Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 33
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Ata Maqedonet mendojne ende se munde te luajne me Shqiptaret siq duan,kan kaluare ato kohe le ta dine ata Maqedonet se shqiptaret jane por do behen edhe me te forte si faktori kryerore ne Ballkan.
    Nese reagojme bashkarisht ndaj tyre siq beri me pare Bamire Topi ne Shkupe dhe tani ne kohen e fundit Fatmire Sejdiu do ta prekin Maqedonet realitetin.
    Vetem te bashkuare jemi te forte.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ahmeti sot paraqet qëndrimin politik për vizitën e Sejdiut

    Nga Express më 28.05.2009 në ora 7:58
    (Updated) Lideri i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, pritet që sot ta bëj publik pozicionin e tij politik për refuzimin e vizitës se Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, shtetit të Maqedonisë.

    Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, i ka thënë agjencisë së lajmeve Makfax që Ahmeti do të paraqet qëndrimin e partisë se tij sot në mbrëmje, pasi ai të kthehet nga udhëtimi i tij në Bruksel, ku ishte në një udhëtim zyrtar në BE.

    Agjencia gjermane e lajmeve DPA, kishte cituar sot mediat lokale, të cilat kishin shkruar të enjten, që koalicion në Maqedoni është zhytur në kriza pasi marrëdhëniet diplomatike në mes të Kosovës dhe Maqedonisë janë në krizë.

    Anulimi i vizitës se Sejdiu në Maqedoni ka shtyrë BDI-në që të merr në konsideratë koalicionin në pushtet duke ngritur zërin se "ky problem është ipapranueshme dhe skandal i thellë diplomatike në marrëdhëniet e Maqedonisë me shtetin e ri të pavarur”, ka shkruar sot agjencia e lajmeve DPA.

    IRJM shpreh “keqardhje” për anulimin e vizitës

    Presidenca e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë ka shprehur keqardhje që presidenti Fatmir Sejdiu anuloi mbrëmë vizitën e paraparë për sot në Shkup.

    Në një deklaratë për shtyp të presidentit maqedon, Gjorge Ivanov, thuhet mes tjerash se përkundër kësaj marrëdhëniet fqinjësore do të zhvillohen normalisht në të ardhmen.

    Në një komunikatë për opinion të lëshuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës, thuhet se presidenti Sejdiu ka anuluar vizitën e tij, pasi që ndërkohë pala maqedonase e ndryshoi karakterin e vizitës zyrtare.

    Autoritetet maqedonase kanë deklaruar se presidenti i Kosovës do të pritet të enjten pa ceremoni shtetërore ku do të mungojë garda e presidentit, si dhe flamuri i Kosovës nuk do të ngrihet në shtizë, ashtu siç ndodh me pritjet e tjera ceremoniale.

    Mirë bëri

    Presidenti Sejdiu më në fund e kafshoi hekurin më dhemb. Mori një hap vendimtar përball talljes maqedonase. Ai refuzoi të shkojë në Shkup. Ftesa ishte aq djallëzore, se Sejdiu rrezikonte ta kalonte ditën duke bërë shopping nëpër Shkup, siç bëjnë prishtinasit çdo të shtune. Mirë bëri.

    Nga Leonard Kerquki

    Presidenti Fatmir Sejdiu ka bërë një ndër hapat më të guximshëm të karrierës së deritashme politike, të mërkurën, kur njoftoi se nuk do ta vizitonte kryeqytetin e Maqedonisë.

    Kështu, ai vendosi të mbrojë dinjitetin e tij dhe Shtetit që përfaqëson.

    Presidenti Sejdiu parashikonte ta vizitonte Shkupin të enjten, me ftesë të homologut maqedonas, Gjorgje Ivanov. Por në momentet e fundit, Presidenca e Maqedonisë kishte ndërruar karakterin e vizitës, nga zyrtare siç ishte paraparë fillimisht në ftesën e Presidentit Ivanov, në private.

    Dhe, gjithçka ndodh vetëm disa ditë, pasi që Presidenti Sejdiu nuk ishte ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Ivanov, për shkak të prezencës së Presidentit të Serbisë, Boris Tadic.

    Të mërkurën, Presidenti i Kosovës ka vendosur t’i jap fund kësaj përbuzje.

    Në mbrëmje, Presidenca sqaroi tërësisht situatën, përmes një komunikate shtypi.

    “Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, më 13 maj 2009, mori ftesë për vizitë zyrtare njëditore nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, z. Gjorgje Ivanov. Kjo ftesë u pranua dhe iu konfirmua palës maqedonase nga Zyra e Presidentit te Republikës së Kosovës më datë 13 maj 2009”, thuhet në komunikatë.

    “Ndërkohë, meqenëse pala maqedonase e ndryshoi karakterin e vizitës zyrtare, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e anuloi vizitën në Republikën e Maqedonisë, të planifikuar për datën 28 maj 2009”.

    Presidenca ka dërguar edhe ftesën e homologut të tij maqedonas, që ishte dërguar përmes Shefit të Zyrës së Maqedonisë në Prishtinë.

    “Presidenti i Republikës së Maqedonisë ka nderin të ftojë Presidentin e Republikës së Kosovës për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, në datën 27, 28 apo 29 maj 2009”, thuhet në ftesën e Presidencës maqedonase që kishte mbërritur në Presidencën e Kosovës me 13 maj.

    Por, në ndërkohë, Presidenti Ivanov kishte ndërruar mendje.

    Mediat e Shkupit njoftuan të martën se Presidenca e Maqedonisë ka ndryshuar agjendën e pritjes së Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, duke pritur atë në vilën private presidenciale “Biljana” në Ohër dhe jo në Shkup.

    Arsyeja e kabinetit të Presidencës në Shkup ka qenë se Presidenti Ivanov do të jetë i pranishëm në Ohër më 28 maj, në Forumin e Biznesit Maqedoni-Turqi, që është mbajtur të martën dhe të mërkurën në këtë qytet.

    Të mërkurën, ndërkaq, Kabineti i Presidentit Ivanov kishte njoftuar se takimi me Sejdiun do të realizohet në Shkup, në vilën presidenciale “Vodno”, dhe jo siç ishte planifikuar më parë në vilën presidenciale “Biljana” në Ohër.

    Përfaqësues të presidencës kanë njoftuar për agjencinë e lajmeve INA se “edhe pse ishte paralajmëruar takimi në Ohër, megjithatë agjenda është ndryshuar brenda ditës së djeshme dhe se Ivanov e Sejdiu do të takohen në Shkup”.

    Por edhe këtu qëndronte një hile.

    Sipas burimeve të Express, Presidenca maqedonase nuk parashikonte ta nxirrte Gardën e Nderit, as nuk parashikonte intonimin e Himnit të Kosovës, nuk kishte paraparë vendosjen e tepihut të kuq, ashtu sikurse nuk e kishte ndërmend ta vendoste Flamurin e Kosovës në ndërtesën e Presidencës.

    Këto ishin arsye të bollshme për Presidentin Sejdiu.

    Megjithatë, në njoftimin dërguar mediave, Presidenti thotë se vazhdon të jetë i përkushtuar për ndërtimin e raporteve të mira me fqinjët.

    “Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, si dhe institucionet e Republikës së Kosovës, mbeten të përkushtuara për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e veçmas me fqinjët, duke u dhënë këtyre marrëdhënieve peshën dhe vlerën serioze që e meritojnë”, thuhet në komunikatë.

    Zëdhënësi i Presidentit të Maqedonisë, Lube Tevdovski, ndërkaq, në një prononcim për Klan Kosova, tha se Shkupi mbetet i përkushtuar për ta realizuar takimin mes Ivanovit dhe Sejdiut.

    Tevdovski nuk ka përjashtuar mundësinë që Presidentit Sejdiut t’i dërgohet një ftesë e re ditëve të ardhshme.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Po mor po,të gjithë kenkemi në nji za..,se mirë paska ba z. Fatmir Sejdiu që nuk paska shkua në Shkup.
    Por,ka edhe nji gja tjetër kjo mesele.
    Në këso lloj situatash,duhet mbështetë Presidenti nga të gjithë,sidomos nga Qeveria dhe kreret tjerë të institucioneve të shtetit.
    Kam dro se makedoncave ua ka la amel dikush tjeter, që shkonte va e pa va në Shkup,herë për punë shteti.. ,e herë privatisht, për do takime me disa "bisnismenë nga Shqipëria" e që kurr nuk u banë publike- pse bash në Shkup me u takua krerët e shtetit me vllazen t\vet për punë qeverie e kontratash...???!!!
    Derisa të mësohemi të rrespektojmë shtetin ,kufijtë,djersen e token tonë,do të kemi edhe këso marifetesh edhe nga makedoncat....

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sejdiu di të thotë dhe JO

    Nga Armand Shkullaku më 28.05.2009 në ora 12:47
    Shkupi zyrtar tentoi, një ditë më parë, të përdorte të njëjtën strategji hileqare, me të cilën po i trajton kohët e fundit marrëdhëniet bilaterale me Republikën e Kosovës. Ftesa për një vizitë zyrtare për Presidentit Fatmir Sejdiu u shndërrua papritur në ftesë për një vizitë pune.

    Madje jo në Shkup, por në Ohër, ku presidenti i sapozgjedhur, Ivanov, do të gjente kohë të shkëputej nga forumi i biznesit turko- maqedonas, për t’i dhënë dorën homologut kosovar. Ky ishte plani maqedon, sipas variantit të njohur, që edhe palën kosovare ta begenisë disi, por edhe në raportet me Beogradin të mos shkaktojë asnjë lëkundje.

    Shkupi e provoi me sukses një lojë të tillë diplomatike, kur refuzoi të ftonte në ceremoninë e inaugurimit të presidentin Ivanov, kreun e shtetit kosovar, Fatmir Sejdiu. Heshtja dhe tërheqja gati me përulje e Sejdiut, “u ble” me një ftesë zyrtare që protokolli maqedon ia dërgoi pa humbur kohë liderit kosovar. Ky i fundit e pranoi dhe gjithçka u konsiderua një operacion i sukesshëm për diplomacinë maqedone. Serbia mbeti e kënaqur që kushti i saj u plotësua, ndërsa Kosova, pas shkopit, u gëzua me karrotën.

    Por Shkupit, përballë përuljes së palës kosovare, me sa duket edhe karrota i është dukur tepër. Një ceremoni zyrtare dhe një pritje shtetërore e presidentit Fatmir Sejdiu, i pari homolog që do të takohej zyrtarisht me presidentin e ri maqedon, mund të irritonte Beogradin, që ende nuk e ka kapërdirë njohjen e Kosovës nga vendet fqinjë. Zgjidhja është menduar përsëri në kurriz të palës kosovare. Thelbi i vizitës është ndërruar, duke menduar se edhe këtë radhë Fatmir Sejdiu nuk do të thotë jo. A nuk ka qenë kështu dhe herët e tjera?

    Po, ka qenë. Por këtë herë Fatmir Sejdiu tha: JO. Dhe kishte shumë arsye për ta bërë këtë. Presidenti i Kosovës u detyrua ta kapërdijë fyerjen që iu bë atij dhe vendit të tij, duke mos i konsideruar të barabartë me të tjerët në rajon në ceremoninë e inaugurimit të Ivanovit, për hir të stabilitetit dhe konjukturave të brishta pas njohjes së pavarësisë. Për këtë iu desh të paguajë një faturë të lartë dinjiteti përballë opinionit publik që thuajse i gjithi kërkoi që shteti i tyre të respektohej. Një nëpërkëmbje e dytë do të ishte fatale dhe do ta zhvlerësonte krejtësisht institucionin e presidencës. Prandaj Fatmir Sejdiu tha jo.

    Nëse ai do të kishte pranuar të shkonte në Ohër për një takim pune me Ivanovin, Shkupi zyrtar do të bindej se me institucionet e Kosovës mund të sillesh si të duash. Madje nuk do të ishte çudi, që presidentin Sejdiu ta kthenin edhe në kufi, për “defekt të kompjuterit”, e t’i thonin që vizitën mund ta bënte një ditë tjetër. Këtë tejkalim të pasjellshëm dhe arrogant të së drejtës nga pala maqedone, Sejdiu nuk kishte si ta toleronte. Dhe veproi shumë mirë duke e refuzuar ftesën e përçudnuar.

    Presidenti i Kosovës kishte arsye t’i thoshte jo diabolizmit të fqinjit jugor edhe në emër të asaj çka ai përfaqëson. Sejdiu duhej të tregonte se ai di të sillet si President i një vendi të pavarur dhe se i respekton të gjitha ndjeshmëritë e qytetarëve të tij. Një lider, që ka kurajën t’i përgjigjet dhe të shkojë në sinkron me shqetësimin e opinionit publik.

    Ai këtë herë ka thënë jo edhe në emër të qytetarëve të Kosovës. Dhe Presidenti përsëri ka bërë mirë që e refuzoi takimin.
    Fatmir Sejdiu duhej të thoshte jo edhe për të vendosur në vend autoritetin e vendit të tij në raport me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë bazohen mbi reciprocitetin dhe Shkupi nuk mund të aplikojë vazhdimisht standarde të dyfishta me Kosovën.

    Ai nuk mundet, i detyruar mesa duket nga presioni ndërkombëtar, që edhe ta njohë Kosovën shtet, por edhe të zvarrisë marrëdhëniet diplomatike. Nuk mundet të deklarojë se e respekton fqinjin verior, por qytetarët dhe presidentin e tij t’i trajtojë si të dorës së dytë. Duke refuzuar ftesën për të takuar Ivanovin, presidenti Sejdiu i dha më në fund një leksion të mirë Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, atë se me Kosovën, këtej e tutje, duhet bërë kujdes.

    Sjellja e kujdesshme nuk duhet përkthyer gjithnjë si dobësi. Edhe për këtë mesazh, Sejdiu bëri mirë që refuzoi.

    Vendime të tilla, ndonëse jo shumë të mëdha në dukje, janë pika kyçe në marrëdhëniet mes shteteve. Shqiptarët e Kosovës, sot e kanë ndjerë shtetin e tyre.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nje qendrim dinjitoz qe duhet vazhduar me tej pa i bere ter syri.

  6. #16
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Kjo eshte nje Idiotizem i skllaveve si gjdo her duke u munduar te na injorojn,
    Por gjesti i Presidentit te Shtetit Fatmire Sejdiu mua personalisht me ka knaq shpirtin (Ta ha Zemren o Fatmir Sejdiu)..
    Te ju tregojm atyre se edhe dim me ju qu ne p**** Te sames E me ju q* ropt e Maqedonve te m***..
    Pisat nihere mendojn se luajn ende K*** me neve. U a *** motrat atyre Skllaveve te m***..

    Me vjen keq shume forumist te dashur se keshtu nuk shprehem asnjeher por besoni jam shume me nerva ne kete rast.. Ju lutem me falni kesaj here..
    Me shume respekt per Forumin ...
    Roi
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Citim Postuar më parë nga Roi Lexo Postimin
    Kjo eshte nje Idiotizem i skllaveve si gjdo her duke u munduar te na injorojn,
    Por gjesti i Presidentit te Shtetit Fatmire Sejdiu mua personalisht me ka knaq shpirtin (Ta ha Zemren o Fatmir Sejdiu)..
    Te ju tregojm atyre se edhe dim me ju qu ne p**** Te sames E me ju q* ropt e Maqedonve te m***..
    Pisat nihere mendojn se luajn ende K*** me neve. U a *** motrat atyre Skllaveve te m***..

    Me vjen keq shume forumist te dashur se keshtu nuk shprehem asnjeher por besoni jam shume me nerva ne kete rast.. Ju lutem me falni kesaj here..
    Me shume respekt per Forumin ...
    Roi
    Mos ta nin besoj pak a shume te gjithe ndjehemi njesoj
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pozita e opozita, pa dallim, përshëndesin anulimin e vizitës së Sejdiut

    Vendimi i presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu që ta anulojë vizitën e tij në Maqedoni, është njëri prej vendimeve më të mira që ai ka marrë prej se mbanë postin e presidentit të vendit. Këtë vlerësim e kanë dhënë përfaqësues të partive politike të Kosovës, si nga pozita ashtu edhe nga opozita.

    Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, kanë deklaruar se presidenti Sejdiu ka marrë një vendim të drejtë, karshi siç e kanë qujatur ata lojës që ka bërë pala maqedonase me rastin e vizitës së kreut kosovar që duhej të realizohej sot në Shkup.
    Edhe partitë opozitare në Kosovë, AAK dhe AKR, kanë përkrahur vendimin e presidentit Fatmir Sejdiu. Ata thonë se Sejdiu me këtë ka treguar dinjitet dhe u ka treguar maqedonasve, se Kosova është shtet dhe kur të bëhen ftesa për vizita, duhet të bëhen në kuadër të shtetësisë së një vendi.
    Sipas opozitës, Maqedonia dëshiron të luaj me dy palë letra, dhe të shikojë çfarë dëshiron Serbia, por edhe shikon nga Kosova, duke theksuar se Maqedonia po duket se ende nuk e ka kuptuar realitetin e krijuar në Kosovë.
    RTK 28 maj 2009 - 13:56:32
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Të gjithë jemi të irituar nga gjesti, mbase edhe gjestet poshtëruese të pushtetit maqedon ndaj Kosove, besa edhe ndonjëherë edhe kundrejtë Shqipërisë! I gëzohemi dhe i përkrahim, më në fund, këtyre vendimeve të drejta apo "jo"-ve të Presidentit Topi dhe Presidentit Sejdiu! Por, këto "jo"janë të vogëla, të buta do të thosha, sepse Maqedonia dhe Serbia, pse jo edhe Mali i Zi (Bosna, ta zëmë se është ca më largë) meritojnë t´ua përplasesh në fytyrë nga një "JO" të madhe, nga një "JO" të fortë, nga një sosh tronditëse, nga e cila vështirë që do ta merrnin vetvetën! Por, për një "JO" të madhe, kujtoj unë, nuk është ende koha, duhet pritur edhe pak kohë!
    Do e sqarojë, përse nuk është koha për një "Jo" të madhe, të fortë dhe tronditëse për fqinjtë tonë mospërfillës ndaj Kosovës shtet, besa edhe Shqipërisë shtet gati qe 100 vjet!
    Në odat e një fshati të Drenicës thonë se nuk kishte të drejtë të flas ai burr, zot i akëcilës shtëpi, që nuk e kishte një penë qe, apo një ka të vetëm për ta lëruar tokën! Po njëri nga fshatarët, vërtetë kishte qëlluar i varfër dhe qe nuk kishte, ndonëse deshironte edhe ai ta flasë ndonjë fjalë në ato oda! Bëri e c´bëri, drodhi i c´drodhi dhe shkoj në pazar dhe bleu jo një penë qe (për këtë duheshin para e nuk kishte), por dy mëzeter të vegjel dhe i gjithë fsahti e mori vesh. Në mbrëmje shkoj në një nga odat dhe menjëherë desh ta marr fjalën, por i thanë nuk ke të drejtë, nuk i ke një penë qe! Po, kam të drejtë të flas, ua ktheu ky, duke ua përkujtuar se tashmë i ka blerë dy mëzet dhe, edhe pse të vegjel, ata do të rriten dhe do të bëhen qe! Oda ia dha fjalen!
    "Jo"e madhe do të vijë ashtu heshturazi, atëherë kur të përfundoj Autostrada Durres-Kukes dhe kur hapet mundësia që mallërat për tregun e Kosovës të barten, qoftë edhe me anije (qoftë edhe nga Amerika Latine), deri në protin e Durrësit e pastaj të dërgohen për në Kosovë, duke i injoruar mallërat maqedonase dhe serbe po se po!
    Jo e madhe do të vijë ashtu heshturazi kur të arrijë që Shqipëria të prodhojë mallëra ushqimore, pse jo edhe tjera, të majftueshme për nevojat e veta, por edhe për Kosovën, njëkohësisht edhe Kosova t´i shfrytëzojë ato potencaile jo të pakëta për prodhimin e ushqimit për tregun e vet, pse edhe jo edhe për tregun e Shqipërisë! Shqipëria dhe Kosova kanë një përparësi të madhe kundrejt Maqedonisë dhe Serbisë, sepse Kosova përmjet Shqipërisë mund të dalë në det, ndërsa dy fqinjët që na injorojnë nuk kanë det!
    Jo-ja e madhe do të vijë atëherë kur Kosova ta këtë ulësen e vet në Kombet e Bashkuara dhe unë mendoj se kjo do të ndodhë një ditë, ndoshta s´do të shkojnë as dy vite!
    Kujtojeni sjelljen poshtëruese të Maqedonisë kundrejtë Shqipërisë, një vit më parë, atëbotë kur krerëve maqedonas iu kishte mbushur mendja se vetëm Maqedonia do të pranohej në NATO e jo Shqipëria! Ndodhi e kundërta!
    Eshtë mirë që dy qeveritë tona, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, bashkëpunojnë shumë mes veti(madje më shumë se sa mendojmë edhe ne), posacerisht Qeveria e Kosovës(ende e papërvojë) ka mbështetjen e fort të Shqipërisë!
    Tashmë kufiri Shqipëri Kosovë thuase është formal dhe duhet të jetë edhe më formal, deri sa një ditë, kur të vijë koha....!Bashkëpunimi ekonomik dhe integrimi ekonomik duhet të ecet e mundësisht të përshpejtohet dhe një nga parakushtet për këtë ishte një rrugë dhe ajo thuase vec është bërë, Autostrada Durres Kukes...
    Kur të bëhen këto dhe shqipëtarët të jenë një faktor serioz ekonomik, tregëtar, gjeostrategjik, pra edhe politik, atëherë s´do të këtë sjellje nëncmuese apo edhe kërcënuese nga shteti i Maqedonisë, i Serbisë...kundrejt Kosove e Shqipërie!
    Gëzuar të gjithëve Autostrada Durrës Kukës, autostradë e integrimit, e bashkëpunimit e lidhjes, Autostradë e bashkimit dhe e mbrojtjes së Pavarësisë së Kosovës!
    Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia nuk e shohin me sy të mirë këtë Autostradë! Mbase kjo, është një "Jo" e madhe për to dhe për interesat politike dhe ekonomike të tyre!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Kryeministri Thaçi: Shkupi zyrtar duhet të largohet nga ndikimi i politikës së mbrapshtë të Beogradit në raport me Kosovën

    Prishtinë, 28 maj 2009

    Pas takimit që kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar me shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare, është përgjigjur edhe në interesimin e medias lidhur me anulimin e vizitës së presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu në Republikën e Maqedonisë. Kryeministri Hashim Thaçi, në këtë rast ka deklaruar:

    “Ky është vendimi më i drejtë, i mundshëm, i presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Është vendim i institucioneve të Kosovës, dhe si i tillë, e ka përkrahjen time të plotë, dhe të vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Definitivisht, Shkupi zyrtar duhet të largohet nga ndikimi i politikës së mbrapshtë të Beogradit në raport me Kosovën”.

    “Ne po investojmë që të kemi raporte shumë të mira si dy shtete të pavarura, sovrane, demokratike dhe me perspektivë të sigurt euroatlantike, edhe për Kosovën edhe për Maqedoninë. Por, Kosova e ka dinjitetin e vet, e ka krenarinë e vet, është shtet i pavarur që i merr vendimet e veta. Ne do të vazhdojmë punojmë që të kemi bashkëpunim të mirë me Maqedoninë, siç e kemi pasur deri më tash” - ka theksuar kryeministri Hashim Thaçi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •