Mitrovicë -- Një numër deputetësh shqiptarë në Kuvendin e Kosovës, pas vrasjeve misterioze të aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë marrë kërcënime anonime se do të zhduken sepse janë duke punuar kundër interesave kombëtare shqiptare dhe që duan që nga skena politike në Kosovë t'i largojnë "çliruesit" e vet. Anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga radha e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se pas vrasjes së zyrtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Tahir Zemajt në Pejë disa herë ka qenë i kërcënuar anonimisht me vrasje. Burimet mirë të informuara i kanë thënë agjencisë BETA se Haliti nuk është i vetmi deputet shqiptar në Kuvendin e Kosovës i cili është i rrezikuar nga kërcënimet, si përmes letrave, ashtu edhe me telefon. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naim Jerliu disa herë ka qenë i kërcënuar me telefon. Për këtë arsye edhe nuk është duke u paraqitur në seancat e fundit të organeve të Kuvendit, kurse refuzon që në Parlament të vijë në shoqërim të policisë. As anëtarët dhe deputetët tjerë të shquar të LDK nuk janë duke shkuar në Kuvend ose këtë e bëjnë të shoqëruar nga policia. Në mesin e tyre janë Kolë Berisha dhe Sabri Hamiti, shef i grupit të deputetëve të LDK në Kuvendin e Kosovës. Në kontekstin e kërcënimeve deputetëve shqiptarë, burimet e informuara në Prishtinë pohojnë se në Kosovë ka filluar të prononcohet "Armata Kombëtare Shqiptare", duke iu kërcënuar bashkëkombasve, të cilët "kanë bërë mëkate ndaj interesave të bashkësisë së vet në Krahinë dhe në rajon ". Këtë organizatë e kanë krijuar në verë të vitit 2001 pjesëtarët e pakënaqur të UÇK, udhëheqësi i së cilës Ali Ahmeti e ka pranuar Marrëveshjen Paqësore të Ohrit, me të cilën ka marrë fund konflikti shumëmuajsh i ekstremistëve të armatosur shqiptarë dhe forcave maqedonase të rendit. UÇK deri më tani e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e një numri policëve dhe rrëmbimin e civilëve maqedonas, duke e paralajmëruar vazhdimin e luftës së armatosur, "për realizimin e interesave kombëtare gjatë shumëdhjetëvjetëshave në Ballkan".
Ky artikull eshte marre nga agjencioni serb i lajmeve B92.
Krijoni Kontakt