Close
Faqja 13 prej 55 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 548
  1. #121
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    deshiron te flasim per Fjalen e Perendise duke marre parasyshe shkrimet origjinale dhe studimet me te thella ne rregullat e shkrimit, ja ku jam, i gatshem, por nuk e bej per te treguar mend, sepse nuk jane fjalet e mia por te "Bota e Re"
    Sikurse e shkrova aty, se vertetë nuk janë fjalet e tua, as te bibles por Bota e Re qe është nje ndermarrje shtypi, qe ka vleren e shume trilione dollaresh dhe iu shfrytezon juve te dilni derë në derë, këtë ndoshta shumica e bëjnë pa ditur se qka jeni duke vepruar. Te verbuar dhe te terbuar duke luftuar Hyjin e gjalë, por qe nuk do të thotë se keni sukses sepse vetem ata qe janë të Jezusit, enjohin Atë dhe ia njohin zërin dhe i shkojnë Atij mrapa.

    Ti ore mik, sa her qe je duke mu drejtuar mua kinse po din, edhe ma keq, kush mendon se je ore?!! A ke menduar ndinjëher, apo mendon ti se, ju jeni nje kult qe kontrollon mendjet e atyre njerëzve qe besojne dhe nuk dinë as se ku janë. Si PSH: Ata qe nuk e gjeten veten në muslimanizem sikurse puna e jote, nuk e njoho Zotin as atëher dhe as sot, ke bredhë rrugëve her në at shpat her ne këtë shpat, edhe atëher, edhe sot kundershtar i Krishtit, ike-dezertove her nga njëra her nga tjetra, gjithnjë antikrisht mbete. Tash si po duket e fitove azilin te kjo qerdhe e mashtrimit, frymë e djallit, edhe sot duke ashtu vazhdon me vendosmeri duke mohuar dhe duke ngjuajtur me gurë Jezusin dhe nxënësit e Tij. Nuk është punë e mirë. Te e fundit per ty sepse nuk është edhe problemi per mua, sepse ti, as besimi yt, aspak nuk jeni pengesë per mue, te e fundit besimi është individual, secili do te jep llogari per vetveten, por ajo qe po me quditë është nëse ti perpiqesh rrenen ta forcojsh si te vertetë duke u shtir si i drejt dhe i urt! Pos asaj, perpiqesh të japesh verejtje kinse din, a realisht je mazamakeq ore burr i dheut per ty dhe menden tënde. si ore? armik i krishtit ma! Mos kerko ma gjatë, person i cili nuk pushon duke mashtrua dhe duke shperndarë rrena dhe shpifje mbi Hyjin e gjallë-JEZUS. Nganjëher pasi qe dikush të jep argumente dhe të demanton rrenat, çka bënë ti pastaj? Edhe ma keq, në vend se ta ulesh koken dhe të pervujtnohesh para te Vertetes së HYJIT, nuk flet per temen dhe shkrimet, por me drejtohesh mue kinse je duek ditur, me "mësime", me korigjon mua kinse, her per per këtë her për atë, per besë sa her lexoj nga ti, edhe pse me bënë per te qeshur, prap se prap, kam dhimbje per ty. Po ik ore i mjer eh.. mazamakeq per ty, i mjeri ti qe urren Krishtin, mohon Krishtin, zvogëlom Krishtin, mohon Zotin e vertetë, mohon Zotin-Jetë. Mohon te vetmen JETË. Dhe kete e benë pa turp, pa menduar ma gjatë, pa menduar se kunder kujt je. jo i mashtruar por me qellime, jo si ai qe nuk ka degjuar asnjëher, edhe si ai qe ka diçka me sherr, nuk do te falet kurr, Zoti pastë mëshirë per secilin, por asnjëra nga veprat dhe fjalet kunder Zotit nuk do të falen, asnjëra fjalë kunder Zotit-Shpirtit të HYjit nuk dotë falen, edhe më keq dhe faqe e zezë është se, kete e beni duke fallcifikuar shkrimet e shenjta. Këtë e bëni me mende dhe duke manipoluar shkrimet, shtiri kinse i sherben Jehovait, jeni kapur në arsyen e merit Jehova, a realisht, bindu se je duke i sherbyer dreqit dhe pushtetit te tij. Mendo mirë se çka je duke vepruar. Si ore ka mundesi dhe nuk ndalesh duke perjashtuar Jezusin nga Hyjinia e Vertetë! Si mendon ta njohesh Perendinë nëse perjashton Jezusin Zot, ore? Si mendon ta njohesh Perendinë nëse perjashton Jezusin Zot dhe njeri? Si mendon ta njohesh Perendinë-At dhe të Birin e Atit, nëse perjashton Shpirtit të Shenjt? Nëse perjashton Jezusin Zot, ore? Pa Krisht, s'ka Perendi ore mik. Pa te Birin, s'ka At ore mik. Pa Shpirtin e Shenjt, s'ka as AT as Bir. Pa AT, BIr dhe Shpirt Shenjt s'ka HYJI te Vertetë. OK, ok ok, nuk dij tjeter, mbetet te them; Zoti te ndohmoftë. Ai past meshirë per ty, edhe per mua sepse te gjithë kemi meshirë per mëshiren e Tij, por bindu se je duke vepruar gabim shumë. E perseris se mua nuk më pengon, por me dhimesh, je gabim dhe je gabim. Jezusi është e Verteta, Jezusi është Zoti, Jezusi është Ai qe Është, Jezusi është JETA, Jezusi është HYJI i Vertetë dhe JETA - JETA e vertetë, vetem nëse preke Krishtin ke prekur JEten, vetem nëse preke Krishtin ke prekur Perendinë. Pa Krisht s'ka Jetë, pa Krisht s'ka Zot, pa Krisht ska HYJ. Pa Krisht s'ka asgjë hyjnore. Vetem duke njohur Krishtin njohim edhe ATin. Pa Krisht ka vetem mendje njerzore, pa Krisht ka vdekje, ka varr - Adam toksor.


    Ju mendoni se jeni duke sherbyer Zotit, kjo ndoshta ndodhë, por lexoje kete thenje biblike:
    Ungjilli ynë mbetet i mbuluar, është i mbuluar vetëm për ata që dënohen, për ata që nuk besojnë, të cilëve hyji i kësaj bote ua mori mendtë që të mos i ndriçojë drita e Ungjillit të lavdisë së Krishtit që është figura e Hyjit. Sepse ne nuk predikojmë vetveten, por Jezu Krishtin Zot, ndërsa vetveten e shpallim shërbëtorët tuaj për dashuri të Jezusit. Sepse, Hyji që tha: “Prej errësirës le të shndrisë drita!”, ai ndriti në zemrat tona, që të shkëlqejë njohuria e lavdisë së Hyjit në fytyrën e Krishtit.


    Ju mendoni se jeni duke sherbyer Zotit, kjo ndoshta ndodhë, por lexoje kete thenje biblike:

    “Zoti me tha: Profetet profetizojne genjeshtra ne emrin Tim; Une nuk i kam derguar, nuk u kam dhene asnje urdher dhe nuk kam folur me ta. Ata ju profetizojne nje pamje te rreme, nje parashikim te kote dhe mashtrimin e zemres se tyre.” Jeremia 14:14

    Zoti pastë meshirë dhe të bekoftë.
    toni77
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 23-09-2009 më 19:56
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #122
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Coptic eshte e vertete se kur e perjashtoni dike nga organizata, i ndaloni anetaret e tjere te organizates ta takojne?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177
    coptic, tërë këto që thua i ke lexuar vetë në Shkrimet apo i ke lexuar në revistat dhe librat që boton Kulla e Rojes?

    Dhe një gjë: përgjigjiet e tua tregojnë se njohuritë e tua biblike janë shumë të cekta dhe 100% të ndikuara nga mësimet e Kullës së Rojes.
    Sarayu, the one who is streaming.

  4. #124
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Coptic eshte e vertete se kur e perjashtoni dike nga organizata, i ndaloni anetaret e tjere te organizates ta takojne?
    Jo, nuk mund ta ndaloj e as ta lejoj askend. Kush jam une te nderhyje ne marredhenien e dikujt me Perendine. Por eshte Bibla qe jep urdher nese deshiron te disha ate qe thote Bibla:

    2 Gjonit 9, 10
    9 Kushdo që shkon tej dhe nuk qëndron në doktrinën e Krishtit, nuk ka Perëndi; kush qëndron në doktrinën e Krishtit, ka Atin dhe Birin.
    10 Në qoftë se dikush vjen tek ju dhe nuk sjell këtë doktrinë, mos e pranoni në shtëpi dhe mos e përshëndetni,


    Romakeve 16:17
    Tani unë ju bëj thirrje, o vëllezër, të ruheni nga ata që shkaktojnë përçarje dhe skandale kundër doktrinës që keni mësuar dhe të largoheni nga ata;

    Fjalet e urta 11:9
    Me gojën e tij hipokriti shkatërron të afërmin e tij, por të drejtët çlirohen për shkak të dijes së tyre. (Jobi 8:13 tregon per ke eshte fjala - hipokrit, apo me sakt sipas origjinalit - i ndotur)

    Prandaj, nuk mund te urdheroj une askend te mos i flas apo t'i flas dikujt, por e vetmja gje qe di per siguri, eshte: nese zbatojme Biblen, ajo na udheheq ne shtegun e drejt, qe tonit nga inati po i duket dezertim. Per te me mire te isha mysliman ne panjohuri se sa ne njohuri te Krishtit.


    Coptic
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  5. #125
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Zoti pastë meshirë dhe të bekoftë.
    toni77
    Zoti Paste meshire them edhe une, per ata qe i harruan edhe Emrin e tij, dhe qe adhuruan krijesen ne vend te krijuesit. Tjerat jane filozofi te kishes, prandaj nuk mund te merrem me to. Nese i beson dhe je i bindur, vazhdo ta besh. (Zbulesa 22:11)

    Jeremia 23:27
    ashtu si etërit e tyre harruan emrin tim për Baalin.


    Por, sa per mua, mos ki dert, se merrem une me veten time, mendoj qe secili do te japim llogari per veten, keshtu qe nese ke frike te merresh me lajmin e mire, te pakten mos u merr me jeten private te te tjereve. Une do te vazhdoja edhe me gjate te lija mesime (ato te rreme) derisa te gjej te verteten. Por asnjeher nuk do te ndalesha dhe te mbroja genjeshtrat pagane te kardinaleve qe me etje duan pushtet dhe lavdi. Ata qe ne ved se t'u lanin kembet te tjereve, presin te tjeret t'u puthin doren. Mjeran dhe apostate si ta nuk gjen, me vjen keq per ata qe i ndjekin nga pas.

    coptic
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  6. #126
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga Shtegtari Lexo Postimin
    coptic, tërë këto që thua i ke lexuar vetë në Shkrimet apo i ke lexuar në revistat dhe librat që boton Kulla e Rojes?

    Dhe një gjë: përgjigjiet e tua tregojnë se njohuritë e tua biblike janë shumë të cekta dhe 100% të ndikuara nga mësimet e Kullës së Rojes.
    Ju djema me habitni, toni sidomos. As qe permenda diku Kullen e Rojes, madje me shume po e permendni ju. E as citova diku nga perkthimi Bota e Re i Bibles, dhe prap nuk e pranoni mesazhin qe vjen nga perkthimet tuaja te Bibles? Nuk di cfare tjeter te them me.

    Por per nje gje te siguroj, nese deshiron te marresh pergjigje per shkrimet, merr mundin dhe lexoje Biblen. Per veten time, cdo artikull te Kulles se Rojes, i lexoj shkrimet, shpesh edhe kontekstin, jo se nuk i besoj, por as se i besoj ne menyre te verber cdo predikimi. Dhe tani qe kemi gjithe kete teknologji ne dispozicion eshte bere shume me e lehte te kuptosh te verteten. Une per vete kam me dhjetra perkthime te Biblave qe perdori shpesh kur predikoj. Kam disa doreshkrime te vjetra, dhe interlinar. Keshtu qe besimi dhe njohuria ime, ajo qe predikoj, nuk eshte nga Kulla e Rojes, por nga vendi ku bazohet edhe ajo - Bibla.

    Nese deshiron te besh nje pyetje, me bej dhe pergjigjen do ta jap nga Shkrimet, nese eshte nevoja edhe nga doreshkrimet origjinale te Bibles. Mendoj qe per te gjithe ne Bibla ka pergjigje, nese thjesht gjejme kohe ta shfletojme.

    Sa per ate komplimentin ne fund. Faleminderit. Jam mirenjohes nese po tregohesh i sinqert, por nese po flet me cinizem, me vjen keq per ty. Do te doja te isha i ceket, qe fjala e Perendise tone te gjalle te mbetet e thelle. Ne krahasim me te, dhe me Autorin e saj, vertet qe jam i ceket.

    coptic
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  7. #127
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    Zoti Paste meshire them edhe une, per ata qe i harruan edhe Emrin e tij, dhe qe adhuruan krijesen ne vend te krijuesit. Tjerat jane filozofi te kishes, prandaj nuk mund te merrem me to. Nese i beson dhe je i bindur, vazhdo ta besh. (Zbulesa 22:11)

    Jeremia 23:27
    ashtu si etërit e tyre harruan emrin tim për Baalin.
    Ky është urdhri i tij: që të besojmë në Emrin e Birit të tij – në Jezu Krishtin


    Sepse ne nuk predikojmë vetveten, por Jezu Krishtin Zot, ndërsa vetveten e shpallim shërbëtorët tuaj për dashuri të Jezusit. Sepse, Hyji që tha:

    “Prej errësirës le të shndrisë drita!”, ai ndriti në zemrat tona, që të shkëlqejë njohuria e lavdisë së Hyjit në fytyrën e Krishtit.


    Ky është urdhri i tij: që të besojmë në Emrin e Birit të tij – në Jezu Krishtin dhe ta duam njëri-tjetrin, si Ai na urdhëroi. Kush i mban urdhërimet e tij, mbetet në Hyjin dhe Hyji në të. Me këtë e dimë se Ai mbetet në ne: me anë të Shpirtit që na e ka dhënë.

    Rrnofsh sa malet
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 24-09-2009 më 18:55
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #128
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Kam pas hapur disa tema per te diskutuar qeshtje me rendesi nga Bibla, si Natyra e Krishtit, Tiniteti, Fryma e Shenjte, Bibla - Sa autentike eshte, Miqte dhe armiqte e saj. Por e kam pare qe eshte e kote, sepse ky forum (administratori) nuk ka tolerance, sidomos kur zbulohen gjera qe me ngulm kerkohen te jene ne erresire. Dy here me kan perjashtuar vetem se kam folur ate qe kam ditur, gjithmone te arsyetuar nga Shkrimet. Dhe meqe kjo nuk ka qene ne perputhje me besimin e administratorit, pasonte perjashtimi dhe temat shkoni ne kosh (atje ku prej kohesh kane hedhur edhe Biblen). Duket qe kishte frike nga e verteta, tjeter perfundim nuk nxjerr njeri ketu. Ate se kujt i sherbej dhe fjalet e Jezuit:

    Gjoni 15:18-25

    18 Nëse bota ju urren, ta dini se më ka urryer mua para jush.

    19 Po të ishit nga bota, bota do të donte të vetët; por sepse nuk jeni nga bota, por unë ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urren.

    20 Kujtoni fjalën që ju thashë: "Shërbëtori nuk është më i madh se i zoti". Nëse më kanë përndjekur mua, do t`ju përndjekin edhe ju; nëse kanë zbatuar fjalën time, do të zbatojnë edhe tuajën.

    21 Të gjitha këto gjëra do t`jua bëjnë për shkak të emrit tim, sepse nuk e njohin atë që më ka dërguar.

    22 Po të mos kisha ardhur dhe të mos u kisha folur atyre, nuk do të kishin faj; por tani ata nuk kanë asnjë shfajësim për mëkatin e tyre.

    23 Kush më urren mua, urren edhe Atin tim.

    24 Po të mos kisha bërë në mes tyre vepra që askush tjetër nuk ka bërë, nuk do të kishin faj; por tani, përkundrazi, e kanë parë, dhe më kanë urryer mua dhe Atin tim.

    25 Por kjo ndodhi që të përmbushet fjala e shkruar në ligjin e tyre: "Më kanë urryer pa shkak".


    Prandaj, kushdo qofshim, apo kusho qe kishim qene, nese kemi vendosur te ndjekim Krishtin, urrejtja eshte gjeja me zakonshme qe do te pesosh. Krishti nuk te premton lavdi mes njerezve, por jete dhe shprese. Kjo na mban si te krishter, na jep fuqi qe kete lajm edhe ta predikojme mes urrejtjeje dhe sharje. Ky lajm nuk do te pushoje, derisa te merr fund ky sistem (Mateu 24:14) edhe pse ka nje qe nuk e deshiron. Nese me quajn pjese e nje sekti, pune e madhe, keshtu i quajten edhe dishepujt (Veprat 28:22).

    Dhe jo me kot thote Bibla qe te krishteret do te urrehen, kjo ndodhe sepse ashtu Zoteria i tyre, Jezu Krishti tha arsyen: "sepse Unë dëshmoj kundër saj, që punët e saj janë të liga." (Gjoni 7:7)

    me te mira
    coptic
    Ndryshuar për herë të fundit nga coptic : 24-09-2009 më 19:25
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  9. #129
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Rrnofsh sa malet
    Ju pak me shume ;-)
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  10. #130
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga coptic
    Jo, nuk mund ta ndaloj e as ta lejoj askend. Kush jam une te nderhyje ne marredhenien e dikujt me Perendine. Por eshte Bibla qe jep urdher nese deshiron te disha ate qe thote Bibla:

    2 Gjonit 9, 10
    9 Kushdo që shkon tej dhe nuk qëndron në doktrinën e Krishtit, nuk ka Perëndi; kush qëndron në doktrinën e Krishtit, ka Atin dhe Birin.
    10 Në qoftë se dikush vjen tek ju dhe nuk sjell këtë doktrinë, mos e pranoni në shtëpi dhe mos e përshëndetni,

    Romakeve 16:17
    Tani unë ju bëj thirrje, o vëllezër, të ruheni nga ata që shkaktojnë përçarje dhe skandale kundër doktrinës që keni mësuar dhe të largoheni nga ata;

    Fjalet e urta 11:9
    Me gojën e tij hipokriti shkatërron të afërmin e tij, por të drejtët çlirohen për shkak të dijes së tyre. (Jobi 8:13 tregon per ke eshte fjala - hipokrit, apo me sakt sipas origjinalit - i ndotur)

    Prandaj, nuk mund te urdheroj une askend te mos i flas apo t'i flas dikujt, por e vetmja gje qe di per siguri, eshte: nese zbatojme Biblen, ajo na udheheq ne shtegun e drejt, qe tonit nga inati po i duket dezertim. Per te me mire te isha mysliman ne panjohuri se sa ne njohuri te Krishtit.


    Coptic
    Po mo po, keshtu me llafe te bukura te merrni ne qafe ju, por ne organizaten tuaj ka vetem diktature dhe roberi. Ju i perdorni njerezit si robote dhe kukulla per te shperndare revistat tuaja.

    Eshte gjeja me e bukur te ndash Lajmin e Mire, por kur kjo behet me imponim dhe detyrim dhe kercenime, me mire mos behej fare.

    Aq me keq kur keto revista permbajne herezine shkaterruese sipas te ciles mohohet se Perendia i Gjithpushtetshem erdhi ne mish dhe mori persiper mekatet tona personalisht. (Ai vete, dhe jo nje krijese e Tij!)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 25-09-2009 më 04:57
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 13 prej 55 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare
    Nga GiSHteZa në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 08:46
  2. Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  3. Dëshmitarët e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  4. Deshmitarja e Jehovait vret veten ?
    Nga Arrnubi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-12-2008, 22:26
  5. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •