Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Thumbs down Koha Ditore: Marrëveshje mes EULEX-it dhe Beogradit, pa Prishtinën ?

    Misioni i EULEX-it dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MUP) të Serbisë janë në prag të nënshkrimit të marrëveshjes lidhur me bashkëpunimin policor, në të cilën nuk janë të përfshira institucionet e Kosovës, shkruan sot e përditshmja “Koha Ditore”. Gazeta shkruan se protokolli, i cili vetëm sa pret të nënshkruhet, përmban rregullat rreth bashkëpunimit policor dhe këmbimit të informatave më qëllim të luftës kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitarë, si dhe aktiviteteve tjera ilegale.
    Gazeta në shkrimin e saj thekson se ky protokoll do ta rregullojë bashkëpunimin me EULEX-it dhe MPB të Serbisë, “në harmoni me rezolutën e 1244 dhe vendimin e Këshillit të ministrave të Bashkimit Evropian, nga i cili buron edhe mandati i misionit EULEX.

    “Si dokument relevant për këtë bashkëpunim në protokoll përmendet edhe raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, i 24 nëntorit të viti 2008, i cili evidenton dialogun me Beogradin në gjashtë lëmenj: polici, dogana, drejtësi, komunikacion dhe infrastrukturë, kufij dhe trashëgiminë serbe”, shkruan “Koha Ditore”.

    Përfaqësuesit e EULEX-it nuk e kanë përjashtuar mundësinë e nënshkrimit, dhe, sipas theksimeve të së përditshmes “Koha Ditore”, kanë përkujtuar se EULEX ka disa autorizime të caktuara për të cilat në fillim të misionit është arritur ujdia.

    “Protokolli për bashkëpunimin e policor me Serbinë, sikundër edhe ata qeë do të nënshkruhen me vendet tjera, kanë për qëllim lehtësimin e këmbimit të informatave në nivelin policor”, ka deklaruar zëdhënësi i EULEX-it Kristofer Lamfalusi.
    Ai ka shtuar se bashkëpunimi i tillë është i domosdoshëm sepse do ta lehtësojë këmbimin e informatave mes policive të Kosovës dhe Serbisë, me të cilin do të pengohej që kriminelët dhe kryesit tjerë të vrasjeve të kalojnë nga njëri në territorin tjetër, duke iu shmangur kështu daljes përpara drejtësisë.
    Ndërkohë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka deklaruar se EULEX-i nuk ka mandat për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe se nuk është informuar lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes me MPB të Serbisë.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Pritet vetem nenshkrimi,po qfar ben qeveria e jon?

  3. #3
    Analistët: EULEX nuk ka të drejtë të nënshkruajë marrëveshje me shtete tjera

    Pas shkrimeve se EULEX-i pritet të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi policor me Serbinë, pa institucionet e Kosovës, Analisti Ramush Tahiri thotë se EULEX -i është mision monitorues dhe nuk ka të drejtë të nënshkruajë marrëveshje të tilla. Ndërkaq, juristi Muhamet Kelmendi, thotë se nënshkrimi i një marrëveshje të tillë do të thotë shkelje e sovranitetit të Kosovës.
    EULEX -i nuk ka të drejtë të nënshkruajë kurrfarë marrëveshje me shtete të tjera në emër të Kosovës. Kështu shprehet për Radion Blue Sky (RTK) analisti Ramush Tahiri pas paralajmërimeve se EULEX do të nënshkruajë me Serbinë marrëveshje për bashkëpunim policor.
    “EULEX është mision monitorues dhe nuk ka të drejtë të nënshkruajë marrëveshje me shtete të tjera”, thekson Ramush Tahiri. Sipas tij EULEX- i nuk duhet të marrë rolin e UNMIK-ut, sepse është mision i cili ka ardhur me dëshirën e institucioneve të Kosovës.

    “Pala kosovare duhet të jetë nënshkruese gjithmonë. Jo ta zëvendësojë UNMIK-un, sepse është mision i cili ka ardhur me dëshirën e Kosovës", thotë Tahiri.

    Juristi Muhamet Kelmendi, thotë se nënshkrimi i një marrëveshje të tillë do të thotë shkelje e sovranitetit të Kosovës dhe sipas tij EULEX- i dhe asnjë mekanizëm tjetër ndërkombëtar nuk ka të drejtë të lidhë asnjë marrëveshje me shtete tjera.

    Sipas profesor Kelmendit Qeveria e Kosovës duhet të intervenojë në mënyrë urgjente që marrëveshja mos të nënshkruhet.

    “Marrëveshje të tilla ka bërë edhe UNMIK-u, por s’kanë qenë të suksesshme, sepse bëhet pa palën kosovare. Pa marrë parasysh suksesin apo jo, Qeveria nuk duhet të lejojë nënshkrimin e një marrëveshje, aq më pak me Serbinë, e cila është përgjegjës për enklava dhe institucione paralele”, thotë juristi Kelmendi.

    Marrëveshja të cilën pritet ta nënshkruajë EULEX-i, ka të bëjë me bashkëpunimin policor me Serbinë. Protokolli në fjalë synon bashkëpunimin policor dhe shkëmbimin e informatave me qëllim luftimin e krimit të organizuar dhe krimit kufitar.

    Ndërkohë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka deklaruar se EULEX-i nuk ka mandat për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe se nuk është informuar lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes me MPB të Serbisë
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    Sado qe duket kjo gje negative, eshte shume pozitive nga aspekti qe EULEX ( UNMIK- Armikut ) po i del ngjyra shume shpejt ne siperfaqe. Nuk ka EULEX fare. Ata jane njerez te UNMIKUT vetem qe i kane ndruar Rrrobat.

    Ne duhet tiu bejme apel: edhe Hashimit, edhe Ramushit, edhe Sejdiut, edhe Saliut, edhe Edit, edhe Menduhit, edhe Aliut, qe ti lajne anash se kush i djathte e kush i majte, se kush eshte patriot e kush jo, se kush ka te drejte e kush jo, qe ti lajne anash interesat partiake dhe individuale, sespe tani eshte koha qe te flasin me nje ze kunder cfardoje qe eshte kunder interesave te shqiptareve.

    Duhet thene njehere e pergjithmone ketyre europianeve edhe te tjereve se bell me kane shkelur shqiptaret, dhe na kane ndare. Ka ardhe Koha qe Shqiptaret duhet bashkuar me nje shtet.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Pritet vetem nenshkrimi,po qfar ben qeveria e jon?
    Po meren me ndertim fshaterash turistike ne bregdetin e Kavajes.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •