PËRSE E PRANOVA FENË ISLAME?

FADLULLAH WILMONT, historian (Australi)

Religjioni në shumë vise të Australisë, ku unë kam lindur, nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve. Shumi-ca e banorëve të saj janë ate*istë. Në këtë mjedis jam rritur.

Kur i fillova studimet në universitet lexova disa libra shken*corë. Njëri prej tyre ishte vepër e autorit frëng, La Come de Llet, në të cilën shtrohej një çështje jetësore: A është e mund-shme që jeta të ketë filluar rastësisht? Ky libër më vuri përballë kësaj pyet*jeje: Si filloi jeta? Deri atëherë nuk besoja në asnjë reli*gjion, por fillova të mendoj se përveç krijimit duhet të ekzis*tojë edhe një fuqi e madhe, e kjo fuqi është ajo e Zotit.

Më vonë u detzrova të largohem nga fshati dhe u vendosa në kryeqytet, ku edhe fillova të punoj në një bankë. Në atë kohë ba*noja në një familje të krish*terë, në të vërtetë shpirtë-risht religjioze.

Në këtë familje fillova të mësoj e të ndiej se re*ligjioni vërtet ekziston dhe se qenka e nevojshme që njeriu të jetë fetar. Feja e përmirëson njeriun, sjelljet e tij dhe njëkohësisht e furnizon me kënaqësi psiko*logjike. Të gjitha këto ndikuan dhe u bëra i krish*terë. Përpiqesha të isha i krishterë sa më i mirë. Fillova të shkoj në kishë, të lutem dhe isha shumë aktiv në aktivitetet e krishtera. Fillova ta studioj thellësisht krishtëri-min, por derisa lexova librin “Commen*taries on the Bible”, i cili shpjegon çdo gjë që thu*het në Bibël. Gjatë leximit vura re shumë kundërthënie. Aq më tepër, shumë shkrimtarë të krish-terë që kanë shkruar rreth ungjijve dyshojnë në autenticitetin e tyre. Por, unë megjithatë e adhuroja Krishtërimin dhe nuk u kushtoja rëndësi të veçantë këtyre shkrimeve...

Fati deshi që të fitoja një bursë universitare, që ta studioja his*torinë. Fillova me studimin e Rilindjes Evropiane, si hyrje e studimit të Historisë Moderne Evropiane. Prej këtij studimi më*sova se sa i madh ishte ndikimi i mendimit arabo-islam në men*dimin evropian. Por, si e pse? Cila ishte arsyeja e këtij ndi*kimi? Kjo nuk shpjegohej në hollësira! Ky qe shka*ku që unë fillova të hulumtoj e të kërkoj prejardhjen e këtij ndikimi.

Me seriozitet fillova gjurmimet dhe hulumti*met shkencore. Si fryt i këtij hulumtimi, zbulova se muslimanët ishin ata që e nxorën Spanjën nga errë*sira e Mesjetës. Po të mos ishin musli*ma*nët në Spanjë, Evropa sot e kësaj dite do të mbetej si në kohën e Mesjetës! Dijetari frëng Zhirardi, i cili kish*te studiuar në Univer*sitetin Islam të Kordobës, në Spanjë, pasi u kthye në Francë, ishte edhe këshilltar i Papës në Romë. Zhirardi, gjatë qëndrimit në Kordo*bë i studioi numrat arabë, siç quhen nga evropianët. De*ri në atë kohë evropianët përdornin numrat ro*makë, të cilët nuk ishin aspak praktikë, p.sh., nëse dëshironi të shumëzoni 99 x 999 me numrat romakë, do t’ju duhej një faqe e tërë...!

Mendja arabe e zbuloi zeron. Ky zbulim ishte guri themeltar i shkencës matematikore. Zhirardi ishte i pari që i vuri në zbatim zeron dhe numrat arabë, kuptohet, në Evropë. Pa zeron dhe pa num*rat arabë nuk do të ishte e mundshme të zhvillohej ma*te*ma*tika moderne. Pra, sikur të mos ishin zbuluesit muslimanë-arabë, ndoshta do të ishim ende në errë*sirën e Mes-jetës...

Algjebra ishte një shkencë e pastër arabe, siç ishte edhe shken*ca e llogaritjes, e zbuluar nga musli*manët. Pra, duket qartë se matematika, algjebra e llogaritja janë zbulime islame.

Edhe mjekësia që praktikohet sot në Evropë, bazohet në vep*rat e Ibn Sinasë dhe të Raziut, të cilat edhe sot e kësaj dite stu*diohen në Universitetin e Sorbonës, sepse janë tejet të dobish*me. Muslimanët-arabë gjithashtu e zbuluan qarkullimin e gjakut rreth 400 vjet para Perëndimit!

E gjithë ajo që njihet me emrin Zbulime Shken*core të Rilin*djes Evropiane është marrë nga përkthi*met latine që kanë bë*rë muslimanët. Prandaj, këto nuk janë zbulime moderne, por janë rizbulime. Ro*xher Bakeni, i cili njihet si themelues i shken*cës empirike, tha: “Nuk keni mundësi ta njihni shkencën përderisa nuk e mësoni gjuhën arabe!” R. Bakeni e mësoi meto*dën empirike nga muslimanët. F. Mage*lani, i cili ishte i pari që dëshmoi se Toka është e rrumbullakët, u bazua në studimet islame të botuara në Spanjë. Bile edhe kapiteni i anijes së Mage*lanit, ishte musliman nga Afrika. Nuk e tep*rojmë nëse themi se dituritë në të cilat ba*zohet shkenca mo*derne kanë ardhur kryesisht nga shkencëtarët muslimanë.

Jo vetëm kaq, por edhe marrëdhëniet shoqërore: bujaria, fis*nikëria dhe respekti i veçantë ndaj femrës u sollën në Evropë nga arabët, nga rajoni i quajtur Provansë, që shtrihet ndërmjet Francës e Spanjës, prej nga u përhapën në tërë Evropën.

Koncepti i sigurimit për dëmshpërblim u bë i njohur në Evro*pë nga muslimanët arabë. Edhe çeqet e bankave pikësëpari fi*lluan të përdoren nga musli*manët.

Në astronomi, Ibën El-Hithami ishte astronomi i parë që e zbuloi astrolabin. Të gjitha këto që u për*mendën janë vetëm një pjesë e vogël e asaj që zbu*lova gjatë studimeve të mia për Evro*pën moderne. Edhe vetë çuditesha dhe pyetja i habitur: Kush janë muslimanët? Asgjë nuk dija për Fenë Islame e as për mus*li*manët. Kështu, hulumtimet e mia i fillova që nga fillimi.

Nga enciklopedia mësova se muslimanët janë ata të cilët i për*kasin Fesë Islame dhe se kanë një libër të shenjtë që thirret Kur’*an. Në bibliotekën e Universitetit ekzistonte një përkthim i mi*rë i Kur’*anit të Madhërueshëm, të cilin e mora dhe fillova ta studioj me shumë vëmendje e kujdes.

Gjatë studimit zbulova këto tri pika kryesore, të cilat më la*në përshtypje të thellë. Ato janë:

1. Në Kur’an nuk ka kundërthënie, si në librat e feve të tjera.

2. Në Kur’an, në përmbajtjen e tij, nuk haset në asnjë kun*dër*thënie me arritjet shkencore.

3. Kur’ani përfshin kryesisht çdo aspekt të jetës.

Pastaj fillova të studioja jetëshkrimin e Muham*medit (a.s.). Lexova disa libra rreth jetës së Pejgam*berit. Studimet e mia zgjatën pesë vjet.

Në lagjen ku jetoja banonin edhe tre arabë mus*limanë. Gjatë muajit të Ramazanit ata agjëronin e unë habitesha. Një ditë i pyeta: “Përse po e torturoni veten?” Ata ma dhanë këtë përgjigje të logjikshme: “Ne agjërojmë jo për ta torturuar ve*ten, siç thoni ju, por për shumë arsye... Problemi kryesor i nje*riut sot është vetëkontrolli! Zoti na ka dhuruar shumë mun*dë*si... Agjërimi na mëson gjërat më të rëndësishme që na i ka falur Zoti. Thika, për shembull, përdoret në kuzhinë për përga*titjen e ushqimit dhe për gjëra të tjera, por edhe për ta vrarë ve*ten ose dikë tjetër. Pra, varet si e përdor, për të mirë a për të keq. Agjërimin ne e bëjmë për të mirë, që t’i përkryejmë dhe t’i zhvillojmë mundësitë tona. Sidomos vetë*kontrollin...” Kjo për*gjigje ishte vërtet e logjikshme. Pas kësaj ngjarjeje, që më la për*shtypje të thellë, miqësia ime me këta muslimanë zhvi*llohej e rritej për çdo ditë!

Një ditë, njëri prej tyre m’u drejtua me këto fjalë: “A e di se je bërë musliman?” U befasova dhe menjëherë e pyeta se për*se ma bënte këtë pyetje “Po, - më tha - a nuk e beson Kur’-anin?” “Po, e besoj” - i thashë. Më pyeti: “A nuk beson se Muhammedi është i Dërguari i All-llahut?” “Po” - iu përgjigja duke i thënë se një libër si Kur’ani s’mund të sjellë askush pa qenë i Dërguar i Zotit ! Miku im më tha: “E gjithë kjo të bën të kuptosh se je bërë musliman!” U ktheva në shtëpi dhe u mbylla aty për një kohë të gjatë. Ndjeva që drita e besimit kishte filluar të më ndriçojë dhe All-llahu i Madhërueshëm të më udhëzojë.

I mësova lutjet, namazin. Erdhi muaji i Rama*zanit dhe Zoti më dha vullnet që të agjëroj.

Ky ishte fillimi. Në këtë fillim zbulova se Feja Islame është e thjeshtë dhe e kuptueshme, prandaj edhe e pranova. Më vonë shko*va në Indonezi si li*gjërues universitar. Atje mësova edhe më shumë.

Tani, më në fund, e them me sinqeritetin më të thellë: E fa*lënderoj All-llahun që më ndihmoi ta gjej të vërtetën dhe jam i sigurt se s’ka të vërtetë tjetër përveç Fesë Islame. S’ekziston rrugë tjetër shpëtimi për njerëzimin veç Fesë Islame. Ndiej se Islami është e VËRTETA!

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë