Close
Faqja 3 prej 55 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 548
  1. #21
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin

    Të uroj gjithë të mirat. Edhe nëse jam pjellë e Satanait, habitem me vetën se nuk të urrej, madje i dua edhe armiqtë e mi. Cilësi e Satanait pajtetër edhe kjo për ju!

    C0PT1C
    Kjo e juaja është metodë e "ujkut në leëkurë të deles" kinse kështu jemi. Urrejtja e juaj është e dukshme por qe është para teje e padukshme!!

    Mos u merr me urtësi të botes, mos e perdor metoden e djallit sikurse e perdornin farizenjët;
    “Mësues, ne e dimë se ti gjithmonë flet të vërtetën dhe se me të vërtetë mëson udhën e Hyjit pa marrë parasysh kush është kush: ti nuk shikon ç’pozitë kanë njerëzit!.." Nuk të vlenë ajo sepse u njoh deri në palcë.

    Ti më urrenë mua dhe edhe më shumë e urrenë Shpirtin e Zotit. Urrejtje mëtë madhe nuk ka sesa ajo e juaja qe nuk pushoni duke shpernda gënjeshtra kunder Shpirtit të Zotit qe është vet Zoti!!

    Ti e urrenë dhe e mohon edhe shpirtin e njeriut dhe sipas jush njeriu nuk ka shpirt. Urrejtja më e madhe në botë është mohimi dhe lufta kunder ekzistences së dikujt, andaj ju luftoni kunder Atit dhe të Birit dhe Shpirtit të Shenjt duke e quajtur Hyjin e Vertetë "hyjni pagane". Per mua nuk është urrejtje nëse kunder persoanlitetit tim thua diçka, por urrejtja e jote tregohet ndaj meje nëse më mohon me gojë, me vepra dhe gënjeshtra HYJIN në JEZUS. Te e fundit është pergjegjësi per ty e jo per mua.

    Lere at metodë se nuk të ka sukses duke cituar nga zbulesa - shkrimet e shenjta, jo pse ato janë të pa dobishme, por fillimisht duhet të besojsh dhe ta predikojsh se pikërisht ata rreshta u cituar nga SHPIRTI qe ti e mohon, e pra Ai qe ti e mohon është vet ZOTI, te e fundit me atë do të ballafaqohesh e jo me mua as me të tjerët. Është pergjegjësi e madhe dhe kam dhimbje per ty se si ke guximin të dalësh në opinion kunder HYJIT-SHPIRT, këtë gjë të cilën e bënë edhe ata qe e ngjuajten me gurë dhe e perbuzen, e refuzuan gjithnjë duke menduar se po mbrojnë Hyjin evertetë. Kështu u vra edhe Shtjefni i cili ishte me plotë SHPIRT. Kjo është këshillë e imja si vëlla-njeri, ik sa nuk është bërë vonë. Iki asajë metode "mbush mendjen veti" por jepi liri Shpirtit të HYjit të veproj në zemren tënde dhe mos lejo satanin të arsyetoj gabimet tuaja duke të cituar nga ndonji rresht sepse është metodë e rrezikshme, kjo ndodhi edhe në kohen e Mesisë.

    Mos mendo se të urrejë, per besë jo, nuk kam kam ndonji interes qe të urrejë as të kundershtoj, por jeni gabim. Jam mëse dhe mëse i sigurtë në jetën time se Shpirti i Hyjit është vet Zoti, jam mëse dhe mëse i sigurtë, dhe mëse i sigurtë se Krishti është vet Zoti qe erdhi në personin Njeri. Jam mëse dhe mëse i sigurtë se Hyji është HYJI dhe nuk ka më, por qe Ai HYj i Vertetë-IGjithpushtetshmi është në Tri vetje. Nëse kerkon HYJIN e vertet do ta takojsh në JEZUSIN dhe do ta takojsh në Shpirtin Shenjt permes Krishtit. Jasht Krishtit nuk do të takojsh Zot të vertetë-është deshtim.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #22
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Zoteri, kam diskutuar njehere me ju. Per ty cdo kush qe nuk beson ideologjine e vatikanit eshte pjelle e satanait. Keshtu le te mbetet nese je i bindur. Me habit si me njeh ti, nuk e paskam dite se jam i tille. Vertet me dukesh si nje profet tani.

    More zoteri, po te te urreja do ta thoja hapur, por ndiej keqardhje, sepse ne kete menyre shahet emri i Perendise, dhe njerezit drejtojne gishtin dhe thone ja cfare flet nje qe i thote vetes sherbetor i Perendise.

    Per nje gje jam i sigurt, madje marr sigurine pa te pyetur ty qe po me njeh me mire,
    Sic thote edhe Bibla, me dashuri apo me zili, krishti po predikohet, per mua ka rendesi qe ungjilli te predikohet. Pastaj ate qe Ati e terheqe vjen vete pas Jezuit, ndersa ata qe nuk duan, me vjen keq per ta, por askend me zor Perendia nuk e merr, sic benin inkuizicioni dhe kryqezuesit.

    Vertet tani jam me i sigurt qe nuk te urrej. Dhe cdo gje do ta them hapur. Jam shume i qete, nuk kam nevoje per nje kostum deleje sepse nuk ndjek parime shtazarake te botes. As dua te marr lavdi per vete sic po bejne disa ketu. Kush jame une, mos duhet une ta mbroje Shkrimin e Shenjte apo Perendine, une vetem mund te deshmoj per te, por Bibla eshte si shpate me dy tehe qe prek zemren e kujtdo dhe ia dallon mendimet. Shresoj te te prek edhe ty sic ka prekur shume madje edhe mua, dhe do ta ndiesh se cfare do te thote te jesh i krishter dhe te durosh sharjet e megjithate te ndiesh i lumtur.

    Vertet, nuk genjej, nuk kam arsye, personalisht e them, ndihem i lumtur qe po shahem ngaqe nuk pranoj doktrina pagane. Zemra po me gufon nga lumturia, tani me shume se kurre e kuptoj ate thenie te Bibles, qe Paqja e Perendise kapercen cdo lloj mendimi dhe te ruan zemren.

    Kur te jesh me i qete perseri mund te bisedojme.
    Tani me duhet te pushoj pak, sepse mjaft me kane share si ketu edhe ne disa forume te tjera. Dhe po mendoja, kush jane ata qe shahen per emrin e Jezu Krishtit nga te gjithe.
    Jo per ndonje levdate, por me duket Deshmitaret e Jehovait. Ja perse: nga katolike, orthodokse e protestante shahen sepse nuk e pranojne Jezuin si Perendi, ndersa nga myslimanet shahen se nuk e pranojne Jezuin si profet.

    Me pare me kishte thene njeri qe jane te krishteret ate qe perndiqen. Une vertet e besoj, por eshte Bibla qe tregon se kur ata marrin lavdi nga Ati. Kur ata perndiqen per hir te se vertetes dhe jo se besojne ne triuna.

    Paqe & agape
    C0PT1C
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  3. #23
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    Dhe per fund me ra ne sy ai slogan qe mban ne hebraisht por qe prap e ke larguar pjesen kryesore:

    I shenjte, I shenjte, I shenjte eshte Jehovai

    Kur nuk e di pse nuk ekziston pjesa e fundit e vargut, mos fol si të të vijë për mbarë. Në firmë lejohet një sasi e caktuar karakteresh dhe pjesa e fundit nuk mund të futet. Më poshtë ke shqiptimin në Hebraisht të ''sloganit'' të marrë nga Isaia 6:3.

    קָד qdush - (kadosh) קָד qdush (kadosh) קָד qdush (kadosh) יְהוָה ieue ...

    Megjithëse nuk është brenda temës, shqiptimi i Jehova apo Jahve vjen nga anglishtja JHWH. Shqiptimi i mirëfilltë ka humbur i katërbashkëtingëllorshit në gjuhën hebraike. Askush nuk e mohon emrin e Perëndisë në Dhiatën e Vjetër dhe askush nuk ka arsye pse të mos e përdorë. Mua personalisht do më pëlqente që Dhiata e Vjetër të mos ishte e përkthyer në këtë mënyrë. Por besoj se arsyeja që emërtimet e ndryshme që përdoren në Dhiatën e Vjetër, lënë të kuptohet se çdo gjë i atribuohet një Perëndie të vetëm dhe të Vërtetë dhe për këtë besoj se përkthyesit nuk i kanë përdorur emrat e Perëndisë.

    Nëse do ta shikojmë nga ana historike, Moisiu me të drejtë i kërkoi një emër sepse në atë kohë perënditë që iu shfaqeshin njerëzve ishin të shumta. Dhe për këtë emri që Perëndia i tha Moisiut është shumë i thellë. Nëpërmjet emrit, Perëndia i jep të kuptojë se ishte duke folur me Perëndinë e Vërtetë dhe jo me ndonjë tjetër që ekzistonte në atë kohë dhe që iu paraqitej njerëzve si perëndi. Të tillë perëndi të rreme ekzistonin plot në atë kohë, por vetëm një ishte i Vërteti dhe i Vetmi, Perëndia që njohim sot. Kaq me këtë çështje.

    Nuk di të të kem quajtur bir i Djallit, por nëse të kam thënë që fjalët e tua janë helm i Satanit kjo nuk të bën edhe bir të tij. Satani i pëshpëriti fjalë Pjetrit por kjo nuk e bëri bir të tij. Unë mund të them për vehten time se jam bir i Perëndisë së gjallë dhe vetë Fryma e Shenjtë ma vërteton këtë.

    Kjo temë është një rast i mirë të shprehësh besimin tënd jo i bazuar në copy-paste por në Bibël dhe i krahasuar me Biblën. Diku në një pjesë të Forumit të janë drejtuar disa pyetje të cilat nuk kanë marrë akoma përgjigje. Do ishte e mira të përgjigjeshe sepse kështu edhe të tjerët do kenë mundësinë të shikojnë dhe të kuptojnë mbi besimin tënd të krahasuar me Biblën dhe me vargje biblike.

    Nën Hirin e Tij,

    ns
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 29-05-2009 më 09:45
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ

    I Shenjtë I Shenjtë...

  4. #24
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Peniel! Une kam provuar disa here te pergjigjem, jo vetem qe me kane fshire shumicen e postimeve saqe kam harruar edhe ku e kam lene, me ke kam biseduar, por me kane fshire edhe temat. Dhe me e keqja ne fund, me miratimin e shumices nga klubu protestant dhe disa nga ai katolik, jam perjashtuar krejt. Me eshte mohuar madje edhe IP (qe ka mohuar ne fakt shume personal sepse ka mohuar IP reale). Por megjithate asgje nuk kam fshehur, kete dua ta them. Dhe per pasoje me kane ndodhur gjithe keto, rastesi thua?!

    Keshtu nese deshiron te me pyesesh dicka publikisht apo personalisht, une mos mendo se do te te shaj, as do te them, helm as hoj i Satanait, por do te pergjigjem ne paqe dhe dashuri. Por te lutem mos e largo vemendjen ketu nga tema kryesore, te mos diskutojme shume tema te mos dihet per cfare po flasim.

    Lirisht hap nje teme dhe bisedojme, por jo te fillojne sharje per gjera te kota, si heren e fundit derisa e mbyllet me 'dhune' temen. Une pergjigjesha, dhe sa here jam pergjigjur kam perdorur perkthime te Bibles qe perdorni edhe ju, vetem e vetem qe ajo te mos behej gur pengese, por prap se pram me akuzonin Kullen e Rojes e shoqaten, pa e perfshire une ate fare.

    Gjithmone gati te deshmoj per ate qe besoj, sepse nuk dua te besoj tek nje Perendi qe nuk e njoh, por tek ai qe e njoh shume mire.

    C0PT1C
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  5. #25

    Duhet të dish diçka. Vendimet për përjashtim, bllokim IP-je nuk varet nga disa persona dhe aq më tepër të klubit protestant. Personalisht nuk kam kërkuar përjashtimin tënd dhe as kam pse ta bëj. Diferencat nuk zgjidhen në këtë lloj mënyre. Nëse të kam fshirë postime, e kam bërë sepse ka rënë ndesh me atë që ne besojmë brenda komunitetit protestant. Përshkrimi që përmban ai nënforum përpara se të hysh në të i thotë të gjitha. Nuk i shkruaj këto rreshta të shfajësoj veten time por ti them thjesht për informacion.

    Tema nuk u mbyll me dhunë. Ky është mendimi yt. Gjithsesi.

    Duke u nisur nga titulli i temës që ke hapur, ti je i detyruar të vërtetosh me fakte të kundërtën. Në ditët e sotme ekzistojnë tre dogma të krishtera, protestantët, katolikët dhe ortodoksët (nuk ka rëndësi renditja), të cilët pajtohen në themelet kryesore të besimit të krishterë. A nuk të duket pak e çuditshme që këto tre dogma nuk bien dakort me atë që besojni dhe shpallni ju? E pranuar çdo kritikë për të kaluarën dhe pse jo edhe për të tashmen e këtyre dogmave, por personalisht besoj se ka pasur dhe ka akoma njerëz besimtarë të vërtetë, të mbushur dhe të udhëhequr nga Fryma e Shenjtë. Të gjithë këta njerëz kanë dhënë dhe japin shembullin e tyre të të qenit një me Krishtin. Dhe po këta njerëz të udhëhequr nga Fryma kanë kontrrolluar dhe kanë kaluar nën dritën e Fjalës së Perëndisë çdo mendim, ide, mësim, teori etj etj dhe të gjitha ato që nuk kanë qëndruar i kanë hedhur poshtë, kundërshtuar, mohuar dhe injoruar dhe njëkohësisht kanë paralajmëruar bashkëbesimtarët e tyre.

    Ne sot thërritemi të bëjmë të njëjtën gjë. Të ngulmojmë në Fjalën e Perëndisë, të ecim sipas vullnetit të Perëndisë, të kontrrollojmë çdo gjë duke pasur si bazë Fjalën e Perëndisë. Si mund të pranoj kaq lehtë diçka që nuk puqet me fjalën e Perëndisë? Si mund të mohoj drejtimin e Frymës në jetën time dhe të pranoj diçka që është jashtë vullnetit të Perëndisë dhe që Fryma e kundërshton fuqishëm?

    Besoj se nuk është nevoja e hapjes së një teme më vete për të diskutuar mbi atë që besoni. Nëse je dakort mund të diskutohet edhe këtu.

    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ

    I Shenjtë I Shenjtë...

  6. #26
    ça do me than sekt o kult...?
    Sekt mund te perkthehet nendarje por e kujt feje::
    Kult pra nje fe me vehte..., ka te ngjare.

  7. #27
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    >> Për Penielin

    Nuk dua të ndryshoj kontekstin e temës, Nuk dua që tema të përfundojë në diskutime të gjata për gjëra të tjera. Nëse ke për të thënë ndonjë gjë apo pyetur në lidhje me temën, këtu jam për t'u përgjigjur (nëse di përgjigjen). Përndryshe vetëm do të injoroj që të mos futem në debate.

    Sa për atë që thua ti se të habit fakti që të gjitha këto degë të "krishterimit" sot nuk pranojnë dëshmitarët e Jehovait. Mua për vete më duket plotësisht në pajtim me trajtimin që pati Jezui, themeluesi i adhurimit në frymë dhe të vërtetë. Njësoj ju ndodhi edhe dishepujve. Madje nuk më habit që shpesh ju bashkoheni me pjesëtarë të forumit katolik dhe orthodoks për t'u kundërpërgjigjur. Kjo gjë nuk është e re. Madje edhe në psalme thotë që kombet u bashkuan kundër të mirosurit të Zotit (Jezu Krishtit). Dhe kjo u plotësua në shek. e parë kur farisenj, saducenj dhe skribë u bënë bashkë si një trup vetëm për të hequr qafesh Jezuin. Kjo po ndodhë edhe në kohët moderne. Mua nuk më habit aspak.

    Sa për ato që besoj apo besoni ju, nuk dua të kundërshtoj asnjërin, secili ka të drejtë dhe këtë të drejtë ia ka dhënë krijuesi të marrë vetë me vullnetin e lirë vendime në jetën e tij. Por unë nuk mund të ndjek Frymën nëse nuk e kuptoj e kujt është. Kështu që me këtë në mendje e kam studiuar mirë Fjalën e Perëndisë - Biblën, duke qenë e frymëzuar nga kjo Frymë, ajo duhet të më identifikojë ku është e vërteta. Për mua e ka bërë. Kështu që unë para se të pranoja të besoja këtë që besoj, kam pasur parasysh se shumë persona në të kaluarën kanë qenë të frymëzuar, por jo nga Perëndia i Vërtet. Disa nga këta janë shoku i Jobit, në kohën e Jeremisë dhe në kohën e mbretërve në Izrael. Kështu që duke parë këto raste kam treguar shumë kujdes të dalloj burimin e frymës. Nëse ajo frymë që kam ndier përbrenda do të biente ndesh me frymën e Biblës, vendimi dihet. Këtë edhe e bëra.

    Mendoj që për këto gjëra nuk kam pse e zgjati, thjesht u përgjigja shpejt.

    C0PT1C
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  8. #28
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    ça do me than sekt o kult...?
    Sekt mund te perkthehet nendarje por e kujt feje::
    Kult pra nje fe me vehte..., ka te ngjare.
    Shko tek postimi i parë në këtë temë dhe e shikon se çfarë është një sekt dhe çfarë është një kult. Është sqaruar aty sipas fjalorëve, si terme që përdoren dhe çfarë përshkruajnë. Si dhe përgjigjen se a janë Dëshmitarët e Jehovait një nga këta.

    Faleminderit.
    C0PT1C
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Pse përndiqen Dëshmitarët e Jehovait dhe pse flasin kundër tyre?
    Sepse te ngjiteni si BALTA mbas kepuces dhe te çponi veshet me ate tam,tamin, tuaj gjithnje ne nje vrime.
    Po them balta dhe jo ate tjetren se sdua tju lendoj.

    Kur erdha ne Itali 1994 vinte gjithmon nje burre pensionist tek dera dhe donte te hynte brenda per te me dorezuar disa libra te fese. Librat ja mora por ate nuk e lash te hynte se nuk e njifja. Diten tjeter i njejti avaz ja mora librat dhe ja mbylla deren me miresjellje, e keshte me rradhe disa dite rrjesht derisa me detyroj te mos ja hap me. AI E DINTE QE UNE ISHA BRENDA DHE UNE E DIJA QE AI ISHTE JASHTE .por ai perseri kembengulte derisa nje dite gruaja e futi brenda se i erdhi keq, boll tha se gjynaf i shkreti lere ta degjojme njeher se na plasi pastaj thuj qe te mos vije me, por thuja me stil tha rrotull, e rrotull ok i thash fol ti me te se une po nigjoj c'far mrekullish do na thote.
    Ai filloj ligjerimin e mbaroj filloj prap e mbaroj dhe nuk kishte nderment as te cohej me, megjithse kishte ardhur ora e drekes.
    Prandaj u cova dhe ashtu si me keshilloj gruja rrotull e rrotul i thashe tani duhet te coheni dhe te ikni se eshte orar dreke pastaj un kam pak pune me grun. Mir mir tha se u zgjata pak shum por u kenaqa me ju do dal prap neser, jo ithash mos dil se neser nuk jemi, pasneser tha,as pasneser i thash do shkojm ca dite diku , ska gje ma preu une i bie ziles po isht mire po sishit vi dit tjeter une. Uffa i thash ok, ok, dhe ja mbylla deren.

    Pastaj vjen nje dite te diele e gjen deren hapur se po pastronim dhe hyn brenda, me leje tha dhe bullduq te dyja kembet brenda shtepise duke qeshur, e pashe njeher nga koka te kembet u mendova pak pastaj me kapi nje e qeshur ai aq donte dhe u ul si ne shtepin e tij .
    Filloj menjeher temen e tij te preferuar Jehovain librat etj... aty me erdhi ne mendje nje mendim pak gjenial dhe hileqar meqense kisha pak dite qe kisha ardhur ne Itali nuk e dija mire gjuhen dhe mendova te shfrytzoj kete njeri per te mesuar gjuhen sa me shpejt se pas dy javesh do filloja pune.
    Dhe me te thene e me te bere aty per aty i thash degjo, ti fley por une nuk te kuptoj ti mi jep librat por une nuk di te lexoj keshtu qe e kat qe grin sallat ti. Ska gje me tha neser te sjell librat ne gjuhen Shqipe, dhe ai me te then e me te bere te neseermen tak fak me busen ne gas me mbushi plot me libra te Jehovajt ne Shqip, mi jep edhe te njejtet libra ne Italisht i thashe Va bene me tha dhe opala librat e tjere, ok i thash tani une do ti lexoj do nxjerr edhe fjalet e reja e kur ti kem mbaruar bisedojme mir me tha shifemi te dielen, ok ju pergjigja.
    Tani kisha ne dore libra me te njejtin tekst ne Italisht dhe Shqip pa pune isha dhe ju futa gjuhes bleva nje bllok te madh ku shkruaja fjalet e reja ose ato qe nuk kuptoja dhe kur vinte miku mi shpjegonte gjith qef.
    He me thosh je gati tani te behesh testimon i Jehovajt jo,jo, i thoja une para se te jap fjalen dua qe ta kutpoj mire ate qe bej ok me tha ska gje kur te jesh gati me thuaj.
    Vazhdova rreth 2 muaj me te dhe e kuptova se kisha perparuar shume aq sa nuk me besonin qe kisha vetem 2 muaj ne Itali.
    Keshtu qe vendosa ti pres urat me shokun mikun e Jehovajt prandaj i thash se tani mund te flasim lirisht dhe ai filloj perseri ne te njeten vrime, une e nderpreva dhe i thash se kam disa dyshime ti sqaroj une me tha dhe mbasi i thash dyshimetfilloj te pergjigjej me aq sa dinte deri diku me shum llafe ne ajer se sa pergjigje, nejse mo thash tani me thuaj vetm nje gje qe une nuk e besoj.

    Ti ke then i thash se ne vdesim se Adami dhe Eva kane bere mekat, po me tha dhe Jehovai erdhi te na shpetoj nga ky mekat, po me tha.

    Kurse une mendoj se vdekja eshte nje ligj natyror, cdo gje qe lind do vdese, edhe kafshet ngordhin edhe pemet, edhe lulet, edhe planetet, dielli e cdo gje tjeter qe ka lindur do vdese.
    Prandaj une po ju pyes, juve ok,shum mire Adami dhe Eva kan bere mekat po kafshet pse ngordhin apo edhe te paret e tyre kane mekatuar, po bimet pemet lulet, pse kalben e zhduken kush ka mekatuar per to ?.

    Dhe ai si mu pergjigj ?
    Pasi belbezoi pak me tha ; Nuk jam i pregatitur per nje pergjigje te tille radhes tjeter ta shpjegoj mir i thash shko pyt anej nga ksiha se mbase ta tregojne.
    Mir me tha shihemi te dielen.
    Erdhi e diela dhe filloj ti bjere fyllit prap une e nderpreva dhe i thash degjo duhet te me ktheje pergjigjen, ah po me tha harrova, dhe filloj ti binte fyllit me nji brim tjeter qe e kisha nigju shum here dhe ne fund mu lut qe te shkoja me gjith gruan aty ku ata benin mitingjet e tyre ne nje salle te madhe, mir mir i thash do vijme, se desha qe ta percillja, po pse mu nda me ai o nene o nene dit per dit ke dera, hajde tha gruja shkojme nje here sa tja mbyllim gojen , mir i thash shkojme dhe shkuam atje ne sallen e tyre na priten mire , dhe filluan festen me te bertitura e kenduara, na bene festen e mirseardhjes etj...Gati sa spo ma jepte truni ta hapja deren dhe te iknim por durova deri ne pushim, dhe i thash qe do iki se kam pak pune, po do vij prap, mir me tha, po te presim, prisni prisni i thash.

    Kur dola jasht fshiva djerset, hapa krahet dhe mora frym thelle si per te nderuar ate ajrin qe kisha thithur atje brenda e per te pastruar mushkrite.

    Erdhi prap te dielen tjeter por nuk e lash me te hynte ne shtepi bem nje shetitje ne park dhe i shpjegova qe une sjam per ate pune dhe qe nuk besoj, prandaj te lutem shum i thash mos me shqeteso me e as mos i bjer me ziles per asgje.
    Qe nga kjo dite vetem pershendeteshim, ne rruge ai tentonte perseri por e kish kuptuar qe nuk pinte me uje muhabeti.

    mendimi im
    Persa i perket zotit dhe besimit ne zot.
    Cdo njeri nga ne eshte zot ai qendron brenda sejcilit prej nesh ne te gjithe jemi qeliza te te njejtes krijese, per te arritur tek zoti nuk te duhet ndihma e ndonje religjioni apo e individeve qe perfaqsojne ate religjion, kult, apo set.
    Duhet te shohesh brenda vetes tende dhe jo jashte saj kur te arrish me trurin tend te flasesh me shpirtin tend te brendshem do kuptosh se ti je zoti dhe askush tjeter.
    Njohja me zotin duhet te jete pervoje personale e brendshme, dhe jo e imponuar nga jashte.

    Ju te Jehovajt jeni si ata ekstremistat islamik qe duan me doemos ti kthejne njerzit ne rrugen qe kan zgjedhur ata, edhe kur ata nuk duan, ju perseri, ngulni kembe ju te pakten nuk perdorni forcen e armeve per te arritur kete qellim, kurse islamiket perdorin edhe kete.
    Ky eshte dallimi i vetem midis jush.

    Flasim per ju konkretisht, vet thoni qe kam bere llafe edhe ne forume te tjera njesoj si ketu , ne nuk na duan etj... etj...

    Une te bej 3 pytje
    A ke gjetur ti zotin ? A besoni ne ate qe keni gjetur? A jeni i lumtur per kete ?
    Nese pergjigja eshte po ateher gezojeni personalsiht kete lumturi, dhe mos i cani derrasa te tjerve qe ashtu si edhe ju kan gjetur te njejtin zot,besim,e lumturi ne jeten e tyre.

    Me kete ju drejtohem te gjith besimtareve nga te gjitha besimet , Gezojeni per vete Zotin tuaj .
    E lerini njerzit e qete te besojne ose jo t'ju shajne apo tju lavderojne eshte e drejta e tyre.

  10. #30
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin

    Faleminderit per prezantimin edhe pse s'kishte te bente me temen fare e as me ate qe kishe cituar nga pjesa ime. Por megjithate meqe ke marre mundin te shkruash aq gjate po marr mundin te pergjigjem dicka.

    E para, problemi juaj eshte se nuk jeni treguar i drejtperdrejt sepse keni dashur ta shfrytezoni nje pensionist si thua ti, aq keq te erdhi saqe me egoizem mendove per veten. Interesant kjo. S
    Ketu u plotesua ajo deshire, deshe te kruhesh, nuk e di nese u shkruajte.

    a per ate se ne cfare Zoti beson, mendoj apo nuk beson fare, eshte qeshtje personale e jotja dhe perderisa me kerkon mua ta pranoj, pse me thua mua 'pse flet'? Por megjithate, fakti qe Deshmitaret e Jehovait urrehen dhe perndiqen, nuk ka te bej me njerez si ju, qe perpiqen t'i shfrytezojne ne menyre egoiste te tjeret, por nga ata qe mendojne se po adhurojne nje perendi, e qe ai shpesh i nxit ne dhune. Nuk jemi kurrefar ekstremistesh, se perndryshe do te degjoje per Deshmitare me bomba kamikaze, por degjon te kunderten.

    Nuk e di nese ke dashur vertet pergjigje per ato pyetjet, sepse the qe ia bere per ta lene pa koment me pak fjale, sikur ai kishte ardhur te predikonte mencurine e tij, nje pensioneri mendon se ia hodhe, por ka dikush qe eshte i Mencur mbi te gjithe, atij nuk ja hedhim dot. Prandaj perseri te them eshte qeshtje personale, por perderisa i quan Deshmitaret e Jehovait 'si balte' qe te fusin hundet ku nuk i do, ateher pse imiton dhe vjen shkruan per gjera krejt jasht teme dhe behesh ashtu sic pershkruan te tjeret.
    Nga ne kemi nje fjale ketej, 'kush e qesh e vesh', me duket qe kjo ju ndodhi juve.

    Nese ke dicka ne lidhje me temen, po te pergjigjem, per tjerat mund te shkruash tema me vete apo te me kontaktosh personalisht, nese di te pergjigjem, pergjigjem, nese jo, ta them, nuk jam i Gjithdijshem, as me i Mencuri. Ato qe di i them, por i them me prova dhe pa fare egoizmi brenda.
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

Faqja 3 prej 55 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare
    Nga GiSHteZa në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 08:46
  2. Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  3. Dëshmitarët e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  4. Deshmitarja e Jehovait vret veten ?
    Nga Arrnubi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-12-2008, 22:26
  5. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •