Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1

    Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu anullon vizitën në Maqedoni

    PRISHTINË,27 MAJ 2009(VushtrriaPress)-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, më 13 maj 2009, mori ftesë për vizitë zyrtare njëditore nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Kjo ftesë u pranua dhe iu konfirmua palës maqedonase nga Zyra e Presidentit te Republikës së Kosovës më datë 13 maj 2009 . Ndërkohë, meqenëse pala maqedonase e ndryshoi karakterin e vizitës zyrtare, Presidenti i Republikës së Kosovës,Fatmir Sejdiu e anuloi vizitën në Republikën e Maqedonisë, të planifikuar për datën 28 maj 2009. Sipas një komunikate për media të Presidencës së Kosovës, thuhet se:Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, si dhe institucionet e Republikës së Kosovës, mbeten të përkushtuara për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e veçmas me fqinjët, duke u dhënë këtyre marrëdhënieve peshën dhe vlerën serioze që e meritojnë.
    www.vushtrriapress.shqipo.com
    www.vushtrriapress.tk

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Mire ia ka bere.
    U bo Ivanovi te tallet me shqiptaret, pthu nenen e shkjaut!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Sa me bute me Sllavet , aq me keq per Shqiptaret .. Gjest i mrekulluar i z.Sejdiu .
    Pershendetje nga Shkupi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Me ne fund ka vepru si duhet edhe ky Sejda jone,veprim shume i mire
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    mbahu Presidenti Sejdia, kjo asht diplomacia ...

    ke Shqiptart me vedi ...

    ia marrt anmiku t'keqen Kosoves! edhe ty gjithashtu!

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Maqedonia edhe 10-15 vjet jetë ka nëse vazhdon me këto politika.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    gomari para se me ngordh i qet edhe do shkelma kshtu e ka edhe maqedonia .


    BRavo presidentit .
    We are all Aliens

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    fort mirë e ka presidenti

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Lëvizja "Zgjohu" thotë se Shkupi ka "qasje joserioze dhe tendencioze" ndaj Prishtinës
    Shkup, 28 maj - Pas anulimit të vizitës së Presidentit të Kosovës në Maqedoni, ka reaguar Lëvizja qytetare "Zgjohu" nga Shkupi, duke e konsideruar si "qasje joserioze dhe tendencioze të autoriteteve të Republikës së Maqedonisë në lidhje me vizitën e paralajmëruar të Kryetarit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu". "Kosovën dhe shqiptarët i kanë vizituar shumë burrështetas duke dëshmuar respektin e tyre për kombin shqiptar dhe për kontributin e pakontestuar të shqiptarëve për zhvillimet në rajon duke i njohur si faktor kyç dhe vendimmarrës në Ballkanin Perëndimor", thuhet në një reagim të sotëm të kësaj lëvizjeje qytetare nga Shkupi, për të kujtuar se "skandalet rreth ftesës inekzistuese për z. Sejdiu gjatë inaugurimit të Ivanovit, kabineti i këtij të fundit u mundua që t'i arsyetojë me ftesën e mëvonshme për Kryetarin e Kosovës që ta vizitojë Maqedoninë". Në këtë reagim më tej theksohet se Maqedonia injoron sygjerimet dashamirëse të miqve të saj për të zhvilluar marrëdhënie të mira fqinjësore me Greqinë dhe bën të kundërtën duke përkeqësuar marrëdhëniet edhe me Kosovën dhe Shqipërinë. Por siç thuhet, autoritetet e Maqedonisë nuk guxojnë të kalkulojnë në marrëdhëniet me Kosovën dhe Shqipërine nga fakti që 1/3 të popullatës e përbëjnë shqiptar etnik që nuk tolerojnë një sjellje të tillë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    E para dua të them të LUMTë zoti PRESIDENT BAMIR TOPI që i mbajti një leksion të mirë atij maqedonasit. Maqedonasi në inagurimin e tij për shkakë se i mbetet hatri presidentit serb nuk e ftojë Sejdiun. Pastaj, ai sikur të luan me të Sejdiut i tha:
    " eja një ditë tjetër " ama " të vish kur të dua unë, e kupton"!

    Dhe ky qyqari ynë ia ktheu:
    " Ani si të thuash ti" - duke shpresuar që Ai që ka synim me të injoruar një herë që këtë se bë dy herë!
    Ose Sejdiu ka këshiltar të mjerë ose vet është i mjerë!
    Pa dinjitet!
    Që atëherë është dashtë Sejdiu të anuloj dhe të mos pranoj asnjë ftesë të maqedonasit me arsyetimin " se për momentin e ka axhenden e ngjeshur".
    Por në tërë këtë Tragjedi-komike Sejdiu sikur mezi priste ta ftojë Maqedonasi.
    Me këtë gjestë Maqedonasi i dha porosi të qartë Sejdiut që " ty të pranoj vetëm nëse ti do pranosh kushtet e mia."
    fatmir Sejdiu edhe sikur të pritej zyrtarisht nga Shkupi - sërish do të dilte si humbës ngaqë së pari Shkupi e injoroj duke i dhënë përparësi serbit, pastaj i thanë " mos u merzit fatmir se të thrasim më vonë me t'dhanë sheqera " dhe ky i shkreti ishte në gjendje të shkonte!
    Me këtë rastë dhe gjatë tërë kësaj Afere unë mund të them vetëm këtë gjë:
    Zoti President BAMIR TOPI të Lumtë dhe të falenderohem që Ju si President i imi po më bëni të ndjehem Krenar megjithëse kam bë shtetin tim më 17 shkurt të vitit 2008 dhe megjithëse Gjoja kam zgjedhë një President!
    Unë ndjehem krenar me Bamir Topin Presidentin tim!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Preng Sherri : 28-05-2009 më 07:03
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •