
Postuar më parë nga
dardajan
Sepse te ngjiteni si BALTA mbas kepuces dhe te çponi veshet me ate tam,tamin, tuaj gjithnje ne nje vrime.
Po them balta dhe jo ate tjetren se sdua tju lendoj.
Kur erdha ne Itali 1994 vinte gjithmon nje burre pensionist tek dera dhe donte te hynte brenda per te me dorezuar disa libra te fese. Librat ja mora por ate nuk e lash te hynte se nuk e njifja. Diten tjeter i njejti avaz ja mora librat dhe ja mbylla deren me miresjellje, e keshte me rradhe disa dite rrjesht derisa me detyroj te mos ja hap me. AI E DINTE QE UNE ISHA BRENDA DHE UNE E DIJA QE AI ISHTE JASHTE .por ai perseri kembengulte derisa nje dite gruaja e futi brenda se i erdhi keq, boll tha se gjynaf i shkreti lere ta degjojme njeher se na plasi pastaj thuj qe te mos vije me, por thuja me stil tha rrotull, e rrotull ok i thash fol ti me te se une po nigjoj c'far mrekullish do na thote.
Ai filloj ligjerimin e mbaroj filloj prap e mbaroj dhe nuk kishte nderment as te cohej me, megjithse kishte ardhur ora e drekes.
Prandaj u cova dhe ashtu si me keshilloj gruja rrotull e rrotul i thashe tani duhet te coheni dhe te ikni se eshte orar dreke pastaj un kam pak pune me grun. Mir mir tha se u zgjata pak shum por u kenaqa me ju do dal prap neser, jo ithash mos dil se neser nuk jemi, pasneser tha,as pasneser i thash do shkojm ca dite diku , ska gje ma preu une i bie ziles po isht mire po sishit vi dit tjeter une. Uffa i thash ok, ok, dhe ja mbylla deren.
Pastaj vjen nje dite te diele e gjen deren hapur se po pastronim dhe hyn brenda, me leje tha dhe bullduq te dyja kembet brenda shtepise duke qeshur, e pashe njeher nga koka te kembet u mendova pak pastaj me kapi nje e qeshur ai aq donte dhe u ul si ne shtepin e tij .
Filloj menjeher temen e tij te preferuar Jehovain librat etj... aty me erdhi ne mendje nje mendim pak gjenial dhe hileqar meqense kisha pak dite qe kisha ardhur ne Itali nuk e dija mire gjuhen dhe mendova te shfrytzoj kete njeri per te mesuar gjuhen sa me shpejt se pas dy javesh do filloja pune.
Dhe me te thene e me te bere aty per aty i thash degjo, ti fley por une nuk te kuptoj ti mi jep librat por une nuk di te lexoj keshtu qe e kat qe grin sallat ti. Ska gje me tha neser te sjell librat ne gjuhen Shqipe, dhe ai me te then e me te bere te neseermen tak fak me busen ne gas me mbushi plot me libra te Jehovajt ne Shqip, mi jep edhe te njejtet libra ne Italisht i thashe Va bene me tha dhe opala librat e tjere, ok i thash tani une do ti lexoj do nxjerr edhe fjalet e reja e kur ti kem mbaruar bisedojme mir me tha shifemi te dielen, ok ju pergjigja.
Tani kisha ne dore libra me te njejtin tekst ne Italisht dhe Shqip pa pune isha dhe ju futa gjuhes bleva nje bllok te madh ku shkruaja fjalet e reja ose ato qe nuk kuptoja dhe kur vinte miku mi shpjegonte gjith qef.
He me thosh je gati tani te behesh testimon i Jehovajt jo,jo, i thoja une para se te jap fjalen dua qe ta kutpoj mire ate qe bej ok me tha ska gje kur te jesh gati me thuaj.
Vazhdova rreth 2 muaj me te dhe e kuptova se kisha perparuar shume aq sa nuk me besonin qe kisha vetem 2 muaj ne Itali.
Keshtu qe vendosa ti pres urat me shokun mikun e Jehovajt prandaj i thash se tani mund te flasim lirisht dhe ai filloj perseri ne te njeten vrime, une e nderpreva dhe i thash se kam disa dyshime ti sqaroj une me tha dhe mbasi i thash dyshimetfilloj te pergjigjej me aq sa dinte deri diku me shum llafe ne ajer se sa pergjigje, nejse mo thash tani me thuaj vetm nje gje qe une nuk e besoj.
Ti ke then i thash se ne vdesim se Adami dhe Eva kane bere mekat, po me tha dhe Jehovai erdhi te na shpetoj nga ky mekat, po me tha.
Kurse une mendoj se vdekja eshte nje ligj natyror, cdo gje qe lind do vdese, edhe kafshet ngordhin edhe pemet, edhe lulet, edhe planetet, dielli e cdo gje tjeter qe ka lindur do vdese.
Prandaj une po ju pyes, juve ok,shum mire Adami dhe Eva kan bere mekat po kafshet pse ngordhin apo edhe te paret e tyre kane mekatuar, po bimet pemet lulet, pse kalben e zhduken kush ka mekatuar per to ?.
Dhe ai si mu pergjigj ?
Pasi belbezoi pak me tha ; Nuk jam i pregatitur per nje pergjigje te tille radhes tjeter ta shpjegoj mir i thash shko pyt anej nga ksiha se mbase ta tregojne.
Mir me tha shihemi te dielen.
Erdhi e diela dhe filloj ti bjere fyllit prap une e nderpreva dhe i thash degjo duhet te me ktheje pergjigjen, ah po me tha harrova, dhe filloj ti binte fyllit me nji brim tjeter qe e kisha nigju shum here dhe ne fund mu lut qe te shkoja me gjith gruan aty ku ata benin mitingjet e tyre ne nje salle te madhe, mir mir i thash do vijme, se desha qe ta percillja, po pse mu nda me ai o nene o nene dit per dit ke dera, hajde tha gruja shkojme nje here sa tja mbyllim gojen , mir i thash shkojme dhe shkuam atje ne sallen e tyre na priten mire , dhe filluan festen me te bertitura e kenduara, na bene festen e mirseardhjes etj...Gati sa spo ma jepte truni ta hapja deren dhe te iknim por durova deri ne pushim, dhe i thash qe do iki se kam pak pune, po do vij prap, mir me tha, po te presim, prisni prisni i thash.
Kur dola jasht fshiva djerset, hapa krahet dhe mora frym thelle si per te nderuar ate ajrin qe kisha thithur atje brenda e per te pastruar mushkrite.
Erdhi prap te dielen tjeter por nuk e lash me te hynte ne shtepi bem nje shetitje ne park dhe i shpjegova qe une sjam per ate pune dhe qe nuk besoj, prandaj te lutem shum i thash mos me shqeteso me e as mos i bjer me ziles per asgje.
Qe nga kjo dite vetem pershendeteshim, ne rruge ai tentonte perseri por e kish kuptuar qe nuk pinte me uje muhabeti.
mendimi im
Persa i perket zotit dhe besimit ne zot.
Cdo njeri nga ne eshte zot ai qendron brenda sejcilit prej nesh ne te gjithe jemi qeliza te te njejtes krijese, per te arritur tek zoti nuk te duhet ndihma e ndonje religjioni apo e individeve qe perfaqsojne ate religjion, kult, apo set.
Duhet te shohesh brenda vetes tende dhe jo jashte saj kur te arrish me trurin tend te flasesh me shpirtin tend te brendshem do kuptosh se ti je zoti dhe askush tjeter.
Njohja me zotin duhet te jete pervoje personale e brendshme, dhe jo e imponuar nga jashte.
Ju te Jehovajt jeni si ata ekstremistat islamik qe duan me doemos ti kthejne njerzit ne rrugen qe kan zgjedhur ata, edhe kur ata nuk duan, ju perseri, ngulni kembe ju te pakten nuk perdorni forcen e armeve per te arritur kete qellim, kurse islamiket perdorin edhe kete.
Ky eshte dallimi i vetem midis jush.
Flasim per ju konkretisht, vet thoni qe kam bere llafe edhe ne forume te tjera njesoj si ketu , ne nuk na duan etj... etj...
Une te bej 3 pytje
A ke gjetur ti zotin ? A besoni ne ate qe keni gjetur? A jeni i lumtur per kete ?
Nese pergjigja eshte po ateher gezojeni personalsiht kete lumturi, dhe mos i cani derrasa te tjerve qe ashtu si edhe ju kan gjetur te njejtin zot,besim,e lumturi ne jeten e tyre.
Me kete ju drejtohem te gjith besimtareve nga te gjitha besimet , Gezojeni per vete Zotin tuaj .
E lerini njerzit e qete te besojne ose jo t'ju shajne apo tju lavderojne eshte e drejta e tyre.
Krijoni Kontakt