe
    sulmuan ambasadat dhe i cane themelet e diktatures. Ai madje pranoi et flase
    ne ate miting te zi... Ai Kico,babai i Lezes....

    Gjithmone pyes veten, pse personazhe te tille te kombshem nuk mbyllen diku e
    te shtyjne ditet qe u kane mbetur, pa qene nevoja te vajtojne ne strehet e
    shtepive te braktisuar te qytetit?



    XH. Gotova


    On 01/02/07, PKulla at aol.com <PKulla at aol.com> wrote:
    >
    > *** AlbClub Discussion List ***
    >
    >
    >
    >
    >
    >
    >
    >
    >
    >
    > Para ca ditesh Kico Blushi, me shkas nga nje thumb, qe i hidhja une per
    > ate qe nuk tregon vemendje ndaj krijimtarise se tij letrare, doli ne shtyp
    > me nje email te hapur, drejtuar mua, qe per mendimin tim ishte nje analize
    > e ashper, realiste mbi gjendjen e arteve dhe letersise ne atdheun tone te
    > dashur.
    >
    >
    >
    > Natyrisht shkrimi nuk me drejtohej aspak mua. Na drejtohej te gjitheve.
    > Une nuk isha vecse nje prites i nje monologu, pa nevoje replike,
    > permbajtjen e te cilit monolog une isha gati ta firmosja pa perjashtim.
    >
    >
    >
    > Por sot Kico Blushi, tek Gazeta Shqiptare, me nje shkrim mbi katundarine
    > shqiptare qe rri shaluar qytetarine e vendit, ka "kercyer permbi koken e
    > vet", ka vene majen e gishtit mu ne plage te plageve dhe na ka dhene nje nga
    > diagnozat me te sakta te etheve kronike te atdheut tone te shtrenjte.
    > Lartesia e veshtrimit ne kete analize eshte e admirueshme, pershkrimi i
    > shfaqjeve ne histori eshte i sakte deri ne zili.
    >
    >
    >
    > Ua sugjeroj ta lexojne te gjithe miqve te Albclubit.. Jam i bindur qe do
    > te jemi te gjithe ne nje mendje me mua. Me autorin, dua te them.
    >
    >
    >
    > Lexim te mbare!
    >
    >
    >
    > PK
    >
    >
    > .................................................. .................................................. ......................
    >
    >
    > **
    >
    > *Katundarizimi i panderprere i qytetarise*
    >
    > * *
    >
    > *Kico Blushi*
    >
    >
    >
    > Kjo eshte dukuria me e qenesishme qe ka mbisunduar Shqiperine pas luftes
    > se dyte boterore dhe sidomos pas vendosjes se pluralizmit: katundarizimi i
    > vazhdueshem, i panderprere dhe here pas here edhe agresiv i shoqerise, qenia
    > e katundarise vazhdimisht shumice derrmuese e drejtuese, dominimi i
    > mendesise sa konservatore aq edhe primitive ne jeten publike e politike te
    > kombit, duke e lene shoqerine shqiptare gjithnje me te prapambeturen ne
    > zhvillimet paralele ne rajon dhe ne ato vertikale ne vend.
    >
    > Struktura e vobekte dhe e dobet qytetare e shoqerise shqiptare, e shprehur
    > me nje term me ideologjik: borgjezia e vendit, e formesuar mjaftueshem ne
    > kohen e Zogut, deri ne rang tregtie, por jo industrie, nuk mundi te ngrihej
    > ne nivelin e duhur per te marre ne duart e veta fatet e vendit e te kombit,
    > pasi u vu, gjate dhe pas lufte, nen trysnine e eger te katundarise
    > "revolucionare"e partizane, qe zbriti nga malet si triumfatore dhe si
    > fituese e luftes, duke zbythur qytetaret nga drejtimi e, pas ca vitesh, duke
    > e vene qytetarine dhe institucionet e saj nen thundren e vet, nen terrorin
    > asgjesues te ideologjise komuniste, e cila, luften e klasave e drejtoi
    > kryesisht e ne radhe te pare kunder parise, dmth kunder qytetarise, vlerave
    > materiale dhe vecanerisht atyre morale te saj. Po edhe pse elita qytetare e
    > asaj kohe ka pas qene, ne formimin psikik e intelektual, gjysem qytetare e
    > gjysem katundare, ajo ndjehej e sillej ne public hem si bejlere e hem si
    > zengjinlere, po asnjehere si nje aristokravci e aq me pak si nje fisnikesri
    > e vertete e standarteve europjane.Mjafton te lexosh kujtimet interesante
    > te Eqerem bej Vlores, per t'u bindur per kete.
    >
    > Teksa komunizmi e shpartalloi ne themel qytetarine nepermjet parimit "te
    > ngrihen kembet e t'i bien kokes", deri aty sa e shpalli si platforme dhe
    > direktive kryesore politike synimin dhe ambicjen e vet: "fshati te rrethoje
    > qytetin", gjasmedemokracia, nepermjet anarkise se prones, legalizimeve,
    > permbysjes kokeposhte te hierarkise se vlerave, adhurimit ndaj udheheqesve
    > populiste me prirje bajraktaresh, nepermjet shembullit moral se i forti dhe
    > horri politik ka gjithmone te drejte, e rrafshoi edhe ate pak qytetari qe
    > kishte ruajtur sadopak integritet. Keshtu, pas disa vitesh, qytetet si
    > Shkodra dhe Korca, me nje qytetari te kultivuar, u transformuan ne fshatra
    > te medhenj ku kullosnin lopet neper lulishte dhe ku opingat dhe qylafet e
    > gjysemanalfabetet zune kreun e vendit, duke u bere drejtues te perhershem e
    > te gjithepushtetshem te qyteteve. Tirana, kryeqyteti i vendit, realisht
    > eshte kryekatundi i Shqiperise.
    >
    > Keto metropole te kultures dhe te elitave intelektuale, vecanersiht
    > Shkodra ne veri dhe Korca ne jug, jo vetem pas lufte, por edhe ne
    > gjasmedemokraci, perhere dhe aspak rastesisht, pra qellimisht jane vene nen
    > drejtimin e pushtetareve te rinj me origjine katundarore, pa kulture
    > qytetare, gje qe solli shberjen, shthurjen, ikjen nga vendi, rrenimin
    > perfundimtar te elitave qytetare te kombit. Me sa kam dijeni, e njejta gje
    > ka ndodhur edhe me Prishtinen e pas luftes, dmth pas triumfit te luftetareve
    > te UCK-se, shumica e te cileve ishin te lindur e te rritur ne periferi, pra
    > me origjine katunderore…Per te njejtat arsye, si ne Shqiperi, edhe ne
    > Kosove, partite nuk zhvillojne gara elektorale, nuk kane e nuk lejojne
    > demokraci te brendeshme, nuk ofrojne perqasje alternativash, por vetem
    > sherre e kacafytje mes parise katundarore qe kerkon me cdo kusht te zere
    > kreun e oxhakut, pra me cdo cmim te jete ne pushtet dhe pakices qytetare, e
    > cila nuk ka se si te mos dale gjithenje e humbur, e turperuar, e perbaltur
    > dhe me gisht ne goje..
    >
    > E verteta eshte se, qe kur u themelua shteti shqiptar, katundaria ka pas
    > qene forca zoteruese e kryesore politike, pse jo dhe patriotike, e me pas
    > edhe sunduese dhe drejtuese, megjithese ka vepruar ne jo pak raste si turme,
    > duke u perdorur nga kreret e saj edhe si mish per top, se sa si nje mase
    > homogjene dhe e vetedijeshme, sepse masa katunderore eshte me e
    > manipulueshme se ajo qytetare, per arsye te varferise dhe te kufizimeve te
    > spjegueshme te informacionit, te kultures dhe vizionit per te ardhmen.
    > Kesisoj, pavaresisht kush ka pas qene ne pushtet, te majte, apo te djathte,
    > zogistet, apo enveristet, demokratet, apo socialistet, lidershipi ka pas
    > qene patjeter dhe perhere ne shumice me origjine e prejardhje direkte
    > katundare. Perhere periferia eshte vendosur ne qender dhe qendra eshte
    > spostuar ne periferi, nje tollovi kjo e vazhdueshme sociale qe e ka mbajtur
    > shoqerine shqiptare vazhdimisht te pastabilizuar, gjithenje ne ngerc, ne
    > kriza, jo vetem ekonomikisht, po edhe moralisht, pasi qytetaria ka pas
    > mbetur perhere ne minorance dhe nen persekutim, ndersa katundaria perhere ne
    > zhvillim, zgjerim dhe ne gjenerim konfliktesh me se shumti te demeshme dhe
    > te padobishme.Te gjitha levizjet shoqerore dhe politike, partite dhe
    > qeverite, institucionet dhe organizmat, repartet ushtarake dhe ato te
    > shoqerise civile, kryesisht jane drejtuar dhe rrembushur ne vijimesi nga
    > njerez me origjine katunderore, te cilet luften per pushtet nuk mund ta
    > perceptojne ndryshe, vec si lufte mes vedi, me hyrjabyrja e bjeritibiem, me
    > pusira e pabesira, me kaperxim hendeqesh e gardhesh per te zaptuar sinoret
    > dhe meritat e tjeterkujt. Asnje shoqeri moderne nuk ka mundur te behet e
    > tille po qe se e le veten te drejtohet nga katundaria politike e vendit,
    > sado e zhvilluar te jete kjo, pasi vetem qytetaria ka privilegjin te jete
    > perhere ne avangarde te artit, kultures, shkences e domosdo edhe te
    > politikes. Historia e Europes, ne cdo faqe e germe te saj e deshmon kete.
    >
    >
    >
    > ****
    >
    > Tek ne elitat qytetare, edhe kur jane krijuar, nuk kane mundur te
    > mbijetojne dot gjate nen nje trysni e rrethim te tille katundarizimi te
    > vazhdueshem. As ne demokraci, mjerisht, nuk ndodhi qe qytetaria, te drejtat
    > e njeriut, standartet demokratike te percilleshin nga qytetet neper katunde,
    > po ndodhi e kunderta, katundet u imponuan qyteteve jo respektimin e Ligjit e
    > te institucioneve, po respektin per Kanunin dhe moralin e tij. Revolucioni
    > kulturor kinez dhe plenumi i katert i PPSH-se, hazhiqamilizimi dhe
    > enverizmi, te etiketuara asokohe si "levizje popullore spontane kunder
    > shfaqjeve te huaja", ne te vertete ishin synime te qarta politike per
    > eleminimin perfundimtar te elitave qytetare te porsa ngjizura, te cilat, po
    > te forcoheshin edhe me, do te kerkonin patjeter perparimin, nepermjet
    > ndryshimit te domosdoshem te menyres se drejtimit kulturor e politik te
    > shoqerise…Andaj Noli, si elitar, pra si nje qytetar i klasit te larte, nuk
    > mund te drejtonte nje taborr ne shumice derrmuese me mendesi te theksuar
    > katunderore e primitive, ndaj edhe u permbys shpejt e shpejt prej krereve me
    > te spikatur e me te eger te katundarise se majekrahit. Partizani Meke qe
    > hyri ne pallatin e Brigadave fitimtar, kulmin e lavdise e te lumturise se
    > vet e gjeti kur u shtriq ne krevatin e perandorit e kur, ne shenje
    > hakmarjeje dhe triumfi te instiktit katunderor, u vetecyt dhe u shty ne
    > ngasje qe ta perdhose ate shtrat. autoritar. Kjo shpreh ne menyre te
    > figureshme ambicjen e katundarit per t'u identifikuar si dhe per te
    > rehabilituar inferjoritetin e vet perballe supremacise se qytetarise dhe
    > vlerave kulturore te saj.
    >
    > Keto "njolla te zeza" te historise jane shembujt me tipike dhe me tragjike
    > te asgjesimit te elitave, nepermjet katundarizimit total e sistematik te
    > shoqerise, te politikes dhe te kultures, te diplonacise dhe te drejtesise.
    > Ja perse tek ne elitat nuk kane patur mundesi as te trashegohen, as te
    > alternohen, as te forcohen dhe as te lartesohen, pasi jane permbysur shpejt
    > dhe lehte nga levizjet "revolucionare " te katundarise se etur e te
    > panginjur asnjehere nga etja per pushtet, pasi perfaqesuesit e saj me te
    > zeshem kane pas qene mekuar qe ne djep me ambicjen e trasheguar e te
    > papermbajtur per t'i vene, me hir e pahir, nen sundimin e vet, jo vetem
    > qytetet, po edhe qytetarine dhe elitat kulturore te saj. Kjo spjegon edhe
    > faktin perse penat dhe mendjet me te ndritura te vendit, me qytetaret, jane
    > detyruar te ikin jashte vendit, ne emigracion, per te na derguar prej andej
    > mesazhe qyteteruese dhe emancipuese…Katundarizmi ka qene e me sa duket ka
    > mbetur pushteti real dhe me i pandryshueshem ne Shqiperi.
    >
    > Dhe gjithenje ia ka arritur te jete ne pushtet, pavaresisht rrotacioneve
    > dhe ndryshimit te sistemeve…Kjo eshte ndoshta arsyeja me thelbesore qe ne
    > ecim ne histori me hapat e breshkes. Kjo eshte arsyeja perse demokracia dhe
    > standartet, e bashke me to edhe integrimi i vendit per ne Europe po behet
    > kaq ngadale e me kaq shume pengesa dhe veshtiresi. Sepse pa ndonje
    > veshtiresi mund te vihet re e njejta dukuri, si pas luftes se dyte, edhe pas
    > viteve 90-te, pas permbysjes se komunizmit: majat e shoqerise u kapen e nuk
    > po leshohen nga perfaqesuesit me ambicioze te katundarise qe e "fitoi luften
    > me 200 petritat" e pare…Keta tani nuk jane te veshur me me fanella leshi e
    > xhaketa te kthyera prapsh, nuk ecin me me kepuce qe fusin uje, por me vetura
    > te shtrenjta, nuk jane te ndrojtur si ne fillim te viteve 90-te, po jetojne
    > neper vila me pishina e sekretare simpatike; ata tani veshin kostume
    > firmato, vene kollaro te shtrenjta, mbajne ore Roleks, zinxhir floriri ne
    > qafe e flasin e na sqarojne pernate neper TeVera se per ke duhet te votojme
    > …,packa se mendesia dhe veprimet e tyre publike kane mbetur te pandryshuara,
    > jane po ato te origjines katundarore, jane perhere te perndjekur nga
    > "kushtrimi i te pareve", sepse instikti i ujkut te kthyer ne nje qen shtepie
    > nuk shuhet e nuk harrohet dot vetem me lehjet e nje brezi…
    >
    >
    >
    > ****
    >
    > Per te lene menjane shembujt e shumte qe na ofron historia e jone moderne,
    > per te qene me konkrete mund te pohohet pa frike se po hyjme ne nje terren
    > te gabuar dhe se po zbulojme ndonje gje qe nuk dihet, (por ne fakt ama nuk
    > thuhet hapur) se edhe pas viteve 90-te shoqeria shqiptare u katundarizua ne
    > themel jo vetem nga levizjet e lira te njerezve, nga shpernguljet masive te
    > popullsise nga zonat e thella drejt qyteteve te medha, po edhe pse drejtimi
    > politik i vendit kryesisht ra ne duar te katundarise "revolucionare".
    > Lirine dhe demokracine me te drejte e aspirojne ata qe i kane me te pakta te
    > drejtat, ata qe jane me te privuar e me te izoluar. Po kjo nuk do te thoshte
    > edhe qe standartet e demokracise, pas permbysjes se komunizmit, mund t'i
    > vendosnin pikerisht ata qe, jo per faj te tyre, nuk njihnin rregullat me
    > elementare te demokracise e te funksionimit te nje shoqerie moderne e te
    > shtetit te se drejtes. Keshtu ndodhi qe dy zonat me rurale dhe me me pak
    > tradite qytetare te Shqiperise, katundet e Tropojes dhe te Tepelenes, jo dhe
    > aq rastesisht te kene nxjerre ne keto 15 vjet deputete dhe drejtues te
    > larte te shtetit e te institucioneve shume me teper se qytetet si Korca,
    > Shkodra,Vlora, Durresi, apo Gjirokastra te marra sebashku. Qytetaria ka qene
    > e ka mbetur ne minorance dhe kjo eshte arsyeja perse ne nuk kemi elita te
    > qendrueshme e te verteta, as intelektuale, as artistike, as shkencore dhe
    > domosdo as politike. Ndaj edhe nuk mund te qarkullojne dot elitat, si po
    > thuhet, pasi ato jane te paralizuara e te ngrira e te deformuara, per arsyet
    > e mesiperme.
    >
    > ****
    >
    > Ashtu si shpernguljet e popullsise nga fshati neper qytete behen fshatce,
    > edhe instalimi ne pushtet e neper partira eshte bere e po behet, edhe sot e
    > kesaj dite, fshatce. Eshte karakteristike e katundarise dhe dobesi e
    > qytetarise qe, ashtu sikunder shpernguljet, edhe instalimet neper hallkat e
    > pushteteve te behen e te mbeshteten patjeter nga fisi, nga katundi, nga ata
    > qe i njeh dhe qe i ke te lidhur pas vetes ne mos me fijet e gjakut, me fijet
    > e fshatit. Ndersa qytetari e mbeshtet karrieren dhe suksesin te vetja, te
    > djersa dhe te intelekti i vet, katundari ndjehet i sigurte vetem ku eshte ne
    > tufe. Ndersa qytetari eshte vetje, pra nje Une i vetedijshem dhe i
    > pergjegjshem ne komunitet e per kete arsye kerkon te kete aleat shtetin dhe
    > Ligjin, katundari eshte gjithmone nje Ne qe gjykon dhe vepron me fis e me
    > fshat e kunder rregullave qe vendos shteti, si taksat, faturat, gjykatat,
    > jeta ne nje komunitet me te gjere se fshati, respekti per simbolet
    > kombetare, etj…Per keto arsye krahinalizmi dhe nepotizmi kane qene dhe po
    > mbeten shtyllat kryesore mbi te cilat ngrihen e mbahen me kembe piramidat e
    > institucioneve te ne, pavaresisht kush vjen ne pushtet, te djathte apo te
    > majte.
    >
    > Ligji ne Shqiperi eshte i dobet, i parespektueshem dhe i pazbatueshem,
    > edhe pse katundaria ne pushtet funksionon me rregulla e ligje kanunore,
    > kryekrejt te tjera nga ato te qytetarise: sepse mendesia katundarore ka
    > lidhje e vartesi kryesisht me marredheniet dhe interesat fisnore si dhe me
    > moralin prej nje bajraktari te karfosur kotekot dhe jo me vijat e bardha te
    > rrugeve, me semaforet e kryqezimeve, apo ca me pak me standartet e
    > demokracise, me drejtesine sociale e me moralin qytetar.
    >
    > Andaj kush behet kryetar bashkie, partie, minister, kryeminister, apo,
    > qofte edhe president i ndonje sindikate, patjeter do te sjelle rreth vetes
    > njerez nga krahina e nga fshati i vet, pasi vetem me ta ai mund te ndjehet i
    > mbrojtur, i garantuar dhe i sigurte nga "rreziqet"e qytetarise. Kjo eshte
    > karakteristika me thelbesore e mendesise katundarore, pa te cilen cdo
    > katundar i zbritur ne qytet qe ka zaptuar tokat e tjeterkujt, patjeter do
    > te ndjehet i rrezikuar, i kercenuar dhe i dobet.
    >
    >
    >
    > ****
    >
    >
    >
    > Si perfundim, mund te hamendesohet se ne Shqiperi nuk ka lufte te
    > mirefillte politike mes se djathtes dhe se majtes, nuk ka dallime jo vetem
    > mes programeve te partive, po as ne veprimet, sjelljet, psiken, gjuhen,
    > mjetet dhe mendesine e lidereve tane. Ata jane te njejte. Verini re e do te
    > bindeni se ata jane vertet te njejte, tmeresisht te ngjashem.Aq re
    > nfjashem e te njejte sa edhe kyr kacafyten e mallkojne njeritjetrin, paritur
    > beheb\n vellezer. Pse dhe si ndodh keshtu?
    >
    > Sepse e vetmja lufte e vertete, ndonese e nendheshme, eshte ajo qe
    > zhvillohet nbrenda shoqerise shpitare prej me se nje shekulli, mes mendesise
    > katundarore dhe asaj qytetare. Persa kohe qytetaria do te jetene minorance,
    > Shqiperia dhe shqiptaret do te kene shume pak shanse te shijojne demokracine
    > e vertete,do te kene thuajse re pamundur te shkeputen nga keta udheheqes
    > gjysem katundare e gjysem qytetare, do ta kene shume te ladrget mundesine te
    > integrohen ne Europe..

    Nuk kam kohe te prononcohem .Le te diskutojme ne kete teme.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 21:28
  2. Mos qaj poet
    Nga gijon gijon nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 29-01-2009, 06:10
  3. Dashuria dhe urrejtja, e njėjta gjė.
    Nga bebushja nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2008, 13:51
  4. Pėr rilindjen e shpirtit
    Nga RTP nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 27-03-2007, 10:51
  5. Kisha Serbe dhe urrejtja ne Ballkan
    Nga Hyllien nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 235
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 22:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •