Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 94
  1. #21
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga lamb-of-god Lexo Postimin
    Laç, Mbi 1 milion njerez peligrinazh tek Kisha e Shen Ndout

    • E marta e 13, eshte dhe “piku” I njerezve, por qe nga e marta e pare, kur rituali fillon, Laçi si qytet fillon e disafishohet dhe aty mund te takosh njerez te te gjithe aneve

    E marta e 13 e peligrinimit tek Kisha e Shen Ndout ne Laç ka mbledh qindra mijera njerez nga te kater anet e vendit, madje dhe tej kufijve pikerisht per te “prekur” nga afer gjurmet e shenjtit. Nuk se eshte thjeshte nje neuroze kolektive, siç dhe mund te paramendohet tek sheh varg te shkeputur ngjitur njeri tjetrit san e shkuarje dhe ne ardhje tek kodra e Kishes se Shenjte m’u siper Laçit. E marta e 13 eshte dhe “piku” I njerezve, por qe nga e marta e pare, kur rituali fillon, Laçi si qytet fillon e disafishohet dhe aty mund te takosh njerez te te gjithe aneve.

    Qe prej 18 marsit, ose “te martes se pare”, qyteti ritualisht 4 a 5 fishohet. Trenat, vetem ne keto dite, te kujtojne funksionimin me kapacitet te plote para viteve ’90-te, kur ishte e vetmja alternative udhetimi masiv. Furgonat, autobuset, gjithfare targash e markash, qe sjellin nje lume njerezish nga viset Verilindore, Shkodra, Lezha, Mati, Dibra, por dhe nga Tirana e krahinat jugore, madje dhe nga Kosova e Maqedonia, rreken te bejne punen dhe xhiron e muajit, kater te marta keshtu. Duke iu avitur Qershorit numeri i pelegrineve vjen gjithnje e ne rritje, per te arritur ne shifren e 1 milion njerezve me 13 qershor te çdo viti, e perkthyer ndryshe 1/3 e popullsise se vendit.

    Qe ne oret e para te mengjesit ky lum i papushim njerezish, drejtohen varg per ne nje koder qe te krijon ndjesine e nje çatie, e tera perbere nga gure te bardhe. Te gjithe per atje ne maje, tek Shenjtorja e Shna Ndout. Rruga behet me kembe, megjithese ka nje rruge makine. Policia ka vene rregull. Sidomos deri ne ora 14.00, ku me se shumti, pelegrinojne te ardhurit, pas kesaj ore, me te shumtet jane vendalinjte, qe shkojne te marrin bekimin e Shenjtit.Kjo dite eshte e shenuar edhe per lypesit, qindra e qindra gati ne çdo meter rruge, vijne nga ane e anes, edhe per te prekur mrekullite e Shenjtit, por edhe per te fituar. Por ndryshe nga vende te tjera, ketu shumica e tyre jane me devijime fizike te llahtarshme…

    Ne fund te fundit, edhe per keta, Shenjti ka gjetur nje rruge per t’i ndihmuar; qe per 13 te marte te fitojne sa per tere vitin. Urimit te tyre “Te ndihmofte!”, nuk ke si te mos i tundohesh per te rremuar neper xhepa. Ndersa kalon siper Laçit, njerezit besimtare fillojne te kryejne ritet sipas gjurmeve te Shna Ndout. Me se pari, nje vend pushues ne formen e shpines, ku mendohet te kete pushuar shenjti. Besimtaret mundihen te imitojne Shenjtin qe sipas tyre ka klauar ne vargmalin e Kurbinit.

    Ndersa teki shpella e Shna Vlashit njerzit marrin dhe me vete ne qese te vogla per ta pasur si derman ne shtepi e pune, per vete dhe te afermit e tyre. Ne kete peligrinazh marrin pjese te gjithe besimtaret e feve te ndyrshme. Shnda Ndou, si askush tjeter, ka qene shquar per dialog nderfetar e jo per ballafaqime luftarake, nuk e ka thene asnje fjale kunder myslymaneve, edhe pse bashkejetesa ne mes tyre ne vendlindjen e ti.

    Deshmitare te shumte okulare te thone se ketu jane bere mrekulli te pabesueshme. M. Lleshi shprehet “kam pare me syte e mij se si e sollen nje vajze pa goje e qe nuk ecte ne kembet e veta. Fjeten nje nate ketu, te nesermen i erdhi goja dhe kembet”. Po keshtu gjithesecili nga persponat qe kan frekuentuar ket kishe shprehen se kane degjuar nga mrekullit ne te çuditeshme, qe po imperjetojn edhe ne ditetb e sotme, pai njhin njrez qe sipas tyre kane gjetur derman ne kete vend te shenjte

    E marrur nga Ballkan Web

    http://www.youtube.com/watch?v=6rPheM6L0ho

    Lamb Of God For you
    Ja fute pak si kot ah . Mbi 1 milion shqiptare ?!!! E ke idene se per cfar numri behet fjale , ose vetem e ke degjuar fjalen milion!!!

    Ne Meke qe shkojne muslimanet ne pelegrinazh nje here ne vit nga cdo cep i botes , mezi qe numri arin dicka pak me shum se dy milion haxhiler!!!

    E tani ne LAC , me shum se 1 milion shqiptar paskan shkuar ne pelegrinazh!!!!!

    Ti ke problem me NUMRAT!!!!!!!!!!


    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  2. #22
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Wauu sa njerez frekuentojn kete vend te shejt.
    E ceshte cudi shkojne edhe "myslymant"!.
    Kjo eshte nje shenje e mire e eshte konferma qe ata njerez sndjekin fen e turkut.
    Un si katolik pratikant sjam futur asnjehere ne nje gjami ,as ne ate te qendres se tiranes,edhe pse nuk e fsheh qe ndonjehere mund te futem qe te shoh te kuriozohem per nje histori te kaluar te vendit ku kam jetuar.
    Por smund te futem asnjehere ne gjami te falem perse besoj vetem ne jezu krisht ,e jam besimtar i kishes katolike.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga altint71 Lexo Postimin
    Wauu sa njerez frekuentojn kete vend te shejt.
    E ceshte cudi shkojne edhe "myslymant"!.
    Kjo eshte nje shenje e mire e eshte konferma qe ata njerez sndjekin fen e turkut.
    Un si katolik pratikant sjam futur asnjehere ne nje gjami ,as ne ate te qendres se tiranes,edhe pse nuk e fsheh qe ndonjehere mund te futem qe te shoh te kuriozohem per nje histori te kaluar te vendit ku kam jetuar.
    Por smund te futem asnjehere ne gjami te falem perse besoj vetem ne jezu krisht ,e jam besimtar i kishes katolike.
    O atehere qenkemi me modern neve myslimanet qe jena fut ne kishe ,çfare jane keto budallalleqe , te gjithe njerez te zotit jane atehere papa qe lutet kur ka luftera ne vende myslimane ,bon gabim e ?
    Ti shkodron ,le e rrit ne Tirone akoma ke probleme me Xh e thu Gj sikur me qene shkodron prej Puke ,kurrigjohu o Altin pash zotin ,se nje eshte per te gjith nqs egziston.
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  4. #24
    Citim Postuar më parë nga sajmiratn Lexo Postimin
    edhe njenen edhe tjetren

    as njeren e as tjetren

    Me mahnite!!!!!!!!!!!!!!!!
    Te Allahut jane cfare ka ne qiell e ne toke.

  5. #25
    BESASHEHT Maska e PELASG
    Anëtarësuar
    11-12-2008
    Vendndodhja
    Në tokën e lashtë Pellazge
    Postime
    154
    Citim Postuar më parë nga gerrard73 Lexo Postimin
    Kjo eshte te ngjitesh mbi xhama. Nje gje qe nuk eshte aspak e vertete. Shejti ne fjale ka jetuar diku rreth 300 vjetesh pas Krishtit. Dhe njerzit shkojne per kyte shejt dhe jo se ka qene nje Kishe pagane, pastaj nuk ekzistonin Kishat ne paganizem. Shen Antoni ka qene nje njeri qe ka dhene jeten per Jezu Krishtin, dhe kush shkon ne ate Kishe shkon per te ju lutur krishterimit dhe kryqit te shejte., per te vene kemben ku e ka vene ai. Me duket se shqiptare nuk jane aq musliman sa paraqiten.
    Kush te foli per shenjtorin Anton ty?! Une fola per Kishen e Laçi dhe deklarova, qe para se te ishte kishe ka qene FALTORE PAGANE, dhe jo KISHE PAGANE, se e di me mire se ty qe nuk kane ekzistuar Kishat ne paganizem, ashtu siç nuk ekzistonin xhamite ne kohen e krishterimit!!! Dhe diçka tjeter, te permenda se: para se te qe kishe, me pare ka qene Faltore Pagane, dhe kur te flase per kete faltore, nuk e kam fjalen per shek. 3-4 pas Krishtit, e kam fjalen rreth 1500 vjete PARA KRISHTIT. Prandaj mos fol kot por lexoje mire se çfare shkrova une pastaj pergjigju!!!

    Ia kalofsh mire,
    PELASG!!!
    Pellazg nuk bëhesh, lind i tillë!

  6. #26
    εὐαγγέλιον - Ἰησοῦς Χριστ Maska e lamb-of-god
    Anëtarësuar
    21-05-2009
    Vendndodhja
    Heaven
    Postime
    115
    Citim Postuar më parë nga PELASG Lexo Postimin
    Kush te foli per shenjtorin Anton ty?! Une fola per Kishen e Laçi dhe deklarova, qe para se te ishte kishe ka qene FALTORE PAGANE, dhe jo KISHE PAGANE, se e di me mire se ty qe nuk kane ekzistuar Kishat ne paganizem, ashtu siç nuk ekzistonin xhamite ne kohen e krishterimit!!! Dhe diçka tjeter, te permenda se: para se te qe kishe, me pare ka qene Faltore Pagane, dhe kur te flase per kete faltore, nuk e kam fjalen per shek. 3-4 pas Krishtit, e kam fjalen rreth 1500 vjete PARA KRISHTIT. Prandaj mos fol kot por lexoje mire se çfare shkrova une pastaj pergjigju!!!

    Ia kalofsh mire,
    PELASG!!!
    Mfal Shok

    Po sja paske haberin e historise. Kallxom Kur asht ba kisha qa ka qen perpara edhe ku e lexove se na pasken jetu pellazget ne po ate vend ???

  7. #27
    BESASHEHT Maska e PELASG
    Anëtarësuar
    11-12-2008
    Vendndodhja
    Në tokën e lashtë Pellazge
    Postime
    154
    Citim Postuar më parë nga lamb-of-god Lexo Postimin
    Mfal Shok

    Po sja paske haberin e historise. Kallxom Kur asht ba kisha qa ka qen perpara edhe ku e lexove se na pasken jetu pellazget ne po ate vend ???
    E para, dukesh qe je shprehur gabim, nuk permenda ndonje KISHE perpara kesaj te tanishmes, thashe qe ka qene FALTORE Pellazge, dhe jo KISHE, lexoje mire citimin tim.

    E dyta, nuk ka nevoje ta lexosh ti apo une qe ne ate vend kane jetuar Pellazget, nese ti apo ndonje tjeter nuk e di qe ajo ka qene toke Pellazge(Ilire) atehere kot qe merr iniciativen te debatosh ne histori. Nejse, citimin tim e bera vetem per nje arsye, qe Kisha e Laçit, ish-vend i shenjte Pellazg te mos jete nje "monopol i krishtere", domethene te deklarohet qe ka vetem nje kishe, sikur kjo kisha te mbinte aty nga dheu!!! E deklarova dhe mesiper qe kisha eshte ndertuar mbi "rrenojat" e vjetra te vendit te shenjte Pellazg!!! Çfare pretendon ti, qe te gjesh ndonje shenjtor Pellazg aty si zbulim arkeologjik?! Duhet ta kesh parasysh qe pelegrinazhet dhe vizitat e "njerezve te medhenj" behen per nje qellim te caktuar, psh: Pelegrinazhet ne Token e Shenjte", vizitat e Aleksandrit ne Jeruzalem dhe ne Tempullin e Sais nuk qene te rastesishme, prandaj te them me plote bindjen qe vizita e ketij shenjtori(Shen Antoni) ne kete Kishe nuk qe e rastesishme, por e menduar thelle.

    Nejse, per mos t'iu futur me thelle historise, se do devijonim komplet temen, si perfundim te them se SHUME KISHA, XHAMI APO SINAGOGA NE BOTE JANE NDERTUAR MBI RRENOJAT PAGANE TE POPUJVE, PASI QE MENYRA E VETME PER TE KRIJUAR VAZHDIMESINE E FEVE TE POPUJVE TE NENSHTRUAR NDAJ FESE SE RE. RASTI ME I FRESKET ESHTE AI NDERMJET VATIKANIT DHE POPUJVE GJERMANIKE QE NDERRUAN FENE E VJETER NE KRISHTERIMIN, VETEM NE SAJE TE NJE "KOMPROMISI".

    Duke mos u zgjatur ne tej, te uroj devotshmeri ne besimin tend!
    Mbetsh me shendet!!!
    Pellazg nuk bëhesh, lind i tillë!

  8. #28
    Citim Postuar më parë nga PELASG Lexo Postimin
    Kush te foli per shenjtorin Anton ty?! Une fola per Kishen e Laçi dhe deklarova, qe para se te ishte kishe ka qene FALTORE PAGANE, dhe jo KISHE PAGANE, se e di me mire se ty qe nuk kane ekzistuar Kishat ne paganizem, ashtu siç nuk ekzistonin xhamite ne kohen e krishterimit!!! Dhe diçka tjeter, te permenda se: para se te qe kishe, me pare ka qene Faltore Pagane, dhe kur te flase per kete faltore, nuk e kam fjalen per shek. 3-4 pas Krishtit, e kam fjalen rreth 1500 vjete PARA KRISHTIT. Prandaj mos fol kot por lexoje mire se çfare shkrova une pastaj pergjigju!!!

    Ia kalofsh mire,
    PELASG!!!
    Njerzit nuk shkojne ne Kishen e Laçit sepse eshte nje faltore pagane 1500 para Krishtit, ata shkojne per t'u lutur tek shejti ne fjale(Antoni). Dhe nje njeri kur lutet duhet te besoje ne ate qe lutet, mendoj. Pra ata shkojne qe t'i luten Shen Antonit, dhe shen Antoni eshte nje shejt katolik. Kjo eshte shume e thjeshte, matematika nuk eshte opinion.

  9. #29
    BESASHEHT Maska e PELASG
    Anëtarësuar
    11-12-2008
    Vendndodhja
    Në tokën e lashtë Pellazge
    Postime
    154
    Citim Postuar më parë nga gerrard73 Lexo Postimin
    Njerzit nuk shkojne ne Kishen e Laçit sepse eshte nje faltore pagane 1500 para Krishtit, ata shkojne per t'u lutur tek shejti ne fjale(Antoni). Dhe nje njeri kur lutet duhet te besoje ne ate qe lutet, mendoj. Pra ata shkojne qe t'i luten Shen Antonit, dhe shen Antoni eshte nje shejt katolik. Kjo eshte shume e thjeshte, matematika nuk eshte opinion.
    Jam plotesisht dakort me ty, por une te thashe çfare ka qene ajo Kishe dhe çfare simbolizon ajo. Ne ate vend te shenjte, qe dikur ka qene Faltore dhe sot eshte Kishe, ka ekzistuar pelegrinazhi, dhe para se te vinte Shen Antoni aty, madje heret, shume heret!!! Çfare do te thote kjo, qe ne shekujt 15 paraL.K. shqiptaret kane qene te besimit te krishtere?! Prandaj po te them qe ajo nuk eshte nje monopol i krishtere(Katolik) por nje monopol parashqiptar(Pellazgo-Ilir).

    Mendova se me kuptove kur po shprehesha!!!
    Pellazg nuk bëhesh, lind i tillë!

  10. #30
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kisha e Laçit

    Për ne shqitparët, pa dallim besimesh, ky vend e kjo datë e 13 qershorit janë të perbashkëta dhe së bashku lutemi Zotit dhe kujtojmë Sh Antonin.


    Shenjtërorja nëpër shekuj

    Për disa shekuj me radhë kjo Shenjtërore konsiderohet si vendi më i shenjtë në tokën e Shqipërisë, i frekuentuar prej besimtarëve të të gjitha rajoneve.

    Ky vend mund të quhet i “shenjtë” sepse Zoti u flet këtu zemrave të besimtarëve, i dëgjon lutjet e tyre dhe shpeshherë me mënyra të jashtëzakonshme i plotëson dëshirat e tyre.



    Besimtarët gjatë shekujve këtu kanë pasur dy pika takimi:
    • Shpellën e shën Vlashit dhe
    • Shenjtëroren e shën Antonit.


    Përballë vendit të shenjtë në majë të malit shihen gërmadhat e një kalaje të vjetër. Aty dikur ishte qyteza e Sebastes ku ishte ipeshkëv shën Vlashi i cili kishte ikur nga qyteza dhe ishte fshehur në atë shpellë në shkëmbinj të gjallë. Paganët e zunë dhe e mbytën.

    Françeskanët erdhën në Shqipëri në v. 1240 dhe përhapën edhe devocionin e shën Antonit. Që nga viti 1349 dokumentat e përmendin si Kuvend i Noviciatit ku fretërit fillojnë jetën shpirtërore duke e kaluar me uratë, pendesë e dëshirë për t’u shenjtëruar në atë vetmi malore. Historiani i Provincave françeskane të Dalmacisë, P. Fabiandich, kur shkruan për Kuvendin e Fretërve të Sebastes thotë: Kisha e vjetër mbahet dhe çmohet me devocion si Shenjtërore, si prej të krishterëve ashtu edhe prej myslimanëve, të cilët dynden aty me shumicë për ta kremtuar festën e shën Antonit. Provinca françeskane e Shqipërisë e mbajti gjithmonë si kuvend më me rëndësi, sepse vizitohet nga shtegtarët prej të gjitha anëve të Shqipërisë”.

    Në murin e Kishës brenda ishin dy mbishkrime në gjuhën latine, i pari:
    HOC TEMPULUM CONSECRAVIT R. D. IOANNES BRUNNUS ARCHIEPISCOPUS ANTIBARENSIS ANNO INCARNATIONIS DNI MDLVII. D 2 DIMB, qe në gjuhën shqipe do të thotë:
    “Kjo Kishë u shugurua prej shumë të nderuarit Gjon Brunit, Arqipeshkëv i Tivarit në vjetin e lindjes së Zotërisë 1557 me datën 2. dhjetor.
    Ndërsa i dyti thoshte se në vj. 1605 i pari i fretërve Fra Gjon Kolleshi e riparoi kishën.


    Aty nga viti 1832 fretërit shqiptarë u shuan si Provincë, por nuk u shua devocioni i shën Antonit, i cili u mbajt për disa kohë prej misionarëve të huaj italianë. Ndër më të përmendurit janë:
    1) P. Gjon a Carpo, frat i Provincës së Bolonjës, i cili mori në dorëzim edhe famullinë e Laçit në v. 1866, ku edhe vdiq e u varros në v. 1860. Në rrasën e varrit të tij ishte ky mbishkrim: D.O.M. HIC IACENT OSSA R P IOANNIS A CARPO QUI IN CURSU MISSIONIS ANIMAM DEO REDIDIT IN HOC HOSPITIO LACI-SEBASTE DIE XXVII OCTOBRIS 1869.
    2) P. Gjon Catellani, edhe ky frat i provincës së Bolonjës, prefekt i Misionit të Epirit, vdiq më 29.04.1879.


    Në fillim të këtij shekulli këtu shërbeu P. Shtjefën Gjeçovi dhe me radhë të gjithë fretërit e tjerë shqiptarë. Në vitet ’30 At Tomë Bicaj e At Kelmend Miraj projektuan dhe filluan punimet për një rrugë automobilistike: u ndërtua pranë Shenjtërores një bujtinë për strehimin e shtegtarëve, u ndërtuan edhe parmakët rreth oborrit të Shenjtërores.
    Në tetor të vitit 1944, ndërsa ishte famullitar P. Marjan Prelaj, hospici u dogj prej gjermanëve, por shpejt u rindërtua përsëri prej tij e prej P. Engjëll Sopaj (Paliq).



    Shenjtërorja nën pushtetin komunist

    Për shumë kohë Shenjtërorja e shën Antonit gjatë regjimit komunist nuk pati shqetësime. Gjatë v. 1952 u ndërtua banesa e madhe dykatëshe për shtegtarët, ndërsa famullitar ishte P. Filip Mazrekaj. Në vitin 1965 famullitar ishte P. Mark Papaj, ku filluan të bëhen disa riparime të rëndësishme në Shenjtërore.

    Qeveria, duke e parë frekuentimin e pandalshëm të popullsisë në këtë vend të shenjtë, që edhe pse nën komunizmin, po vinte duke e shtuar besimin në të Lartin Zot, kur i shihte punët e mëdha e të çuditshme që çdo ditë ndodhin në këtë Shenjtërore, vendosi që ta shpallte “Zonë të ndaluar” për popullsinë, si “zonë ushtarake e policore, me dhunë e kamxhik u përpoq ta ndalonte besimin në Zotin.

    Ky vend i shenjtë në Sebaste ishte i pari që u mbyll prej Pushtetit komunist. Gati një vit më vonë, në shkurtin e v. 1967, duke u fshehur pas “Rinisë Studentore Revolucionare” që filloi me përdhunimin e Kishës së Shën Vlashit të Durrësit, “Shtabi revolucionar për zhdukjen e besëtytnive fetare”, sipas modelit kinez të Lin Biao, organizoi sulmin satanik, më shkatërrimtar, që njeh historia, kundër të gjitha objekteve fetare, pa marrë parasysh as vlerat historike, as kulturore, as artistike. Nuk u kursyen as kryqat e varrezave dhe dhunimi i eshtrave të të vdekurve. Kisha e fundit në Shkodër u mbyll më 19 mars 1967.

    Udhëheqësit e Shtetit komunist me mburrje e shpallën Shqipërinë “Shteti i parë ateist në botë”, që për ta ishte mburrje. I kishte verbuar inati kundër Zotit. Kështu nuk kaloi shumë kohë dhe vendin e shenjtë në Sebaste të Laçit e hodhën në erë me eksploziv, si Shenjtëroren e shën Antonit ashtu edhe Shpellën e shën Vlashit.

    Me gjithë terrorin e madh ushtrohej kundër besimtarëve, kjo Shenjtërore e shën Antonit qe e vetmja shpresë e njerëzve plot halle që me lot në sy, me sakrifica e rrezik përshkonin fshehurazi shkurret e shkrepat e këtij mali për të kërkuar ndihmë vetë prej të Lartit Zot.
    Kjo gjendje frike e terrorit vazhdoi deri në një ditë.



    Ringjallja fillon

    Me datën 13 qershor të vitit 1990 nga të gjitha anët e Shqipërisë vërshuan besimtarët e të gjitha feve për ta lutur të Madhin Zot dhe duke kujtuar Shenjtin Shën Anton. Atë ditë nuk pati fuqi që t’i pengojë, as policia, as organizatat e rinisë komuniste. Mali i shën Antonit në Sebaste u mbush plotë me njerëz, aq sa udhëheqësia e partisë u shqetësua dhe i urdhëroi njerëzit vet që t’i vinin në dispozicion të gjitha mjetet e komunikacionit, jashtë çdo orari, mjaft që populli i mbledhur aty të shpërndahej sa më parë. Radio Tirana nuk mund ta fshihte këtë ngjarje të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe e dha lajmin gënjeshtar: “Në malin e Laçit, dje u organizua një piknik i madh popullor nga të gjitha anët e Shqipërisë, ku morën pjesë mbi gjashtëmijë veta”. Ndërsa P. Leon Kabashi, plak 84 vjeçar, i cili shkoi aty t’i përcjellë prej shumë shtegtarëve shkodranë, i lutur prej popullit që të tregonte një mrekulli të shën Antonit, ai u tha: “Po pse? Çka kërkoni ju më tepër? A nuk është kjo një mrekulli e madhe që unë, plak 84 vjeçar, me ju të gjithë të gjendem sot këtu të bashkuar për ta lutur Zotit?” P. Leoni, pasi që i bëri një lutje u kthye dhe e bekoi gjithë popullin, pastaj u tha: “Zoti ua plotësoftë dëshirën!” Dëshira e të gjithëve ishte liria.
    Me të vërtetë, pas qa vitesh të kaluara nën zgjedhën e robërisë më poshtëruese të ndërgjegjës, kjo ishte dita e parë që populli guxoi të kërkojë së paku aq liri sa të lusë Zotin.


    Prandaj, për ne shqitparët, pa dallim besimesh, ky vend e kjo datë e 13 qershorit janë edhe më të shenjta. Në krye gjashtë muajve populli shqiptar hyri në rrugën e lirisë.


    Rindërtimi i Shenjtërores

    Fillimi i vitit 1991 ishte fillimi i ringjalljes shpirtërore. Mbi gërmadhat e kishave populli mblidhej për ta lutur Zotin dhe për t’i zhvilluar ceremonitë fetare.
    Inati i komunizmit kundër Zotit këtu në këtë vend shenjt nuk kishte lënë asgjë në tokë. Për ndërtimin e Shenjtërores duhej një mrekulli dhe ja:
    Në vitin 1991 P. Ernesto Caroli, drejtor i ANTONIANUM i Bolonjës e mori për sipër ndërtimin e Shenjtërores së re, po mbi ato themele të Shenjtërores së vjetër. Në marsin e vitit 1992 u bë përurimi i punimeve.


    Kisha e Laçit mbahet dhe çmohet me devocion si Shenjtërore, si prej të krishterëve ashtu edhe prej myslimanëve, të cilët dynden aty me shumicë për ta kremtuar festën e shën Antonit. Për ne shqitparët, pa dallim besimesh, ky vend e kjo datë e 13 qershorit janë të perbashkëta dhe së bashku lutemi Zotit dhe kujtojmë Sh Antonin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 16-06-2009 më 19:16
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •