Besimtarët para se të dalin prej shtëpive të tyre, pyesin veten: "ku do shkojë, pse të shkojë e çfarë do bëjë, e pse do e bëjë dhe çka pasi ta bëjë?"


E diel, 24 Maj 2009 18:03


Shkroi: Avni Tafili


[01]

- Ata që adhurojnë Zotin me përkushtim.


- Ata që respektojnë Allahun dhe dëgjojnë të dërguarin e Tij.


- Kur hynë në shtëpitë e Allahut, janë të përulur, të heshtur, të butë.


- Kur kërkohet prej tyre të japin në rrugën e Zotit, japin e nuk kursejnë.
Kur ecin rrugës, vërehen gjurmët e besimit; ulin shikimet, ecin shpejtë, flasin me zë të ulët, shpërndajnë fjalën e paqes, dashurisë dhe respektit.


- Janë të dashur për njëri-tjetrin. Nuk janë të ngutshëm. Janë të mëshirshëm mes
njëri-tjetrit, ndërsa shprehen me urtësi, me mençuri, me këshilla të buta kur takohen me të tjerët.


- Respektojnë prijësin e zgjedhur. Nuk shkaktojnë përçarje, urrejtje e dhunë.


- Shpata e tyre është urtësia e butësia, në kohën e paqes.


- Dinë të dallojnë nevojën dhe sfidën, dallojnë parësoren prej dytësores.




[02]

- Kur flasin, skuqen. Flasin rrjedhshëm, por ngadalë dhe e zotërojnë gjuhën.


- Kur dikush u flet, dëgjojnë me vëmendje.


- Kur rëndohen me fjalë, nuk nxitojnë por durojnë e këshillojnë.


- Janë të turpshëm. Turpërohen edhe prej mëkateve të të tjerëve.


- Mendojnë vetëm për mirë. Janë optimistë. Nuk mallkojnë. Luten për të gjithë.


- Çështjet e tyre ia dorëzojnë Zotit.


- Janë të guximshëm. Nuk druhen prej askujt. Kudo që janë, predikojnë fjalën e Zotit, nëse s'dëgjohen, në paqe largohen.


- Janë vazhdimisht të buzëqeshur. Të qeshurën e tyre mezi veshët e tyre e dëgjojnë.


- Kur hidhërohen a mërziten, vetëm Zotit i drejtohen, Atë e lusin dhe prej Tij mbrojtje kërkojnë.


- Nuk veshin rroba të ngushta. Ngjyrat i përshtatin. Më së tepërmi u pëlqen ngjyra e bardh (për të ruajtur pastërtinë). U pëlqen parfumosja dhe aromat e mira.


- Paragjithash, përkujdesen së tepërmi për higjienën.




[03]

- Besimtarët para se të dalin prej shtëpive të tyre, pyesin veten: "ku do shkojë, pse të shkojë e çfarë do bëjë, e pse do e bëjë dhe çka pasi ta bëjë?"


- Janë të shoqërueshëm. Janë të hareshëm, por edhe të përmbajtur. Janë mendje hapur. Nuk janë të ngushtë, as në zemër po as në mendje.


- Pranojnë gabimet e të tjerëve duke i arsyetuar, e para se të qortojnë, vështrojnë në vetvete e thonë: "po unë kam gabuar ndonjëherë dhe pse kam gabuar?"


- Nuk flasin të parët (vetëm kur ndiejnë urgjencë). Nëse sytë e njerëzve drejtohen kah ata, në qetësi të plotë pyesin: "çfarë ju intereson t'ju flas për të, nëse kam dituri?"


- Kur flasin të tjerët, nuk ndërhyjnë. Edhe nëse bëjnë ndonjë lëshim a gabim.


- Korrigjojnë me maturi, vetëm pasi të përfundojnë së foluri. Kujtesa e tyre më së tepërmi është e zënë duke kujtuar lidhjet e tyre me Zotin.




[04]

- Besimtari kur hidhërohet vetëpërmbahet.


- Para se të gjykojë të tjerët gjykon vetveten.


- Urdhëron për mirë dhe ndalon nga e keqja.


- Kur të tjerët dëshpërohen, besimtari veç çka bëhet edhe më i pamposhtur.


- Është i qëndrueshëm.


- Sfidon kur sfidohet e kurrë s'di të dorëzohet.


- Nuk i bën përshtypje çka sheh jashtë njeriut por, çka brenda tij.


- Është i thellë dhe gjithnjë është optimist e pozitiv.


- Bindjet e tij janë më të forta se gjithçka tjetër.


-Është i sigurt në ngadhënjim.


- Zemra dhe truri i tij gjithnjë janë aktivë e funksionalë.


- Besimtari nuk pret njerëzit të gabojnë që të mësohet.


- Librin e Zotit e ka udhëzim e merr mësim prej rrëfimeve për njerëz të mëhershëm.

- Nuk heziton të shpërndajë atë që e di dhe përvojën në dobi të të tjerëve.


- Nuk është egoist.

- Besimtarët lexojnë, e kërkojnë diturinë e dobishme edhe kur janë të mërzitur.


-Harmonizojnë për mrekulli trekëndëshin: shpirt – mendje - trup.




(Vazhdon...)

www.zgjim.org