TIRANE-Personat që kanë aplikuar për Llotarinë Amerikane DV 2016, mund të kontrollojnë sot pas orës 18:00 statusin e tyre përmes faqes së internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë, për të parë nëse janë përzgjedhur për të vijuar aplikimin në Llotarinë Amerikane.
Disa ditë më parë në rubrikën “Pyesni Konsullin”, në faqen e ambasadës amerikane u transmetuan një seri pyetjesh dhe përgjigjesh të përzgjedhura dhe të përgatitura nga Seksioni Konsullor në lidhje me temat në interes të qytetarëve shqiptarë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo rubrikë u vjen në ndihmë aplikantëve për një informacion të saktë dhe në kohë.
Nëse ju jeni përzgjedhur – Urime! Lexoni në faqen e ambasadës amerikane, nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.
Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve është mënyra e vetme që njofton për përzgjedhjen dhe ofron udhëzime të mëtejshme sesi mund të vazhdohet aplikimi, përfshirë edhe njoftimin për datën dhe orën e takimit të intervistës për vizë. Regjistrimet për DV 2016 janë mbyllur më datë 3 nëntor 2014.
ballkanweb
Krijoni Kontakt