KONKURSI
Nė konkurs tė asaj vere,
Qė u bė me gjithė insektet,
Ēmim i parė iu dha gjinkallės,
Si talent pėrmbi talentet.
Mori pjesė dhe milingona,
Po ajo s'fitoi asgjė,
Qe e lodhur asaj vere,
Mblidhte grurė njė pėr njė.
Kur gjinkalla, kjo fodulle,
Milingonėn pa tė qante,
Iu afrua ashtu krekosur
Dufn' e vjetėr s'mund ta mbante.
"Tė kujtohet vjet nė dimėr,
Kur s'mė dhe njė dorė ushqim?
Sa kam hequr unė e shkreta!
Ndėrsa sot, fitova ēmim ...
Tani kot e ke qė qan,
S'je pėr kėngė, veē pėr punė."
- Ke tė drejtė, i tha tjetra,
po, gabimin e kam unė.
Veēse ti mos e harro,
Ti qė veten sot pėlqen,
Kėngės shum' mos iu gėzo,
Sepse dimri prapė vjen ...
DUART
Dora e djathtė i tha sė majtės:
Punė bėj mė shumė nga ti.
Pesha ngre, godas nė shenjė,
Jam e zonja gjithsesi.
Lapsin marr e nė fletore,
Shkruaj gjithēka qė unė dua,
Pa dyshim, jam mė punėtore,
S'mund tė hahesh dot me mua.
Ē'mburresh kot, i tha e majta,
Njera dorė, tjetrėn lan.
Dhe tė dyja lajnė faqet,
Rri pra urtė, tė kam xhan ...
BLETĖT DHE GRERĖZA
Me polenin lulevesė,
Bukur bletėt endėn hojet.
Hyri grenxa qėllimzezė,
Nė koshere kur s'pa rojet.
Merr kėtu e shpjerė atje,
Ku i kishte hojet bosh.
Po kur bletėt vunė re,
Pritė i zunė te njė qosh.
Porsa hyri, menjėherė,
vrap e kapėn nė kosherė:
Ti na vidhke moj e ligė,
Ne tė vuajmė, ti tė hash?
Iu versulėn me vėrtik.
Tė pajetė e flakėn jasht...
Krijoni Kontakt