Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582

    Gjakova nderon të dërguarin e Allahut, Muhammedin s.a.v.s.

    "Përjetësisht me ty". Në nderim dhe përkujtim të personalitetit më të shquar të njerëzimit të dërguarit Muhamedit s.a.v.s."



    "O kryetar i besimtarëve! Bota sapo të kuptoi, i besoi fjalës tënde" Viktor Hygo (1802- 1885)


    Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare, Kulturore dhe humanitare "Istambull" nga Turqia, Medresenë "Haxhi Sheh Shamia" nga Shkodra, në kuadër të aktiviteteve të veta fetare kulturore më datën 22.05.09 (ditën e xhuma), në Pallatin e Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, në ora 18-të, nën patronatin e kryetarit Fatmir ef.Iljazit, organizoi program festiv me moton "Përjetësisht me ty". Në nderim dhe përkujtim të personalitetit më të shquar të njerëzimit, të dërguarit Muhamedit s.a.v.s. i pari i këtij lloji në historinë e Gjakovës dhe të Kosovës.

    Në Këtë manifestim madhështor morën pjesë qytetar, përfaqësues të Kuvendit komunal, të SHPK-së, FSK-së, KFOR-it, përfaqësues të rendeve të tarikatit, të mediave, OJQ-ve, përfaqësues të Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe mysafir nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.


    Fillimisht hapjen e programit e bëri imami i xhamisë së Re, tashmë moderatori i mirënjohur Munir ef.Salkurti, i cili pas falënderimit të Allahut xh.sh. dhe dërgimit të salavateve mbi Muhamedin s.a.v.s. përshëndeti mysafirët dhe të gjithë të pranishmit në sallë. Ai, në pika të shkurtra bëri prezantimin e programit, ku pik së pari u shfaq slajdi i shkurtë me disa inserte që folën për themelimin, mbarëvajtjen dhe ecurinë e Medresesë së Madhe gjer në ditët tona.

    Më pas Munir efendiu ftoi në skenë pasardhësin e themeluesve, mirëmbajtësve dhe atyre që brez pas brezi punuan, sakrifikuan për të lartësuar fjalën e Allahut, kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Fatmir ef.Iljazi, i cili përshëndeti dhe iu uroi mirëseardhje, kryetarit të Komunës së Gjakovës, Dr.Palë lekaj, Kryetarit të Kryesisë BI-së të Republikës së Kosovës, Myftiun mr.Naim ef.Tërnavën, dekanit të FSI në Prishtinë Dr.Rexhep ef.Bojën, përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare dhe të gjithë të pranishmëve tjerë.

    Pika e parë e programit ishte shpërndarja e diplomave 12 hafizëve të Institutit të Hivzit "Medreseja e Madhe" në Gjakovë, të cilët në periudhën 4 vjeçare krahas mësimeve sipas plan programit të Medresesë "Alaudin" në Prishtinë kryen edhe hivzin. Hafizët e rinj lexuan nga një ajet Kur'anor, ku më pas diplomat dhe dhuratat u shpërndanë nga kryetari Fatmir ef.Iljazi dhe drejtori i Institutit të hivzit "Medresesë së Madhe" Mr. Zymer ef.Ramadani.

    Atëherë në skenë u ftua kryetari i Komunës dr.Pal Lekaj, i cili përshëndeti të pranishmit, falënderoi organizatorët për ftesën dhe i përgëzoi për këtë spektakël të mrekullueshëm. Pas tij fjalën e mori kryemyftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava, i cili ndër të tjera tha: "Unë kamë ardhur shpesh në Gjakovë, por kësaj radhe jam i kënaqur dhe i mahnitur me këtë organizim kaq të bukur dhe madhështor, i përshëndes organizatorët, kryetarin e KBI-së Fatmir ef.Iljazin, shoqatën humanitare nga Turqia dhe të gjithë ata që u angazhuan rreth organizimit të këtij spektakli. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje ta përkujtojmë dhe nderojmë veprën dhe jetën e Profetit tonë të dashur Muhamedit s.a.v.s. ..." Fjalimi i myftiut Tërnava u mirëprit dhe u duartrokit gjatë me duartrokitje frenetike nga të gjithë të pranishmit në sallë.

    Pas fjalës së kryemyftiut Tërnava u interpretuan disa Ilahi nga kori i vajzave të Medresesë Haxhi sheh Shamia nga Shkodra, një pjesë e Mevludit në gjuhën turke dhe leximi i disa ajeteve Kur'anore.

    Programin e bëri edhe më madhështor dalja në skenë e aktorit të mirënjohur shqiptar Reshat Arbana me recitimin e një pjese të "Hytbes lamtumirëse" të Muhamedit s.a.v.s., i cili ngjalli emocione tek të pranishmit në sallë, ku shumë nga të pranishmit u mallëngjyen dhe sytë e tyre u mbushën me lot për Muhamedin a.s.

    Në vazhdim doli aktori Basri Lushtaku me një monolog, për të vazhduar më pikat tjera të programit me këngët "O Allah" nga Violet Kukaj Ratkoceri dhe këngëtarja Rezarta Smaja nga Shqipëria e cila interpretoi disa ilahi në gjuhën angleze.


    Në përmbyllje të programit kryetari i KBI të Gjakovës, Fatmir ef.Iljazi bëri shpërndarjen e mirënjohjeve për kontribut në bashkëpunim dhe mbështetje të pakufishme ndaj KBI të Gjakovës Mr. Naim Tërnavës, Pal Lekës, shoqatës "Istambull" "Denis feneri", Medresesë "Haxhi Sheh Shamia" nga Shkodra, OJQ-së "Thirrjet e Nënave", dhe TOP Radios.


    Përgatiti: Esat ef.Rexha


    26.05.2008.islamgjakova.net
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  2. #2
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Foto te tjera
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  3. #3
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    ...........
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  4. #4
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    ............
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  5. #5
    ve ila Tarikim Mustekim
    Anëtarësuar
    08-05-2009
    Vendndodhja
    Gjilan - Kosovë
    Postime
    72
    Koka tut Naim Ternava me i ftu edhe Shejhlert e Gjakoves. Ne vend te tyre me mir Palin. hehe.
    Po bazohem ne foto se asnje nuk e pash!!!
    Turp per BIK e sidomos Naim Ternaven i cili edhe eshte i njohur per shpifje rreth Sufizmit.

Tema të Ngjashme

  1. Feja dhe qytetërimi
    Nga Iliri88 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 17-06-2012, 13:19
  2. Muhamedi dhe likujdimi i kundershtareve
    Nga Matrix në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-04-2007, 17:54
  3. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Vdekja e Profetit a,s
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 07:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •