Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Orrestohet Ne Belgjike Shqiptari Me I Kerkaur Ne Te Gjithe Europen, Eduart Prendushi

    ANTIKRIMI
    Njė agjente italiane ndoqi nga pas motrėn e Eduart Prendushit dhe zbuloi vendqėndrimin e tij

    Policia italiane arreston nė Bruksel kapon shqiptar

    Arrestohet nė Bruksel Eduard Prendushi, shqiptari i kėrkuar nė tė gjithė Europėn. Ai ishte shpallur nė kėrkim nga policia italiane, e cila e akuzon pėr trafik ndėrkombėtar droge, armėsh dhe tentativė vrasjeje. Inspektorėt italianė kanė ndjekur 23 -vjeēarin nga Shqipėria me pseudonimin Edo nė tė gjithė Europėn deri sa e kanė prangosur dy ditė mė parė nė bashkėpunim me policinė belge. Lajmi ėshtė pohuar dje nga mediat italiane. Sipas tyre, Prendushi ėshtė njė nga kapot e rinj tė mafias shqiptare nė Europė. Prendushi ishte “zhdukur” nga Italia qė mė 29 mars tė vitit tė kaluar. Zhdukja e tij pėrkonte me njė ngjarje tė ndodhur nė Asti tė Italisė. Njė person kishte zbrazur njė karikator tė tėrė pistolete kundėr njė gruaje shqiptare me dokumente tė rregullta dhe qenit tė saj. Shqiptarja, emri i sė cilės nuk mund tė bėhet publik, ndodhej nė ballkonin e shtėpisė kur plumbat e kanė plagosur lehtė nė njė kėmbė dhe i kanė vrarė qenin. Hetimet e policisė italiane nxorrėn menjėherė nė dritė emrin e Eduard Prendushit. Ai ishte njė person i njohur pėr policinė italiane, e cila e kishte shpallur nė kėrkim pėr veprat penale tė trafikut tė drogės dhe armėve. Prendushi kishte arritur t’i shpėtonte policisė sė qytetit tė Astit, e cila kishte arrstuar rreth 40 pjesėtarė tė klanit tė tij. Sipas hetimeve tė policisė, shkaku pėrse Prendushi kishte qėlluar mbi gruan shqiptare ishte njė shtetase rumune, e cila ishte detyruar qė tė prostituohej rrugėve tė Italisė. Gruaja shqiptare rrinte pranė klanit rival tė Prendushit dhe pėr pasojė ai kishte dashur qė tė hakmerrej ndaj saj. Mė pas, 23- vjeēari nga Shqipėria, ishte zhdukur pa lėnė gjurmė. Hetimet treguan se ai nuk kishte njė vėndqendrim fiks por lėvizte gjithmonė. Kėtė e bėnte nga frika e policisė dhe e klaneve rivale nė trafiqe. Ai lėvizte ndėrmjet qyteteve tė Brukselit, Liezhit dhe Parisit dhe kishte dy shtėpi, njė nė Francė dhe tjetrėn nė Belgjikė. Pėr tė mos rėnė nė sy, ai kishte tentuar qė tė regjistrohej nė Belgjikė si shtetas lituanez. Pėr kėtė Prendushi do tė ndihmohej edhe nga e dashura e tij lituane, por pa sukses. Autoritetet belge ia kishin refuzuar disa herė kėrkesėn pėr leje tė rregullt qėndrimi. Informacionet qė disponon pėr tė policia italiane tregojnė se kishte lidhje me krerė tė lartė tė mafias europiane. Prendushi lėvizte gjithmonė me makina tepėr luksoze dhe mbante lidhje me mafian ruse. Deri tani kėto informacione nuk janė saktėsuar nga policia italiane. Edo kishte krijuar nė Belgjikė njė “parajsė” tė vėrtetė. Ai ftonte shqiptarėt e tjerė qė tė shkonin tek ai nė Belgjikė. “Amerika ėshtė kėtu. Ligje tė buta dhe para me shumicė”,- u thoshte ai bashkėkombasve. Lėvizjet e tij u pikasėn nga policia italiane, e cila filloi qė ta ndiqte dhe ta pėrgjonte. Ata e zbuluan Eduard Prendushin, me anė tė sė motrės, e cila banon nė Fossano tė Italisė. Duke pėrgjuar telefonin e saj, policėt italianė, kishin arritur qė tė gjenin vendndodhjen e tij tė saktė. Nėpėrmjet telefonit, Edo kishte lėnė takim pėr tė festuar Vitin e Ri sė bashku me tė motrėn. Nė ndjekje tė gruas ėshtė vėnė njė agjente e policisė italiane, Lucia Allegretti. Ajo e ka ndjekur shqiptaren deri nė momentin qė ėshtė takuar me tė vėllanė. Mė pas, njė aksion i policisė dhe prokurorisė italiane nė bashkėpunim me repartet speciale belge, ka sjellė arrestimin e shqiptarit 23- vjeēar. Tashmė Edo ndodhet nė burgun e Brukselit nė pritje tė ekstradimit drejt Italisė.
    Ened Janina

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Le ta ngordhin kte kelysh krokodili. Tja shtypin koken.
    Bravo agjentja italiane.

  3. #3
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Si ka mundesi mo lol qe ai 23 vjec te jete koka e nje rrjeti te tere mafjoz.Une kam dyshimet e mia per kete rast ,por perseri ky i meriton ca dhjetra vjet burg.
    PAUCA SED MATURA

  4. #4
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    pahhhh kuku ai eshte femije hala edhe me kene mafioz...
    i ka hype vedi ne qejf shqiptarve ne europe....

  5. #5
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Nuk eshte mosha tij qe s'e ben "capo dei canonieri", kur dihet qe Napoleoni 20 vjeē u be gjeneral, Aleksandri 30 vjeē vdiq, pasi pushtoi gjithe boten.

    Po ta lexonit me vemendje artikullin (te hartuar keq) mund te kuptonit me shume prej tij.
    Ēfare psh? Qe titulli i tij bombastik nuk i pershtatet mbrendise feminore e qesharake.

    Ē'kuptojme me qesharake? Qe nje KAPO (i vertete) nuk e ka te veshtire per LETRA ne perendim, kjo eshte gjeja me e lehte per te.
    Gjithashtu nje kapo, ben kujdes nga telefoni, si dhe nuk "tenton" por "vret".

  6. #6
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    oranment ....jam dakort me ty..por ta dish se na shqiptaret sjena shqu shume per mafioza..vec per te pa mend.....sepse se dina ca don me thane mafie...as ku i bjen shpia e saj...
    ai eshte si puna e asaj ferres qe perzihet neper kembe po sqet gja ne drite..

  7. #7
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    As per Ylla motra! s'jemi shqyer (me fal shquar) ndonjehere, megjithese ju gocat e shqipes e mbani veten per p..... me te bukur te botes.

    Tjeter, Mafia s'eshte ēudi te jete sajim shqiptar, po te shohesh vendin e lindjes, Kalabri, Siēili (Itali te jugut).
    Ajo qe sot ka ndryshuar, eshte etiketa, mafioz quhet dhe nje vjellajdut pulash.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    i dashur ornament.....na shqiptarer shquhemi per shume gjana...qe sasht nevoja mi permende...une sarrij me kuptu ku deshte me dale ti ke bukuria ketu...sepse asht krejt jasht teme...
    po nqs femrat shqiptare jane ashtu edhe ti je i keq sepse ...gru shqiptare te ka ba apo jo??????
    here tjeter maju temes i dashur.....sepse e ban boring...ok
    take cARE honey

  9. #9
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Yllo, s'qe dashakeqe, perveēse loje fjalesh. Duket qe ti e morre mbrapsht. Me lart desha me thene; per tjeter e mban veten, per tjeter te mbajne te tjeret, tjeter je.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    131
    vajza
    mos u mmerzisni se edo do dal mmrena muajit

    me rrespekt Shahu1
    vendbanimi torino 45 km larg astit

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-02-2023, 14:52
  2. Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-06-2004, 08:43
  3. Marrdheniet Europiano-Amerikane. Konflikt apo Bashkepunim?
    Nga huggos nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 23-12-2003, 19:45
  4. Berisha ne Europe..mbas Tritan Pollos ( ???).
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2003, 12:57
  5. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •