Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992

    Thaci: Kosova do të aplikojë në Konferencën Islamike pasi të jetë pranuar në OKB

    Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi falënderuan edhe një herë sot organizatën e konferencës Islamike për miratimin në mënyrë unanime të rezolutës për Kosovën. Në një konferencë të përbashkët për media, presidenti dhe kryeministri e vlerësuan të rëndësishme se rezoluta i referohet Deklaratës së pavarësisë të 17 shkurtit 2008 dhe Kushtetutës së republikës së Kosovës.

    Ata thanë se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Organizatën e Konferencës Islamike, menjëherë pasi të jetë pranuar në OKB. Sejdiu e Thaçi, nuk përjashtuan mundësinë që kryetari i AKR-së Behxhet Paciolli, i cili ka paralajmëruar njohjen e Kosovës nga El-Salvadori me 2 qershor, të përfshihet në proces të lobimit.

    Presidenti Fatmir Sejdiu vazhdon edhe sot konsultimet me disa parti politike rreth datës së zgjedhjeve lokale të vjeshtës. Ai tashmë ka marrë qëndrimet e partive të mëdha dhe partive të pakicave. Këto ditë presidenti Sejdiu do të ketë edhe një takim me përfaqësuesit e të gjitha subjekteve të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kur pritet të dihet edhe data e saktë e zgjedhjeve të sivjetshme lokale në Kosovë. Presidenti ka thënë se vendimin do të marrë varësisht prej kërkesës që mund ta kenë bërë shumica e subjekteve politike.

    Miratimin e kësaj rezolute e ka përshëndetur edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili ka falënderuar të gjitha vendet e Konferencës Islamike për mbështetjen që po ia japin Kosovës.

    Ndërkohë zyrtarë të Serbisë thonë se kjo rezolutë nuk përmban thirrje për njohje të pavarësisë së Kosovës, e as për mbështetje të pavarësisë. Drejtori politik i Ministrisë së jashtme të Serbisë, Borisllav Stefanoviq, tha se rezoluta përmban "ndryshime në amendamente", në të cilat ka insistuar Serbia, nëpërmjet vendeve mike në kuadër të kësaj organizate dhe në këtë mënyrë, sipas tij, është penguar vala e re e njohjes së Kosovës. /rtk/
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  2. #2
    A din kta dy me bo ndonje send tjeter apo veq me fol ku do te antaroshet Kosova? A kan kta lidhje se qfar esht situata ne Kosove, populli esht ka e leshon vendin, papunsia mbi 60%....

    ncncn e more ju qka na bonet, kta po punojn me hy ne BE e jo per popull, qka te vyn BE-ja kur mundesh edhe pa te me jet shtet i fort!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga celyy Lexo Postimin

    ishalla nuk i kan ato mend ,por qfar amaterash jan edhe me arab na perziejn,vetem edhe kjo po na mungon

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Val9 Lexo Postimin
    A din kta dy me bo ndonje send tjeter apo veq me fol ku do te antaroshet Kosova? A kan kta lidhje se qfar esht situata ne Kosove, populli esht ka e leshon vendin, papunsia mbi 60%....

    ncncn e more ju qka na bonet, kta po punojn me hy ne BE e jo per popull, qka te vyn BE-ja kur mundesh edhe pa te me jet shtet i fort!
    valla koment te fort ke dhan bre
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    valla koment te fort ke dhan bre
    Po per komentin tim llap si i mequm qe je qka ta murr menja?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Po per komentin tim llap si i mequm qe je qka ta murr menja?
    Duhet dallue popullin arab dhe fen islame
    nga talibanet-terrorist
    nuk duhet ti fusim ne nji thes te gjith
    vetem se jan arab apo musliman
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    ishalla nuk i kan ato mend ,por qfar amaterash jan edhe me arab na perziejn,vetem edhe kjo po na mungon

    Eh drenicak ngo kshtu , shumm shtete qe sjon muslimane hiq me pas mundsin ishin antarsu ne at organizat , interesat jon tmadhja ne antarsimin e asaj organizate , ju thunii na nimoft Zoti qysh mu antarsu ma shpejtt e leni foret jo me arab jo me qarab
    We are all Aliens

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po qfar fitoi shqiperia qe eshte antare e kesaj organizate ke ne thojn te trashte e surles e fitoi.
    Tani une nuk mund ta dalloi fen islame nga talibanet sepse tani me sa kuptoi une talibanet dhe te gjitha grupet terroriste bejn luft ne favor te fes dhe prapa tyr qendroj fort shtetet arabe.
    Une me par do kisha apliku ne nje organizat afrikane se sa ne konferencen islamike,jam i vetdishem qe talibanet shqipetar nuk ju vjen mire nga deshira ime por me sa kuptoi une armiku me i madhi i qeshtjes kombetare pa dyshim ishte eshte dhe do jet feja.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389

    Drenice mos shiko kisha e gjamija se feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga daja shneq Lexo Postimin
    Drenice mos shiko kisha e gjamija se feja e shqiptarit eshte shqiptaria
    Ashtu eshte

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  3. Lobi sërb kundër pavarësisë së Kosovës
    Nga Jarina në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 11:12
  4. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48
  5. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •