C`mund te beje Kisha Orthodhokse per kombin me shume se sa te lutet?
Kisha Orthodhokse e ka vleresuar dhe vlereson shume dashurine per atdheun, kombin dhe per martiret e rene.
Ne keto gjurma ka ecur edhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise.
Ja nje pjese nga liturgjia (Mesha) hyjnore e Shen Joan Gojartit qe zhvillohet na Kishat Orthodhokse dhe po keshtu dhe ne Kishen tone Orthodhokse, cdo te diele dhe te kremte :
"Dhe bėhet Hyrja e Madhe.
Prifti dhe dhiaku dalin nga dera veriore pėr Hyrjen e Madhe; pėrpara shkojnė fėmijė me Kryqin, gjashtėkrahėshet, llambadha tė ndezura dhe temjanicė. Duke shkuar mesit tė kishės, dhiaku thotė:
Dhiaku: (me zė tė lartė) Tė gjithė ne, edhe tė gjithė tė krishterėt shpresėtarė orthodhoksė na kujtoftė Zoti Perėndia nė mbretėrinė e Tij, gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.
Populli: Amin.
Prifti kur arrin nė mes tė kishės thotė:
Prifti: Kryepiskopin (ose episkopin) tonė (Aksh), dhe gjithė vėllazėrinė tonė mė Krishtin, kombin tonė shpresėtar, udhėheqjen dhe ushtrinė e tij. Tė gjithė ata qė banojnė e ndodhen nė kėtė qytet: enoritėt, epitropėt, ndihmėtarėt, dhuruesit e kėsaj kishe tė shenjtė, si edhe tė gjithė ne qė marrim pjesė nė kėtė Meshė Hyjnore.
Populli: Amin.
Prifti:Ndėrtuesit e lumtur e tė gjithmonėkujtueshėm, rindėrtuesit dhe dhuruesit e kėsaj kishe tė shenjtė, ata qė ranė pėr fenė e pėr atdhenė dhe tė gjithė etėrit dhe vėllezėrit tanė qė kanė ndėrruar jetė me shpresė ngjalljeje dhe jetė tė pasosur, i kujtoftė Zoti Perėndia nė mbretėrinė e Tij, gjithnjė; tani e pėrherė dhe nė jetė tė jetėve.
Populli: Amin".
Krijoni Kontakt