Kjo është injorancë e shtetit tonë.
Një gjë e tillë më ka ndodh edhe mua për në Itali. Kisha ca vula si shumë në passaportë ngaqë brenda 8-9 muajsh kam kaluar 3 herë në Itali dhe kur shkoj herën e fundit më thotë 1 police që ti s'kalon ke plotësuar 3 muajt e leje qëndrimit. Aq të prapambet jan saqë sdinin me bo llogaritë e hyrjes dhe daljes simbas vulave që të dilte sa ditë kisha qëndruar në Itali. Unë gjithsej kisha qëndruar 25 ditë. Më pyesnin mua sa ditë ke qëndruar dhe zgjati pak ky debat derisa u mërzita dhe i thash kur se di ti do ta di unë , ti je për këtë punë i thash. Aty filloi duke mbo presion, siç e ka zakon shqiptari duke më thën Djali flit mirë me mua se unë ta anulloj udhëtimin për sot dhe përfundon në rajon. Punë e madhe i thash , mund të nisem dhe nesër se kam problem. Mbas 30 min debat e kuptuan dhe më vulosën passaportën.
Mbërrij në Itali, sapo shef vulat polici, as nuk më pyes si qysh tek, direkt e vulos dhe me një sjellje të hijshme krejt ndryshe nga ajo e policisë sonë.
Krijoni Kontakt